Ilir Meta, 22 Janar 2011:

“Dje e gjithë Shqipëria pa se kush është fytyra e vërtetë e Edi Ramës. Ai sadisti që dhunën e ka pasur pasion edhe ndaj familjarëve të tij, dje nxori fytyrën e vërtetë përmes halabakëve dhe kriminelëve që goditën për orë të tëra institucionet dhe forcat e rendit. Fytyrat e tyre janë fytyra e vërtetë e Edi Ramës përpara të gjithë shqiptarëve dhe përpara të gjithë botës.”

“Edi Rama… duke qenë në fundin e tij si politikan duke humbur çdo lloj logjike alternative dhe përgjegjësie politike iu drejtua krimit të organizuar për të mobilizuar gjithë krimin edhe atë ordiner të cilin e patë dje se si sulmonte dhe dhunonte policinë se si sulmonte dhe dhunonte dhe donte të pushtonte Kryeministrinë.”

“Edi Rama doli para medieve për t’u thënë të gjithëve dhe për t’i bërë budallenj të gjithë qytetarët shqiptarë se ishin provokuar halabakët e tij kriminelët e tij nga makinat me ujë kur të gjithë e panë se për gati një orë banditët kriminelët kokëpalarët të droguarit e Edi Ramës dhunuan sulmuan me ç’patën mundësi policët e këtij populli të cilët janë njerëz të cilat janë familjarë të cilët kanë fëmijë të cilët kanë kushërinj të cilët kanë farefis dhe që duruan që u vetëpërmbajtën që u vetësakrifikuan pikërisht për të mos dëmtuar halabakët kriminelët të cilët donin të merrnin dje pushtetin.”

“Sepse kështu u ishte premtuar të gjithë atyre që u sollën në Tiranë se dje do të merrej pushteti nga Edi Rama… [ky] bastard i cili nuk ka më asgjë politike, i cili e zëvendësoi Partinë Socialiste me krimin e organizuar dhe ordiner, i cili ndyu dje Tiranën, i cili gjakosi dje Tiranën.”

Sali Berisha, 21 janar 2011:

“Nën drejtimin direkt të Edvin Kristaq Ramës të vendosur në kullat karshi, falangat e krimit, grupe banditësh, trafikantësh dhe terroristësh në përbërje të të cilëve ishin rreth 200-300 vetë, pasi qytetarët nuk lejuan të infiltrohen në dhunë. [P]ër orët të tëra tentuan të rrethojnë kryeministrinë e vendit dhe të vendosin pushtetin e dhunës. Skenari i tyre ishte: duhej me çdo kusht të mirrej kryeministria, parlamenti dhe ministritë. Në këto përleshje kanë humbur jetën tre qytetarë dhe janë plagosur shumë të tjerë.”

“Unë gjithashtu sot jam këtu për të shprehur vlerësimin tim më të madh për të falënderuar me mirënjohje të thellë policinë e shtetit për shkallën më të lartë të profesionalizimit, të përgjegjësinë, gjakftohtësisë, me të cilën ajo bëri që të dështojë skenari i trojkës Rama-Ruçi-Gjinushi.”

“Një falënderim dua t’u bëj qytetarëve të Tiranës që braktisën aventurën e trojkës Ruçi-Rama-Gjinushi. Me qeverinë e tyre bënë që ajo të marrë përgjigjen e merituar.”

9 Komente

Eh, si tha ai tek filmi smiley nje gote vere dhe pas tre ditesh harrohen te gjitha smiley Beluli mund te na i sjelli ate pjesen smiley

O peshq, me jeni bo si andrea stefani te opinioni. Krimineli dhe hajduti se kan problem me dale genjeshtar. Keto dy kategori e kan te drejten dhe me ligj me genjy per me u mbrojt.

Saliu e Meta e bon ça kishin me bo ateher kur u bo. 

Rama, Rama.

Ai ça bon tani se ai i voli frutet e asaj menxyre. 

Saliu e Meta e bon ça kishin me bo ateher kur u bo.

E bone, por akoma nuk po e vuajne ate qe kane bo, sepse nuk ka drejtesi! Prandaj i duhet dhene kohe partise ne pushtet per te perfunduar punen me reformen ne drejtesi; ndryshe krimineli dhe hajduti do vazhdojne te krekosen si gjela.

Prandaj i duhet dhene kohe partise ne pushtet per te perfunduar punen me reformen ne drejtesi.

ke harru t'i japesh dhe ca vite nga jeta sic e do zakoni, berber

Rama, Rama...kuazi...do i fuste ne burg.

Po gjithsesi. Ulu ne nje gur aty e veç prit se 'o me te treshit o me te tetes' do bohet

Pika n'myth ty per llogjet selektive (ke copy & paste kete artikull dhe e ke injoruar kete tjetrin nga e njejta faqe) dhe Peshkut qe ti ka qitur ne krye me moton "Ne vitin 2016 drejtesine per 21 janarin e presim nga llafet qe Saliu dhe Meta thane ne 2011". 

Pas nja 5 vitesh te tjera, ne perkujtimin e 21 janarin na sillni citatet e Duces, ose te pakten te Ahmet Zogut, cka do vertetojne qe drejtesia duhet vene nga Ponc Pilati. 

Bota jane vrare e prere

prape jane pajtuare

ne as vrare as prere jemi

dy fjale nderruare

populli.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).