Ambasadori amerikan në Tiranë i tha BIRN se një riorganizim i propozuar i sistemit të drejtësisë së korruptuar shqiptare ishte reforma më e rëndësishme që pas rënies së komunizmit.

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, i tha BIRN në një intervistë se reforma e propozuar e sistemit gjyqësor shqiptar është thelbësore për shpresat e vendit për anëtarësim në BE.

Lu e përshkroi atë si “reformën më të rëndësishme në 25 vite që nga rënia e komunizmit”.

“Ka mundësinë të çlirojë sistemin gjyqësor shqiptar nga gjyqtarët e korruptuar dhe prokurorët që vjedhin paratë e qytetarëve të zakonshëm dhe lejojnë figurat e krimit të organizuar, vrasësit dhe politikanët e korruptuar të blejnë drejtësinë,” tha ai.

Thirrja për reformë nuk është udhëhequr nga liderët e partive politike në Shqipëri, por nga diplomatët në Tiranë si Lu.

Shumë shqiptarë e kanë parë angazhimin e ambasadorit për reformën si një garanci që do të zbatohet; disa madje e kanë përshkruar atë si një shpëtimtar të mundshëm të Shqipërisë në një kohë kur korrupsioni është i papërmbajtur dhe pandëshkueshmëria është e institucionalizuar.

Por ai shpjegoi se arsyeja e përfshirjes së tij në nxitjen për reformën ishte e thjeshtë: “Po bëjmë thjesht punën tonë”, tha ai.

“Të gjithë ne në Ambasadën Amerikane jemi të përqendruar në reformën në drejtësi për shkak të udhëzimit direkt nga zyrtarë të lartë në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e Shtetit. Ata na kanë thënë qartësisht se prioriteti numër një i Qeverisë Amerikane në Shqipëri është të mbështesë reformat e nevojshme për pranimin e Shqipërisë në BE,” shpjegoi ai.

Lu tha se Shqipëria ka normën më të ulët të ndjekjes penale të krimeve të rënda në Europë dhe se kjo duhet të shtohet në mënyrë që të ketë llogaridhënie nga politikanët dhe të përmirësohet ekonomia.

Ai tha se beson që reforma në drejtësi do ta ndreqë këtë problem përmes krijimit të një mekanizmi për të shqyrtuar dhe hequr korrupsionin dhe gjyqtarët e prokurorët e paaftë.

Do të themelojë gjithashtu një sistem më të mirë të disiplinimi të gjyqtarëve dhe prokurorëve për çdo shkelje dhe do të riorganizojë sistemin e prokurorisë për të përmirësuar efektivitetin e tij, veçanërisht në çështjet e korrupsionit të nivelit të lartë.

Lu paralajmëroi se reforma e planifikuar ka gjithashtu shumë armiq dhe bëri thirrje te partitë politike në vend të qëndrojnë së bashku e ta mbështesin atë.

“Tani është koha që liderët politikë të Shqipërisë të tregojnë kurajo përballë atyre që kërkojnë të pengojnë ose ulin efektin e kësaj reforme,” tha ai.

Ndryshimet kushtetuese të kërkuara për reformën në drejtësi kërkojnë mbështetjen e 93 prej 140 deputetëve shqiptarë në parlament – një shumicë që mund të arrihet vetëm nëse partitë kryesore të vendit bashkohen në një votë pro.

Mbështetja ndërpartiake është gjithashtu e rëndësishme gjatë fazës së zbatimit nëse reforma do të jetë e suksesshme.

Por megjithëse diplomatët e huaj kanë qenë mbështetësit e reformës me zërin më të lartë, Lu tha se nuk mendon se ai dhe kolegët e tij janë të vetëm në këtë luftë.

“Në javët e fundit, jam impresionuar nga uniteti i liderëve të Partisë Socialiste, Partisë Demokrate dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në favor të një reforme që miraton një zbatim të plotë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias,” tha ai.

Komisioni i Venecias ka kërkuar nga komisioni parlamentar që hartoi reformën që të rishqyrtojë disa nga ndryshimet kushtetuese të propozuara. Komisioni u takua më 4 janar për të diskutuar rekomandimet përpara se procesi të vazhdojë përpara sërish.

Lu tha se ai ishte i bindur se reforma ka potencialin t’i japë fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë dhe të ndalojë korrupsionin politik, por paralajmëroi se shqiptarët “nuk duhet të presin një mrekulli brenda natës”.

“Verifikimi dhe largimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve mund të marrë tre vite ose më shumë. Rekrutimi dhe trajnimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit për të kryer hetimet anti-korrupsion do të kërkojë më shumë se një vit. Krijimi i këshillave të caktimit të gjyqtarëve dhe organeve disiplinuese do të marrë disa muaj kohë,” shpjegoi ai.

Synimi i reformës është një sistem gjyqësor i çliruar nga korrupsioni dhe inkompetenca, tha ai.

