“Crown Agents” denoncon korrupsionin në radhët e doganave dhe kontrabandën, si shkakun kryesor në rënien e të ardhurave në buxhetin e shtetit.

Kompania, e cila jep asistencën në fushën e doganave për qeverinë shqiptare, “Crown Agents” denoncon korrupsionin në radhët e doganave dhe kontrabandën, si shkakun kryesor në rënien e të ardhurave në buxhetin e shtetit.

Në një raport të gjatë të nisur në Kryeministri dhe në Ministrinë e Financave, “Crown Agents” kundërshton akuzat për paaftësi në përmbushjen e kontratës që ka me qeverinë, për mosrealizimin e të ardhurave në buxhet.

Britanikët nuk kursejnë që të denoncojnë raste të korrupsionit sistematik në radhët e doganave, por dhe pengesat që ata kanë hasur shpesh gjatë punës së tyre, gjatë kohës që kanë ushtruar kontrolle në terren.

Vizion Plus ka siguruar raportin e plotë, i cili sqaron arsyet se përse nuk është realizuar plani:

Qëndresa që kanë dëshmuar disa punonjës të doganës për të kryer kontrollet në mëyrën e duhur dhe në veçanti mungesa e vullnetit për të vendosur penalitetet e duhura për rastet e shkeljeve të regjimeve doganore

Niveli dhe kompleksiteti i korrupsionit të organizuar e sistematik në dogana, i krijuar në mënyrë të qëllimtë për të mbështetur mashtrimin me të ardhurat

Mungesë bashkëpunimi nga ana e një numri Degësh Doganore, Kryetarësh të Degëve Doganore si dhe juristësh e të tjerëve nëpërmjet dëshmimit të mungesës së njohurive, paaftësisë e, në disa raste, edhe pengim të qëllimshëm

Mungesë e të dhënave të kompjuterizuara, përfshirë mungesën e një sistemi për regjistrimin e rasteve të zbuluara, veprimeve kriminale dhe informacionit të përpunuar kriminal

Një tjetër shkak që kompania “Crown Agents” ka gjetur për gropën e krijuar në buxhet, është fakti që rritja e disa taksave nuk ka sjellë të ardhura shtesë, por ka nxitur evazionin fiskal.

Si shembull, një nga efektet e rritjes së detyrimit të akcizës për cigaret është edhe reduktimi i kërkesës për to.

Përveç kësaj, një ndryshim me rritje çmimi në vendet fqinjë e rrit gjithashtu përfitimin e mundshëm nga kontrabanda dhe ul në këtë mënyrë vëllimin e cigareve brenda sistemit të ligjshëm.

Rritja e kontrabandës mund të rrisë nivelin e konfiskimeve, por nuk sjell një rritje të drejtpërdrejtë të të ardhurave për shtetin.

Britanikët denoncojnë se skuadrat e tyre të punës janë vonuar për të dalë në terren për kontrolle, ndërsa thonë se një pjesë e madhe e stafit që punon në dogana në rastin më të mirë janë të paaftë.

Mosrealizimi i planit nga doganat ka sjellë kohët e fundit edhe një reagim të ashpër nga vetë kryeministri, i cili ka shkarkuar 3 nëndrejtorë të saj përpara një muaji.

44 Komente

Drejtori i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, Zef Preçi, thekson se deficiti prej 280 milionë USD në buxhetin e shtetit  lidhet direkt me emerimet nepotike dhe dështimin e qeverisë në kontrabandën që zhvillohet në dogana dhe tatime .Sipas nje studimi te bere nga kjo qender,rezulton se 87% e te punesuareve ne dogana, kane lidhje familjare me qeveritare ,gjyqtare,prokurore,pronare te mediave pro qeveritare apo  drejtues partish te kualicionit qeverises(qelbesirave).

jep, saundz abaut rajt

Po mire mo Agente zagare, prandaj ju paguan ju qeverria qe ta shani. 

e kane lexu the economist kta doganieret angleze? jemi lider per reforma ne krejt ballkanin. 

