Disa përkufizime ndërkombëtare mbi “shtresën e mesme” hyjnë në qorrsokak në realitetin shqiptar.

“Shtresë e mesme” është një term me kuptim të gjerë që synon të përcaktojë shoqërinë si të ndarë në tre grupime dhe që varion si përkufizim nga kuptimi i përdorimit.

Megjithatë, termi shtresë e mesme është një shprehje shumë joshëse në diskurs politik.

Shtresë e mesme në kuptimin e fillesave të epokës industriale nënkuptonte atë pjesë të shoqërisë që i përkiste shtresës tregtare urbane apo profesionistëve (mjek, jurist apo inxhinier), si një identitet i ndryshëm nga klasa e lartë ose klasa e ulët e shoqërisë.

Në botën e sotme nënkuptohet një pjesë e popullsisë që ka të ardhura të mesme, të krijuara përgjithësisht si produkt i kapitalit të lartë shoqëror, (e.g. arsim i lartë apo aftësi sipërmarrëse), e ndryshme kjo nga klasa e ulët, e cila i nxjerr të ardhurat më së shumti nga përdorimi i muskujve në punë të pakualifikuara apo gjysmë të kualifikuara apo nga shtresa e lartë, pasuria e së cilës nuk varet nga niveli i kapitalit njerëzor të pronarit.

Nga pikëpamja e të ardhurave, koncepti shtresë e mesme është i ndryshëm nga vendi në vend, pasi tradicionalisht me të ardhura të mesme nënkuptohen familje që kanë të ardhura për të bërë një jetesë me mirëqenie por jo luksi. Për më tepër, termi shtresë e mesme nënkupton njëkohësisht “siguri ekonomike”, gjë që në shumë vende nuk është e garantuar për shkak të faktorëve të tjerë. Psh. një i punësuar në shtet në Shqipëri mund të ketë të ardhura për t’u klasifikuar si shtresë e mesme, por nuk e ka kurrsesi sigurinë ekonomike për shkak të pasigurisë juridike të punës në sektorin publik.

Qendra kërkimore Pew përkufizon të ardhurat e mesme në familjet amerikane si familjet që kanë të ardhura që variojnë nga 66 % e mesatares kombëtare në 200 për qind të mesatares. Në Gjermani kanë një koncept të ngjashëm. Atje, një familje me katër persona, që të konsiderohet e shtresës së mesme, duhet të ketë të ardhura mujore që variojnë nga 2,100 euro në 7 mijë euro.

Kjo nuk është ekzaktësisht e vlefshme për t’u përdorur si tregues në shumë vende të varfra, pasi një përkufizim i tillë, ka gjasa që prodhon familje të varfra ose relativisht të varfra që nuk janë në gjendje të plotësojnë nevojat e tyre bazë, pavarësisht se të ardhurat i kanë “të mesme” në krahasim me mesataren kombëtare. Gjithsesi, nëse shtresë e mesme nënkupton të qenit i ndryshëm nga të pasurit snobë apo të varfërit e përvuajtur, përkufizimi i Pew është i vlefshëm edhe në rastin e Shqipërisë. Konsumi mesatar mujor i familjeve shqiptare është 69 mijë lekë në muaj. (Instat 2014). Në bazë të përkufizimit të mësipërm, çdo familje me katër anëtarë që disponon mes 45 mijë dhe 138 mijë lekë në muaj, përkufizohet si shtresë e mesme. Ky përkufizim mund të lërë të pakënaqur shumë vetë, veçanërisht nëse rikujtojmë debatet e krijuara nga qeveria aktuale në fund të vitit 2013 mbi taksimin progresiv dhe nevojës për të përcaktuar se çfarë është pagë e ulët dhe çfarë është pagë e mesme apo e lartë. Shkurt, politikëbërësit u detyruan që, sipas hamendësimit të tyre joshkencor, të vlerësonin nëse paga nën 30 mijë lekë i përkiste “shtresës së ulët” dhe duhej të taksohej me zero, dhe se deri në çfarë niveli, paga mbi 30 mijë lekë konsiderohej “e mesme” dhe do të duhej të taksohej me 13 për qind. Ky qe një ushtrim jo shumë i vlefshëm nga pikëpamja teorike pasi politikëhartuesit gjykonin më së shumti të ardhurat e veta, jo të ardhurat e popullsisë. Dhe natyrisht, nëse një person ka pagë, fjala vjen, 100 mijë lekë, ai mbulon me rehati shpenzimet e veta dhe mund të klasifikohet si shtresë e mesme. Por edhe ai që ka pagë 200 mijë apo 300 mijë lekë, (dhjetëfishi i pagës mesatare kombëtare), vështirë se mund të konsiderohet si njeri që bën jetë luksi. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse marrim parasysh se një familje e shtresës së mesme gjermane me të ardhura sa dyfishi i mesatares kombëtare, mund t’ia dalë të bëjë një javë apo dy javë pushime duke shpenzuar të ardhurat e një muaji ndërsa një familje shqiptare në të njëjtën gjendje, vështirë se ia lejon dot vetes pushimet e gjata.

