Reforma në drejtësi ka bërë shumë armiq dhe mbështetës brenda elitës politike dhe shoqërore të Shqipërisë, ndërsa votimi i saj mbetet një sfidë që do të dominojë axhendën politike të 2016.

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka shpeshtuar takimet me aktorët kryesorë të politikës këtë fund viti; misioni i tij është mbledhja e 94 votave për reformën në drejtësi deri pranverën e 2016-s. I njohur gjerësisht si “kumbari” që po shtyn përpara paketën e nxehtë ligjore, ai ka marrë përsipër rolin e negociatorit me kundërshtarët e reformës dhe komunikimin pa dorashka me shqiptarët.

“Këta njerëz kanë frikë se do të humbin vendet e punës dhe të ardhurat e pista. Këta njerëz kanë frikë se do të përfundojnë në burg. Ndoshta, këta njerëz duhet të kenë frikë,” tha ai në një dalje të fundit publike.

Reforma në drejtësi nisi vjeshtën e vitit 2014- më shumë si produkt i presionit ndërkombëtar mbi Shqipërinë “e korruptuar”, sesa shprehje e një vullneti të brendshëm për ta luftuar atë. Kjo reformë është kushti kyç që Bashkimi Europian i ka vendosur Shqipërisë për çeljen e negociatave.

Një rrjet i gjerë ekspertësh të ligjit, i ngritur pranë një komisioni të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi ka prodhuar kornizën e ndryshimeve kushtetuese. Në shtator 2015, projektligji iu dërgua për mendim Komisionit të Venecias.

Paketa e ndryshimeve kushtetuese redukton kompetencat e Presidentit mbi sistemin gjyqësor, rikompozon Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe decentralizon institucionin e Prokurorisë. Projektligji parashikon gjithashtu ngritjen e një komisioni të posaçëm, i cili synon të pastrojë sistemin e drejtësisë në Shqipëri nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Megjithatë, efektet e reformës pritet të shtrihen tek elita politike, e cila perceptohet si përgjegjëse për korrupsionin e lartë dhe kulturën e pandëshkueshmërisë në vend.

Spartak Ngjela-një lobues i hershëm për një reformë të thellë mendon se drafti aktual është një hap i parë i mirë, edhe pse fokusohet tek skartimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve më shumë se sa tek ngritja e sistemit.

Sipas tij, ndërtimi i një sistemi të fortë ligjor i jep fund një marrëveshjeje të fshehtë, që politika ka bërë me gjyqësorin në Shqipëri.

“Paaftësia për të ngritur sistemin e drejtësisë dhe korrupsioni i lartë i politikës shtetërore kanë krijuar një marrëveshje të brendshme me dy streha të ngrohta për politikën dhe gjyqësorin,” thotë Ngjela për BIRN.

 

Konsensus?  

Përgjatë vitit 2015, reforma në drejtësi dominoi debatin publik në vend duke u vendosur përballë një numri jo të vogël kundërshtarësh. Njerëzit e sistemit-prokurorë dhe gjyqtarë shprehën skepticizëm për propozimet ligjore dhe ndryshimet drastike që pritet t’u imponohen së shpejti.

Presidenti Bujar Nishani, kompetencat e të cilit rrudhen dukshëm u shpreh kundër mënyrës se si po realizohej reforma.

Partia Demokratike në opozitë refuzoi fillimisht të përfshihej në proces, duke akuzuar kreun e ekzekutivit Edi Rama se po tentonte të kapte institucionet e pavarura.

Lëvizja Socialiste për Integrim, LSI, aleate në qeverisje me kryeministrin Rama kërkoi gjithashtu që reforma të mos miratohej pa konsensusin e opozitës.

Megjithatë, një vendim i ndërmjetëm i komisionit të Venecias mbi propozimet ligjore i ka zbutur tonet e kundërshtarëve. Në rekomandimet e veta për paketën e ndryshimeve kushtetuese, komisioni i Venecias kërkon distancë më të madhe mes ekzekutivit dhe gjyqësorit dhe rrëzon pikën e diskutueshme të ndërprerjes se mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm.

Reflektimi i këtyre rekomandimeve mbi projektligjin ekzistues rrezikon të shtyjë në kohë miratimin e reformës.

Arjan Vasjari-analist politik argumenton se megjithë kundërshtitë, kjo klasë politike e ka tanimë të pamundur të rrëzojë miratimin e reformës. Duke e cilësuar reformën në drejtësi esenciale për vendin, ai thotë se ajo e tejkalon madje edhe vullnetin e politikës në raport me të.

