Eksodi masiv i popullatës gjatë vitit të kaluar ka alarmuar bizneset shqiptare, të cilat tani e konsiderojnë emigrimin masiv si riskun kryesor të ekonomisë. Përfundimi vjen nga raporti i rreziqeve globale për vitin 2016 që publikohet nga Forumi Ekonomik B

Sipas raportit, i cili hartohet duke pyetur direkt ndërmarrjet, mbi 78 për qind e bizneseve në shqipëri kanë vënë emigrimin masiv të detyruar si rrezikun kryesor për të bërë biznes në vend. 

Shqipëria u përball me një eksod të shtuar vitin e kaluar, kur dhjetëra mijëra shqiptarë u larguan nga vendi për të kërkuar azil në vendet perëndimore. Kjo duket se ka prekur bizneset, të cilat i druhen largimit të forcës puntore, kryesisht krahut të kualifikuar dhe rinisë, por edhe rënies së ekonomisë, pasi largimi masiv i individëve rrudh konsumin dhe ekonominë.

Shoqatat e sipërmarrësve gjatë vitit janë ankuar shumë herë se ofrojnë vende pune, por e kanë të vështirë të gjejnë njerëz të kuaklifikuar për t'i punësuar. 

Sipas raportit, në vendin e dytë si rreziku kryesor i të bërit biznes në Shqipëri është një krizë e mundshme fiskale. Rreth 65 për qind e ndërmarrjeve në vend i druhen rrezikut të një krize buxhetore, çka përveçse do të godiste ekonominë do të çonte në masa të jashtëzakonshme si rritja e fortë e taksave. 

Ndërsa rreziku i tretë më i lartë nga bizneset në Shqipëri janë konsideruar luahtjet e forta në çmimin e energjisë, si në rënie ashtu dhe në rritje. Lista e pesë rreziqeve të para të biznesit pasohet nga papunësia e lartë dhe dështimi i ndonjë mekanizmi apo institucioni financiar. 

Raporti global i rreziqeve është dokumenti kryesor i cili përvijon hartën  e risqeve në botë. Për vitin 2016, rreziku më i madh për të bërë biznes në shkallë botërore është cilësuar papunësia, ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë renditen goditjet në çmimin e energjisë dhe krizat fiskale. 

Sipas Forumit Ekonomik Botëror, raporti është hartuar duke pyetur mbi 13 mijë drejtues biznesesh nga 140 vende të botës gjatë periudhës shkurt-qershor të vitit 2015 dhe për hartimin e këtij raporti kanë punuar mbi 750 ekspertë.

79 Komente

Ndërsa rreziku i tretë më i lartë nga bizneset në Shqipëri janë konsideruar luahtjet e forta në çmimin e energjisë, si në rënie ashtu dhe në rritje. Lista e pesë rreziqeve të para të biznesit pasohet nga papunësia e lartë dhe dështimi i ndonjë mekanizmi apo institucioni financiar.

Interesant si formulim. Po edhe Gjozefina ta kishte shkruj serish nuk do e kishte shkrujt keshtu.

Nga shengjergji kane ikur shume?

Eshte llogjike kur largohen, rreth 50 mij veta, do te thote 50 mij blerje qe mungojne, 50 mij goje qe ushqehen ne vend tjeter. 

Po reformen Sociale, kur do e filloje Rivdekja (me falni, Rilindja). 

po ça lidhje ka ky raport me Shqiperine ?! (kur i referohet eksodit masiv te vitit te shkuar) -ata qe iken ishin emigrante/ allvanosa nga Greqia !

"Shqipëria u përball me një eksod të shtuar vitin e kaluar, kur dhjetëra mijëra shqiptarë u larguan nga vendi për të kërkuar azil në vendet perëndimore."

 

thuhet kshtu si pa teklif. po iken moo dhjetra mijra pipëll se nuk rrohet ne kte rregjim palaçosh. Nuk esht naj tragjedi e madhe. Ca blejne bileta avjoni, kamjoni, ca bileta NBA-je.

amon mor kur do qerohen kto monstra e kto shelemë smiley

Bashkëqytetarë!

