Me titullin e fortë, “ISIS mbërthen rrjetin 4 miliardësh të drogës nga mafia për të financuar fushatën brutale të terrorit”, gazeta britanike “Daily Mirror” e së dielës, shkruan se xhihadistët po përmbytin Britaninë me kanabis nga ferma shqiptare e drogë

“Shteti Islamik, thekson gazeta, po siguron para të thata për fushatën e saj të terrorit, duke kontrolluar fermat e kanabisit dhe duke dërguar drogën në Britani. Kalifati djallëzor ka shtënë nën kontroll operacionet e mafias me vlerë 4 miliardë dollarë për rritjen e marijuanës në malet e Shqipërisë”.

“Avionët privatë dhe anijet dërgojnë tek bosët e drogës në Itali prodhimin me vlerë 4 miliardë dollarë dhe këta të fundit e shpërndajne atë në Europë”,  shkruan “Daily Mirror”.

“ISIS i hyri kësaj tregtie të leverdisshme pasi shërbimet e sigurisë, ndërhynë ushtarakisht në selinë e mafias shqiptare në fshatin kodrinor të Lazaratit”, thotë gazeta britanike.

“Jo vetëm që nuk i dha fund kultivimit të kanabisit, por sulmi policor i 2014 hapi rrugën për ekstremistët që të merrnin kontrollin. Ata tashmë rekrutojnë në atë zonë, shpesh nga vetë radhët e mafias”, shtohet në artikull.

Gazeta citon ekspertin Dr. Marjan Nikolovski, i cili paralajmeron se “Britania është tregu kryesor për kanabisin shqiptar. ISIS është i përfshirë në prodhimin dhe trafikimin. Ndaj kushdo që blen drogë në Britani financon terroristët”, citon gazeta ekspertin e sipërpërmendur.

Shkrimi nuk ofron ndonjë fakt konkret për të vërtetuar këtë pretendim, që duket shumë spekulativ për të qenë i vërtetë.

Faktikisht, Britania nuk është tregu kryesor i kanabisit shqiptar. Operacionet policore britanike të viteve të fundit kanë kapur kokainë dhe heroinë nga grupet kriminale shqiptare dhe jo kanabis.

Edhe ai kanabis i kapur, i kultivuar nga shqiptarët është kultivuar nëpër shtëpi të marra me qira në Angli e Uells dhe nuk ka qenë kanabis i ardhur nga Shqipëria.

Shkrimi i “Daily Mirror” bazohet në shumë të dhëna të vjetra dhe përgjithësuese, si për mafian shqiptare, ashtu dhe rekrutimin e xhihadistëve shqiptarë të dërguar në Siri dhe nuk ofron fakte bindëse dhe kokekforta për lidhjen mes drogës shqiptare dhe financimit të ISIS-it.

43 Komente

ndalo te besh propagande anti shqiptare gazetar.

Lexo.

s'kam nevoje te lexoj qe kur shikoj emrin sllav te ekspertit. artikull pa prova. 

pastaj shqiperia si me qene ne kohen e enverit (apo koreja veriut), e mbyllur prej botes. kete bota e drejton sot, se ajo ja jep fondet (rrogat). qeveritaret shqiptare jane veç marioneta. te jete problem kaq i madh per boten, vijne dhe i asgjesojne direkt keta te droges dhe te isit. se ne shqiperi ata komandojne. trego ndryshe nje vend europian, ku ambasadoret e huaj dalin dhe flasin çdo jave ne TV. perveç shqiperise nuk ka asnje vend te tille.

Po sigurisht qe eshte artikull i dobet. Prandaj them lexo. Edhe paragrafi i fundit qe vendos Top Channel kete thote. Por po nuk lexuam c'thone nuk bejme dot argumentin kundershtues. Ka nje politike te mirefinancuar, mendoj qe jane para nga stepat e arushes, per ta paraqitur Shqiperine si vend ekstremistesh fetare. Prandaj duhet me ndenj syçelë. 

O lere Blend, sycele e sypetrit ne fakt media shqiptare. Me mbahet mend atehere kur keta sypetritat tane xhironin lajmet e Kuririt, si te rejat me te fundit. Nderkohe mediat Beogradase, merrnin si reference Balkanweb qe dronin e kishte ngrit Orfiu. Keta sypetritat tane thjeshte jane perdorur si amplifikues dhe certifikues te gjithe shpifjeve qe bejne jashte. Keshtu, keshtu, ky muhabet..

Shkrimi i “Daily Mirror” bazohet në shumë të dhëna të vjetra dhe përgjithësuese, si për mafian shqiptare, ashtu dhe rekrutimin e xhihadistëve shqiptarë të dërguar në Siri dhe nuk ofron fakte bindëse dhe kokekforta për lidhjen mes drogës shqiptare dhe financimit të ISIS-it.

