“La Stampa”: Luftëtarët duhet të dinë italisht dhe të njohin mirë kompjuterin

ISIS po rekruton xhihadistë në rajon, duke i paguar me 2 mijë euro në muaj, por duhen plotësuar dy kushte: Të dinë mirë italisht dhe të kenë aftësi të mira kompjuterike. Shqipëria mbetet vendi që rrezikon më së tepërmi Italinë dhe më tej Europën. Ky është alarmi më i fundit që vjen nga Përtej Adriatikut, pasi mediat italiane kanë publikuar dje një artikull që së pari e botoi “La Stampa”, ku ishte bazuar mbi burimet e inteligjencës italiane.

Edhe kjo e fundit ka ngritur alarmin për një grup të strukturuar që merret me rekrutimin e personave të rinj, të cilët do të luftojnë për ISIS. Situata është e zymtë sipas një raporti sekret të autoriteteve italiane, që thonë se për të joshur të rinjtë ata paguajnë deri në 2000 euro në muaj. Kërkesat janë dy: flet shumë mirë italisht, si dhe ke aftësi të mira kompjuterike. Në raport theksohet se Shqipëria është një problem i madh për Italinë dhe kështu për Europën.

Gjithashtu, edhe vendet e tjera si Greqia, apo Kosova janë problem, pasi situata ekonomike në këto vende bën që njerëzit të gënjehen. Sipas artikullit, ky grup e ka bazën në Ankona, ndërsa i gjithë hetimi ka nisur pasi një i ri italian, Giuliano Delnevo, u vra në Aleppo të Sirisë. Një tjetër hetim që ka zbuluar këtë lidhje mes xhihadistëve italiane dhe atyre nga vendet e Ballkanit, është dhe arrestimi i një biznesmeni italian që shkonte shumë shpesh në Shqipëri për të çuar substanca që përdoreshin për prodhimin e mjeteve shpërthyese. Sipas hetuesve italianë, në Shqipëri ndërtoheshin raketa të cilat kishin si destinacion Sirinë.

Në raport theksohet se kërkohen njerëz që flasin mirë gjuhën italiane dhe Shqipëria ka plot të tillë. Prej kohësh mediat italiane publikojnë artikuj ose transportojnë kronika dhe reportazhe që flasin për pjesëmarrjen e shqiptarëve në xhihad, ndërsa përmendin edhe Italinë si vendin ku shumë bashkëkombës kanë gjetur terren për të krijuar celula ekstremiste. Mirëpo, për hir të së vërtetës të gjithë të arrestuarit me bujë nga Antiterrori italian, pak muaj pas ndalimit janë lënë të lirë nga gjykatat e shtetit fqinj. Para pak ditësh, një gazetar italian erdhi në Shqipëri dhe pas një bisede me imamin e xhamisë së Cërrikut, publikoi një artikull ku i mëshohej rrymës ekstremiste, pasi ky klerik i lartë nuk pranonte juridiksionin e Komunitetit Mysliman.

Ndërkaq, në Shqipëri janë kryer disa veprime që e kanë parandaluar ndjeshëm rekrutimin e luftëtarëve për në Siri dhe Irak, pasi u shkatërruan prej kohësh disa linja të tilla. Me arrestimin e dy imamëve të vetëshpallur dhe 7 të tjerëve, njoftohet se numri i të ikurve drejt fronteve të luftës, pas këtyre arrestimeve, është fare i papërfillshëm. Ndërkaq, Shqipëria është përdorur si vend transit, ku kanë kaluar disa luftëtarë të huaj, si përmes rrugëve detare, ashtu edhe ato ajrore. Italia është angazhuar së tepërmi për përforcimin e masave të përbashkëta antiterror me Shqipërinë, aq sa ka dërguar këtu disa herë krerë policie dhe ministra, për të diskutuar rreth këtij problemi që shqetëson mbarë botën, për shkak të masakrave të ISIS.

13 Komente

"Luftëtarët duhet të dinë italisht dhe të njohin mirë kompjuterin"

....word-exel, powerpoint, master phd.
pa arsimim te plote, as per terrorist barbar nuk te pranojne sot !

Kjo puna e kompjuterit me duket kot. Ka njerez sot qe nuk dine ta perdorin por shkruajne (libra artikuj) ne te apo dhe me makine shkrimi. Me duket pak tendecioze.

Të dinë mirë italisht dhe të kenë aftësi të mira kompjuterike

Po do i cojne per call center.

Në raport theksohet se Shqipëria është një problem i madh për Italinë dhe kështu për Europën. 

Po Shqiperia, qe po mbetet vetem me pleq e kalamaqer eshte problem shume i madh per evropen 400 milionshe, se i rendonte shume Evropes te lejonin qe pashaporta shqiptare te punonte si gjithe te tjerat ne Evrope. Eh sa probleme po ju hapim ne ketyre.

Nese eshte rroga 2k euro ne muaj besoj kane per te ikur edhe shume italiane para shqiptareve...

 

Në raport theksohet se kërkohen njerëz që flasin mirë gjuhën italiane dhe Shqipëria ka plot të tillë.

Po ka plot qe flasin gjuhen italiane po sjane te gjithe koqe qe duan te lene koken.

vieni raport vieni...

Dmth ti po thu qe nese do ishte rroga 1000 euro nuk do shkonin ? smiley

smiley varet ca do besh me 1000 euro. Po duhet te zgjidhesh ndonje hall KOKE dhe e ben...

Une italishten e njoh dhe kompjuterin e perdor deri diku! Jam dakort per kete pune me 2000 euro! Vetem problemi qe nuk morra vesh eshte, sa ore ne dite duhet te luftoj? Lufta eshte me turne apo me vetem turni i pare? Kur eshte orari i mengjezit? Po i drekes? Dhe... dhe nese me lejohet te pyes keshtu pak si teper, a lejohen sindikatat tek ISIS? Se ne fund te fundit nuk kam nge te luftoj 4 jave dhe ne fund te me nxjerrin nga lufta pa u paguar! Besoj me kuptoni!... 

Dino, ai sajti qe ke sjelle ketu, nuk eshte sajti im, nuk e di se kush e ka bo. Ti ndoshta nisesh per mire me i bo reklame librit tim, por Karl Marksi, nuk ka kohe me lexu projektet per Shqiperine, se osht i zon me librat e liderve politike. 

Po ç'jane keto budalliqe mor amani, kush i nxjerr keto, media italiane apo ajo shqiptare. Eshte marre vendim djema qe IS-is te zhduket nga Siria dhe Iraku. Tani po mendohet per zgjedhjet pluraliste ne Siri dhe dergimin e ndihmave humanitare. Shum shpejt do filloje nje kapitull i ri. Is-is mbaroi, eshte ne grahmat e fundit. 

how about life insurance ??

Nuk duhet te kesh pre-existing conditions, por te ofrojne 401K per ta kompensu si dhe unemployment benefits are outstanding.

By the way, Hans Gruber won't be joining us for the rest of his life ...  RIP.

Karl, schieß dem Fenster ................. Shoot the glass !!!

"Andaluzia!!!!", do uleriste nga perbrenda bulkthi.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).