Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi i ftuar në emisionin Top Story në Top Channel, deklaroi se ka vendosur të konkurrojë përballë Edi Ramës, pasi mendon se mund ta drejtoj PS më mirë se ai, duke e bërë kolegjiale, të hapur e duke mos futur banditë dhe kriminelë në parti.

“Konkurroj në këtë garë, sepse besoj tek vota e lirë dhe sepse këtë punë mendoj se mund ta bëj më mirë se Edi Rama. E bëj një parti më kolegjiale, të hapur, nuk fus banditë në parti. Këtë nuk e bëj për vete, por për të gjithë që besojnë në PS. Disa thonë se Blushi e bën këtë për karrierë. Të bësh karrierë sot në PS është gjëja më e lehtë, mjafton të thyesh ligjin”, tha Blushi.

Sipas Blushit, mandati i Edi Ramës si kryetar i PS ka skaduar në vitin 2013 dhe vendimi për të mos u futur në zgjedhje brenda partisë pas këtij afati bie në kundërshtim me statutin e PS.

“Duhet të kishim një kongres normal partie para tre vjetësh sipas rregullave të partisë sonë. Ky kongres u shty në mënyrë të paarsyeshme dhe pajustifikueshme për gati tre vjet. S’kam marrë asnjë përgjigje për këtë shtyrje edhe pse kam kërkuar arsyet.
Është vendosur për 19 mars, që do të thotë se në këtë kongres zgjidhen të gjitha forumet e PS, parlamenti, qeveria dhe kryetari që i ka skaduar nga 2013. Në 2013 mandati i Edi Ramës është i skaduar. Kam kërkuar të ketë garë, pasi kjo është normë, ka pasur garë në PS për 20 vjet.
Edi Rama në 2013 ka fituar zgjedhjet dhe mendoi se nuk kishte pse të rizgjidhej. Zgjedhjet nuk i ka fituar Edi Rama, por PS. Zgjedhjet nuk i ka fituar një njëri, por një parti”, tha Blushi.

Blushi ka akuzuar kryetarin aktual, Edi Rama për gjendjen aktuale të PS, çka sipas tij detyroi Perëndimin që t’i kërkonte dekriminalizmin.

“PS, partia e parë që Perëndimi i kërkon dekriminalizimin. Kush i solli banditët në parti? I solli mungesa e demokracisë së brendshme në parti”, tha Blushi.

Lidhur me lajmin e publikuar orët e fundit në media se deputeti kristiandemokrat i Lezhës, Eduart Ndocaj do të kandidojë përballë Ramës për postin e kreut të PS në Kongresin e socialistëve, Blushi u shpreh se të dy, Ndocaj dhe Rama janë njësoj, miq dhe të dy ndërtues.

“Njëri ka ndërtuar në Milano, tjetri në Tiranë”, tha Blushi.

Blushi rezervoi kritika edhe për gjendjen ekonomike, reformat dhe të shumëpërfolurat koncesione.

“Kemi rritur borxhin publik dhe nuk e kemi futur në punë atë. Kemi rritur emigracionin sepse fatkeqësisht nuk ka më shpresë në këtë vend. Qeverisja jonë nuk ka qenë e drejtë në asnjë ditë të saj. Reforma në energji, unë kam qenë mbështetës i saj, por fatkeqësisht dha 3 rezultate; e para financat e OSHEE nuk janë përmirësuar, e dyta ka qenë selektive. Keni dëgjuar ju ndonjë biznesmeni t’i merren detyrimet?! Jo. Dhe e treta ka rritur çmimin e energjisë për ata që janë më të varfër”, tha ai.

