Herën e fundit që janë parë, ata ndodheshin në Afganistan në mes të një breshërie armësh me dilemën nëse do t’ia dilnin të shpëtonin. Amerikani Michael Trost dhe shqiptari Aleksandër Peci janë parë sërish të hënën në aeroportin “McGhee Tyson”, pas pothuajse katër vjetësh.

“Herën e fundit që e kam parë atë, ishim në fushëbetejë. Ne e shikuam njëri-tjetrin dhe nuk e dinim nëse do t’ia dilnim”, thotë Trost për “The Daily Times”.
Ai e quan një mrekulli ritakimin me të, duke thënë se krijohet një lidhje e veçantë nga raste të tilla.

Tregimi i Trostit mund të jetë i njohur për qytetarët e Blount Countyt, vendlindja e tij. Ai i ishte nënshtruar një trajtimi mjekësor, kur në vitin 2012, ai, së bashku me ushtarët e tjerë të stacionuar në Afganistan, kishin rënë në pritë të Policisë Kombëtare Afgane.

Në këtë sulm të afganëve, Trost humbi gjysmën e dorës së tij të djathtë, që e la me lëndime të mëdha në ekstremitetet e poshtme. Atij iu deshën rreth tre muaj trajtim në spitalet ushtarake para se të mund të kthehej në shtëpi, në Blount County.

Që nga atëherë ai është nderuar me çmimet “Purple Heart” dhe “Bronze Star”, ndërsa është nderuar edhe nga presidenti Barack Obama.

Por, afër katër vjet që nga aksidenti, Trost ende nuk e kishte parë mikun e tij Pecin, ushtarin shqiptar me të cilin kishin ndarë së bashku një post ushtarak dhe një përvojë që i ka ndryshuar jetën.

“Duke e parë atë tani... është si një mrekulli. Kjo është një lidhje që krijohet tek ushtarët kur ata janë në një situatë të tillë së bashku. Mbështeteni te njëri-tjetri, edhe nëse nuk e flisni të njëjtën gjuhë”, është shprehur Trost.

Trost, një ish-anëtar i Njësisë 489 të Ushtrisë Rezervë jashtë Knoxvillet, kujtoi ditën e sulmit që ishte afër t’i merrte jetën derisa priste aeroplanin e Pecit që të vinte të hënën.

I stacionuar në një bazë në anën lindore të Afganistanit përgjatë kufirit me Pakistanin - një bazë që ishte edhe shtëpia e një njësie të vogël ushtarake shqiptare – Trost tha se ai dhe ushtarët e tjerë ishin në misionin e ashtuquajtur të “punëve civile” më 20 shkurt 2012, për t’u takuar me zyrtarët e shkollave dhe udhëheqësit fetarë në fshatrat e asaj zone.

Trost ka treguar se ai, Peci dhe një oficer tjetër shqiptar po qëndronin jashtë automjeteve të tyre, duke biseduar në fshatin e vogël të Robatit, kur kishin dëgjuar breshëri të shtënash me armë.

“E shtëna e parë erdhi drejt meje dhe më goditi në mes të dorës ”, ka thënë Trost, duke mbajtur dorën e djathtë tani në mungesë të gishtit tregues, dhe një gisht tjetër.

Edhe pse mori lëndime të rënda dhe ishte i tëri i gjakosur, Trost tregon se automjete të tjera të armatosura nga prapa nuk ndalnin të shtënat, duke e goditur atë përsëri në kofshë dhe në të dy këmbët.

Plumbat kishin goditur edhe oficerin tjetër shqiptar duke e lënë të vdekur, ndërsa Trost dhe Peci, pavarësisht lëndimeve të rënda, kishin adrenalinë të mjaftueshme për t’u strehuar.

“Vrapuam aq shpejt sa mundnim, por u lodhëm para se të mund të arrinim tek caku. Pastaj të shtrirë përtokë shikonim njëri-tjetrin. Ai ishte goditur vetë dhe më pyeste mua ‘a je mirë?’”.

Kur Peci më në fund arriti në aeroportin e ”McGhee Tyson”, rreth orës 20:00, një djalosh i pashëm në të tridhjetat i tregoi se atij iu deshën rreth katër muaj që shërohej nga plagët.

Fytyra e tij ende ka një shenjë me ngjyrë kafe nën syrin e tij të majtë, vendi ku plumbi i mitralozit e kishte goditur, duke kaluar nëpër fytyrën e tij dhe duke dalë në anën e djathtë të pjesës së poshtme të nofullës.

Peci u shpreh se “është shumë i lumtur që takon përsëri Michaelin”.

“Ishte një situatë vërtet e keqe, kur ishin së bashku herën e fundit, pasi të dy ishin shumë rëndë të plagosur”, ka thënë Peci.

Peci ka treguar se ka kaluar edhe shtatë muaj të tjerë me shërbim në Afganistan pas rikuperimit nga lëndimet.

Tani me disa përfitime ushtarake në dispozicion nga qeveria, ai jeton së bashku me gruan dhe dy vajzat e tij në Shqipëri, por është duke e shqyrtuar mundësinë që të zhvendoset në SHBA.

