Mario Bici ka filmuar fqinjën e tij punonjëse policie teksa ishte në dush dhe më pas i ka kërkuar 500 euro për të mos publikuar videon. I arrestuari ka pranuar akuzën dhe tashmë rrezikon një dënim prej 3 vitesh burg.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon dënimin me 3 vjet burgim për të pandehurin Mario Bici, 22 vjeç, i akuzuar se nëpërmjet kanosjes, i ka kërkuar 500 euro një punonjëseje policie në Elbasan, në këmbim të mospublikimit në internet të një videoje.

Sipas prokurorisë, në këtë video kallëzuesja ishte filmuar nga i pandehur teksa ishte duke bërë dush në shtëpinë e saj. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e datës 24 gusht 2015, kur shtetasja R.L po bënte dush në tualetin e shtëpisë së saj njëkatëshe në Elbasan.

Gjatë kohës që ishte në dush, ka dëgjuar zhurmë në dritaren e tualetit dhe ka parë një djalë të ri që po e filmonte. Ajo i ka thirrur dhe djali është larguar.

Duke qenë se kallëzuesja ka qenë e zhveshur, nuk ka mundur të ndjekë djalin, i cili ka kaluar murin e oborrit dhe është larguar me vrap.

Dy ditë më pas, mëngjesin e datës 26.08.2015, në derën e shtëpisë së saj ka gjetur një letër anonime, në të cilën shkruhej se “duhej të linte 500 euro pranë koshit të mbeturinave të zonës, në orën 22:00 të mbrëmjes së asaj dite, pasi në të kundërt pamjet e saj nudo në dush do të bëheshin publike në rrjetet sociale dhe në faqe të ndryshme interneti”.

Me të marrë këtë letër, shtetasja R.L. ka bërë kallëzim pranë kolegëve të saj në policinë vendore të Elbasanit. Pas kallëzimit të saj në policinë vendore, oficerja e policisë R.L u autorizua për të kryer veprime simuluese “dorëzim i kontrolluar i një zarfi’’ në vendin e paracaktuar nga letërshkruesi, duke u mbikëqyrur ky veprim nga forcat e policisë.

Oficerët e policisë gjyqësore printuan nga internet 5 kartëmonedha 100 euro me numër serial dhe i futën në një zarf, të cilin e mori kallëzuesja, dhe para orës 22 të datës 26.08.2015, ajo me automjet shkoi tek koshi i mbeturinave, ku e kishte orientuar të hidhte zarfin letërshkruesi.

Sapo ajo u largua, një person u afrua tek koshi i mbeturinave, mori zarfin, e futi në xhep dhe u largua.

Ai u ndoq nga forcat e policisë që vëzhgonin veprimet në terren, dhe u kap në largim e sipër me vrap.

Ai u identifikua si shtetasi Mario Bici, banues në Elbasan, ndërsa në xhep kishte zarfin e sapomarrë dhe një telefon tip “Nokia”, ku u gjendën fotot e kallëzueses e zhveshur.

Gjatë marrjes në pyetje, i pandehuri Mario Bici pranoi autorësinë e kryerjes së këtij veprimi të kundërligjshëm.

Ai ka rrëfyer për prokurorinë të gjitha veprimet që ka kryer, nga filmimi i punonjëses së policisë në dushin e banesës së saj e deri tek marrja e parave në koshin e plehrave.

Tashmë 22-vjeçari rrezikon dënimin me 3 vjet burgim për akuzën e “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.

27 Komente

si burri i dhise te kasapi

paskan filluar pislliqet e perendimit edhe ne Shqiperi smiley

Sa herë lexoj tituj të tillë më kap një dyshim: a nuk dinë të shkruajnë tituj, apo nuk duan.

Se titulli thotë që filmoi fqinjën në dush e duan ta dënojnë me tre vite (meqë ra fjala, thuhet vite e jo vjet, vjet dmth vitin e kaluar, po nejse) ndërsa artikulli thotë që jy karafili i ka bërë edhe shantazh.

Nuk dinë apo nuk duan? Mister.

Ke te drejte per titullin, por gabon ne verejtjen gjuhesore. "Vit" ka dy trajta shumesi, dhe kur perdoret me fjale te tregojne sasi, si numerori ne kete rast, shume ben "vjet".  Pra "shume vjet", "disa vjet", por "keto vite" ose thjesht "vitet".

Rregulli sic e kuptoj une eshte qe nese ka nje numer te caktuar, perdoret "vjet" si tek "100 vjet vetmi", ndersa kur numri eshte i papercaktuar mund te perdoret vite si "Shume vite me pare...". Prandaj, mendoj, "100 vite", apo "3 vite" do ishte gabim.

Jo, kjo nuk ka rendesi, e caktuar apo e pacaktuar. Thjesht mjafton te tregoje sasi. Eshte e vertete qe "shume" eshte peremer i pacaktuar ne kete rast (pra nese do te perdorej me vjet), por sic e thashe, rendesi ka te jete fjale qe tregon sasi. Prandaj edhe ka mbetur formula "Per shume vjet gezuar!" Mund te thote dikush, po edhe "keto" sasi tregon, pse thuhet keto vite. Ne te vertete keto eshte ne shume, po nuk do te thote se semantikisht, kuptimi leksikor, tregon sasi. Keto eshte deftor, tregon si fjale vendin, pra qe behet fjale per dicka afer folesit etj.