Kuptohet që të ardhurat e një familjeje gjermane me ato të një familjeje shqiptare ndryshojnë shumë sa i përket faktit se çfarë mallrash dhe shërbimesh mbulohen nga shteti në secilin vend. Psh. në Gjermani, arsimi i lartë mbulohet nga taksat ndërsa në Shqipëri, në një pjesë domethënëse, mbulohet nga tarifat. Mjafton që një familjeje “të mesme” shqiptare t’i duhet të paguajë tarifën 150 mijë lekë për studimet e një fëmije dhe të ardhurat apo kursimet e saj asgjësohen. Dhe ndonëse në Shqipëri shërbimi shëndetësor është i mbuluar nga taksat njësoj si në Gjermani, këtu te ne është sekret i njohur nga të gjithë se në shërbimet spitalore duhet të paguash shuma domethënëse për të marrë shërbimin. Rrjedhimisht, një familjeje të mesme shqiptare mund t’i nevojiten proporcionalisht më shumë të ardhura për të mbuluar shpenzime që familja gjermane nuk i ka. E kundërta, ndërsa familjet gjermane më së shumti paguajnë qira për shtëpinë ku banojnë, në Shqipëri në përgjithësi kostoja e qirasë nuk ekziston.

Banka Botërore e përkufizon termin “shtresë e mesme” si njerëzit që janë në gjendje të fitojnë nga 10 deri në 50 dollarë në ditë për frymë, si një shumë që shërben para së gjithash për të identifikuar atë pjesë të shoqërisë që nuk është e pasur por që njëkohësisht, disponon të ardhura për të kapërcyer situata të vështira ekonomike. Sipas BB, familjet që kanë të ardhura për frymë nga 4 në 10 dollarë në ditë, janë në pasiguri ekonomike. Nën këtë përkufizim, shoqëria shqiptare në masën 90 për qind është në pasiguri ekonomike. Të dhënat e INSTAT 2014 tregojnë se 90 për qind e familjeve shqiptare kanë konsum mujor për frymë prej vetëm 16,700 lekësh, ose më pak se 5 dollarë në ditë. Ndërkohë, 10 përqindëshi i pasur kanë konsum mesatar për frymë prej 61 mijë lekësh, ose rreth 18 dollarë në ditë. Duke përdorur përkufizimin e BB, 10 përqindëshi i pasur i Shqipërisë (pa marrë parasysh se këtu përfshihen edhe super të pasurit), janë në kategorinë e shtresës së mesme.

Shtresa e mesme përbën gjithashtu një term që përbën një alternativë politike ndaj botës së ndarë në dy klasa, pakica e pasur dhe shumica e varfër ndërsa zhvillimi i shtresës së mesme përmes rritjes së arsimit apo mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve shërben si alternativë ndaj përplasjes sociale mes të pasurve dhe të varfërve. Në këtë kuptim, shtresa e mesme është bërë edhe si tip mode apo stili jetese. Shumë njerëz që i përkasin shtresës së lartë parapëlqejnë ta konsiderojnë veten shtresë të mesme ndërsa shumë të varfër shohin shtesën e mesme si një objektiv më i arritshëm se sa shtresa e lartë, pasi të qenit i varfër interpretohet më së shumti si faj i vetë të varfërve.