“Politika është në kushtet e pamundësisë historike për ta kundërshtuar reformën në drejtësi. Ajo është e detyruar t’i nënshtrohet asaj,” tha Vasjari për BIRN.

Dashamir Shehi, një deputet i Parlamentit dhe zë i moderuar i opozitës bie dakord me faktin se reforma do të miratohet, pavarësisht pakënaqësive. Por ai i bën thirrje mazhorancës aktuale të Edi Ramës të tregohet e arsyeshme dhe të mos e shohë këtë reformë si një mundësi për të kapur drejtësinë.

“Si opozitë, ne kundërshtojmë disa pika, pasi kjo reformë fuqizon rolin e ekzekutivit. Gjykimi ynë është të lihet në dorë të ekspertëve ndërkombëtarë, të bëhet i pranueshëm për të gjitha palët; të jetë një reformë që mund të aplikohet në kushtet e Shqipërisë,” tha Shehi.

Ideja se mazhorancat tentojnë të kapin pushtetin gjyqësor është e vjetër në Shqipëri. Në të shkuarën, reformat kanë qenë të njëanshme, ndërkohë që sistemi i drejtësisë është perceptuar shpesh si një zgjatim i politikës.

Për të shuar këtë diskutim, ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Europian në Tiranë e kanë prezantuar veten si bashkëautorë të reformës.

Kjo garanci e bind Ngjelën të mendojë se pretendimet e opozitës se reforma fuqizon kryeministrin janë një pretekst dhe naivitet. Ndryshe nga Shehi, Ngjela argumenton se çështja në Shqipëri shtrohet mbi premisat për të ngritur një sistem të aftë, i cili mund të hetojë pa dallim politikanët e korruptuar.

“Atyre që pretendojnë se fuqizohet Rama u them: po ambasadori amerikan ç’kërkon në këtë histori? Ata kërkojnë të fusin në burg të korruptuarit. E ç’rëndësi ka kush fuqizohet, pasi të korruptuarit të futen në burg?” pyet ai.

 

Pasojat mbi politikën 

Reforma në drejtësi ka rritur pritshmërinë e publikut dhe ka shtuar shqetësimin në radhët e politikës dhe gjyqësorit. Efektet që mund të lindin prej saj janë të shumëfishta; një numër i madh gjyqtarësh dhe prokurorësh pritet të lënë postet, ndërsa një sistem i pastruar drejtësie kthehet në një kërcënim për estabilishmentin politik të Shqipërisë.

Aplikimi në kushtet e Shqipërisë mbart një ekuacion me shumë të panjohura.

Si mbështetës i hapur i reformës, analisti Arjan Vasjari shpjegon se reforma do të rrisë qartë dhe pa alibi ekspozimin e politikës ndaj së drejtës. Megjithatë, ai ruan një dozë vetëpërmbajtjeje për pritshmëri të larta.

Shkak janë njerëzit që do ta bëjnë reformën-çka e shtyn Vasjarin të mendojë se efektet e saj do të shtrihen gjatë në kohë.

“Ne po reformojmë sistemin, jo njerëzit,” argumenton ai.

Spartak Ngjela mendon se kjo kohë ka ardhur për Shqipërinë. Ai i referohet për analogji shembullit të Rumanisë dhe Bullgarisë-vende të cilat kanë kaluar më parë në të njëjtën rrugë dhe që iu nënshtruan presionit ndërkombëtar për të luftuar korrupsionin.

“Në të kundërt, kostoja do të ishte shumë e madhe. Ekonomia do të degradojë në mënyrë të tmerrshme dhe  kjo do të shoqërohet me embargo dhe  izolim ndërkombëtar për Shqipërinë,” parashikon ai.

Dashamir Shehi këmbëngul se vetëm cilësia e reformës dhe pranimi i saj nga të gjitha palët do të ishte një garanci për sukses në implementimin e saj.

“Qëllimi i kësaj reforme është të dënojë zullumqarët e politikës. Qëllimi është të pastrojë sistemin e drejtësisë-i kthyer në një zullumqar të madh në vetvete. Po s’i bëri këto, mbetet një fjalë e madhe, por bosh,” përfundon Shehi.

25 Komente

Hahahaa Te dinim se cili eshte metri mates i suskesit te nje reforme nuk do ishte keq...  smiley

po u bo pra i her ne Shtator rreforma ne drejtesi

Bjeri shoku Lu, bjeri se i bi bukur ... 

E njeh kete popudh ti, more'  ( TM Dull Djegsi ).