“Do të jetë një sistem ku gjyqtarët dhe prokurorët do të japin llogari. Edhe zyrtarët e lartë të qeverisë, parlamentarët dhe zyrtarët lokalë do të japin llogari gjithashtu”, argumentoi ai.

SHBA-ja, këmbënguli Lu, “nuk do të gjejë qetësi” derisa procesi të përfundojë.

Ne do të vazhdojmë të flasim publikisht dhe privatisht në favor të kësaj reforme. Ne inkurajojmë të gjithë shqiptarët t’i bashkohen debatit publik rreth përmbajtjes dhe ideve të kësaj reforme,” tha ai.

31 Komente

Ndihna pra dhe ti muti i vogel i Amerikes i' cike! 

Qit noi emer a noi transaksion te dyshimte. 

S'e shef si ti lu trulli n'Shqipni sa her del ti me fol? 

Perdore pra cik ate  autoritet per gjona konkrete. 

Either shit or get out the pot, like what! smiley

A sju vjen turp o politikane leshi te vilajetit te Albaniastanit.

Po si nuk bini dakort njehere per te miren e vendit o plehara si majtas si djathas.

Deri dje KM i sotem ne opozite bllokonte marrjen e statusit kandadat me pretekste absurde( ceshtja e Fierit).

Sot opozita bllokon reformen ne drejtesi me kerkesa po aq absurde.

Po si nuk ju vjen turp o plehera qe vjen tjetri nga ana e anes dhe ben si Kryeminister,Predident,Kryetar Parlamenti apo kryetar opozite,se juve jeni te zene me spiunime te nj-tj neper ambasada?

Mallkuar qofshi te gjithe!Fare e keqe!

Mos i fut te gjithe ne nje thes o derrezi! Informohu me mire dhe do te kuptosh qe kasta e vjeter e PD-se kerkon ti fuse kesaj reforme shkopinj nen rrota, ndersa LSI-ja e ndihmon per te gjetur shkopinjte. 

Nje m... jane te gjithe.

Nje miku im sa shkoi ne Tirane per te dhene 5500 euro mjekut per nje operacion.

Ja min e Shendetsise nuk e ka LSI-ja as PD-ja por PS-ja dhe kasta e re e saj...

Rri aman...

PO me kaq shume para, pse nuk shkon te kurohet ne nje spital privat? Pastaj cfare pune ka nje ministri me nje mjek te koruptuar? Po te jesh ti i paster sic pretendon thuaje ketu publikisht emrin e ketij mjeku maskara, i cili mund te jete i pd-se, i ps-se, i lsi-se etj, apo pa parti.

Nuk e kam fjalen vetem per 1 mjek te korruptuar.

Vertet do te me thuash qe mjeket nuk marrin para tani qe erdhi Rilindja?

Rri aman se qenke bere megafoni i pushtetareve.

Nuk e tha njeri. Por detyra e ministrise eshte qe te forcoje regullat dhe kontrollet si dhe te nxise dhe kurajoje rastet e denoncimeve per mjeke dhe personel shendetesor qe kekrojne ryshfete. Po ti thuaje emrin e mjekut se nuk u bo nomi. Nese nuk ke emer, atehere merresh thjesht me thashetheme, tipik shqipetar dallkauk qe megjithese ke emigruar ne vendin e perparuar, ke ngelur anadollak. 

Emrin nuk ma tha as zoteria qe po jepte parate,thjesht e kish nxjerre ne FB shumen qe do ta conte ne Tirane.
Nuk e njoh zoterine per genjeshtar prandaj e solla si shembull.

Po ti je gati te shash te tere qe te prekin PS-ne.

Ta qeverisni gezuar vilajetin!

Kshu them dhe une smiley

" Shqiperia ti jape fund korrupsionit ne drejtesi "

mund te ma perktheje njeri mua kte ?

襛襡襙 椼毸溠 濆澓澋 髬 綧緁, 儇 甿虮 彃慔慛 蒠蓔蜳 嶕憱撏 豲貕貔 螒螝螜 溗煂獂 淊淭 膣, 璸瓁穟 杍肜阰 搋朠 摓 緅 瑽磏 棦殔湝 鷃黫鼱 誙 蓂蓌蓖 蛚袲褁 糋罶, 磑禠 郔镺陯 蜬蝁蜠 逜郰傃 漀 圛嬖嬨 芘芛芤 錌雔 銇, 聧蔩 箛箙舕 櫞氌瀙 駺駹鮚 彃, 橤氃 蔰 媓幁惁 竀篴臌

Ah mer Lu, ti vetem; Beson, Mendon, Shpreson, po nuk bohen keshtu punet o mavri. Ja ule vleren vendit qe perfaqeson smiley

Lu tu bofsha se je burre I mencem e me qellime te mira ,por mos e harxho frimen kot .

E ka pa edhe Lu-ja qe as zoti nuk bo dermon me ate Hozrashot dhe bo ciu-ciu se do nai shuk te mire. E keni vu re qe i here ne dy jave kujtohet per te korruptumit ? Kur merr rrogen dhe e krahaso me shumat qe qarkullojne nga Lubite dhe i thrret menies : Edhe une bukes buke i them ...

