Parkimi nëntokësor që planifikohet të ndërtohet tek Parku Rinia ka ngjallur debate në mediat, ku Fatos Lubonja e ka quajtur një krim ndaj Tiranës ndërsa opozita është shprehur se do të padisë kryetarin e bashkisë për mungesën e transparencës në këto vendime të marra. Që Tirana vuan për parkim, këtë e kemi thënë dhe përsëritur po aq herë sa ç'kemi thënë e përsëritur se Tirana vuan për hapësira të gjelbërta. Ndaj u bëra kurioz dhe po kërkoja të gjej nëse ka sot në botë garazhe të tillë nëntokësorë, dhe nëse është e mundur të kesh një park, me pemë e bar mbi një parkim 4 katësh për 1000 makina.

Arrita të gjej disa shembuj. Më i miri në mendimin tim ishte një projekt i realizuar në Savana, Xhorxhia në Shtetet e Bashkuara. Kam patur fatin e mirë ta vizitoj këtë qytet me koloni artistësh, plot gjelbërim dhe pemë shekullore. Aq të dhënë janë pas hapësirës në Savana sa para pak kohësh, vendosën të shembinin një strukturë mbitokësore të njohur si "The City Market Parking Structure" për ta zëvendësuar me një parkim nëntokësor, mbi të cilin qëndron një park me gjelbërim dhe shatërvanë që quhet Ellis Square. Parkimi nëntokësor në Savana mban pak më shumë se 1000 makina, pra është pak a shumë njësoj i madh me atë që do të ndërtohet tek Parku Rinia, dhe është funksional që në pranverën e vitit 2008.

Fotoja më lartë është shkrepur gjatë punimeve në vitin 2007. Ndërsa fotoja më poshtë tregon Ellis Square të përfunduar. Shumë imazhe në Google tregojnë sesi ky vend frekuentohet nga famijarë dhe fëmijë që lagen tek shatërvanët në ditë nxehta.

Një shembull tjetër vjen nga Bruklin, Nju Jork dhe quhet Willoughby Square. Ky projekt është ende në ndërtim, dhe slogani i projektuesve për të është: Park Above, Parking Below. Parkimi në Willoughby Square do të përfundojë në vitin 2016 dhe përshkruhet si një vend që sjell sëbashku bukurinë dhe dobinë. Struktura nëntokësore ka 5 kate dhe mban mbi 700 makina, ndërsa mbi të, parku që e quajnë "crown jewel" të projektit të rizhvillimit të qendrës së Bruklinit. Imazhi i vizatuar në krye të faqes është nga ky projekt, ndërkohë që parku mbi garazh parashikohet të ofrojë këtë pamje pas përfundimit.

E mira e parkut në Bruklin është se garazhi përdor teknologji moderne, ku makinat zbresin dhe parkohen me ashesorë të automatizuar, duke reduktuar kështu ndjeshëm gazrat e lëshuar nga mjetet, e duke e bërë më të thjeshtë për drejtuesit të cilëve nuk ju duhet të vijnë vërdallë në labirithin e nëndheshëm në kërkim të një vendi të lirë. Në fund, unë mbetem vetëm një qytetar i interesuar për më të mirën në Tiranë, ku siç thashë, duhen edhe parqet, edhe parkingjet. Në asnjë mënyrë nuk tentoj të hiqem si ekspert, por duket se zgjidhje si këto nuk janë ekzaktësisht "shpikje shqiptare", dhe nga sa po shoh, nuk përbëjnë krim mjedisor por zgjidhje moderne që kursejnë hapësirat mbi tokë nga garazhet e larta (që janë të dobishme por boll të shëmtuar) duke i ndërtuar strukturat nën dhe.

63 Komente

The Hyde Park ne Londer ka nje parking nen pjesen perendimore. Londra ka edhe nje numer shume e madh parqesh dhe lulishtesh. Po Tirana?

eshte problem i madh kur i merr botes vetem ate qe te intereson, per te kenaqur argumentin tend.

Si tha njeri, edhe ne angli merren me droge. pse te mos merremi edhe ne shqiperi. e blah blah blah.

me qe ra fjala, u bene fiqte sivjet andej, se harrova te pyes kur isha heren e fundit.