 

jo vetem kaq, por eshte e cuditshme se gjithmone ne Evrpope per te folur rreth krimit shqiptar, del nje  ekspert  sllav, si ky Dr. Nikolovski.

 

nga ana tjeter, eshte nje fakt, (qe ska te beje me argumentet dhe shkrimin e ''Daily Mirror''),   kultivimi  dhe  tregetia me shumice e kanabisit  ne Shqiperi, nuk ka pesuar ndonje renie, por vazhdon normalisht,  megjithe aksionin te bujshem te shtetit  ne Lazarat.

Po sikur ishte prape nje femer maqedonase ajo qe fliste per Mafien Shqiptare? Hajde merr vesh.

Tani dhe ti Belul me keto "faktet" mos u bej si Nikoja. 

nuk ka lidhje kjo qe them une me Nikolovskin... 

hap kronikat dhe shiko;  vetem vitin qe shkoi se ton kanabis  jane kapur  ne portet Italjane, ardhur nga Shqiperia.. dhe po flas vetem per Italine.. se ka edhe Greqi etj etj.. faktet jane fakte! 

...ndersa Nikolvski nepermjet Daily Mirror ben lidhje djalllezore me ISIS etj, kjo eshte tjeter pune.

Tani o Belul, une e ti,  mund te kemi mendime te ndryshme per kanabis ne pergjithesi, qe per sa me perket, eshte te pakten pune me me mund se te presesh pemet qe jane mbjell nga rob te tjere, dhe tja shesesh komshinjve.

Poor thene kjo, masa e kanabis te kapur s'tregon rritjen e KULTIVIMIT dhe Shitjes se tij detyrimisht, por mund te tregoje se keto vitet e fundit ka patur nje bashkerendim me eficent te aksioneve te policive te vendeve perkatese. 

patjeter qe tregon kultivimin!!  qe te shesesh dicka me shumice, duhet te prodhosh/  ta mbjellesh me shumice ! nga qielli nuk bie kanabisi..smiley  

kete perrallen e  bashkrendimit eficent te policive, pastaj,  tregoja  femijeve e ku di une... sepse nuk e kuptoj dot kete bashkpunim eficent qe;  policia shqiptare  ka  info qe do shkojne  X-tone kanabis drejt Italise nga porti i Durresit, bie llafi,  dhe nuk e bllokon  vete,  por u thote italjaneve kapeni juve..smiley

 

p.s dhe po flasim per tonet me kanabis qe kane kapur  italjanet... por ka edhe nje sasi te madhe fare qe nuk eshte kapur, por ka shkuar atje ku duhej. se kot nuk vazhdon me sukses te plote ky  biznes.smiley

Po tani ne s'jemi police.smiley S'kemi nga ti dime punet e shteti, po mendja ma do, qe a kapet ketej a andej, pak rendesi ka, se shpesh behet dhe per mungese burimesh njerezore. Mund te jete dhe stok o Belul, se hashashi s'eshte si sallata qe duhet te jete sa me e fresket nga fusha. smileyE thave e mbane stok ( te pakten ma ha mendja) . Nejse se u Nikolepsem te gjithe me keto muhabete.smiley

postime pa permbatje ben. sa me kompliku leximin e temes, per ata qe duan te arrijne nje kokluzion sa me te drejte.

jo e lagu jo se lagu, i ke komentet kudo. pa asnje thellesi mendimi apo analize. shko andej nga pa çensura te pakten.

ene Elba me nje rresht te vetem, permbledh me shume te vertete se ne lumin tend te fjalve.

Kush je ti njehere?

Nejse se s'te kisha lexu ndonjehere... S'po pres qe t'ja gjesh permbatjen ti postimeve te mia.

askushi

Dukesh.

ik nashti mos na çaj trapin, mos verteto ate qe po thosha per ty, qe kapesh pas fjaleve dhe jo KUPTIMIT te tyre. 

 

e pabesueshme eshte qe te punoje shqiptari per arabin. t'i financoje luften. 

jo qe shet gjethe. normal qe do te shesi se kerkon te pasurohet, pa u lodh. duke i rene shkurt. por kete tregti e ben per veten jo per arabet.

bile veshtiresia per te zbuluar grupet mafioze shqiptare, eshte se nuk jane te organizuar, nuk kane organizim central (me nje shef te vetem) thoshte nje ekspert policie. jane grupe te vogla qe punojne secili per vete, dhe per pak kohe. nga kjo e kane veshtire t'i asgjesojne.

zakonisht tek mafiozet e tjere asgjesojne Shefin dhe bie vete i gjithe grupi mafioz. se shefi i mbante te lidhur. ndersa shqiptaret nuk jane te lidhur, punojne secili per vete, pa shef. kjo eshte dallueshmeria e mafies shqiptare, qe ne vitet 90-ta.