Me duket se shefat ja kane vene Lu-se si objektiv per 2016. Po nuk u arrit nuk merr bonusin. Rrezik nuk merr gjithe Ambasada bonusin.

Paska dhone edhe Dash Shehu men per reformen ne drejtsi (RnD). smiley

Antar i moderum i opozites, e prezanton kjo e Birnit Dashin tone gushpellum. smiley

Ca o kjo Birni i here, per ke shkru? Per publikun shqiptar apo per ne t'zhvendosmit? 

Se me ca kam pa, si era leke t'jashme m'vje kjo mu, si Mjafti atehere. 

Ku esh' ai profesori qe i ka t'gjitha pergjigjet ke ai libri, kur ja kemi nevojen me ndonje paqartsi? 

Tsk, tsk tsk smiley

jo n'fakt, ti mire e ke. Kumbar i reformes ne drejtsi eshte vete kryeparlamentari; Reforma bohet me garanci diku te 93%, paska thon jozyrtarisht. Gimi i ka thon Likes qe mund t'boj dicka te 7%-i
 

Jo edhe ti t'drejte ke.

Po s'po e kap xhaxhi ktu ca lidhje ka Ilir Meta me ket qe shkrujta una? 

Une e kom me Birnin, jo me reformen.

e kupto mer e kupto se sdo shume mend. Ti bo ironi me Dash Shehun, gja cne ky opozitari me dhon men per reformen. Ti skishe per ta pas shume problem nqse reformen e bote Frroku e Doshi etj si kto. As Meta jo e jo

Ah jo jo! 

Ti s'e di me ke s'do kisha pas une problem qe t'folte per reformen, as Frrok as Ndue e as Ndoc. 

Gjithsesi, pa perserit veten shume, une problemim e pata me Birnin. Se na japin nje sinopsis dhe na ofrojne medemek nje tablo te "balancuar" ashtu sic kane qejf me i pa donatoret e huaj. Knej citojne Ngjelen qe i ka bo dy grame shkolle juridikllik, andej citojne ket tjetrin qe deri tashi as e disha qe qeka deputet, as aktiv ka qene, sidomos per reformen ne drejtsi. 

Nejse, mu m'bohet qejfi qe Dashi e paska kap edhe ket rradhe i rronxe muri aty ne Parlament. Se dom nuk bon. Plus qe i paska dale nomi si "opozitar i moderume". Atij paisanos s'vet qe u bo President, i dul nomi si cope karagjozi qe ha fara lule dilli tu nigju Hafsane. 

Plus fare, po i jepka edhe i dore reformes, qe kto Ilirnat e ate perbindshin tjeter me rracen e vet ti shofim ndonje dite ne burg ose qofte edhe n'kaush per nja dy dite te pakten.

po mu nuk m'duket se birn-i e ka fort keq kur mundohet me dhon nji gjykim t'pavarur. Se nqse merr e citon naj Taulant Balla apo Paloka, ke me lexu n'rastin me te mire ironi pabukse po asgje thelbsore. Ngjela (ruj rezervat e mia si personazh) apo Dash Shehu t'pakten, nis dhe nga pozicioni dhe formimi i secilit, kane aftesine me artikulu naj shqetsim. Nuk i vje e keqja them analizes nga gjykimi i paanshem; bile as nga vete mundimi me ju qas si i paanshem

Mrroklle, ai tipi po i fal librat se askush nuk i blen. Veç ne te.diaspores. Po deshe po e skanoj e po ta coj me e-mail. Vec mos e perdor si reference jashte peshkut se eshte ®.
Mos thuj qe ta dergova une.

Epo leje fare, se s'po du me t'prish as ty pune me keto qarqet e larta kerkimoro-shkencore! smiley

Ja te shikojme mos mesojme gje ketu nga ndonje gje qe mund t'i shpetoje Mesuesit nga goja! smiley

nuk vine ndryshimet me ambasadore,mjaft e birna!

shtypi ne shqiperi,qe duhet te ishte me interesin publik dhe kombetar,eshte me i korruptuar se drejtesia.

me partite aktuale nuk ka asnje shprese.  per alternativa te tjera nuk ka shprese sepse eshte gogolizuar cdo gje jashte treshes, keshtu qe telenovela ''reforme'' do perfundoje me ndonje salist gjyqtar te larguar ne kanada,dhe ndonje erjonvelist ambasadash qe do recitoje citate nga be-ja.

“Qëllimi i kësaj reforme është të dënojë zullumqarët e politikës.