E drejte, Tirana nuk ka hapesirat e gjelberta te Londres. Une u bera kurioz pasi lexova ca gjera te frikshme ne shtyp, mbi shkretimin e Parkut Rinia. Vete e kam braktisur makinen dhe eci minimumi 10km ne dite. Doja vetem te shoh nese ky sistem eshte i mundeshem, si aplikohet, ku, etj. 

Shqiperia duhet ta beje si Nigeria dhe Kazakhstani. Kryeqyteti duhet zhvendosur tjeterkund.  Se keshtu si eshte katandisur Tirana, vetem kryeqytet qe nuk eshte.

Shyqyr qe ka ate Komunen e Parisit, thuaj. 

 

ku e di ti kaq ekzakt qe ben 10km ne dite? 

Ndoshta ka keshtu?

P.S. cfare rendesie ka nese ben 8km e jo 10?

Une u bera kurioz pasi lexova ca gjera te frikshme ne shtyp

dhe keshtu te lindi nga brendshmi ideja te beje apologjine e projektit te parkimit nen parkun Rinia smiley

Shoku Blendi, cdo gje qe propozohet nga Erjonka dhe Edushka jane te aplikueshme, moderne dhe shume shume larg te frikshmes. E frikshmja, banalja perenduan qe me ardhjen e Rilindjes

 

 

per hyrje po them qe krahasimet nuk shkojne fare...tirana eshte shkaterruar njehere e pergjithmone nga politika dhe krimi....tani krimi do vazhdoje te marri nendhene....mesa di ....keto lloj parkimesh jane ne rradhe te pare nga halli e pastaj biznesi....nuk them se nuk jane funksional, por per ne tirane nuk e besoj qe arsyeja eshte nevoja e funksioni se sa etja per $......ligjet e rregullojne vet edhe nevojen per parkim....ashtu si edhe per qarkullim.....

Bendo, si po shko shoqnia me Veliajn vlla? Je tu krahasu mollen me portokallin, ku Brooklyn e ku mutsihanja e shqiperise ku nje shtrim rruge nuk jeton dot as disa muaj. Le ta ndertojne tek sheshi skenderbej. Boll hapesire e gjelber eshte masakruar ne TR, parku Rinia eshte i vetmi "oaz" per banoret aty rrotull dhe vizitoret e tjere. Zhgenjyes.

Jam dakord. Do ishte me mire nen Sheshin Skenderbej. 

Blendi, kush tha qe parkingjet nen e mbi toksore jane kundra mjedisit/ambjentit, perkundrazi parkingjet jane pro ambjentit/mjedisit, se i mbledh makinat, nderkoh qe shoferet i kryejne punet e tjera me kembe ose autobuze.  Persa kohe nje qytet nuk ka qendra parkingjesh, aq me shume do vijne verdall shoferet per te gjetur nje cope vend buze trotuarit, gje qe do te thote me shume gazra ndotes. Prandaj dhe une kisha hedhur idene para 20 vjetesh qe gropa e Sejdise te behej nje parking me kate nen dhe mbi toke, e me 4 hyrje-dalje, 4 cepat, ose 2 hyrje e 2 dalje. 

Pse pikerisht tek parku Rinia ? 

se aty u do qefi 'vipave'

po shume mire, betonit mbi toke i duhet shtuar tashme edhe betoni nen toke te behet komplet!

 

o Blendo, kudo ne Evrope ku ka qytete te populluara, tendenca eshte te shmangen makinat  ne qender sa eshte e mundur!   per te  ruajtur keto qytete, per te  ulur kaosin e trafikut, per cilesine e ajrit ,etj etj...

nje shembull klasik eshte Londra, (por edhe shume qytete ne Hollande e ne Evrope).. keta te vene takse nese kalon me makine  ne qender, ne orar te caktuar deri ne nje rreze te caktuar,  lere me te parkosh atje qe do nje rroge mujore..

 

O Belul, po i di Blendi keto o vlla. Thjesht po hap debatin Blendi, kshu sa per muhabet.

