Lajmi i ngordhjes së një maceje të egër, më saktësisht, vrasja e një këlyshi të rrëqebullit të rrallë që ende gjallon në territorin shqiptar mund të tingëllojë ironik, parë që njerëzit përjetojnë lloj-lloj emocionesh e shqetësimesh të ndryshme. Gjithësesi nga ky njoftim për shtyp që bën PPNEA (Protection and Preservation of Natural Environment in Albania) shihet se kanë mbetur gjithësej 4 deri në 6 të tillë. Ngjarja, që duket të ketë qënë aksidentale vjen në një kohë me një moratorium kundër gjuetisë, dhe mbi të gjitha, "rrëqebulli është i mbrojtur me ligj që prej vitit 1969". Kafsha e vrarë është një rrëqebull ende i parritur plotësisht, që nuk përbën rrezik për jetën e njeriut.

 

Njoftim për shtyp - PPNEA

Një këlysh i Rrëqebullit të Ballkanit është vrarë në Malin e Munëlles

Javën e shkuar në Malin e Munellës (Rajoni i Pukës) në zonën e vetme ne Shqiperi ku mbijeton Rrëqebulli i Ballkanit, një kelysh rrëqebulli është gjetur i vrarë. Rasti iu raportua Shoqatës për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror në Shqiperi (PPNEA). Autori është një bari i vogel i zonës, i cili e ka vrare rrëqebullin me gurë pa e ditur se çfare kafshe ishte. 
Kjo vrasje është një lajm tejet i keq, duke ditur së popullata totale e rrëqebullit në Malin e Munellës llogaritet të jetë 4-6 individë të rritur.
Rrëqebulli i Ballkanit është një specie kyc për mbrojtjen e trashgimisë natyrore dhe sidomos ekosistemit në të gjithë Ballkanin jugperëndimor. Popullata e tij totale llogatitet të jetë në me pak se 40 individë dhe humbja e një kafshe të vetme është një lajm shumë i keq për mbijetesën e species. Sipas kritereve të Listës së Kuqe të IUCN-s, Rrëqebulli i Ballkanit konsiderohet si një specie e rrezikuar në mënyre kritike (CR). Në Shqipëri, rrëqebulli është i mbrojtur me ligj që prej vitit 1969. Së fundmi, kuadri ligjor është përmirësuar me Ligjin Nr. 10253, datë 11.03.2010 “Për gjuetinë” dhe Ligji Nr. 7/2014, “Për shpalljen e ndalimit të gjuetisë në Republiken e Shqipërisë”
Rrëqebulli i Ballkanit është një specie e vetmuar dhe preferon të jetoj në zonat malore ku prezenca e njeriut është e limituar. Mbetet i pazakontë fakti që një këlysh rrëqebulli është hasur në rrethinat e zonave të banuara, duke qënë se, në këtë periudhë ata qëndrojnë tërë kohës me nënat e tyre. Prania e këlyshëve të vetmuar në këtë periudhë ndodh vetëm në raste kur nëna e tyre ngordh (nga vdekja natyrore ose nga gjuetia e paligjshme), që e kthen këtë çështje në një situatë edhe më kritike.
Gjithashtu, degradimi i habitatit është i shfrenuar në Munellë dhe kjo mund të ndikoje në shqetësimin e sjelljes së rrëqebullit ashtu sic mund të rrisi mundesitë e kontaktit njeri – rrëqebull. PPNEA e ka deshmuar prej kohësh gjuetinë e paligjshme dhe prerjet e pyjeve në një shkallë të lartë në Munellë dhe këto nuk tregojnë asnjë shenjë ndalimi.
Pavarësisht kësaj ngjarje të rëndë, zbulimi i rrëqebullit të vrarë nga pikëpamja kërkimore shkencore është shumë i rëndesishëm sepse provon edhe më shumë se Munella përmban një popullatë riprodhuese të Rrëqebullit të Ballkanit. Si e tillë, Munella është deri më sot, një nga dy zonat në te gjithë Ballkanin, bashkë me Parkun Kombëtar të Mavrovës në Maqedoni, ku rrëqebulli riprdhohet. 

Ky incident është një thirrje për tre masa urgjente që duhen ndërmarrë në Malin e Munellës në Shqipëri, në menyrë që të zvogelojnë mudesitë për ndodhi të tjera negative në të ardhmen: (i) rritja e forte e fushates së ndërgjegjësimit me vendasit për të promovuar rëndesinë e Munellës në ruajtjen e Rrëqebullit të Ballkanit, (ii) ndalimi i menjëhershëm i prerjes së pyejve dhe shkatërrimit që vazhdon të bëhet në Malin e Munellës, (iii) zonës ti jepet një status mbrojtjeje sa më shpejt të jetë e mundur duke e përfshirë Munellën në rrjetin e zonave të mbrojtura të vendit.

PPNEA ka theksuar prej kohësh rëndesinë e Munellës për mbrojtjen e Rrëqebullit të Ballkanit, por deri më sot nuk ka patur asnjë shenjë interesi nga institucionet përkatëse për të mbrojtur habitatin e vetëm ku mbijeton Rrëqebulli i Ballkanit në Shqipëri.
Së fundmi Rrëqebulli i Ballkanit u njoh zyrtarisht nga Lista e Kuqe e IUCN-s, si një nënspecie e rrezikuar në mënyre kritike. Shqiperia ka një përgjegjësi globale per ruajtjen e tyre pasi humbja e popullatës së vetme të Rrëqebullit të Ballkanit në Shqiperi është një kërcënim i madh për mbijetesën e të gjithë nënspecies në nivel botëror.