Trost, nga ana e tij ka thënë se do ta ndihmojë në çdo mënyrë që mundet Pecin, pasi e konsideron më tepër se vëlla, të cilit do t’i besonte edhe jetën.

“Ai është dikush që e konsideroj më tepër se vëlla. Do t’ia besoja atij edhe jetën”, është shprehur Trost.

 

Koha.net
Titulli orgjinal: Amerikani qe i beson jeten ushtarit shqiptar

13 Komente

Edhe ky shkrim sh i mire. Sikur nuk e jep specifikisht cfare ndodhi po s'prish pune. Veteranet ketej (sic quhet kush sherben ne army) gezojne privilegje nga shteti gjithandej: ne arsim, shendetesi, finance, senior care, e kudo, thuajse te gjitha te trashegueshme te familja imediate. Dicka duhet te kete edhe tek ne per ta, por kuptohet, usa eshte usa. Le te emigroje ne usa nese ia del me lidhjet e tij Peci, ka gjithmone me mire.

Bravo Aleksander! 

Me ne fund nje histori ku shqiptaret ne konflikt nuk jane mjekercjeperit...

...There's so many different worlds
So many different suns
And we have just one world
But we live in different ones...

Now the sun's gone to hell
And the moon riding high
Let me bid you farewell
Every man has to die
...
We're fools to make war
On our brothers in arms.

Tani me disa përfitime ushtarake në dispozicion nga qeveria, ai jeton së bashku me gruan dhe dy vajzat e tij në Shqipëri, por është duke e shqyrtuar mundësinë që të zhvendoset në SHBA.

Sigurisht qe eshte duke shqyrtuar..heroi modern kapitalist Shqiptar !! 

Perkthim cope cope. Si pasoje e benefiteve inegzistente thote artiklla.

Plumbat kishin goditur edhe oficerin tjetër shqiptar duke e lënë të vdekur, ndërsa Trost dhe Peci, pavarësisht lëndimeve të rënda, kishin adrenalinë të mjaftueshme për t’u strehuar.

Emri i oficerit,   apo mbahet  sekret ?

Soldiers

Do I hear what I think I'm hearing?
Do I see the signs I think I see?
Or is this just a fantasy?
Is it true that the beast is waking
Stirring in his restless sleep tonight
In the pale moonlight
In the grip of this cold December
You and I have reason to remember

Soldiers write the songs that soldiers sing
The songs that you and I don't sing
They blow their horns and march along
They drum their drums and look so strong
You'd think that nothing in the world was wrong

Soldiers write the songs that soldiers sing
The songs that you and I won't sing
Let's not look the other way
Taking a chance
'Cause if the bugler starts to play
We too must dance

What's that sound, what's that dreadful rumble?
Won't somebody tell me what I hear?
In the distance but drawing near
Is it only a storm approaching?
All that thunder and the blinding light
In the winter night
In the grip of this cold December
You and I have reason to remember 

....

Sa per te hapur debatin...smiley

Monsieur le président
Je vous fais une lettre
Que vous lirez peut-être
Si vous avez le temps.
 

Je viens de recevoir
Mes papiers militaires
Pour partir à la guerre
Avant mercredi soir.
 

Monsieur le président
Je ne veux pas la faire
Je ne suis pas sur terre
Pour tuer de pauvres gens.
 

C'est pas pour vous fâcher,
Il faut que je vous dise,
Ma décision est prise,
Je m'en vais déserter.

Depuis que je suis né,
J'ai vu mourir mon père,
J'ai vu partir mes frères
Et pleurer mes enfants.
 

Ma mère a tant souffert
Qu'elle est dedans sa tombe
Et se moque des bombes
Et se moque des vers.
 

Quand j'étais prisonnier

On m'a violé ma femme,
On m'a volé mon âme,
Et tout mon cher passé.

Demain de bon matin
Je fermerai ma porte
Au nez des années mortes,
J'irai sur les chemins.

Je mendierai ma vie
Sur les routes de France,
De Bretagne en Provence
Et je crierai aux gens:
 

«Refusez d'obéir, Refusez de la faire,
N'allez pas à la guerre, Refusez de partir.»
 

S'il faut donner son sang,
Allez donner le vôtre,
Vous êtes bon apôtre
Monsieur le président.
 

Si vous me poursuivez,
Prévenez vos gendarmes
Que je n'aurai pas d'armes
Et qu'ils pourront tirer.

E shtëna e parë erdhi drejt meje dhe më goditi në mes të dorës ”, ka thënë Trost, duke mbajtur dorën e djathtë tani në mungesë të gishtit tregues, dhe një gisht tjetër

gjynof, paska ngel gjytrym...do thush ti 2 gishta jane. N'fakt ashtu eshte...

Ushtrisë Rezervë jashtë Knoxvillet.

out of knoxville ka kuptimin prej knoxville.Blount county natira eshte e bukur.vendethit e bekuar urrejne pasionalisht obamen por adhurojne patriarkun  e Duck dynasty.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).