Andis Harasani dhe dikush tjeter dyshohen per transferta milionash me burim korrupsioni

Shqiptarja.com ka publikuar nje kerkese te autoriteteve te Luxemburgut te leshuar ne vitin 2011 per informacion ne lidhje me nje transferte prej 1.7 milion dollaresh kur Andis Harasani ka qene drejtor. 

Ish drejtori i KESH Andis Harasni nuk është ne hetim vetëm nga autoritetet shqiptare por dhe nga ato të Luksemburgut. ReportTv zbardh ekskluzivisht dokumentin ku prej 2011 Harasani hetohet për një transfertë të dyshimtë prej 1.75 milionë dollar nga një kompani me seli në Ishujt Virgin e cila ka përfituar nga shteti shqiptarë 20 milion dollar për blerje energjie.

 

Bëhet fjalë për një informacion sekret të mbërritur nga autoritetet e Luksemburgut të vitit 2011 të cilët kanë gjurmuar një transfertë të dyshimtë prej 1 milion e 750 mijë dollar të bërë në 2003 nga një kompani e huaj nëpërmjet bankës në Luksemburg në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë në favor të Harasanit.

 

Pala shqiptare informohet se nga 2003 në 2011 në llogarinë e kompanisë "Courtenay Limited" me seli në ishujt Virgin nga Shqipëria janë transferuar 20 milionë dollar për blerje energjie.

Por cfare te bie ne sy jane disa elemente interesante:

1. Ne letren e autoriteteve te Luxemburgut eshte edhe nje person tjeter i datelindjes 20.04.1953, apt. 17 Tirane. Gazeta, qe eshte bere dora e gjate e shtetit, nuk e ka publikuar kete emer, edhe pse autoritetet e Luxemburgut shprehen qartazi per te dyshuar (shume, suspects). 

2. Publikimi i kesaj letre le per te deshiruar se po behet nje shantazh per personin e dyte, pasi Harasani kerkohet nga drejtesia dhe duket se e ka mbyllur kapitullin me Shqiperine.  Gazeta Shqiptarja.com ka publikuar disa kohe me pare lidhjen ndermjet parave te A. Harasanit, A. Gjillarit dhe D. Prifti me investimet e Mark Frrokut  - qe ndoshta kane pastruar parate e mafies izraelite. Fill pas legjislacioni kunder pastrimit parave ne Israel rreth vitit 2000, mafia israelite ka rritur intensitetin e veprimtarive e saj ne Ballkan, sidomos ne sektorin e lojrave te fatit dhe te prostitucionit.  

3. Letra e Luxemburgut ndoshta eshte marre ne 2011, kur edhe u publikuan te dhenat e ICIJ (http://www.icij.org/offshore). Ne ate kohe qeveria e Berishes as nuk ndermorri ndonje hetim per pasurine e Harasanit, por ai u lejua te largohet. Me shume informacion mbi kompanine offshore te Harasanit shih Birn

4. Mbrojtja qe Berisha i beri Harasanit ka me siguri te beje me personin e dyte,  i cili sikur Harasani duhet ose te jete njeri i Fatos Nanos, ose i Berishes. Nga letra nuk kuptohet nese behet fjale per ortakun e Harasanit ne nje firme shqiptare apo ne ate offshore. Sidoqofte, perderisa Luxemburgu eshte marre me transferten prej 1.7 milionesh ne Shqiperi, atehere kjo transferte duhet te jete bere nga nje kompani shqiptare. 

5. Andis Harasani rezulton aksioner ne tre kompani te regjistruara tek QKR. 

  • NUIS:  L22203011H; TEA OIL ITALIA SH.A [Objekti i aktivitetit:  Veprimtari ne fushen e tregtimit me shumice e pakice te naftes..] me aksioner kryesor Adrian Xhillari dhe Kristian Boci.
  • NUIS:  L53729402V; AMG - Konfeksion [Objekti i aktivitetit: Çdo aktivitet prodhues e tregtar te lejuar nga legjislacioni Shqiptar.]
  • NUIS:  L53819401M; FRESHTEX Albania [Objekti i aktivitetit: Te kryeje cdo aktivitet prodhues e tregtar te lejuar nga legjislacioni shqiptar.]