Mbaroi efekti i bicikletes Belulo. Tani duhet ngritur pjaca se duhen mbajtur ne ajer njerezit per 4 vjet. Eshte gjithe ajo kohe nuk shtyhet vetem me puseta e bicikleta. Vaj medet per at milet e at qytet thuj. smiley

sa kohe u desh me myll gropen e sejdis

une them se mund te kete, mjafton te germosh poshte.

Vertet shembuj shume konkret ke sjelle. Me pak kerkime te thjeshta ke thene me shume se tufa e te marreve ne gazeta dhe ekrane. Lexova nje te marre dje qe thoshte "nuk do na mbijne pemet mbi nen-parkingun, do na zhduket gjelberimi" .. Parkimi i makinave eshte nje gangrene e vertet per Tiranen dhe duhen investime te medha. Se kam kuptuar kurre se pse pershembull jane dhene me mijera leje per pallate me 10-12 kate por per asnje parking makinash me te tilla kate? 

 

 

A mund te kete nje park siper nje kodre me plehra tip Kodra e Liqenit Artificial Tirane?

https://www.youtube.com/watch?v=kp62nB_h0QM

Kjo koder eshte pika me larte e rrafshit te Milanos fare dyst, prandaj eshte mburrja e milanezeve, mburrja e lartesise milaneze, koder artificiale ngritur nga plehra dhe mbi plehra. Dmth po te germosh token poshte barit jeshil, shkurreve dhe pemeve me blerim mbuluar gjen televizore te vjeter bardhe e zi, pantofla llastiku, goma maqine, lavatriçe, telefone me dy belldunga (binar, mode Petroninse) e gjithfarlloj rraqesh dhe plehrash, e siper tyre gjezdisin çifte, çikliste, vrapues, shetites e lloj lloj mileti tjeter per relaks, per te marre ajer te paster e kullotur syte ne horizont.

http://www.ordinearchitetti.mi.it/media/...

   

Patjetër që mund të ketë një parking nën një park, por jo nën Parkun Rinia. Me prerjen e pemëve dhe bërjen e një grope të madhe në vend të parkut, i vetmi park që mund të bëhet ,mbi tarracën e atij parkingu do të ishte një tip sheshi me një shtresë bari e ca vazo me shkurre. Ai nuk është më park, por një tip lulishteje artificiale mbi tarracë. 

Mua s'me duket ide e keqe. Shpresoj qe implementimi i projektit te jete po aq i mire sa ideja. Mire do ishte te merren parasysh ceshtje te sigurise. Se do dal ndonje shok i Gimit (psh) qe i fut ndonje kallup ndonje makine ne katin 0, dhe do i shkundi rrobte qe kalojne nga parku. Suksese nderkohe!

Po pse te Parku Rinia që vetëm atë e kemi, dhe jo diku ku nuk ka park? Pse jo te Hotel Dajti përballë p.sh. që ka mbetur si gërmadhë e rrezik për njerëzit?

Laj thaj një park ka në qendër Tirana. Edhe ai duhet të bëhet parking. Të paktën hyjmë në Guiness si qyteti pa parqe qendrore, ose qyteti me vetëm një park, ai i liqenit i cili duhet të humbë ca hektarë për ndërtime se ka shumë tokë me pemë aty. 

Tek Hoteli Dajti nga para s'ka vend mjaftueshem. Por tani qe me kujtove tek Hotel Dajti nga mbrapa sikur ka disi me shume hapesire, por ne ate pike eshte veshtire te organizohet hyrja. Parku ne fakt ka pozion strategjik. Mesa shoh une ne projekt, parku do te qendroj, thjeshte do behet i padisponueshem perkohesisht.

Si qëndron parku? Pemët 65 vjeçare do të rimbillen? Apo pemët që do të mbjellin do të kenë 20 m dhe që të fusin rrënjët? Apo do të venë dy vazo me shkurre e me këtë u bë "parku". Nuk po bëjmë bisedë kalamajsh këtu. 

Ku e pe projektin ti? Në kotratën që ka nënshkruar bashkia nuk ka asnjë projekt. Asnjë hollësi. 