Të pasurit shtresë të mesme nënkupton një shoqëri të shëndoshë. Aludohet se nëse popullsia e “mesme” është në maxhorancë në një vend të caktuar, atëherë kjo shtresë e mesme është në gjendje të detyrojë politikanët ta bëjnë punën në mënyrë të përgjegjshme pasi ka aftësitë intelektuale të zgjedhë pa dritëshkurtësinë e shtresës së lartë dhe pa stresin e bukës së përditshme që prek shtresën e ulët. Por që të kesh shtresë të mesme të kësaj natyre, atëherë duhet që ajo shtresë të ketë cilësitë e plota të nënkuptuara nga ky term. D.m.th, të ketë të ardhura pranë ose mbi mesatares kombëtare, që këto të ardhura të jenë të mjaftueshme për të bërë jetë të çlirët nga mungesat e nevojave të përditshme, që këto të ardhura t’i ketë në kushtet e sigurisë juridike, (e pakërcënuar për pushim nga puna në çdo kohë).

Është e pamundur që të përcaktosh numrin e shqiptarëve që bien në kategorinë e “shtresës së mesme” që i përmbledh të gjitha këto cilësi, por me hamendësim mund të thuhet se njerëz të tillë ka gjasa janë shumë pak. Nga pikëpamja e të ardhurave, mjafton që një familje me katër vetë të ketë dy rroga pak më të larta se sa paga minimale prej 21 mijë lekësh për t’u klasifikuar si familje me “të ardhura të mesme”. Por një nivel i tillë të ardhurash mjaftojnë sa për të mbuluar nevojat bazë pa stres. Nuk mjaftojnë as për të ngrënë një drekë modeste në restorant një herë në javë, natyrisht që nuk mjaftojnë për të mbajtur një makinë apo për të bërë pushime një herë në vit. Në fund, mungesa e zbatimit të ligjit në marrëdhëniet e punës i bën këto të ardhura veçanërisht të pasigurta. Një njeri që nuk ka të ardhura të mjaftueshme për të kursyer dhe njëkohësisht, është i rrezikuar të pushohet nga puna çdo ditë, nuk mund të jetë shtresë e mesme.

 

* Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Marrë nga reporter.al

45 Komente

N.N e perkufizoi keshtu: "shtresa e mesme eshte ajo pjese e shoqerise qe gjendet midis shtreses se larte dhe shtreses se ulet."
(tiparet karakteristike te kesaj shtrese: arsimi i mesem dhe i larte. kane nje shtepi me kopesht dhe garazh, nje makine, zakonisht station, 2 femije, dhe nje qen..smiley.) nashi: shtepia, makina etj, jane blere me kredi nga banka, te ciles keta "mesfushoret", i detyrohen per nja 30- 40 vjet.. derisa dalin ne pension dmth..

Ja cfare thote nje filozof, ekonomist dhe komentator i njohur afro-amerikan rreth klasave te ndara sipas pasurise... 

What sense would it make to classify a man as handicapped because he is in a wheelchair today, if he is expected to be walking again in a month, and competing in track meets before the year is out? Yet Americans are generally given 'class' labels on the basis of their transient location in the income stream. If most Americans do not stay in the same broad income bracket for even a decade, their repeatedly changing 'class' makes class itself a nebulous concept. Yet the intelligentsia are habituated, if not addicted, to seeing the world in class terms.” 
― Thomas Sowell, The Vision of the Anointed: Self-Congratulation as a Basis for Social Policy

Ja cfare thote nje filozof, ekonomist dhe komentator i njohur afro-amerikan

Harrove te shtosh ultrakonservator. 