17 Komente

"Autori është një bari i vogel i zonës, i cili e ka vrare rrëqebullin me gurë pa e ditur se çfare kafshe ishte." Kjo i bie qe nese do ta dinte qe ishte rreqebull i rrezikuar sdo e vriste. pra perfundimi: ky bariu i vogel vriska "te panjohur" per qejf smiley. a rrezikon gjobe bariu/kryefamiljari ne kete rast? Po raste kur eshte denuar seriozisht gjuetia qe pas vendosjes se moratoriumit? Mbase e teprova me kerkesa

rreziku me gjobat është që ta groposin karkasën e të mos marrësh vesh gjë fare. Ndërsa me edukimin të paktën ke shancin t'u shpjegosh që është në interesin e tyre t'i mbrojnë, ama duhen fonde.

4-6 te tille? 3 i kam pare vetem une ne puke keto 3 vite. 2 ne dardhe dhe nje ne fushe arrez.

A pyti kush se sa vjec ish bariu i vogel?

Gjuhetia e kontrolluar eshte kyc per ruajtjen e ekosistemeve.  Te ardhurat nga gjuetia e kontrolluar do te ndihmonin studimin e plote te ekosistemit, planifikimin e kuotave, dheniet e lejeve etj. 

Gjithashtu duhet lejuar me ligj gjahu i gjahtar-masakrusve italiane si dhe i guidave te tyre. 

Po ca thu o Bame.

Ktu "njeshi" i ben shurren zotit Velia mu nen hunden e tij, mu n'mes te Tiranes. Ti na kerkon gjueti te kontrolluar neper male.

Jeton ne kte dynja ti apo je ne kozmos ?

Bubo, 

Po mire, cqtemen pastaj. C'mbet tjeter per te thene? 

Nese do besojme variantin qe bariu i vogel nuk e njihte reqebullin na del qe perpjekjet edukuese per ruajtjen e rreqebullit jane te dobta. Te pakten banori i zones ku mund te haset kafsha ne zhdukje, duhet ta dije si duket kjo kafshe.

Duhet o duhet, po duhet te di ama edhe qe eshte kafshe e mbrojtur.  Po edhe mosha e bariut eshte faktor ne gjykimin e tij te situates.

Gabuar qofsha por ky kelyshi ne foto duket sikur ka ngordhur nga uria se po te ishte ne gjendje te mire do i rruate bishtin bariu i vogel me gure (ose vetem nese bariu i vogel ka pasur pushke me precizion te larte dhe kane filluar ta quajne "gur" nga ato ane.

Kjo me bariun me kujtoi ate: Ta hap koken me gur!

smiley

Dite e trete sot qe cdo mengjes gati sa nuk perplas nje dre. Sot nje zot e di si kam shpetu pa perplas nje 200 kilsh. Pylli nuk te lejo ta shohesh gjer sa te kete zbrit anash rruges. 

Problemi kryesor ne male nuk jane gurickat e barinjve, por shfarrosja e pyjeve. 

Do ishte mire te vriste nje ujk grabiqar  dhe jo nje mace, po nejse vend pa ligje vend i lire si ne xhungel aty vritet njeriu dhe jo me nje mace e rralle, Dikur ne fillore kemi mesuar se Rriqerbulli shqiptar ishte nje specie e rrale, ngjyrre kuqereme, qe ndodhej vetem ne shqiperi , tani qenka shuar fare, s do mend jane rrafshuar pyjet, ku duhet te jetoj nje Rriqerbull ?

Nuk duket si i vrare , duket sikur ka ngordhur nga uria , se deri ktu e ka cu gjendjen Ed Rama .

U be nami per nje redbull!!

Ai tjetri ( shkabua kshu) vrau nje luan mu ne mest'Afrikes e s'u be gurguleja!

smiley

 

Mendohet që brenda gjysmes së parë të këtij shekulli, kjo mace e mesme, Rrëqebulli i Ballkanit të jetë zdukur si specie. Ajo është parë në Shqipërinë lindore dhe në Maqedoninë perëndimore, Në parkun kombetar Retzat të Rumanisë dheme popullsi më të vogla në Kosovë e Mal të Zi.Maqedonasit thonë se kanë 35-40 rrëqebuj e që gjendet kryesisht në Parkun Kombëtar të Mavrovës. Në Shqiperi ajo është parë në vitin 2011 dhe 2012 në rajonin verior malor dhe brenda kufijve të Shebenik-Jabllanicës  Është klasifikuar si rrezik kritik në Shqipëri dhe është mbrojtur de jure. Thuhet se ka rreth 15-20 individë ende gjallë në Shqipëri.

Jo vetem rreqebulli qe eshte ne rrezik ne Shqiperi , macet qente lopet delet gomaret kuajt dhe pulat ndihen shume te rrezikuar nga zhdukja qe u vjen nga njerezit e uritur qe Rilindja i katandisi ne kete derexhe.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).