Shumë prej ish-kolegëve apo kolegëve të Spiro Kserës mund të qeshin me akuzën e ngritur ndaj tij.

Nja 8 të arrestuar për 300 milion lekë të vjetra.

“Hahahahaha, po ne kemi marrë nga 300 milion Euro”- mund të thonë ata në kor.

Por më duket se kjo vjedhja e Kserës është më e rëndë se të gjitha vjedhjet e tjera. Më e rëndë se ato të doganave, karburanteve, pullave fiskale, koncesioneve të tjera, tenderave të rrugëve…Janë vjedhur paratë e dhëna për shtresat më të varfëra të shoqërisë. 

Për paraplegjikët, personat me aftësi të kufizara dhe romët. Janë njerëzit që kane nevojë më shumë se kushdo. 

Janë ata, fëmijët e të cilëve vdesin nëpër kutitë e kartonave nga i ftohti në dimër. Janë njerëzit e paralizuar në karroca, që presin mbështetjen e shtetit për cdo gjë. 

Pikërisht paratë e këtre banda e Kserës i ka vjedhur. Padyshim që janë shumë pak 300 milion lekë të vjetra, shumë pak. Ata kanë rrjepur cdo fond që është dhënë për këtë shtresë. Dhe këtu Ksera nuk është vetëm, nuk bëhet fjalë për nëpunësit e tij ordinerë, por për bandën e OJQ-ve dhe bandën e donatorëve të huaj. 

Paratë që kjo ministri duhej të shpenzonte për këto kategori të shoqërisë(behet fjale per miliona Euro cdo vit) jepeshin më së shumti nga donacione të huaja dhe padyshim që ndaheshin po mes tyre. 

Jam vetë dëshmitar sesi përmes kësaj ministrie, bëheshin dalje fondesh në emër të fëmijëve të ngujuar dhe askush nuk e dinte se ku përfundonin(padyshim që në xhepat e tyre). Ksera shkarkoi nga detyra drejtorin Personave më Aftësi të Kufizuara sepse nuk firmoste projekte fiktive në emër të tyre. 

Ja pse kjo bandë duhet të mbetet në burg. Por duhet të kthejë edhe paratë. 

Ah, desh harrova: Hetimi duhet të publikojë edhe emrat e OJQ-ve që kanë bërë aktivitete fiktive dhe kanë firmosur paratë e Kserës. Populli duhet të mësoje se cila është kjo shoqëri civile ordinere.

10 Komente

po pse,kot plasi ojq-arixhiomaniasmiley

+qe ky greku i sales,i kishte arixhnjte edhe votues!

e ashtuquajtura shoqeri (ka)civileeshte me e korruptuar se politika.   dhe ketu hyjne edhe gazetaret.    birn-iste apo fejzi-ste

si i zones qe je KSERA, ka ndonje kuptim greqisht?

Grek me genpool oriental. Kur filloi invazioni arab u plackiten, taksuan e u rrembyen te krishteret ne fillim. Kur keta u asimiluan dhe u konvertuan ne islam filluan te plackisnin, vidhnin e skllaveronin njeri-tjetrin. Me keq e kishin me te dobetit, me te varferit. Kete gje ben dhe orientali Ksera: vjedh e plackit me te dobetit e shoqerise pa kurrfare ndergjegje te keqe.

Po mo Kikia si kofini pas te vjelave. Tani e thua qe ke qene deshmitar? A ia deshmove kujt ate qe pe? Dhe kur them "kujt" nuk nenkuptoj shoket apo koleget me te cilet behen dallavere neper kafe. Hapeni pra thesin, s'keni turp!

Shkrim pacavure.

Te dergjet ne burg  si Fullani , qeni i korruptuar.ti jepet extra sentence meqe eshte grek.smiley

Mu kujtua nje reportazh i Panorames se TV CANVAS, ku tregonte per ca fonde te EU per romet ne nje qyteze te Rumanise, dhe si perfundim, s'dinin se ku kishin perfunduar  smiley

Vjedhjet qe po i behen atij vendi ne keto 10 vjet nuk ja ka bere Afrikes as nje kolonizator per tre shekuj.

Hahaha Kikia! smiley

O Kikie, t'a dhefsha penen t'a dhefsha! 

Po ku ishe ti mer Kikie gjer dje? 

Po zaten kush do i shkrute ato karlliqet me nom, po tu merrshte ti dhe ato peedhnat e tjera te kafe makiatos me "hulumtime" te fellta? smiley

Ah, harrova!

Ti je redaktor/analist! Jo kshu reporter investigativ pesleksh nga rrethet! 

Linja ne studio...

Hajt kemben zvarre! 

Sdq pa shume entuziasem se mos na del dhe ky i pafajshem si Fullani.

"Jam vetë dëshmitar sesi..." Bejini nje monument asaj Albanie, se ti me kaq shkoje mrena si deshmitar ne krim. 

Dmth keto 300 melon leke rendokan me shume se 300 melone euro ne kandarin e Partise. 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).