E ka injoranca europiane kete: nuk e dallon dot realitetin nga implikimet filozofike. 
Per me teper, sa per ta saktesuar, ai me shume se konservator (sipas kuptimit te deformuar qe mund te kete nje sockomunist si ti) ai eshte libertarian.

Po gjithsesi, zezak dhe pro tregut te lire, eshte herezi ne SHBA e madje edhe ne bote keto kohe.

Per kuriozitetin tend te paket, ja edhe nje tjeter afro-amerikan, qe sipas tjeje i bie te jete "ultrakonservator": Walter E. Williams

Si perfundim: te dy keta tipat duhet te kene lindur te pasur, ose edhe nese kane lindur te varfer do jene trushplare nga burgjezia e Botes se Re dhe jane "radikalizuar" duke u bere libertarian. 

Konservator, libertarian quaji si te dush, Malkolm X kishte nje emertim per keta soj: skllever shpie, padroni nuk i la te ngordhnin ne fushat pambukut po ju veshi nje livre dhe i lejoi me zemergjeresi qe ti sherbenin. Per kete skllavi i shpise do ja dije gjithmone per nder dhe ka per ti vajtur nga mbrapa deri ne fund.

smiley

Ne nivelin e ketyre te ishe ti pa te gjitha behen pastaj... smiley

Bota ka mjaftueshem sallategrires (te majte e te djathte), nuk ka per te ma ndjere mungesen.

Shtrese e mesme jane ata qe as kane as iu mbarohen .smiley

Edhe ne kete rast, si ne çdo rast tjeter, kyçi ose kodi i diskursit eshte pikpamja providenciale ose teologjike (si mund te kuptojne me mire kungujt pa fara).

Meqe un jam lodh tani duke ju sqaruar per çeshtje te providences, dhe pranej merrem me filma t'mdhej siçiliane te RAI 3 atebote ne bardhe e zi, po ju tregoj me pak a shume me citime pa komentime. Kush osht i zoti dhe kujt i pelqe me qen i zoti e kupto vete se si dyshi bohet tre, ose dy fele bohen tre fele (ne kuptimin qe nje fele vibruese dialektike midis dy feleve - idene e kupton vetem Petroninsja):

Lo storico Jacques Le Goff, uno dei massimi studiosi del Medioevo, ne La nascita del purgatorio, sostiene che tale dottrina nella Chiesa Cattolica si afferma tardi, nella seconda metà del XII secolo,[4] inizialmente come fuoco purgatorio, e solo successivamente strutturandosi nella seconda cantica della Commedia dantesca (composta secondo la critica tra il 1304 e il1321) a mano a mano che lo sviluppo dei commerci e i miglioramenti economici rendevano necessario integrare nella comunità anche quei "peccatori di mestiere", come banchieri o mercanti, dai cui traffici basati sul "commercio di denaro" in definitiva dipendeva la prosperità.

https://it.wikipedia.org/wiki/Purgatorio...

In this sense, perhaps, the key essay in all of Le Goff's work remains The Birth of Purgatory (La Naissance du Purgatoire). That bridge spanning the living and the dead, between the unattainable summit of saintliness and damnation avoided by a hair, was an "invention" by a power that allowed us to dominate and control our anxiety about our existence against which the scientific and technological inventions that have enabled modern and contemporary man to govern and manage reality - perhaps overcoming need and satisfying the will for power, but unable to save him from the anguish of living a finite amount of time or being in an irreversible race towards Nothing - hardly stand a chance.

http://eutopiamagazine.eu/en/franco-card...