O  Blend, nuk mund te komentohet mbi cdo artikull, sidomos daily mirror, bild zeitung apo te tjera tabloide.. sidomos tani qe nje pjese e ketyre tabloideve publikojne te tjera gje ne internet, e tjeter ne shtyp.. kush eshte nikolovksi, me kete te merreshe, c'dreq eksperti qenka ky? per cfare? per mbjellje foraxheresh? 

Cfare idiotlliku. Per mua, keta te qiviriut te hapin nje zyre kundra shpifjes qe te merren me hedhjen ne gjyq te gjithe mediave te huaja qe shpifin kundra Shqiperise. Per cdo shpifje te kerkojne demshperblime dhe te rregullojne te pakten buxhetin e shtetit.

Ja nje ide, gratis smiley Siç e kam thon para shum vitesh, qeveria shqiptare duhet vetem te ngrej nje grup te rinjsh kompjuteristash, qe te regjistrojne çdo ide qe vjen nga mediat sociale. 

qe ka shqiptar qe te shkoje te luftoje per islamiket, s'ka asnje dyshim. per lavdi apo pare, shqiptari nuk e refuzon luften, vihet ne sherbim edhe te armikut te popullit te tij, e jo me te tjerve. (i ka dhene provat)

por qe te kete shqiptare qe te financoje, nje lufte qe s'i perket, aq me teper fetare, kjo duhet te jete rast i ralle, apo i pamundur. shqiptari nuk eshte fetar. jemi populli i vetem ne glob, qe e hoqem fene fare, me ligj, (pa me te voglin kundshtim) per gati 40 vjet. (gjysem shekulli).

te ishim ne pastaj financues te nje çeshtjeje kolektive, do te ishim populli me i begate ekonomikisht i botes, aq vend te vogel qe kemi. ne perpiqemi vetem per VETEN. asgje tjeter.

Hashashi shqiptar financon ISIS-

 Ky artikull duket,  sikur e ka shkruar Berisha ! 

nuk e kane me qeverine socialiste, por me SHQIPERINE MUSLIMANE or toç 24 karatç. 

 Nuk ka rendesi se per ke e  ka Nikolovscy por shpifjet dhe intrigat i ka njesoj si Berisha. o rrot k...! 

do te ket qi nonen berisha si duket. se e mban ne goj nate e dite.

 ti po flet pa kuptim, si bir kurve ! 

une s'kam problem me berishen gje. pastaj duhet te ta qije dikush nenen qe te quhesh bir kurve.

Po pse duhet ta dish ti kush ta qi nonen dhe motren qe te quhesh bir kurve ? smiley 

po mire berishen per çfare e shan atehere, te ka vjedh hurmat te baçja ?

Ku e shava Berishen une, o trap une te shava ty ! Di  te dallosh sharjet ti , apo  te duken njesoj sharjet e mia ?

berisha nuk eshte me ne qeveri e as ne partine e tij kryetar, nuk ja vlen pra te merresh me te tere kohes.

kur nuk le rast pa e permendur, tregon qe ai te ka bere diçka personalisht. ose je idiot. se ky reagim e ka nje shkak.

kta pabuksat shqiptare me nje thes miell ne njeren dore dhe ne tjetren thesin e  hashashit financojne ISIS ?

smiley

"Daily Mirror" do bente mire te tregonte se kush e financon ne te vertet ISIS me arme dhe Toyota. Edhe nese ai artikull eshte i vertet nuk mbulohet muti me shurre.

kur ke LEK ($) i blen pa problem te tjerat. ata po duan t'i tregojne botes burimet e parave te shtetit islamik. njera nga keto eshte droga shqiptare po thone.

problemi i vetem eshte qe shqiptari nuk punon per te tjeret e as per ndonje ideollogji te dhene, se do te kishte bere shtetin e tij, apo komunizmin po te ishte keshtu.

shqiptari punon vetem per VETEN, edhe kur ben prapshtira. veten e vet ka synim. si u financokan arabet ne anonimat ? eshte e pamundur per nje shqiptar te punoje ne hije te dikujt, te jete ai financuesi per me teper. 

edhe kur punonin per Sulltanin, qellimi ishte te beheshin Komandant Ushtrie nje dite, ose vezira te medhenj. dhe nuk financonin por paguheshin prej sulltanit. 

