“Nuk ka konsensus, nuk ka as përpjekje për konsensus. Madje, as përpjekje për dialog. Edhe për çështje që kemi rënë dakord, Edi Rama zvarritet”. 

Çështja për të cilën Lulzim Basha thote se po zvarritet është ndoshta pika më kyçe e reformës në drejtësi, ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, një strukturë e financuar nga amerikanët për të luftuar korrupsionin. 

E lënë gati në harresë nga të gjithë, që kur Gjykata Kushteteuse e shpalli ligjin e parë antikushtetues, Lulzim Basha papritur theu heshtjen dhe e bëri këtë duke akuzuar Edi Ramën se po mbahet peng. 

“Sot ka ardhur momenti që të ndaj me qytetarët shqiptarë që Partia Demokratike ra dakord me draftin e propozuar nga ekspertët amerikanë me mandat të qartë, të përcaktuar mirë dhe të domosdoshëm për të sotmen dhe të nesërmen e Shqipërisë, hetimin e korrupsionit në nivele të larta. Kemi tre muaj që kemi dhënë dakordësinë tonë. Ky zotëri që çiret nga mëngjesi deri në darkë për domosdoshmërinë e reformës në drejtësi, pse nuk e jep dakordësinë e tij? Çfarë e pengon? Kush e ka kapur prej xhakete? Kush ia mban dorën? Forcë e madhe duhet të jetë, derisa ka 4 muaj që refuzon partnerin tonë strategjik SHBA-në, në një objektiv po kaq strategjik siç është lufta kundër korrupsionit”, deklaroi Basha. 

Basha e di se pyetjet e tij kanë vetëm një përgjigje dhe jo rastësisht ai këmbënguli tek konsensusi në vend të atij që e quan pazar. Byroja Kombëtare e Hetimit ka qenë që prej fillimit një çështje e debatueshme për politikën shqiptare, por mesa duket kryetari i PD po e rinxjerr çështjen në skenë si një provokim ndaj Edi Rames. 

Jo si kryeministër, por si kryetar i mazhorancës, duke e ditur se kjo është një çështje e debatueshme mes Edi Rames dhe aleatit të tij kryesor, Ilir Metës. 

“Të dalë dhe të thotë e do apo jo reformën në drejtësi. Nese e do, e ftoj të bashkëpunojmë me konsensus. Janë partnerët tanë euro-amerikanë që insistojnë tek dialogu politik, tek konsensusi, tek marrëveshja jo si pazar si ato të Vilës 30 apo 31”, tha Basha. 

Top Channel ka mësuar se për çështjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit ditët e fundit është zhvilluar një debat në Kryeministri mes ministrit të Drjetësisë Ylli Manjani dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. 

Një debat ndaj të cilit Edi Rama ka qëndruar asnjëanës, mesa duket për shkak edhe të marrëdhënies delikate të krijuar së fundmi me Ilir Metën. 

6 Komente

Luli  do perfundoj  refugjat  si Selami ... I kane mbushur  mendjen  se mund  te marre vendime. 

" .....Kemi tre muaj që kemi dhënë dakordësinë tonë. Ky zotëri që çiret nga mëngjesi deri në darkë për domosdoshmërinë e reformës në drejtësi, pse nuk e jep dakordësinë e tij? Çfarë e pengon? Kush e ka kapur prej xhakete? Kush ia mban dorën? Forcë e madhe duhet të jetë, derisa ka 4 muaj që refuzon partnerin tonë strategjik SHBA-në, në një objektiv po kaq strategjik siç është lufta kundër korrupsionit”, deklaroi Basha...." 

 

smiley pyetje me spec 

 byrojasmileynacionale e investigimit, duhej!   nuk e di kush e ka bere kete gabim gjuhesor, antiintegrim!

do te protestoj! po po  do te protestoj per kete provokim te ri te medias ndaj integrimishtes!

C'te ben CSI-ja.

Ky zotëri që çiret nga mëngjesi deri në darkë për domosdoshmërinë e reformës në drejtësi, pse nuk e jep dakordësinë e tij? Çfarë e pengon? Kush e ka kapur prej xhakete? Kush ia mban dorën? Forcë e madhe duhet të jetë, derisa ka 4 muaj që refuzon partnerin tonë strategjik SHBA-në, në një objektiv po kaq strategjik siç është lufta kundër korrupsionit”, deklaroi Basha. 

Lukashenko e ka kapur nga xhaketa.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).