Ka ardhur dita t’u themi “NDAL!” të korruptuarve e të paaftëve që po na drejtojnë.

Bashkëqytetarë!

Ka ardhur dita të kuptojmë se Shqipërinë nuk e rrënon vetëm veprimi i maskarenjve, por edhe mosveprimi i shumicës së ndershme.

KA ARDHUR DITA QE TE VEPROJMË!

Të bëhemi bashkë, të organizohemi dhe t’ua heqim nga duart të paaftëve dhe të korruptuarve Shqipërinë tonë, për ta zhvilluar atë siç e meriton. Duhet ta hedhim këtë hap së bashku për fëmijët tanë dhe për veten tonë.

Jemi Ne që, me veprimin tone, duhet të tregojme se për Shqipërinë ka mbërritur një epokë e re.

Ftoj cilindo që ndihet njësoj dhe shpreson njësoj që të bashkohet me nismën tonë të re politike.

_

Gj.Bojaxhi 

smiley

#1 qenka se s'ka force punetore, #4 qenka papunesia e larte.

Do te thote se s'ka force punetore te kualifikuar.

Psh. Per projektin e tubacioneve te TAP kerkohen saldatore me certifikim europian pasi jane saldime qe kerkojne teknike shume te larte pune. Nderkohe saldatore ka, por keta nuk i bejne dot ato lloj ngjitjesh se saldimin e kane mesuar shoqerisht. Ndaj ka shume te ngjare qe te vijne mijera saldatore nga Rumania e vende te tjera per t'i zene ato vende pune qe hap TAP.

as tre muaj stazh nuk kerkon pregatitja e nje saldatori. 

si dhe normal qe ata qe dijne te punojne te ikin, nga nje vend si shqiperia me paga te ulta. edhe ne bote ka kerkese te larte punonjesish te kualifikuar. dmth njerez te afte te bejne mire diçka. 

ne çdo nderrmarje vetem dy-tre veta, shpesh vetem njeri, e mbajne ndermarrjen mbi shpatulla, me aftesine e tyre. hiqi Apple ate dizenjatorin anglez Jony Ive dhe e shef se ku perfundon. pra thjesht ai, eshte "gjenia" qe mban te gjithe ate super kompani. te tjeret perfitojne, sa marrin rrogen.

 

Teorikisht eshte ashtu qe 3 muaj dhe ja merr doren, por ne kompleks eshte pak me e komplikuar kur duhet te dorezosh nje pune te nje cilesie te larte ku kerkohen kompani me certifikime, protokolle te rrepta te kontrollit te cilesise, drejtues te afte, materiale cilesore dhe te hiqet mendimi i tipit he se nuk e gjen gje...

tre muaj duhen dhe ne france, per te formuar nje saldator apo çdo zanat tjeter te ngjajshem. po t'i s'do kesh qendruar apo punuar ndonjehere jashte dhe te duket kushedi çfare.

si dhe keto lloj punerash jane PROVIZORE. ja mbaroi ai tubacioni, qe s'do vazhdoje te gjithe jeten, ku do t'i çosh pastaj saldatoret me patenta nderkombetare ? per çfare do te duhen me ?

keshtuqe me mire le te vijne nga rumania apo hena. nuk çalon gomari nga veshet, thote populli.

gjetke e kisha, formon nje saldator per 3 muaj por nuk formon dot nje grup pune qe te pergjigjet ne kohe e cilesi se grupet e punes duan kohen e tyre per te qene gati.
Blendi ka marre nje shembull te thjeshte te saldatorit por aty ka nevoje per profesionista te kualifikuar mekanike, elektronike etj.
Tani ne france saldatori dashka 3muaj si ne shqiperi po nje inxhinier sa do qe te jete ne nivele te mira?

Nuk eshte pune provizore se si cdo investim ka nevoje per mirembajtjen me mbas qe eshte gjithashtu faze delikate.

Po si mer u specializka ne France nje saldator analfabet shqiptar per tre muaj ! Qa thu!

Ka rradhe puna. Pra fillon nga saldime te thjeshta deri tek ato te cilave u behet kontrolli me ultratinguj.