Ta bojne poshte Bllokut, te shfrytzojne galerite dhe bunkeret e Udheheqjes, Byrose Politike, ne rast lufte. Kjo eshte njekohesisht nje goditje simbolike kunder komunizmit.

 

Ide gjeniale! Edhe me këtë rast kanë parking pjeshkat e bllokut se u lodhën tu i ra vërdallë bllokut me makinë për me gjetë vend parkimi. 

Gjysma e gjenialitetit te takon ty koleg, sepse riafirmove fuqine e simBolit (qe bota eshte me dy Bole, ose me dy fele), njekohesisht riafirmove ekzistecen universale te kudondodhur te binariteti dybolor-dyfelor eros-thanatos (Blloku i Pjeshkave-Blloku i Udheheqesve).

 Dukesh kadosh qe edhe ti paskerke mbaruar gjimnazin Petro Nini Luarasi.

 

Investimi  me i dobishem ne Tirane eshte perforcimi i transportit urban (metro, linja autobuzash). Ky parkim i sherben vetem nje shtrese te kamur dhe pasuron ndonje biznesmen. Plus, a e keni idene sa vite duhet me u rrit ato peme qe jane sot ne parkun Rinia? Do beheni me keq se Pekingu.

P.S.

Blendi ajo gjeja ne Georgia s'duket fare si park.

Që nuk e zbatuan kurrë në Tiranë me shfajësimin që kushton. Këtu vetëm i presin, dhe rrënjat ia shkulin me bulldozer. 

Pervecse nuk besoj se e perdorin, nuk ma do mendja qe mund te rimbillen pasi i kane rrenjet shume thelle, kerkohet shtrese goxha e madhe dheu siper. Shikoje parkun qe ka vene Blendi, gjekberimi aty eshte makjazh. Une kam pare disa te tilla ndertuar siper tuneleve te autostradave. Jane hapesira te gjelberta te lezetshme po nuk rritet gje pervec barit dhe ndonje peme te vogel.

pse nuk e bejne nen parkun e shpifur tek ish-Uzina Enver apo diku jashte unazes? sepse duan te sigurohen qe i shesin te gjitha vendet per banoret e pallatave qe kane ndermend te ndertojne ne qender (perfshire pallatin qe ka ndermend Beso te ndertoje tek Taiwan)- ketu do te jemi po nuk i shiti Beso ato vende parkimi

ja edhe ne Mannheim, gjermani ka nje te tille - por koncesionin nuk e ka fituar Beso

Ishalla s'e lene zgaverr fare, (se ashtu del nje pune), sic ngeli sheshi Skenderbej.

lol, jane bere te gjithe kopetente. Po Tirana o njerez eshte nje katraure e gjalle me menyren sesi levizin dhe parkojne makinat. Pervec ndotjes se ajrit dhe kancerit qe bashkeshoqeron perzemersisht qelizat tona, nuk do kemi ku te ecim mo! Tani dy rruge ka: ose te ndalohen pergjithmone levizja e makinave brenda qytetit, ose ti gjehet vendi makinave, por jo duke bllokuar rruget dhe trotuaret. Me thjeshta jane parkimet mbitokesore, por duhet te kesh sheshe, ose duhet qe sheshet dhe ato pak lulishte ti kthesh ne hapesira parkimi. Kjo nuk ben sens. Atehere? Zgjidhja jane nentokesoret, ndonese me kosto shume te larte. Sa Per Lubonjen, ai eshte vecse qeshark. Une do te thoja se eshte edhe si dru i shtremer. 

vizatimet ilustruese shum te bukura......
po nje gje spo e kuptoj, ato pemet a do jene prej kallçuku apo si, se per ndryshe ku do i kene rrenjet, ne hava!?!?!

park, parkim, aty- aty

rri urt thuj e mos u ndje se bota ke edhe qendra tregtare te nendheshme.. mos ja kujto smiley

Besoj se per kete aspekt duhet te flasin specialistet e fushes, por keshtu me hamendje sic eshte e shtruar tema (ne stilin gossip alla Blendi), une personalisht mendoj se behet. Imagjinoj se mjafton qe dheu te kete thellesine e duhur per rrenjet qe te zhvillohen plus nje sistem te pershtatshem per qarkullimin e ujit.