Meqe me vje keq per ju, po jua tregoj qe te mos lodheni se çfar ka dash me thone autori me kete:

Shpikja e Purgatorit, parapriu shpikjen e Borgjezise (Feles se Trete, ose Shtetit te Trete, ose Shtreses se Mesme si tani quhet politikisht korrekt)

                                                                                                 i Modhismiley

 

NN paska fillu pune ke BIR'N-onavet per at gazet.

cfare do te thote, qe nje dikush shqiptar i cili shkruan ne te perditshmet, te marre kompetencen te na thote c'eshte shtresa e mesme, sot, ne Shqiperi

O Gjergji po pse e ke nderlikuar kaq shume çeshtjen. Ato statistikat jane shume.interesante nqs di ti perdoresh. Ne çfare niveli te ardhurash konsiderohesh i varfer. Po klase e mesme? Po e pasur? Sa persona bejne pjese ne secilen klase? Si kontribuojne secila ne buxhetin e shtetit?
Pastaj na thuaj si shpenzohen te ardhurat qe mbeten. Sa shkojne per.çfare? A mbetet gje ne fund. Ca.ratio nuk do te ishin keq (aq me.teper kur do te krahasosh shtresen e mesme.shqp me.te.tjera simotra ne bote).

Shtrese e mesme jane nje pjese e atyre qe refuzojne te ndjekin TV ne shqip, telenovela turke apo indiane, megjithese bejne leshim per meksikanet ku dhe mund te mesojne ndonje fjale ne spanjisht. Nuk degjojne tallava, apo lloje te tjera muzike lokale, por kane dobesi muziken e lehte, veçanerisht ate italiane qe e mendojne si epitomi i muzikes se mire, muziken rock,ate te Scorpions-ave, etj. smiley

Koment i zgjuar. Shtresa e mesme ka nje fare kultivimi arsimor dhe kulturor perndryshe nuk do ia dilte dot te quhej "shtrese e mesme" smiley

Te gjitha shtresat kane nje fare kultivimi kulturor, megjithese te ndryshem nga shtresa ne shtrese. Shtresa e mesme e ka me te theksuar ndergjegjen per klasen sociale te ciles i perket, grupin e shijes, nivelin e arsimit. Ndaj dhe kerkon muzike apo kulture 'te jashtme', italiane, edhe pse kjo e fundit qendron e stakuar ne vitet shtatedhjete, ku per humor serviren dekoltete e njeres veline apo tjetres, dhe ka per thelb populloren, masat, njeriun e thjeshte. Kam pershtypjen qe kjo eshte shtresa e mesme ne Shqiperi. smiley ( smiley )

E mbani mend eufemizmin per klasen e mesme ne kohe te Partise? smiley

Kur shkruaje ndonje biografi si pjese e kerkeses per shkolle etj. 

 

shtrese e mesme ne Shqiperi jane ato qe e pijne kafen e mesme.

ato qe e pijne kafen e mesme me pak si shoku xhemal jane shtrese e pasur.

Ky i ka ne rregull keto qe thote. I vetmi problem eshte se e merr shoqerine shqiptare post 90 si te rene nga qielli. 

Po te bente krahasimin me ate te para 90 (qe ishte po ashtu nje shoqeri e pabarabarte), do konstatonte se ne vitet 70-80, klasa e mesme ne Shqiperi ishte me e madhe ne numer dhe me solide se ajo e sotmja

Kjo eshte e vertete. Se ishim te gjithe te "barabarte" por mizerabel. E dime kete. Keshtu thone ishte edhe Anglia. https://www.youtube.com/watch?v=BnOGaQX04Cs

Sa per rastin e Shqiperise se sotme, ve doren ne zjarr se keta te pasurit jane ose ne biznese me te drejta monopolistike/oligolistike te garantauara nga qeveria ose ish/funksionare te larte te administrates publike. 

ej, po sa o shnosh shoku kryeminister mer. do pellcasi naj dit.

Mo dil nga tema, mos u merr me klasat e larta.. smiley

Megjithese tani qe e menoj, hierarkia e klasave mund te bazohej edhe tek centimetrat e barkut te gjithsecilit. Kshu do dilte ne pah benefici i te qenit barkmesem smiley

The Pats need offensive linemen ... se me ato qe ka, Tomi do e maroje sezonin me minus nji ose dy gjymtyre . Apo nuk ishte dhe ne Miami kryeministri. E ka pa nga afer the debacle...

problem esht bo verte smiley

nuk esh vetem off. Line por ska as recivera ku ta shkarkoje topin shpejt smiley

po besoj KC/HOU dhe pastaj PIT ne shpi i ndreqim.

dmth do BB qi me fitu TB SB me nji dore te lidhme mbas shpine smiley

pastaj S1KQ-JA esh sqimatar; kir nuk qahet Kuazi, se me lekt e atijna eshtu shku, çne un?!