26 Komente

Do te ishte ngazellyese nje fitore e Blushit,jo per ndenje konsiderate te vecante per te,por fitorja e tij do te ishte nje akt i pashembullt emancipimi per gjithe shoqerine tone - rrezimi nga nje parti i nje kryetari ne pushtet.

gjithsesi,andrra n'dill.

 smiley

pjetermustakuq shume simpatik ky i laberise. smiley

grabitja dhe knej nga anet tona ka qene konsideru si vlere dhe fjala cub ktu,nuk ka ate konotacion negativ si ne krahinat e tjera. "viktimat" tona kane qene ne zonen e zadrimes, kryesisht.

epo ashtu fillonte edhe andej nga anet tona..  ne fillim ishin kaçak te rendomte.. pastaj binin ne konflikt me hyqymetin.. e kur vrisnin ndonje ushtarak nga autoriteti, sidomos ate taksambledhesin.smiley,   ktheheshim ne komita dhe heronj per popullin.smiley

As nuk ka per te ndodhur ndonjehere, vec neper endrra  Blush! Shkruaj me mire ndonje gje se sa e humb kohen per pushtet.

"Power is always dangerous. Power attracts the worst and corrupts the best."

Blushi eshte djale i mire, por ne jeten e tij ka dy momente qe ja veshtiresojne pozicionin e tij si politikan.

E para eshte botimi ne gazeten Dita Informacion te kohes se pare te nje bisede te rezervuar te Tritat Preshit me ambasadorin italian te asaj kohe Paolo Foresti dhe te nxjerrjes per media te nje bisede serish konfidenciale bere ne ministrine e jashtme me Sekretaren e Shtetit Ollbraj dhe Blushi ishte zv.minister.

Keto dy ngjarje e bejne krejtesisht te pabesueshem.

Qe shan qeverine mire e ben por mos harroje qe eshte i shtepise.

P.S. Ore admin pse i heq komentet kur permend motra une ose 1000 euro ? smiley

Keto dy ngjarje e bejne krejtesisht te pabesueshem.

Qe shan qeverine mire e ben por mos harroje qe eshte i shtepise.

Por edhe veteperfshirja e tij (pa ja kerkuar njeri kete gje) ne sharjet ndaj Lef Nosit nuk eshte se e bejne te besueshem. Gjithnji duke e ditur qe Blushi (Shuteriqi) dhe Nosi jane nje gjak e nje fis.

Por sic duket Beni eshte gjithnje ne lufte me te tijet.

Ne jemi shqiptare dhe gjithmone do kemi nje arsye personale kur bejme gam gam, megjithate dikush duhet te flase se dhe keshtu qe del nje ministre dhe flet mbrockulla te tipit Shqiperia nje fshat i madh sikur nuk shkon. Se vjen momenti kur deshtimin e shikojne pastaj dhe keta, njelloj si Nano , te mileti qe nuk i kuptoi kurre.

Nosi ? Nuk di cer ka shkruj Blushi per te, por Nosi ka nje pike te erret ne jeten e tij e cila ha shume diskutim. Se eshte bere nje shtatore te kalaja ne Elbasan nuk dmth qe eshte rehabilitu ne ate psene e jetes.

Lidhur me lajmin e publikuar orët e fundit në media se deputeti kristiandemokrat i Lezhës, Eduart Ndocaj do të kandidojë përballë Ramës për postin e kreut të PS në Kongresin e socialistëve, Blushi u shpreh se të dy, Ndocaj dhe Rama janë njësoj, miq dhe të dy ndërtues.

“Njëri ka ndërtuar në Milano, tjetri në Tiranë”, tha Blushi.

Nuk e kam pare intervisten, por mundohem te perfytyroj fytyren prej smartass qe ka marre Blushi kur ka thene keto bullshite.

Jo se me intereson, por do ishte mire me dite, qe duke qene se PS beri rruge te gjate per te zbythur Fatos Nanon nga kryetarlliku, atehere perse u dashka vene nje feçe e Nanos si kryetar partie?

Leri fendat Blusho. Mbasi ua punove shokeve te mejtimit ndryshe, zor se te beson me njeri. 

Çuna , gati topat e baltes dhe...zjarr.

Blushi duhet gjujt mire.

Per nocin direktivat dalin me vone. Me kte te dytin mund te rregullohemi pa zhurme, i japim at 500she qe i morem dhe iken vete ai

Megjithse politika shqiptare nuk e honeps shume Blushin, prapseprap kjo politike po e pregatit ate (pa dijenine e tij) ne nje pozicion "syriza" - "podemos", qe Shqiperia ta mbushe edhe kete boshllek politik, per insinuata te afersishme si ato te Greqise dhe Spanjes! Ka shume mundesi Blushi te dale nga PS-ja dhe te formoje syrizan shqiptare ne pranvere!