Nje saldator do mbi 2 vjet qe te quhet i specializuar sepse jane saldime presioni keto.

Tre muaj i duhen mbase per te mesu bonzhur dhe orvuar.

Po te jete shengjergjas mbase po. smiley Vetem se keta duan 1000 euro dita. smiley

Shengjergji ka qene gjithmone pararoje dhe 1000 euro dita pak i kane se e para kane cilesi te larte e dyta bejne sakrifice te madhe duke ndenjur ne nje vend qe s'jetohet me.

s'besoj se kerkojne specialista ata nga neve. sepse tubacionet nuk behen vetem tek ne po eshte vazhdim i tubacionit qe do te kaloje neper gjithe ato vende te tjera. ata qe do e bejne tubacionin atje, ata do ta bejne edhe tek ato pak kilometrat qe ky prek shqiperine.

ndersa Blendi ben propagande si gazetar qe eshte. ato qe thote nuk i ka te menduara gjate. 

plus qe per saldimin e tubave te gazit, sot perdoren mjete speciale (robote saldimi) dhe jo me njerez.

zanati i gazetarit eshte prapaganda. 

Prapa kujt?

keshtu eshte kur do me bo hajer vetem me bujqesi turizem e fason. Nuk vune mend nga greku.

i vune kazmen industrise, ti pijne lengun tani

e keqja e grekut nuk erdhi nga kjo. por nga Shteti super i stermadh dhe politikat super nacionaliste te tij. edhe jugut te shqiperise u jepte pensione vetem qe t'u dukej vetja greke.

pra, kishin SHTET shume me te MADH se nga se çfare u duhet realisht, apo qe kane fuqine ta mbajne ata si popull por po ashtu edhe vendi bashke me te gjitha veçorite e tij. ato mijera ishujt e tyre t'i kishte gjermani dhe do te ishte i varfer. se vetem nje leter poste ta shperndash, kushton me shtrenjt ne greqi (te duhet anije ta dergosh) se ne gjermani, ku e çon me tren apo biçiklete. plus pastaj temperatura e larte, toka vetem gure, etj, etj.

shqiperia njesoj. neve mos te shkojme ne krize na duhet shtet MINIMALIST. vetem pak shtet. edhe shumica atyre qe duan te punojne ne shtet, te punojne vetem vullnetarisht (pensionistet), pa rroga fare. vetem keshtu s'do njohim krize ekonomike. njerzit sa me te lire sa me pa taksa.

industria qe kishim ne nuk ishte kompetitive. prodhonim pak dhe shume shtrenjte. prodhime vetem per nevojat e vendit, apo per te ruajtur pavaresine te cilen shteti trumbetonte fort. politike qe na la pa buke dhe na beri te gjitheve te iknim duke mbushur vaporet si morrat.

eshte pak me e komplikuar se kaq, greqia nuk kishte nje ekonomi te bazuar mbi prodhim, apo te strukturuar. Pershtypja ishte qe dhe rritja ekonomike u bazua mbi konsum dhe huaamarrje

 gjermani eshte i bazuar te eksporti, prodhimi industrial, grumbullim kapitali si dhe me ane te tij ne blerjen e aseteve te vendeve me te varfra si puna e vendeve me risk te madh borxhi( pra takse interesi me te madhe), si greqia, fatin e te cilit mund ta kete edhe vende me te dobta si shqiperia , me nje klase politike edhe me te influencueshme e me pak patriotike. "Gjermoni" eshte bere "figura cifute" ne makro. Per kete faji eshte edhe i sistemit ekonomiko politik te pabarabarte te be dhe diktatures se bankave.

Shteti minimalist eshte mit, bullshit edhe ne neoliberalizem, vete kriza flluske e plasur e  2008  u zgjidh duke fut durt shteti, buxheti amerikan, taksapaguesit.