" .....Qëndresa që kanë dëshmuar disa punonjës të doganës për të kryer kontrollet në mëyrën e duhur dhe në veçanti mungesa e vullnetit për të vendosur penalitetet e duhura për rastet e shkeljeve të regjimeve doganore...." 

Po si do vendosen penalitete kur produkti/malli eshte i shokut, mikut, filanit, Rilindjes, etj. 

 

" .....Mungesë bashkëpunimi nga ana e një numri Degësh Doganore, Kryetarësh të Degëve Doganore si dhe juristësh e të tjerëve nëpërmjet dëshmimit të mungesës së njohurive, paaftësisë e, në disa raste, edhe pengim të qëllimshëm..." 

  Kjo mungese bashkpunimi, mos fsheh diçka si tip korrupsioni, abuzimi, apo duhet te jene te paafte, siç dyshojne britaniket. Si njera si tjetra, pse qeveria nuk i ndrron me te afte apo me njerez te ndershem. 

 

" ..... Një tjetër shkak që kompania “Crown Agents” ka gjetur për gropën e krijuar në buxhet, është fakti që rritja e disa taksave nuk ka sjellë të ardhura shtesë, por ka nxitur evazionin fiskal....." 

  Kjo dihet, mirpo a e di qeveria, Palloshi, qe rritja e taksave çon ne evazion fiskal. Pastaj, te dy palet mbani pergjegjesi per kete evazion. 

 

" .....Rritja e kontrabandës mund të rrisë nivelin e konfiskimeve, por nuk sjell një rritje të drejtpërdrejtë të të ardhurave për shtetin...." 

 Kjo dihet, ama sjell nje fare rritje indirekte. Mirpo paaftesia e Rilindjes nuk e di se si veprohet ne kesi rastesh. 

 

" ..... Britanikët denoncojnë se skuadrat e tyre të punës janë vonuar për të dalë në terren për kontrolle, ndërsa thonë se një pjesë e madhe e stafit që punon në dogana në rastin më të mirë janë të paaftë...." 

Iu jap te drejte britanikeve ketu, megjithse njihen per politiken skile te tyre, ndersa Palloshit  dhe Braçe Miushit, do t'ju thoja ate qe i kam thene dhe Buall Mavrise, se; Po ju ha tenja. (eshte nje shprehje popullore e jugut) 

Konkluzioni; Nuk behet shteti me shoke, miq, familjare, por me njerez te ndershem e te afte, qe mendojne per shtetin me shume se per veten e tyre. 

Konkluzioni; Nuk behet shteti me shoke, miq, familjare, por me njerez te ndershem e te afte, qe mendojne per shtetin me shume se per veten e tyre. 

As me njerezh te "ndershem"  nuk behet shtet

Frika i ben njerzit te ndergjegjshem , vetem frika  dhe druri ! Ti Pjer si ekonomist ke nje ide se si mund te inxheksohet frika , qe te kemi njerez te ndershem qe punojne per shtetin ?  

 

natyrisht ilir-jano, me gjoba dhe ndeshkime, plus sensibilizim, arrihet nje fare ndergjegjesimi, plus rroge te mire me bono ushqimi qe te arrihet 100% ndergjegjesimi. 

Komandant na ka mare malli per Linkun e Dinit!

 

shume e rende smiley

po ca flisni ore, nuk keni pare asgje akoma..kush ka bere hajer nga sociokomunistat hajdute. po te pakten na rane veshet rehat nga keto bythelepiresit qe Edi Rama po ben shtet . Era shtet na doli era moot smiley

Mesa mend ne koke votohet nje person qe se di persa vite ne bashki u pa cfare beri, pervec batutave. Se pallatet qe mbine mbi kioskat edhe qorr po te jesh do ti shikosh ..tani ka shumefishuar veten me replika te tipit Erjonke apo Beqke dhe hajde jeto ketu

Me bast qe besimtaret socialist edhe nga kampet e refugjateve pellasin "po bo shtet lale" kur lexojn neper internet fjalimet e kryeministrit.

Nuk behet shtet me nje popull qe eshte perdhunuar per 25 vjet , nga Ali baba, me 40 hajdut 

Ja ku doli qe fajin e ka Aliu.