6. TEA Oil Construction and Petrol, aksioner i se ciles eshte Adrian Xhillari, eshte akuzuar se fundmi per kontrabande. Personi eshte aktualisht ne arrati, edhe ky si Andis Harasani e Mark Frroku me pasaporte amerikane. Keshtu qe personi i dyte, i shantazhuar nga media, nuk duhet te jete as Xhillari. Ndoshta eshte Kristian Boci, nje tjeter aksioner i Tea Oil. 

7. Se fundmi departamenti i shtetit te thesarit (US Department of Treasure) ne SHBA ka nxjerre nje urdherese per regjistrimin dhe raportimin e te gjitha blerjeve te pasurive te patundshme nga kompanite guacke (shell companies). Kjo me c'duket ka rritur me tej presionin ndaj personave si Frroku etj. qe kane pasaporta amerikane e deri dje ndiheshin te siguruar. 

the U.S. Department of the Treasury’s Financial Crimes Enforcement Network (FinCEN) issued Geographic Targeting Orders (GTOs) to impose anti-money laundering (AML) recordkeeping and reporting requirements on certain title insurance companies in the Manhattan borough of New York City and Miami-Dade County, Florida. These orders require certain title insurance companies to identify and report the “beneficial owners” of shell companies used in cash purchases of high-end residential real estate. 

8. Sidoqofte, une kerkoj ndihmen e peshqve te zbulojme se kush paska qene ky ortak i Harasanit qe po shantazhohet nga Shqiptarja.com. 

16 Komente

Ky Harasoni do e ket fut edhe drogen ke autobuzi FRESSH-it ne Turqi, po nuk bzo po s'u bo reforma ne drejtesi ...

Drejtesi alla-shqiptare, te gjithe bejne korrupsion e njeheresh mbushin dosje per te gjithe (koleget e kundershtaret e momentin, se s'i dihet), e i qitin dosjet selektivisht kur i interesojne atyre. Si Edi Rama p.sh. qe e mbante turshi videon e Dritan Priftit prej nje viti dhe e qiti (nepermjet Top Channel) pikerisht ne momentin e kulmizimit te luftes per t'i marre me pahir pushtetin BerisheMetes. Pastaj kur Berisha me Meten s'e dorezuan pushtetin gjithsesi e i treguan qe dhunes se tyre ishin gati t'i pergjigjeshin me plumba, Rama ia hengri ngjalen Metes dhe i beri mootin "kauzes" se dosjes, bashke me te vraret, aka deshmoret. 

Pikerisht keto dosje slektive alla-mafioze Kryeprokurori Adriatik Taratori i shet si lufte korrupsionit ne nivele te larta shteterore, per tju kundervene nderhyrjes dhe narratives Amerikano-evropiane per depolitizim te drejtesise nepermjet reformave, duke i thene, shifni pra qe ne e luftojme vete korrupsionin, mos na nderhyni ne punet tona sovrane. 

Megjithate, ne Shqiperi mediat dhe institucionet e tjera jane kaq shume te kapura dhe te shpartalluara saqe edhe ato pak majera ajsbergu te korrupsionit shqiptar qe kane dale mbi uje kane dale si pasoje e luftes nder-mafioze te ketyre klaneve polit-biznes. Ne kete pike, shpresojme t'i hane koken njeri-tjetrit se po qe per miletin shqiptar qe jeton aty, pajrdh me te. 

I modh, Adriatik Sallatori , hahaha . Adriatik BOZAmeAKULLORE. E di si thone gjirokastritet TARATORIT ? -  SKORDHAN ( e di se e kom nusen me origjine nga qyteti muze', pranej)

KryeGjiza flitet se eshte garantues i pafajesise kristalizuese te Metes, i cili vazhdon t'i fryje vrimes se fyellit te konspiracive nderkombetare kunder tij.

Pavaresisht se cicen e kujt mafiozi pi me shume, ky Boza dukshem eshte nje palaco qe ka bere dallavera me te gjithe (Berishen, Meten, Ramen) perderisa ka mbijetuar ne ate post aq kyc e perderisa tall trapin me shqiptaret duke perseritur here pas here batutat dylekshe tip "do luftojme korrupsionin" nderkohe qe jo vetem mban peng ceshtjet kryesore po dhe shkaterron evidencat e hetimeve qe ishin bere para tij. Dmth eshte lojtar kryesor qe implementon mbajtjen peng ne drejtesi per hesap te mafiozeve.

