Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, kanë darkuar së bashku mbrëmjen e së mërkurës në një prej restoranteve të kryeqytetit. Takimi mes tyre ka përfunduar pak pas mesnate, ndërsa në fund pati edhe një shtrëngim duarsh.

Takimi erdhi pas deklaratave kontradiktore të LSI-së. Në fillim Luan Rama ishte kritik ndaj qeverisë dhe vetëm pak orë më pas Petrit Vasili, në emër të kësaj partie, tha se deklaratat e tij ishin personale dhe jo zyrtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ky takim vjen vetëm pak orë para se sot në Tiranë të përkujtohet 5 vjetori i "21 Janarit", protestës së 5 viteve më parë, ku 4 protestues mbetën të vrarë në bulevard.

4 Komente

Me nje fjale, ata kane hallin e klasifikimit te deklarates, ishte personale apo jo, ne vend qe te mirren me thelbin e deklarates, me permisimin e punes se qeverise. Eh, ç'gomere qe na kane qelluar keta politikanet tane. 

Dihet gje menyja qe shijuan, apo lloji i veres (sidomos sa vjecare ishte)?

Ushqime deti besoj.

Nuk i ha me.ngjalat rama. Preferoj qofte, salce kosi kish thene!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).