 

 

Ta kisha muhabetin qe o tu u shnosh me bo try-out per left guard per Patriots, KM -ja. Me qe ra llafi, kush ka me shume zhutra, KM apo TB ?

nuk plotson kriterin politik per at pozicjon ky jo smiley. I dum nga te Trumpit.

me 3000 euro tqelbta do me u mat ? smiley

 

edhe pak bohet me i gjone se i gjate

Moj para' me hengesh mune

qe bere zengjin, harbune ...

Hason Zyko Kamberi.

Ka shkruar 15 paragrafe dhe s'ka thene asnje gje; duhet ti vene nje gjobe.

Meqe jemi ke termat me pershkru shoqnine dhe fenomenet shoqnore, para ca kohesh lexova ktu ke Peshku qe po protestoshin kundra qeverise "shtresat ne nevoje" dhe... "profesionet e lira" smiley

kjo e fundit perfshinte avokatet, doktoret private, noteret, dhe te tjeret e kesaj natyre- individe te shkolluar qe bejne leke shume me pune private individuale. 

Pike te plota per sensibilitet gjuhesor them une. 

I mean, kush do e mbeshteste nje proteste nga doktoret dhe avokatet e Shqipnise? 

Po kshu, profesionet e lira dhe shtresat ne nevoje, kujt katili nuk i dridhet zemra? smiley

O Tiku je shume.sarkastik, megjithate me keto linqet ia ke arritur qellimit.
I forte je smiley .

Kryesorja eshte qe motivacioni im nuk sarkastik, siç eshte ne fakt i autorve dhe aktruesve te ketij lloj zhanri shume specifik dhe origjinal (safi italian, biles sicilian, qe ne nje kuptim qendron me lart kulturalisht se "italian").

Un e perdor sakazmen si mbrojtje ne nje ambjet qe ka per motiv sarkazmen, biles me keq se sarkazmen, ku ta gjesh sarkazmen, krahasuar me komentet e Kopshtares dhe Xhiblong Lagshtines (sa per te permend dy emra perfaqsues sarkastik).

Pastaj po te njofesh kontestin e ketyre filmave, gjuhen, ambjentin, autoret dhe aktoret, dhe po te shohesh pertej sarkazmes (ose sipas shprehjes se famshme sarkastike: "çdo gje eshte e pastert, pare me sy te pastert"), atehere mund te shijosh nje art vertet te madh (jo t'modh!), qe as Stalker muvi nuk e kupton dot, e nuk e shijon dot kete lloj arti komunist (megjithse e mban veten per komunist).

Atebote, une keto lloj "porno" shihja ne TV, asnjehere porno Elektrik Blu, siç shifshin disidentet e llojit xhiblong, kopshtare, stalker etj.

 

Ndoshta te kam.keqkuptuar at'here. Per te tjerat ishte vertet nje art "pure" do thoshnin francs-et e Charlemagne-it.

Per te kuptu me mire se far desha te them per llojin e artit, po deshe shife edhe nje here tjeter linkun, por i perqendruar vetem tek imazhi, mos ja var kuptimit. Peisazhi mbrapa figures eshte kryeveper (bashke me figuren akoma me teper kryeveper), per finese veshtire te arrijne edhe japonezet, ka kaperxuer edhe Pazolinin (pa tjeter ndikuar shume prej tij).

Per plotsim shif edhe kte tjetren qe eshte me sublime edhe si pretendim per sarkazme:

https://www.youtube.com/watch?v=SRpOxCIhep8

Ky lloj arti eshte nje maje, e per ta kuptuar vertet duhet me u ngjit vete dal nga dale (perveç faktit qe kontesti qe e ka krijuar nuk ekziston me), kurse un po te çoj ne maje me elikopter. Dmth tamom sipas stilit te kohes (thene me sarkazmesmiley).