Ky tipi eshte bere emblema e 4derrit qaftrashe qe me petkun e drejtesise i sherben si zagar korrupsionit sistematik. Ka raste kur realiteti eshte aq mizerje sa t'i qit parimet teorike nga dritarja... ndaj them qe eshte gjynah qe ne ate vend ku aq shume njerez i thone burgut hapu per gjera ordinere s'ka dale askush t'i gjeje vendin tipave te tille! 

Gjejeni kush e ka thone :

... "There s no room for illusions in my life, as i know that the more I get hurt, the more I feel the strength in me to fight till the end, with the trust in god, because I know that the future belongs to those who turn their beautiful dreams in reality ..."

Ne rast se thoni se osht nji filone qe i rimon emri me Blegeron Njona, i keni ra m'kaptin. ( osht e thelle zuska) . Sec kam i koqe, FB friend qe ia bo LIKE keto zhgarravinat dhe me dalin edhe mu ke faqja, se c'ne une me Bleonen ... ?

Interesante tani eshte qe Berisha ka filluar lojen e vjeter populiste duke sulmuar Soros, ose thene ndryshe Birn apo ndonje tjeter organizate te shoqerise civile - perse keto kane filluar te merren edhe krimin e organizuar 

sbesoj. Duket e thjeshte. Ky i tha kontrabandist atij tjetrit qe e çoi ai tjetri ne turqie. Sa here i afrohet atij ai e largon nga vetja. Ja nji leter te vjeter men per her tjeter. Kaq edhe u myll.

kshu na sqaroi komandanti. smiley

Edhe ky do dale I pafajshem.

Eshte ndertu keq godina e demokracise, qysh 90` ,  kur u hodhen bazat e mashtrimit totalitar dhe sundues pe rnje cerek shekulli Eshte veshtire te shbehet !

Ketu fillojne te gjitha : 

Me gjakosjen e 2 Prillit sikur u plotësua edhe një pikë e doktrinës Truman dhe të Alen Dallesit, të luftës me intesitet të ulët, për përmbysjen e pushteteve komuniste. Pas lojës me intelektualët, grevat e sindikatave, sabotimet etj., dhe kur populli nuk vepronte, hyri në zbatim një skenar tjetër i zi: atëhere mund të bëhen edhe vrasje.

Kjo ngjarje ku njerëzit e Berishes vranë demonstrues dhe akuzuan policinë, i shërbeu atij edhe si precedent për grushtin e shtetit në vitin 1998, duke akuzuar Nanon për vrasjen e Azemit, në mënyrë që të justifikonte marrjen e pushtetit me dhunë. Veçse, ka një ndryshim thelbësor: nëse më 1991 amerikanët miratonin, këshillonin ose mbyllnin sytë para veprimeve kriminale të Berishës, në 1998 ata e nxorrën “për leckash” nga zyrat e shtetit që kishte dhunuar e pushtuar. Për të ilustruar këtë në mënyrë logjike, jepen fakte interesante nga Izeti në intervistat e tij që përfshihen në këtë libër.

http://www.gazetadita.al/per-te-vertetat...

 

Kot i bini ne qafe Andisit, ai ka deklaruar se te gjithe pasurine prej rreth 10 milion eurosh e ka fituar ne burse. smileysmiley

smiley

Si tha ai te filmi "Wolf of wall street" : - Only Warren Buffet and Andis Harasani know what will happen tomorrow in stock market...

Duhen ndertuar burgje me shumice djema. Nuk na leverdis te denojme korrupsionin. Dalim me humbje si popull...

Epo Andis qenka per tu bere atehere guvernator i BQ-se. E merr postin me fakte!

Ja ku duall dhe dokumenti i 11tes per 03shin. Kjo Lufta (me ner me thon) kunder korrapcjas eshte bo si ilac mizash qe mund te na bezdisin pushtetin (sidomos ne prag kongresesh Partinja duhet qelibar). Nderkohe qe ajzberget pullskojne qetesisht. 

Do ishte me interes qe ta kishim ketu z. Harasani, te sqaronte keto akuza. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).