Gjatë mbrëmjes së shpalljes së fituesve të Topit të artë FIFA transmetoi një video mbi lojtarin konkurent ku u pa se nga shiriti që mbante në ballë gjatë festimeve të fitores së Champions League nga Barcelona ishte fshirë shkrimi "100% JESUS". FIFA ka deklaruar se e fshiu emrin e Jezusit nga balli i lojtarit për të mos ofenduar lojtarë të besimeve të tjera, por ky veprim është konsideruar i padenjë nga shumë tifozë që e kanë komentuar negativisht në rrjet. Është hera e dytë që FIFA censuron shfaqjet e besimit, pasi në 2002 FIFA ndaloi lutjet në fushë pasi barazilianët ishin lutur publikisht pas fitores me Gjermaninë. 

Lidhja e Neymar-it me besimin vjen që nga mosha e fëmijërisë kur luante me të rinjtë e "Santos" në Brazil. Asokohe klubi ishte në vështirësi të mëdha financiare aq sa nuk kishte dot as një fushë për skuadrat e të rinjve. Babai i Neymar-it gjeti mbështetje tek kisha ungjillore ku ishte anëtar, dhe kisha pagoi për një fushë që siguronte vazhdimësinë e ekipit të të rinjve. Neymar qysh atëherë është ndjerë mirënjohës ndaj Zotit, dhe e konsideron suksesin e tij si një dhuratë nga qielli, ndaj ndër vite ka vendosur atë shirit ku thuhet "100% JESUS" në raste festash.

15 Komente

Manovra komunistash me motivin qe ofendohen fete e tjera

U trondita shume kur e mora vesh .

smiley

Fifa e paska fshi mos me ofendu ata te besimeve te tjera! Po pse besimi i dikujt duhet te jete ofendim per fene e nje tjetri?

Shume dakord. Besimi i dikujt merret si koment mbi besimin e dikujt tjeter. Dobet FIFI.

S'ka reklame pa pare lale. Pse coca colen lopa e ka bo qe pagu. 

Keshtu eshte kur FIFA-n dhe organizata te tjera, i udheheqin idiotet, ata qe udhehiqen nga emocionet dhe jo llogjika. 

Vendim po aq idiot sa ç'shkruhet ne shirit.

aksion kamikaz i Neymar, qe merr gjithashtu pergjigje  kamikazi  nga FIFA.

mir e ka FiFa, neser del Mavraj me 100% muhamet, ska pse te perzihet sporti me fene.

Teza: Krishterimi eshte vertet feja me e evoluar nga fete e tjera.

Antiteza: Por krijuesi i saj, njeriu, ka evoluar me tej, duke e bazuar sot veprimtarine e tij shoqerore ne ligje juridike, te cilat nuk bazohen ne dogmat e tij te dikurshme fetare e te cilat percaktojne keshtu laicitetin e nje veprimtarie publike.

Sinteza: Ky laicitet i ligjeruar duhet te zbatohet nga te gjithe ne jeten publike, cfar d.t.th. moslejimi i simboleve fetare ne shkolla, ne institucione shteterore dhe gjysem-shteterore, ne organe te ndryshme te pushtetit juridik dhe ekzekutiv, moslejimi i simboleve dhe akteve fetare tek femijet dhe te rinjte deri ne moshen 18 vjec. 

Fatkeqsisht ky rregull ligjor, laiciteti, nuk zbatohet as nga qeveritaret e larte te shume vendeve perendimore, (kujtoni dekretin presidencial te Xhorxh Junior Bushit per kalimin e fondeve shteterore te ndihmes ndaj te varferve tek kishat baptiste, apo te tjera (qe s'me kujtohet mire, cilat), ky rregull nuk zbatohet nga shume vende anglo-saksone, ku ne klasa lejohet kryqi me Krishtin e kryqezuar, apo shamiat e kokes tek femijet po ne keto vende perendimore, etj. Edhe Franca, e cila mbahet si vend klasik i ndarjes se shtetit nga kisha/feja, ka nisur vitet e fundit disa flirte drejt religjionit. Si rregull keto akte fetare duhet te ndalohen edhe ne fushat e futbollit! Cdo futbollist mund te besoje cfar te doje, ne shtepi dhe jeten e tij private eshte i lire te praktikoje ritet e tij fetare, por jo ne evenimente publike si ndeshjet e futbollit. Kjo eshte tolerance, dhe jo ajo ku gjithsejcili demostron fene e tij dhe hiqet sikur eshte dakort per demostrimin e ritit fetar nga tjetri. 

Ai ka shprehur besimin e tij, ate cfare ai mendon e ndjen, ate qe ai eshte. Ky eshte identiteti i tij. Nuk ka pse t'ia fshije dikush, qofte dhe FIFA, me nje te rene te photoshop-it.

nje tjeter qe degjohet verdalle (meqe teme e korrektesise politike):  "white priviledge".

yeap!

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).