Crown Agents: Doganat, të zhytura në korrupsion e kontrabandë

kete e di i madh e i vogel ne shqiperi prandaj dhe ju pajtuan ju qe ta luftoni korrupsionin.

po pra, qeveria pagoi 3 milione dollare per te marre vesh qe ne shqiperi ka korrupsion.

do uau kishte thene Pjeri per 3 qofte dhe nje birre.

 

Nga fajin e ka Aliu u kalua ne fajin e kane   Crown Agents

 

Fol vet, qesh vet, pergjigju vet.

Kurr si kam kuptu kta tipa.

Po te kthej pergjigje qe ta nderpresesh monologun se mos fillon e zihesh me veten.

Ti kurr si ke kuptu kta tipa, e kurr s'ke per t'i kuptu kta tipa, pa kuptuar me pare qe he per he nuk ka dia-loqe, por ka vetem mono-loqe (prandaj Hamlet monoloqja eshte personifikim i intelektualit te shquar).

Por rreziku me i madh nuk eshte mono-loqja, rreziku i tmerrshem apokaliptik eshte pa-loqja fare, paralajmeruar nga mono-loqet e intelektualit te shquar "Shenime nga nentoka" i Dostit (qe e ka lexu gjyshi im dhe gjyshi i Dinit me urdher te Kryetarit te Deges).

 

Edhe un bej monolog por pasi truri im cliron dmt. Ne gjendje normale esht budallallek i nivelit gjyshi im e gjyshi yt.

Ti kurr s'ke per te kuptu monoloqe gjyshi im, gjyshi yt, neqoftese do te mbetesh ne nivelin e kalamojve te shkalles pallatit qe bejne zhurme me dia-loqe duke lene pa gjume gjysh Oidrizin.

 

Ti kur flete veten je fiks. Kur ben dialog sje ktu por vetem citon te tjeret.

djalosh un nuk citoj, un bej collage, gje qe eshte komplet gje tjeter, e mund te behet art i madh dhe origjinal me kete lloj teknike artistike te panjohur nga kalamojt e pallatit.

 

Art? Mediokritet i nderlikuar.

shëëët, mos bej zhurme me dia-loqe se po fle gjysh Oidrizi!

 

Qeveria e Edi Ramës dhe koalicioni PS-LSI është vënë me shpatulla për muri prej opinionit publik, sepse qeverisja e tyre ka dështuar në mënyrë spektakolare. Që në fillim, të gjithë mendonin se koalicioni i Edi Ramës me Ilir Metën nuk do të sillte mrekullinë, por askush nuk e kishte menduar që veçanërisht Edi Rama do të ndiqte modelin e Sali Berishës dhe do ta kthente qeverisjen e tij në një llokmë për orekset e pashuara të pushtetit paralel në Shqipëri që përbëhet prej afaristësh okultë, të cilët qëndrojnë në hije pas cilësdo qeveri që vjen dhe marrin të gjitha fondet publike për shërbime që mund të kryheshin prej vetë shtetit. 

Ajo që ka bërë Edi Rama me Vilma Nushin, pra koncesioni që ai i ka dhënë kësaj tregtareje duhani për të kryer check-up-in për dhjetë vjet me një fond prej 120 milionë eurosh është një vjedhje e pastër, një vjedhje e ndyrë dhe një shpërdorim flagrant i fondeve publike. Të gjithë ata që e kanë investiguar këtë rast, kanë vënë re një shtrembërim flagrant të qëllimit të këtij investimi me përfitimin prej tij. Kompania e tregtares së duhanit, Vilma Nushi, do të sjellë pajisjet duke marrë prej shtetit çdo vit 10 milionë euro, ndërsa shërbimet do t’i kryejnë qendrat shëndetësore. Unë kam kryer një vizitë nëpër të gjitha qendrat shëndetësore të Tiranës dhe interesi i personave që duhet të kryejnë këtë check-up është thuajse zero. Ka një alarm nga Ministria e Shëndetësisë që i kërcënon punonjësit e mjerë të këtyre qendrave shëndetësore që të bëjnë të pamundurën që të ftojnë personat me moshë 45-60 vjeç që të vijnë të bëjnë këtë kontroll, por askush nuk e ka mendjen që të realizojë oreksin e Vilma Nushit dhe të Edi Ramës, sepse ato para janë një vjedhje e hapur. Prokuroria duhet të na tregojë urgjentisht se si do t’i shpenzojë Vilma Nushi 10 milionë euro çdo vit për dhjetë vjet rresht, çfarë do të blejë me to. Sepse me aq lekë ndërtohet nga fillimi Rruga e Arbrit, bëhen nga fillimi dhjetë spitale moderne në të gjithë Shqipërinë. Vilma Nushi duhet të dalë në publik dhe të na tregojë se çfarë do të bëjë me paratë tona. Disa emisione investigative kanë ngritur alarmin, por kjo nuk mjafton. Kjo vjedhje duhet të ndalohet dhe ky koncesion duhet të anulohet.