Mjaft deme, ne shqiperi shtetit minimalist(koncesione te bera gabim, privatizime, deme te natyres), sic ishte koha e qeverive te meparshme, eshte duke i marre persiper si kosto qeveria e sotme, nepermjet nderhyrjeve austerity shteterore, te cilat normalisht do tia faturoje me te dobtit, me taksa(struktura ekonomike lak)

nuk eshte njesoj gjermani me grekun se nuk jane njesoj vendet ku jetojne te dy keta popuj. (gjermani e perdor greqine per PUSHIME, a kupton ? si mund te punoje greku ne nje vend i cili nuk eshte vend pune. se te ishte nuk vinte gjermani per pushime ne greqi)

hajt shnet nashti, dhe shif me mire televizor sesa komenton dokra ketu.

diferenca e vendeve nuk eshte aq e madhe sa te justifikoje diferencen ekonomike, mos u be kaq naiv.

nuk ben keq me vu ne dyshim bindjet e tua here pas heresmiley.

ate qe po te them une e ka thene Darvini vete. sipas venit behet kuveni, ka thone poplli yne i mençem.

te jetonin greket ne gjermani ku ka vetem disa ore diell ne muaj, do te ishim popull po aq punetor sa gjermanet. dhe anasjelltas, gjermonet sikur te jetonin prej shekujsh ne greqi do te ishin dembela.

gabimi vjen kur keto vende apo popuj, kujtojne se mund te jetojne bashke, duke aplikuar te njejtat metoda zhvillimi. kur s'kane as popullsi dhe as klime te njellojte. s'ka pra mundesi te jetojne nen te njejta ligje (sociale apo ekonomike).

shqiperia po ashtu. 

gjermania kete klime ka pas edhe ne lashtesi, por gjermonet kishin ekonomi barbare, ndersa greket kishin organizim politik te zhvilluar e demokratik.

determinizmi darvinist, apo teoria nuk shpjegon shume ne rastin e organizimeve politike e ekonomike, ku nderthuren shume faktore pervecse mbi aspektin qe i forti e ha te dobtin, si ne rastin konkret.

ne ate kohe keto vendet kishin shume me pak popullsi sesa sot. hyjme pastaj ne raportet midis sasise dhe cilesise (bashkimi ben fuqine thoshte Skenderbeu, ndersa une shtoj jo çferedolloj bashkimi sjell fuqi. vetem bashkim i te dobteve sjell fuqi, ndersa bashkimi i individeve te forte sjell dobesi). kjo e komplikon punen. sot ne greqi jetojne shume me teper popullsi se ç'eshte i afte te mbaje vendi. gjermanet i shpeton industrializimi. u shesin botes llamarine te llustruar (vetura). kjo i ben me te pasur se greket.

sikur te dy popujt te jetonin si ne kohen qe permend ti, ate te qepes. greku do te ishte me i pasur edhe sot, nga gjermani. ndersa jeten e ben me te mire edhe sot se gjermani. vetem ne shifra, prodhim industrial, ja u kalon gjermani.

dhe po marrim dy popuj te ngjashem ne plan social, ose perberes. si me thene gjermania s'ka qene kurre bashke, nen nje qeverisje te vetme, (prandaj edhe akoma ajo eshte shtet Federal), por po ashtu edhe greqia s'ka pasur nje shtet te perbashket. ajo ka qene edhe ne kohen e saj klasike, ate me te perparuaren, qytet-shtete. asnjehere bashke.

nga kjo e kishin dhe fuqine. shteti i perbashket (me te njejtat ligje per te gjithe) do ta marre ne qafe edhe gjermanine nje dite. vetem ekonomia (gjermani prodhon me shume nga greku) e mban per momentin gjermanine ne balance. 

kerkon ta vdesesh nje popull, krijoi atij nje shtet, ka thene Niçja (nje gjerman).

Kta qe kane ik kohet e fundit jane turista. Ka dhe prej atyre qe ikin se marrin 300 a 500 euro qyl por situata e pergjithshme eshte jashtzakonisht e kenaqshme. Po kur je inferior ca do besh...ja, do citosh kto raportet e analizat e te huajve

Ore zoteri keta qe bejne keto raporte duan thjesht me justifiku rrogen. Mungese krahu pune i kualifikuar!!! Tallin menderen me popullin keta. Po mjaft te futesh ne jutub dhe te shtypesh how to weld dhe ja ku u zgjidh! Po keta na bejne si shkencetar.

