Trajneri i kombëtares shqiptare, italiani Gianni De Biasi, i cili sivjet kreu një arritje historike duke i kualifikuar kuqezinjtë për në Euro 2016, është rrëfyer për mediat italiane për aventurën e paimagjinushme që e pret në Francë. “Kemi rënë në short me Francës, Zvicrën dhe Rumaninë. Do të jetë tepër e vështirë, por nuk do të lëshojmë pe”, thotë ai.

............................................

De Biasi, 2015-a për ju ka qenë një vit super…

“Padyshim. Arritëm një rezultat tepër të rëndësishëm dhe të paparashikueshëm. Është një naga ato arritje sportive që të bëjnë të ndihesh mirë. Shqipëria ishte në vendin e 80-të në raking, kurse tani është e 24-ta”.

Kur nisët të besoni te kualifikimi?

“Pas dy ndeshjeve të para, asaj të fituar në Portugali 1-0 dhe barazimit të brendshëm me Danimarkën. Skuadra arrinte të ishte gjithnjë e ekuilibruar dhe sa vinte e i humbiste pasiguritë dhe amnezitë”.

A ka të rinj të talentuar që do t’i këshillonit ndonjë skuadre italiane?

“Përveç Manaj, i vitlindjes ’97, që është tek Interi dhe që debutoi me mua duke shënuar, them Milot Rashnica, vitlindja ’96, që është te Vitesse dhe Liridon Latifi, 22 vjeç që luan në Shqipëri te Skënderbeu. Që të dy janë gjysmësulmues”.

Në Shqipëri ka talente dhe ambicie. Po strukturat?

«Jo, ato mungojë. Kombëtarja stërvitet gjithnjë në fushën e një hoteli në Durrës. Në prill do të hidhet guri i parë i stadiumit të ri në Tiranë që do të jetë një perlë, por këto janë raste të veçanta”.

Cili është objektivi i Shqipërisë në Europian?

“Ta fitojmë … Bëj shaka, duam të paraqitemi sa më mirë. Nuk do t’i lëshojmë pe askujt. Francën e kemi mundur një herë, Rumania është në rritje, Zvicra është e fortë”.

Cila është arma plus e Shqipërisë?

«Ndjenja e përkatësisë. Janë shumë të lidhur me flamurin dhe në fushë lojtarët japin 101%”.

9 Komente

tgjith nhotel jemi stervit

duke dhene bakshish..., dhe me frik ne zemer biles...smiley

Giabi De Niasi

po coje mo vlla skuadren te komuna e Parisit! Mos do te te sjellin komunen ne Durres?

+1 Eshte dhe shume me afer stadiumit se Durresi.

fushat te KM kane dhe kushte moderne qe nuk i kane as stadiumet ne Amerike. Po De Biasi ka nja 20 vite qe s'ka shkelur ne Shqipri ku gjerat ndryshojne me shpejtsine e drites

Une kujtova se De Biasi ishte nje nga ata qindra mijera Italjane qe kane emigruar ne Shqiperi vitet e fundit.

Sikur u ndertuan njehere ne Kamez ato fushat ??? 

turp i madh. ta lesh kombetaren keshtu.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).