                            Ilir Yzeiri ....gazetar kuqalosh

u zhgenjye edhe ky Yzeiri nga Rama? po i shtohen te pakenaqurit Rames,

 

kaq shume goje e orekse, e kaq pak tendera e projekte

Unë kam kryer një vizitë nëpër të gjitha qendrat shëndetësore të Tiranës dhe interesi i personave që duhet të kryejnë këtë check-up është thuajse zero.

Dmth pse njerezit ende nuk e kane kuptuar ne Shqiperi rendesine e check-up eshte faji i Vilma Nushit apo Edi Rames? Dakort qe Ministria e Shendetesise edhe mund te beje fushate per te njohur njerezit me te mirat dhe rendesine e check-up per shendetin e tyre, por jo se eshte e domosdoshme. Atje ne Kanada ti shkon per check-up rutine 1 here ne vit a 1 here ne 6 muaj?

Gjembi llaf nga brenda ky. Kapos i shkon doktori te shtepia per cdo gje. Nuk para e tregon veten por Kapo eshte i sistemum ashtu siç duhet. 

Ne te Amerikes ju kemi zili per sistemin shendetesor qe keni. Dmth per koston, se per keto sherbimet e specializuara sikur vini ketej nga ne per t'i bere. Tani po shtohet dhe zilia personale ndaj Kapos per keto sherbimet speciale qe paska smiley

per sherbim t'specializum vinte dhe berlusconi ne amerike, kur ishte kminister, mi gjembi. Puna eshte kush i mbulon ato sherbimet e specializume qe fol ti. Nji kolegun tim  qe u aksidentu tu bo ski ne aspen, e moren me helikopter vecse ja mbuloi siguracioni qe kishte ktej. 

bredharaku, une s'po e kritikoj Kanadane. E theksova qe ju kemi zili per menyren e mbulimit te shpenzimeve.

ka plot gjera per t'u kritiku. Nuk jemi akoma Komune Parisi. Dhe as kemi per t'u bere persa kohe ne vend te mirepresin mama seksi, na sjellin gra me ferexhe

Cili eshte fiksimi i shqiptareve me kete binomin "mama seksi"? This is so wrong.

Vete e keni fajin qe ato 200 mije, nga padituria, rrini duke i shpenzuar kot neper bursa per 3-4-5-6-7% interes e jo ne vendin e duhur. Mamat seksi nuk dalin dot me minifunde e dekoltera per tu bere shetitje femijeve te tyre diku ku ngrin dhe celesi i deres se makines.

Po s'do jemi te gjithe si Kapo o gjembo! Ai ka rregullu ca gjera,  Bredhi ca te tjera, une po ashtu te tjera...tani secili riskun e vet. Ja neve nuk ju kemi zili qe keni plot vende te ngrohta!

Vlonjat, shif vlla, harroji ca te thone kta amerikano-verioret dhe veju veshin (ose syte), c'te thone shqipot e Shqiprise. Se ne baze te sondazheve, paskan te dhenat me te mira mbi ekonomine

http://www.newsbomb.al/index.php/ekonomi...

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).