Aha s'bohet katani me reforma. Albanezet kane bo mo shume reforma se hallve kto vite. Duhen nei pale zgjedhje me ndrrim kali, aty te bi llotaria. smiley

Po Adrian Thano & Mero Baze ca thone? Se reformat kaq te fella ne Shqiperi s'behen dot vetem nga Amerika, duan konsensus te gjere. 

Plus qe, perderisa Amerika akoma s'i ka derguar politikanet shqiptare me pushme te perhershme ne SHBA (te pjesshmet s'quhen) duke marre persiper te gjitha detyrat dhe pergjegjsite e shtetit shqiptar, veshtire te besojme se Amerika e ka seriozisht kete pune...po sikur te jete duke e bere vetem per te sjelle ne pushtet Berishen perseri? 

Gjithe ata sherxhinj, gango dhe nevrike ne Shqiperi si s'doli ndonje ti fuse nje dru ketij Kryeprokugomarorit? Vemje qe paguhen me taksat e nje populli te zgerlaqur per ti mbajtur ata dhe vendin e tyre peng per interesat mafioze te nje grusht njerezisht. 

On other republikebanane news, rreth 55 mije shqipe nga Shqiperia kerkuan azil ne Gjermani gjate vitit 2015. Ne liste jemi ne vendin e 2te pas Sirise (shtet i cili pervec luftes ka nje popullsi rreth 10 here me te madhe se Shqiperia), Serbia eshte e 6ta, Pakistani i 10ti.

On other republikebanane news, rreth 55 mije shqipe nga Shqiperia kerkuan azil(link is external) ne Gjermani gjate vitit 2015. Ne liste jemi(link is external) ne vendin e 2te pas Sirise (shtet i cili pervec luftes ka nje popullsi rreth 10 here me te madhe se Shqiperia), Serbia eshte e 6ta, Pakistani i 10ti.

edhe? 

hyji njehere me thelle kesaj qe sapo the, kokeloqe! Se per vete flet nga maja amerikes si emigrant. Pa he njeher ca do me thene kjo? 

Kjo do me thene robt ku ti kesh, ti dhe cdo zvarranik tjeter qe mundohet te ingranohet ne replika me te tjeret ne menyra te tilla, per me teper me njerez qe ta kane bere te ditur qe s'kane per te te ingranuar ndonjehere ne muhabet. Gjithashtu dhe adminave qe ju lexojne dhe ju tolerojne si derrat ne balte.

Zhvillime interesante. Opozita e birishes, por edhe pozita ne minorance e metes, po kerkojnete gjejne pretekse per ta penguar apo vonuar reformen ne drejtesi. Nga ana tjeter, qeveria me ne krye ramen, pretendojne se kryerjen e reformes (formulimin teknik te saj) ja kane lene ne dore komplet eksperteve apolitike dhe se do te miratojne te gjithe paketen e perpiluar nga ata. Faktori nderkombetar me ne krye SHBA-te duket se eshte mjaft aktiv ne kete proces dhe te pakten deri tani kane treguar nje vendosmeri te pazakonte per ta cuar deri ne fund kete reforme. Te shikojme tani sesi do te perfundoje perplasja midis nderkombetareve dhe grupit reaksionar apo grupit joreformator me ne krye banditet berisha dhe meta.

pozite ne minorance

po ku i gjen kto terma o zar

He mer Toç, kur u ktheve nga planeti Mars?

 ja kane lene ne dore komplet eksperteve apolitike

pikerisht sic thua, reforma ne drejtesi eshte sic edhe duhet te jete, nje ceshtje teknike, nje levizje totalisht apolitike. Kush trazon ujerat e saj me ato te politikes, e ben prej interesave vetjake politike (sic padiskutim " opozita e birishes, por edhe pozita ne minorance e metes...")

Reforma ne drejtesi te nderuar,eshte nje tufe me ligje qe po nuk u zbatuan nuk kane asnje pike vlere.Ligje boll te mira ka edhe sot por nga qe zbatohen keq jemi ne kete gjendje.

Lufta qe po behet per pranimin apo jo te reformes,nuk ka te beje me vendosjen e drejtesise,por me kontrollin dhe per kete po zihen Rama,Meta apo Basha.

Me nje fjale edhe kur te miratohet kjo reforme njesoj do te jete gjendja ne drejtesi,kush paguan me shume do te fitoje gjyqin.Ajo qe do te ndryshoje do te jete drejtimi i parave qe do te shkojne ne duar te tjera.

 

Donald, te mesosh shqipen nuk do te thote se ke mesuar edhe jurisprudencen! Nuk e njoh ne hollesi reformen ne drejtesi, por flitet per ligje heqje imuniteti pa kriter, qofte dhe me nje dyshim cfardo. Kjo nuk eshte as ne ligjin amerikan! Drejtesia nuk ka nevoje per moral, nuk ka nevoje as per revolucion. Drejtesia njeh vetem evolucionin! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).