Personalisht mua "vjet" më duket e saktë vetëm kur ka parashtesa e sidoqoftë njëjës, e tipit "sivjet, parvjet" etj. Kur tregon shumë "7 vjet, 100 vjet" më tingullon si gabim, por nuk më vjen ndër mend ndonjë rregull i qartë që të shpjegoj se pse më duket gabim.

Ne kete rast shkruhet vjet. Percaktohet qarte qe kur shoqerohet me numurore si ben fjala vit. Se ndonje antikomunist mund ta shkruante dhe 100 vjeç. smiley Por ka ndryshim.

"numurore"... per ca muri e kane llafin keta studentat smiley

Ja nje shembull me numuror themelor : per X une kam 5 vjet qe them qe eshte idiot.

Ne kete rast numurori themelor eshte 5 dhe fjala vit  ben vjet. Edhe Kryeministria keshtu ka shkru si ky rasti

Ne rastin e numurorit rreshtor perdoret : eshte i pesti vit qe une them qe X eshte idiot. smiley

X nuk ndryshon se qeni idiot si ne themelor si ne rreshtor. smiley

po ti je gagac mer, kam 5 vjet qe e them thote. A thu se eshte veti e naj robi me intelekt qe t'perseritesh t'njejtin karllik per 5 vjet. Tani ti xhibit je gati me ja mor n'goje sikur xhibi t'japi nji aprovim me nji shenje koke dhe ket ska burr none qe ta mohoje

. smiley Si tu gdhi gruja mire? 1000 euro qendron. smiley Ose 20 kile koran.

Ti 1000 euro vec n'onderr i shef mer bqir. Lidhu me ket narin qe fryhet me 2 llafe italisht qe i ka msu semaforit. Shif si t'vjen pas, si kone qe pret naj shqelm

ngushte jemi po per ceshtje madhore do i bejme 1000 euro, edhe ty do te kemi si shoqen tone

Çun me seder je, do garanci per grun qe ja jap a nuk ja jap 1000 euro per i nate. Po nuk me the sot mire u gdhi gruja se nuk duhet dhe shume e lodhme se jane shume 1000 me u hudh kot. smiley

eshte broker kalibri ky, sja hedh dot ashtu me nje llaf goje, sa ka zanati...

A e shef sa kar je apo jo mer? Nuk di kush ka tall trapin me ty po duket se po e shijon deri n'fund. Si gjo e zgjut qe je dmth. Tani po tmos jete xhibi qe tall trapin rondshem me ty ktu, nuk di kujt tjeter tja vej gishtin. Po une ty tqij gru e moter e none. I vetmi siklet qe kom eshte se kam nji dyshim qe do rrish tu prit radhen

me ate surrat qe ke sqi do gruan tende, jo te tjera, kshu qe sille nusen e ta zhvirgjerojme ketej, po i ka ngelur ndonje vrime e pa punuar nga shefat qe te kane ngritur ne detyre.

Ej o broker mos te duken 1000 euro pak se une punoj tre muj per aq. Pastaj ti cke, thuji i here mbase dhe pranon. Une e bera timen ti si te dush. smiley

PO keto biseda konfidenciale mund ti beni nepermjet mesazheve, pa qene nevoja ti lexojme edhe ne te tjeret. Jo per gjo por mund te ngrejme pazarin.

prite se do te vije dhe ty oferta ne mesazh privat tani

berber, ty tka torturu shume frymori kshuqe per pazar te ngrej un po pate naj te hajrit aty nfis. Mgjse duke tlexu ty ktu dyshoj. Ky elbasanlliu masanej rrezik i ka me nga 6 gishta e me nga dy koka ja qr. 

lesbike mgjs. mos i bej naze lekut merre dhe investo si largpames qe je

S'ka pune parashtese a prapashtese,se kjo do te thote se tema e tyre,domethene "vjet" si ndajfolje kohe,jo si emer ne shumes (pra vjet ne "erdhi vjet" ,jo vjet ne "shume vjet" ),nuk eshte e sakte.Po nuk besoj te te duket e gabuar "erdha vjet",ndonese shqipot,sidomos "te kylturuarit",priren te thone "vitin e kaluar" nen ndikimin e anglishtes ose edhe te gjuheve neolatine.E po ashtu nuk e di pse shqipove u duket me korrekte "vite" se "vjet",kur kjo vjet ka krijuar cerdhe fjaleformuese,sic jane keto ndajfoljet qe permendem,por edhe per nga shqiptimi eshte me e lehte,j-ja eshte zbutese dhe vjet eshte njerrokeshe.Per rastesi ,dy dite me pare e diskutova kete me kolegun kinez,se ne shqipot lame nam edhe ketu.Une e bej "vjet",tjetri e "korrigjon" e ben "vite",u hutua djaloshi i shkrete.Rregullat nuk gjenden ne koken tone,i ke te shkruara ne libra,te "Drejtshkrimi" e gjen kete qe them.Po deshe neser te jap linkun ta shkarkosh ne pdf.Eshte vone tani ketu.Naten

3 vite? Shume pak. Ai bandit ka bere kryer disa vepra penale si dhunim banese, shkelje te privatesise se individit, vepra te turpeshme me te rritur, kanosje me gjobevenje, diskretitim te figures se nepunesit shteteror, kanosje te policit. Minimumi per mua eshte 8 vite ne kaush!

Kriminel zoteria, por nje video e tille me siguri do te merrte shume shikime e shume likes ne rrjete sociale. Ka nje tolerance te larte ndaj perversitetit; secilit i pelqen pak te perdhunoje privatesine e tjetrit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).