Nikoll Lesi, shkruan se kryeministri Edi Rama ka nisur një seri takimesh për të mbrojtur deputetin Koço Kokëdhima, mandati i të cilit është në dorë të Gjykatës Kushtetuese.

“A është e vertetë zoti Rama se po investohesh kaq fortë me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese që kjo gjykatë të mos i heq mandatin e deputetit Koços? Po tre anëtarë të kësaj gjykate i ke takuar personalisht në këtë fillimjanari, prapë për Kokëdhimën? Po investohesh që Gjykata Kushtetuese të “blihet” apo po përdor ofertë-presionin ndaj tyre?”.

“Gjithnjë kam menduar se Koço Kokëdhima ka një fuqi enigmatike mbi Edi Ramën, të pashpjegueshme. Është fuqi financiare, është fuqi miqësore, fuqi mendimi, fuqi që i vjen Koços nga Zoti atje lart apo fuqi…? Ç’është kjo fuqi e cila sposton miqtë e tij me të ngushtë, që flak tej në parti edhe “shtyllën kurrizore” të PS-së që mbetet Gramoz Ruçi, që e bën Ramën të mos pyesë asnjeri për administrimin e forcës politike përveç Koços, që nuk e lejon të pyesë për ekonominë e vendit dhe se si mund të mirërregullohet mirëqënia e vendit, pikërisht të shoqen, Linda Ramën, e cila është një prej ekonomisteve më të mira të Shqipërisë. Duhet pranuar se Linda Rama mbetet një mendje e shkëlqyer në fushën e financës dhe ekonomisë, por  e dëgjon kryeministri ynë apo sapo del nga shpia në Surrel e takon Koçon harron çka mësuar nga bashkëshortja?

Ç’është kjo fuqi koçiane!

Edhe Linda të ka këshilluar që të dëgjoje Ruçin dhe PS-në, por prapë fitues del Koço! Edi, i dashuruar me Lindën dhe i përkushtuar në publik ndaj saj, ka një forcë e cila e bën një kryeministër të palodhur në mënyrën e tij, porse sapo takon Koçon shfryhet si një tollumbace”, shkruan Lesi.

“Ç’është kjo fuqi koçiane që të ka molepsur zoti Kryeministër?

Para nuk është, presion jo, detyrim partie jo se jo. Interesa biznesi, nuk besoj. Ç’është atëhere?

Kaq për sot dhe në pritje të ndonjë reagimi koçian, pasi mezi po e mbaj veten të hap fushëbetejën e vitit”.

4 Komente

fuqi koqiane

që nuk e lejon të pyesë për ekonominë e vendit dhe se si mund të mirërregullohet mirëqënia e vendit, pikërisht të shoqen, Linda Ramën, e cila është një prej ekonomisteve më të mira të Shqipërisë. Duhet pranuar se Linda Rama mbetet një mendje e shkëlqyer në fushën e financës dhe ekonomisë,

Nikolla eshte orally talented.smiley

Pyetjet qe artikulli ngre ketu (ose me sakte Nikoll Lesi ngre) ishin interesante. Ajo qe mesuam ishte se gruaja e Palloshit qenka nje ekonomiste e shkelqyer, dhe kjo eshte gje e mire, mirpo edhe ngrej pyetjen; A konsultohet Palloshi jone per çeshtjet ekonomike me gruan e tij te pakten? Se shihet qe nuk po shkelqen gje ne ekonomi, apo; Mos valle gruaja e tij nuk eshte aq ekonomiste e zonja?  Kush qendron nga keto te dyja. 

hahahah doli prape ne skene skuthi Lesi! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).