 Pushimet e Ramës në hotelet më luksoze të SHBA sa kamata e energjisë së gjithë Shqipërisë

“Aleanca KuqeZi i uron rrugë të “mbarë” Kryeministrit Rama për pushimet e tij në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Udhëtimi mbi Atlantik do jetë plot turbulenca popullore dhe i kujtojmë zotit Rama që kur të jetë mbi re të ketë parasysh:

  1. Eshtë Kryeministri i popullit më të varfër në Europë  

2. Drejton popullin me numrin më të madh të azilantëve  

3. Eshtë kreu i qeverisë së një vendi në krizë ekonomike dhe mjerim    

4. Zoti Rama qeveris vendin me numrin më të lartë të vrasjeve në Kontinent  

5. Hoteli i Miamit sa kamata e energjisë e gjithë Shqipërisë.   Pushimet në hotelet më luksoze të Amerikës janë cinizmi dhe arroganca më e pështirë politike ndaj një populli të shtypur e të varfër.”- thuhet në reagimin e Aleancës KuqeZi.  

“Turisti Rama në 365 dite fluturoi 80 herë jashtë dhe Aleanca Kuqezi ka vetëm një pyetje: Zoti Kryeministër, kur do të kini mirësinë te vini për një vizitë zyrtare në Tiranë?” - 

Turisti Rama në 365 dite fluturoi 80 herë jashtë dhe Aleanca Kuqezi ka vetëm një pyetje: Zoti Kryeministër, kur do të kini mirësinë te vini për një vizitë zyrtare në Tiranë?”

Po edhe ju o Kapo kusur nuk i late ?mban mend ate kaurken kryetare e kuvendit .java shtate e ajo tete jashte shtetit gjoja se "lobonte per kosoven".smiley

Hajt se ne burgjet e Majemit keni per te perfundu. 

PS. Ne vaktit thuhej viti i kursimeve.

nuk eshte cudi, e bejne keto sa per te pa kush do i biali out

Shqiperia e gjeti me ne fund kthesen e duhur e tashme rruga drejt Europes eshte ajo e duhura. Se kur do arime atje eshte ceshtje shpejtesie, por kthesa apo kthim mbrapa nuk ka mo! 

Konkretisht si do hiqen prokuroret e gjykatesit e korruptuar kur ata qe do i gjykojne keta te korruptuar jane po aq te korruptuar sa ata qe gjykojne per korrupsion.dmth te denoncosh ne gjykate nje prokuror apo gjykates te korruptuar eshte si me kallxu nipin ke daja .ambasadoret ndersa duhen vleresuar per interesimin dhe thenien e gjerave troc pa eufemizma diplomatike po i bjene legenit ne kete pike.gjithe ajo qe do degjojne eshte "kismet andej nga vjeshta se nashi jo po viti i ri ,gjeli i deti , bakllavaja, pushimet ne miami, pastaj vjen plazhi , dukuni njehere andej nga shtatori e marrim shtruar kete muhabet."Dy jane menyrat si mund te zgjidhen problemet e drejtesise:1) venia e shqiperise nen nje mandat te okb ku te sillet nje trupe e huaj prokuroresh nderkombetare .te pushohen gjithe gjykatesit e prokuroret shqiptare e te huajt te qendrojne derisa te trajnohen te rinj shqiptare from scratch.Pak gjasa ka te benet se bota i ka duart e zena me ISIs e per ta shqipot veten vrafshin persa kohe nuk ka destabilitet ne rajon.

2)shqipot te marrin ceshtjet ne duat e tyre e te krijojne militia si ne columbi psh ku ekzekutuan dikur brenda dites gjithe anetaret e gjykates supreme.edhe kjo pak gjasa ka qe te benet se shqipot nashi i ruajne dyfeqet per te vrare njeri tjetrin per ndonje vije uji a cope gardh a per ndonje veshtrim te shtrember , e jo per ceshtje me te larta se kaq.

keshtu qe edhe kjo reforme do perfundoje si cdo gje tjeter ne shqiperi.gam gam derisa te lodhen te gjithe nga ky muhabet e ambasadoret te gjejne ndonje hobi tjater per tu englendisur si koleksione fluturash , pulla poste etj.llogje imzot llogje .

Dje u be takimi i pare i eksperteve per kete reformen nga te dy palet.

PD-ja perfaqsohej nga Enkeleda Alibej ndersa Ministria e Drejtesise nga Ilir Rusmajli.

Qe te quhet e plote reforma duhen edhe Kreshnik Xheli dhe ndonje nga Partia e Bamir Faraxhiut.

Prit se s'keni pare gjo, do thosh Bradi smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).