S.d.q., tek mua po presin dy kritika letrare mbi "Hena e Shqiperise" e Blushit, -nje e gjate dhe nje e shkurter- te cilat sipas radhes duhet te dergohen tek peshku pas nja dy tw tjerave. Po i nxorri peshku, mire! Dhe po nuk i nxorri, prape mire!

Markso, se je i ri ketu dhe nuk i di shum gjojna, Blushi nuk ka mundesi dhe takat te beje katarisin, pra te krijoje nje fare Syriza apo Podemos, dhe e dyta, kete fryme/levizje po e krijojne Gjergji Bojaxhi me grupin e tij dhe grupi tjeter nga Amerika, Shinasi Rama, Roi etj. Pra qe ta mesosh, ne Shqiperi po formezohen dy levizje te reja. 

Socialistet e rilindur nuk do te lejojne kurre qe vemie te tilla si Blushi ti prishin qetesine kumandantit lexhendar Edvin Kristaq Ramadani nga verrtopi i Beratit.

Ata do ngrihen ne front si nje grusht i bashkuar kunder Blushit dhe Blushisteve per t'i thyer dhembet cdo revizionisti te vijes se ndritur te Partise nen udheheqjen e Leaderit Kim Rama Edi Jong II.

Rrofte partia socialiste, me ne krye udheheqesin ton te dashur!

Fitore

Asnje llaf nuk i kuptoj ketij une! Shume e cuditshme!Ne se te zhgenjen PS e mendon se ajo eshte bere kapitaliste, e majta e ka nje tradite e histori ne shqiperi..hidhu shok..provoje njeher si e provuan te tjeret dikur,ata qe mallkoje ne 90'!!

Ndeshja do jete interesante, por kam pershtypjen se do levizen shum gure dhe para, per ta mbytur zerin e Blushit. 

Blushi nuk e ben dot.

As ai shinasiu nuk e ben dot.

As bojaxhiu nuk e ben dot.

Lodhen kot.

hihihi smiley

blush it blush it

blush it riiiill gud.

Estrade. Rilindasi qe mundi me 1 milion shuplaka Bajlozin e zi ka frike te beje zgjedhje brenda partise, nga e cila gjithsesi i ka perzene thuajse te gjithe rivalet, si Enveri qemoti. Nga ana tjeter, Blushi qe qe ka vjele pushtetin dhe korrupsionin tek cica e partise ketu e kushedi sa vite (dhe me sa Ajatalloa te ndryshme ne krye te PS) sot paraqitet si born-again i virgjer dhe parimor qe do beje revolucion. 

Te keqen e byrekut te Maqo Lakrorit, thuaj. 

 Dhe e treta ka rritur çmimin e energjisë për ata që janë më të varfër

Shkaba nuk eshte dakord.

para ca vitesh e perdori sala  kete tipin.    tani po e hedh ne loje dulja, i merzitur per retoriken (e ralle) soft-patriotike te rames,ne kembim te sponsorizimit te ndonje libri te blushit per islamiketsmiley

karte e djegur.

po "muçnanizmin" ku e le?

un e vej ne çdo koment "ngambrapamodern dyfelor", arb ven ne koment "kapitalizem", kuazimodo ven "frymori" etj.

 

smiley

me nje ndryshim te vogel vecse    -muchnanizem ,     sepse ti qe e ke mire me zotin dhe si  i ngarkuar me pune per provinca d'albania e macedoniasmiley,e di qe djalli fshihet tek hollesite!

muçi eshte anadollak islamik,ndersa much-i  eshte i integruar, evropian,antiislamik,metroseksual ,qytetar i botes,degjon xhazsmiley,pi qumesht pluhur italian,nuk ben tifozllek per kombetaren, te fitoje me i miri , feston hallouinin etj etj 

do te drejtosh kete timin, hik e mer rrogen e deputetit, edhe mos u ndje se vetem ti ke ngel akoma, ruçi me shoke e ka mbledh mendjen me kohe , mbas komandantit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).