 

Tiku nuk eshte me disponibel video. Shiko mos ka ndonje link tjeter.
Per sa thua me siper jam shume dakort me ty. E kam disa here me rradhe dhe eshte vertet shume i fuqishem si imazh. Edhe sikur pa ze ta kishin bere, thjesht mimika e personit apo dhe dhe dekori jane gjithe esenca e mesazhit. Vertet shume te bukura vidiot.

Artikujt e Gjergjit me pelqejne, per vet faktin se ai perdor metoden krahasuese, veç ketu me duket se krahasimin e ka bere gabim, nuk mund te merret Gjermania si vend krahasues, une do te preferoja nje vend lindor (nga vendet Balltike e deri ne Ballkan), vende qe kane me te perafert standartin. Ketu duhet pare se ku jemi dhe si jemi ne raport me bllokun e lindjes. Naturisht qe s'do kalem, ne jemi shum mbrapa edhe me keto vende. Dhe ketu fajin e kane qeverite shqiptare. 

Ne Ameriken e Veriut po zhduket shtresa e mesme, ndersa ne Shqiperi me vjedhen e pasurise te perbashket nuk ka shans as qe te lindi (pastaj habiten njerezia ne Shqiperi pse ikin robt).

"Mesatarja" si statistike eshte krejt e pakuptimte per te pershkruar realitetin, bash sic jane ato 'fashat' e shperndarjes te te ardhurave mes 60%-200% e mesatares qe  te kualifikojne te futesh ne shtresen e mesme. Po te jesh te 60% i mesatares prap barkthate je, dhe shumicen e njerezve ne ate 'fashe' aty i ke te grumbulluar ne sejcilen ane te Atllantikut.

 

 Konsumi mesatar mujor i familjeve shqiptare është 69 mijë lekë në muaj. (Instat 2014). Në bazë të përkufizimit të mësipërm, çdo familje me katër anëtarë që disponon mes 45 mijë dhe 138 mijë lekë në muaj, përkufizohet si shtresë e mesme. 

Mbi te gjitha Erebare e merr pikenisjen nga konsumi per te 'zbardhur' fashen e shtreses te mesme. Nderkohe duhet t'ia filloje nga te ardhurat.

Sidoqofte na jep disa pershkrues kualitative te shtreses te mesme

  • mbulon pa problem nevojat jetike
  • ka nje makine (20% e popullates ka makine)
  • mbulon pushimet 1 here ne vit

 

Pastaj le te na thote nese flet me leke te rinj apo te vjeter?

Shtrese e mesme ne Albanie jane ate qe nuk dine apo nuk kane ca te vjedhin (me shume kjo e dyta se te mso puna vete zanotin).

po grupi i nderuar i tullaceve me X5, ne ça shtrese kualifikohet ne Albanie ?

Jo se dua te bej avokatine e tullaceve me x5, por nje arsye pse perçmohen aq shume eshte sepse kane kapercyer  kufinjte e shtreses se tyre (shtresa e ulet kuptohet). Ia kane dalur dmth, pa stermundime.

aaa, keta jane ata qe quhen: "fuoriklase", dmth fuorishtrese..

Belul, kjo e tullacllikut eshte me domosdo? Se hajt se X5 i behet dermani, po klinika per shkulje flokesh s'kemi degjuar gje, vec per mbjellje. smiley

Ja gezuar njehere 2016 te gjithe shtresemesmeve dhe shtresevarferve (ketu beson hyn vetem ndonje qe e ka komentimin me norme tip Kali Qyqes) qe verviten ketej pari (se s'ma merr mendja qe ndonje shtresepasur te harxhoje kohe per llogje peshkiste).

Nga ana tjeter e cuditshme se site gjithe shtresemesmit qe vijne ketu nuk e dine si perkufizohet shtresa ku bejne pjese... smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).