Pyetja qe shtrohet eshte: keto pemet qe jane aktualisht do t'i presin?

Pastaj edhe gje, sinqerisht... e kane kaq fiksim kete aksin e bulevardit perfshi qendren. Masturbo e masturbo e masturbo... Vecse tek bulevardi e kane mendjen. Duket sikur ky qytet eshte thjesht ai bulevard.

Eshte nje deshtim total qe ende pas dekadash te kapitullimit te fashisteve ne vazhdojme merremi me te vetmen gje qe nuk eshte vepra jone, por e pushtuesve. Dhe eshte e vetmja veper qe me te gjithe tentativat qe kemi bere deri me sot per ta shkaperdhyer sic i ka hije stilit tone prej fshataresh primitive kokecepash, ende nuk ja kemi arrit, sepse ai bulevard mban goxha. Ka inerci.

+1

Olsiy, vetem pesha e ujit qe mbajne rrenjet e pemeve shton rendese te madhe. Pastaj cdo gje mund te behet nese paguan, thote nje shprehje amerikane smiley

Filloi fushata pro Veliajt ketu tek peshku..madje shume ishte vonuar!!

qe peshku eshte vegel propagande e kamufluar me argumenta cool dhe proaktive per klanin e Sorrosit kjo dihej me kohe, por tani po na shfaq nje tjeter imazh, ate te bythlepirjes me stil dhe duke ruajtuar simetrine me interesat e "qytetareve". Dhe kush do ti mbroje interesat e qytetareve?! Klani i atyre qe e shkaterruan qytetin, qe e kthyen ne xhunglen urbane qe vuajme te gjithe sot, bashke me autoret.

katrahure do te behet ambienti, parku Rinia do te zhduket per nja 4 vjet, sheshi Skenderbej do te mbyllet dhe do te rihapen punimet e lena pergjysem..OMG cdo te heqim ne qe kalojme perdite nga ato anesmiley

thank you Eri Mamit for the good job. 

Ju te plakut Mere e ndritet Tiranen ne fakt.Kur ankohesh dhe ti per Peshkun qe eshte mbush gjithe pedeista si puna jote sa t'i sjell zorret ne gryke.Po i keni ngjare edhe ju kelyshat atij zagarit plak,qe e nxirrte edhe nenen Terezen me barre,e nxori BBC-ne komuniste sekretari i zellshem i Paetise.

Medet kush flet per katunari,koqelepiresi i Doktor Gerdalles qe akoma i ben hapat nga dy metra dhe qe pervojen e pare seksuale e ka pasur,sic e ka thene dikush ketu,me nje nga dhite qe kulloste.Bile edhe ate e ka perdhunuar,se nuk e prabonte dhia.Ka nje tregim i ndjeri Teodor Keko per kokrra si ti dhe Doktor Gerdalla

Nese krahu i juaj do te kritikoje, gjeja me e pakte qe duhet te beni eshte te sillni shembuj se si krahu juaj ka bere gjera me te mira kur ishte ne pushtet. Pervec asaj gjese se cuditeshme ne mes te Tiranes cfare beri Luli per 4 vjet?

Hartat sizmike te Tiranes i ka bashkia. Po ashtu e di mire -sic e di cdo kush banor- se pozicioni i Tiranes eshte i tille qe ka nje mbreteri ujrash poshte saj (diku me shume e diku me pak, gjithshka eshte ne harta), shume me teper se cdo qytet tjeter. Prandaj mos ta marrin me yxhym parkimin e veturave tek parku Rinia. Por, edhe nese u eshte mbushur mendja ta bejne aty parkun se s'ben, te bejne me pare drenazhimin e te gjithe territorit perreth. Drenazhim nuk do te thote vetem puna e bere, por edhe pritja te pakten dy-tre vjet, sa ujrat marrin drejtim. 

ejvallah

Ja si bëhen në shtete më të përparuara parkingjet nën rrugë e sheshe e jo në parqe megjithëse atje i kanë me shumicë parqet e pemët:

Ja dhe shembull tjetër parkingu nën rrugë e nën shesh:

 

Mos e harxho kohen kot. Besoj qe ky projekt eshte shitur, dmth do behet,  dhe me gjasa ka per tu bere nen standard. Me kujtohen ato topat e betonit dhe palmat tek autostrada, nuk e di si mund te kryejne mire nje projekt si ky qe eshte goxha me i komplikuar.