çfar eshte kjo Vlonjato; how to weld ,  A ke noi link, per çfar bohet fjale. 

ne hollandezce o vlonjat, e kemi perserit disa here kte gje. Ti dhe Elba sikur e beni kastile te ngatrroni Pjerin

Pjer, e ka fjalen si te saldosh (hoe te lassen)

Bredho ne qofte se do ti beja nje vrejtje serioze por miqesore kolegut tone te nderuar PTH eshte mosndjejshmeria nda anglishtes. Nuk mund ta kuptoj kete ftohtesi dhe perçmim nga PtH ndaj gjuhes se globit, gjuhes se ekonomise, finances, hollivudit, nasa-s, fmn-se, Bbq, UQN-se etj etj. I takon PtH te shfletoj dy-3-kater-5 faqe anglisht ne dite mbas impenjimeve te shumta qe ka!

mire thote vlonjati , kush di shume gjuhe nje plumb me shume per armikun , po se degjon njeri  smiley

Jo o vlonjat se ka dava janina .te ishte aq e thjeshte nuk i fuste te rinjte gjermani qe 16 vjec ne trade school po i vinte te benin sehir videot ne youtube .

Me.vjen keq moj zonje po me shume.po mesoj per kanadane ne peshk duke pa vidio e linqe sesa ne menyre te drejtperdrejt duke punuar e jetuar! Ti ben sikur nuk je shkembyer ketu me esnafër qe.te tregojne dhe ca dite.duhet me.i nxjerr plehrat te rruga.

Alben e kemi tonen vlonjato, xheku roit ndonjehere po prap ben kthese.

Kesha ketu ca memedhetare qe mendonin se ishin saldatore e ardhe andej nga nahija juaj.i testuan saldimet e tyre kur aplikuan me x-ray .asnje prej tyre nuk e kaloi .si duket ka nje arsye qe paguajne $30 plus ne ore per ate zanat..

Vlonjato, kot meqe jemi te Kanadaja, a ma konfirmon dot kete. Takoj para ca ditesh nje kineze, mosha jone (them mosha jone, se edhe ti diku aty te 40-ta rrotullohesh, me sa mbaj mend. 6 vjet ne Kanada, ne Vankuver. "C'pune ben," e pyeta, thuajse i bindur qe do merrrja pergjigje "Pjatalarese" si eufemizem per "halepastruese". "Asnje pune," me tha per cudine time. "Si asnje pune?, e pyeta. "Po me cfare jeton, apo te mban burri pjatalares?" "Kur isha ne Kine kisha nje biznes," tha, "dhe me ato para jetoj. "Si u kaurdiska tjetra per 6 vjet me parate e biznesit te meparshem," thashe me vete, po nejse, e qepa kur i pashe nje alamet "Land Roveri". "Me burrin jetoj e ndare," tha, "dhe do divorcohem". "Sa keq qe jemi burra me cipe e namuz," thashe me vete, "nuk e bejme dot ate pune te leme gruan, se do te te kisha perfshire vete." Po pse, cfare nuk shkon?" Kujtova se si per shumicen e cifteve te moshes sone, problemi ishte seksi, e monotonia ne pergjithesi. "Ai nuk do qe te vije ne Kanada," tha. "Po pse," e pyeta, "Kanadaja eshte me e mire se Pekini, apo nuk ka edhe ajer te paster". "Po ne Kanada nuk ka vende ku te beje qejf," tha, "ketu ne Pekin rri gjithe diten duke pire, ka zene edhe nje dashnore. Ndersa me pelqen natyra, jeta aktive, skite, ngjitja ne mal, shetitjet". Tani pyetja eshte: vetem keto gjera mund te beje robi ne Kanada? 

kanadaja eshte vend koti, mos kishin shku europianet (anglo saksonet, me te egrit e europianeve) ta popullonin, do te ishte vend akoma i zbrazet.

shqiptaret me te zgjuar (Mikel Temo e kompani) qe kishin shku te jetonin dhe punonin atje, jane kthyer te gjithe ne shqiperi.

burri asaj kinezes qeka rob i zgjuar. i ka kuptu keto gjera pa shku fare atje.