tek kjo artikulli ja fut pordhes (jo tek eksporti droges qe bejme ne itali, qe eshte fakt i vertete). bota nuk i njeh shqiptaret mire. kujtojne se jemi (si) arabe ngaqe jemi muslimane nje pjese e madhe. 

dhe ai shqiptari amerikan qe e arrestuan, ate ilaçin e ngriti 1000 %, qe te flitej per TE, ta njihshin te gjithe se kush ishte, sa i zoti ne çeshtje tregtie. jo per gje tjeter. prandaj ("koleget e vet") dhe e futen edhe ne burg, se ata financuesit apo perfituesit e tjere, si ai (qe kane kuptu marifetin sesi pasurohesh shpejt) jane diskret, punojne ne hije, pasurohen ne hije dhe kjo u mjafton. ndersa shqiptarit nuk i mjafton kaq, ai do te jete numri NJE. te jete DIKUSH.

Shqiperi e vogel ne sofren e madhe. Kaq te rendesishem paskemi qene edhe isisne duall qe mbakerkemi na me para...

Janë apo jo të vërteta, pretendimet e Daily Mirror, – thekson Berisha, –  unë nuk mund të them, por e vërtetë e pamohueshme është:

Inkurajimi nga zyrtarë aktual dhe rritja me dhjetëra e më shumë herë, e mbjelljes së kanabisit në çdo skaj te vendit, faktuar nga harta e ndërtuar, duke u bazuar vetem në operacionet e njoftuara të Policisë.

Tepelena u shndërrua në kryeqytetin europian të kanabisit. Vetëm në këtë rreth është mbjellë, me nxitjen direkt të qeveritarëve lokalë dhe qendrorë, 5 herë më shumë kanabis sesa ç’mbillej në Lazarat!

Zotërues kryesorë të plantacioneve të kanabisit në Tepelenë, Delvinë, Librazhd, Krujë, Malësi e Madhe, Dukagjin etj, janë familjarët, qeveritarët qendrorë dhe lokalë, deputetë të PS-ë!

Përdorimi i mjeteve, makinave dhe skafit te Ministrit te Brendshem nga kushurinjte e tij per trafik droge.

Përdorimi ne shkalle te gjere i avioneve dhe skafeve per transportin e droges ne Itali. Vetem ne nje linje ajrore te ketij trafiku me nje grup te Vlores jane bere, jane regjistruar 75 fluturime Shqiperi (Vlore) – Itali (Puglia).

Akuzat e të perditshmes britanike vijne pas akuzave te tjera shume te renda si ajo se terroristet ne atentatet e Parisit kane perdorur kallashnikove te trafikuar nga Shqiperia.

Këto akuza janë tejet të rënda dhe kompromentuese, ato dëshmojnë se lidhjet kokë e këmbë të Edvin Kristaq Ramës me krimin e organizuar janë në Shqipëri një prapavijë kërcënuese e ISIS-it dhe përbëjnë rrezik të madh për Shqipërinë dhe më gjërë,” përfundon ish-kryeministri.

Djema, mos u zini se keto artikuj jane per humor, portokallia angleze smiley

Keta artikuj te njepasnjeshem me tema te tilla:
1) Ne shqiperi reklutohen xhihadista
2 ) Shqiperia financon isisin
3) Mafia shqiptare trafikon arme me terroristet
....

duke u shtuar edhe perforcimin qe u ben opozita e papergjegjshme jane sinjale per tu shqetesuar per vendin tone.

Sikur te ishte shkruar ne kohen e mbreterimit te kriminelit dhe lulezimit te Lazaratit nuk do te kishte asnje gje per te mos u besuar. 

Shkrimi i “Daily Mirror” bazohet në shumë të dhëna të vjetra dhe përgjithësuese, si për mafian shqiptare, ashtu dhe rekrutimin e xhihadistëve shqiptarë të dërguar në Siri dhe nuk ofron fakte bindëse dhe kokekforta për lidhjen mes drogës shqiptare dhe financimit të ISIS-it.

thuje hapur mer gazetari i topit, eshte shkrim rracist, ose kur budalleku mediatik behet bashke me ate kolektiv.

Ps.leket e hashashit u bone pallate

Mire keta anglezet kokderra te mirror qe kane marre parate per kete artikull ashtu sic i ka marre dhe Ekonomisti por keta te medias tone ku jetojne? 

E marrin shkrimin, e perkthejne dhe e paraqesin sikur keta vete jane nga Kina e jo nga Shqiperia. Ku eshte komenti yt o media? Rri gazetari 4 ore tek selia e PS ne shi per nje fjali te Rames dhe nje fjali kur e shane para e mbrapa nje idiot sllav rrine si mut.

 

 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).