Në fund, unë mbetem vetëm një qytetar i interesuar për më të mirën në Tiranë, ku siç thashë, duhen edhe parqet, edhe parkingjet.

.... peshku eshte.... ka qene.... e do mbetet gjithmone vegel propagande e kamufluar me argumenta cool dhe proaktive per klanin e Sorrosit smiley

. smiley Po mire mer mire, po une desha me dit sa ore parkim mund te siguroje dikush me 1000 euro ? 

Ejvallah paraprakisht !

prape jashte teme ti, si estrada e ushtarit...

Nderkohe ne Tirane cdo 2 vjet behen konkurse te reja per "planin urbanistik", dalin fitues te rinj.

Nderkohe ne Tirane cdo 2 vjet behen konkurse (link is external)te reja per "planin urbanistik", dalin fitues te rinj.

Pse mos behen kush po i ndalon. Po zaten se keta e shtyjne mandatin me konkurse (Rama i shtyu nja 3 mandate, Basha e kishte me lehte me 1 dhe ky i fundit kam pershtypjen do t'ia headhe paq nje a dy mandate) prandaj eshte bere beton i gjalle ai qytet. Nejse mo nejse, mua me vjen keq per te gjithe ata/ne qe kemi blere apartamente me kursime a na ka rane per pjese te lindim ne ate (qe tani eshte) katrahure se per gjerat e tjera, mbas x vitesh njerezit do i largohen qendres si djalli temjanit.. dhe gjithe ai perbindesh prej betoni do shkoje per shele (pastaj kur ke KP-ne si yll nuk eshte shume problem) smiley

Sa per temen, keto gjerat me park persiper nuk para kane aq shume sukses se jane high maintenance sipas radakes sime keshtu qe bota me se shumti edhe kur i ben ne vend qendror i fut nje asfalt a shesh me pllaka siper parkingut (por nga ana tjeter nuk jam ekspert). Per gjelberim (bar) dhe mund te behet por pemet qaji, pastaj me nivelin e zbatimit te projekteve ne Shqiperi edhe bari nja dy vite do zgjasi (qofsha i gabuar). Nderkohe qe brenda unazes se vogel vetem vitet e fundit jane bere nja 4-5 qiejgervishtes e qendra tregetare te cileve mund t'i i shte vene kusht nja 4-5 kate garazhe nentoke dhe nuk kishte nevoje te prekje parqet. Vetem ajo monstra e Fevzos sa parkim mund te kishte zene. Nejse, kot te flitet. Le te presim se c'do te beje ky arkitekti italian se mos na ben ndonje parkim hapesinor me force graviteti 0. smiley

Behet pa pike problemi, pas miliona shpenzimeve, pemet e gjelbera zevendesohen me peme lejla, te cilat jo vetem qe jane me te bukura dhe progresiste, por dhe kane nevoje per me pak dhe dhe uje.

Plus qe me pak me teper shpenzime per konsultimet falas nga Blair, mund t'i mesojme pemet te jetojne pa uje e pa dhe, si gomari i Nastradinit. Po s'me besuat, prisni se ju gjen Blendi foto gomeresh te cilat do tju binden qe fajin vazhdon ta kete Saliu dhe qe ai demaskohet me se miri me paralele nga shtetet demokratike smiley 

Blendi, dobet plako (me keqardhje e konstatoj kete), sidomos si perfaqsues i Keshillit te medias. Here tjeter provo te kesh qasje me pyetje "te cmendura" tip, si do ishte me mire per publikun dhe qytetin, jo a behet a s'behet projekti qe ka paraqitur (dmth tashme shitur me tendera shqipce) mafia biznespolitike. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).