"Kanadaja eshte vend koti"

Eshte vendi me i preferuar per te emigruar. smiley

ngaqe t'i jep letrat lehtesisht. me popullu ato zonat te pabanueshme, normal qe s'u mbetet tjeter veç te ofroje letra lehtesisht. 

ndryshe eshte vend koti. si me jetu ne stacionin orbital te rusit. ç'mendesh.

po nje emigrante si ti nuk ka si ta kuptoje kaq. s'ke akoma shume vite jetese ne emigracion, akoma ke shpresa "per jete me te mire" mesa shihet.

te ishte i mire emigracioni nuk ishin kenge vaji, kenget e emigrimit.

Fjalia ime ishte me teper citat. Mesa kam lexuar Kanadaja mban vendin e pare si destinacion emigrimi. Personalisht nuk e preferoj. Letrat ti jep nje mut lehtesisht, pret gati nje vit e paguan gjithato para per tu zhvendosur. 

Supozimet rreth meje me mire leri, mos ia fut kot. Une e kam jeten e mire (se kot nuk emigrova), nuk pres jete me te mire pas kaq vitesh. Po te ishte ashtu, isha kthyer me kohe ne Shqiperi. Kthehu edhe ti nese emigracioni te ka zhgenjyer, sic shkruan. Mos mbaj kot flamur francez.

I falem zotit qe na dha mundesine me jetu ne ket qytet te  mbrekullushem

 

je pak s-kar-pat si profil. Duhet te pranosh smiley

He si tu duk pergjigjja? Se erdha me pak vonese por pashe qe e kishin qendisur!

Mua po me pyet apo Profilin? Une jam e bindur qe njerezit ne Kanada nuk jetojne keq pavarsisht klimes. Po me duket se parafolesi im nuk eshte i ketij mendimi. Emigrimi per te eshte haram, megjithese eshte vete ne emigrim.

Jo jo mos u keqkupto. Po pyesja argendis-in.
Para nja dy viteve pati nje eksod te madh te francezve ne kanada (sidomos provinca e kebekut). Pse po emigroni? i pyeste gazetari i cbc-se. Keq shume keq! Pergjigjeshin parizienet. Kemi vite pa pune, nuk kemi me leke as te.ushqehemi siç.duhet! Cfare do te thuash me kete? Prape gazetari. Po ja tha parizieni , mezi blej gjysem kile mishi ne jave .
Me.beri cudi ky pohimi kur e degjova.

po pse atje ke ju ka leke ? 

sa te kushton kompjuteri me te cilin shkruan ? hajt ta bejme bashke nje krahasim kush e ka kompjuterin me te shtrenjte. nga kjo duket dhe kush fiton me shume nga ne.

shko tek faqja Apple.com dhe shif sa kushton imi, i blere ka ca jave vetem.

https://www.dropbox.com/s/4a4uyhwmuvjcy5...

Shume e vertete qe ikin shume nga ketu per ne Kanada dhe nese i pyet perse zgjedhin pikerisht Kanadane perkundrejt vendit te madh fqinj te pergjigjen qe i pari ka nje sistem me social... (qe nuk do te thote qe githcka eshte gratis per emigrantet inferiore por qe paguajne nepermjet taksave per akses ne sherbime pubilke).

zgjedhin kebekun vetem se atje flitet frengjisht. dmth intregrohen (gjejne pune) me kollaj. plus qe kur shkon atje nga franca, te mbajne per diçka me vlere. per rob me kulture, me shije, qytetar. kjo t'i lehteson perçapjet.

ne amerike shkojne ambiciozet, ata qe anglishten e dine dhe kerkojne te bejne fortune shpejt.

ndersa nga francezet qe njoh une, ata qe jetojne me mire, jane ata qe jetojne ne Brazil. dhe ne Spanje. (vendet me diell dmth)

Duhej ta merrja me mend, ata qe nuk jetojne ne nje vend e dine me mire se si eshte ai vend.

Po robi mund te pije gjithe diten e te zere dashnore edhe ne Kanada, nese ky qenka maksimumi i qejfit. Madje kanadezet shquhen qe pijne shume. Ca qejfi tjeter do te besh ti argendis? smiley

eshte veshtire te shpjegohet qejfi i te jetuarit. eshte i pamundur. bile njerzit qe arrijne ta kuptojne jane ata qe levizin shume dhe provojne shume vende duke jetuar tek ta relativisht gjate.

si turist nuk e ben dot diferencen se ku jetohet me mire. 

plus qe shumica nuk kane problem jetimin por vetem leket. atje ku fitojne me shume edhe jetojne. kur zgjidh problemet e lekve, fillon pastaj te zgjidhesh problemin e te jetuarit. dmth vendit qe te jep kenaqsi me te madhe jetese.

ndersa poplli, me urtesine qe e karakterizon, e ka zgjidh kete enigmen ka kohe, kur thote: me mire te jesh I PARI i fshatit, sesa i DYTI i qytetit. imagjino kur je i fundit i qytetit.

Se nuk po kuptohemi tani, cfare qejfi do te beje i shoqi i saj, jo une. Une prandaj edhe u habita dhe pyeta, se edhe ne Kine ndonje qejf i madh nuk behet, kinezet vetem te hane ne restorante e te kendojne ne karaoke dine, si edhe te kene konkubina kur jane me para. 

vancouveri eshte i mbushur me kineze. Me kineze te pasur dmth sepse eshte qyteti me i shtrenjte ne kanada ku shtepite e pasurite e patundshme jane kacafiu. Kinezet e pasur jane dhe nji faktor qe cmimet e pasurive te patundshme kane njoft rritje pas rritje. I renditur si i 7ti ne bote per nga cilesia e jetes. Argetim pastaj? po tallesh? kazino e jete nate te cmendur, jete artistike te krahasushme vec me metropole te medha. 

Prape mama seksi qe dalin xhiro ne lagje nuk ka!

kam shume kineze ne pune (si kudo ktej). Nga hong kongu dhe kina. Kta nga hong kongu zakonisht kane kohe qe kane ardhur, 2 ose 3 breza. Me tregonin para 2-3 jave per kinen dhe nuk i besova, nis nga ideja qe kemi per shtetin e forte ne vendet komuniste. Mu betuan qe nuk me genjenin qe sot ne Kinen rurale, (perjashto ndonje metropol si Shangai, Pekin etj), nji robi me pare e me pushtet, i leverdis me mire te vrase fare dike qe aksidenton sesa ta sakatoje. Sepse ne rastin e pare ja hedh drejtsise me menyra te ndryshme (forca qe i jep pushteti ose para) kurse ne rastin e dyte, ka shume mundsi te paguaje per fakirin e sakatum gjithe jeten. Dhe habiteshin me habine time kur me thoshin se ka raste kur menjehere pas aksidentit, i fut nji mbrapsh makines per ta palos tamom ate robin ne mes te rruges.

Prandaj bera cudi, te mos gjesh vende argetimi ne qytetet e medha te nje vendi te zhvilluar. Po ajo qe me beri cudi eshte edhe kjo, meqe permende kinezet. Nuk e di anglishten mire, tha ajo kinezja, se nuk me duhet, kudo flitet kinezce. Qe Kanadaja eshte e mbushur plot me emigrante deshtake kineze e dija, por qe kinecja te jete bir si tip gjuhe e trete zyrtare nuk ma priste mendja.

argendis une kam tre vjet per punoj per ministrine e Ontarios,  ......gjuhe zyrtare eshte vetem english and french.

 

te tjerat fshijini nga mendja

Nuk thashe qe eshte zyrtarisht Elba.

nuk e di se per kineze behet fjale ne rastin ne fjale , ndoshta ajo punon shitse supermarketi kinez ku shkojne vetem kineze, ndoshta doktorrin e ka kinezo- anglisht-foles , ndoshta komshinjt ne lagjen ku jeton i ka me numer te larte kinezesh ( ne scarborough psh ) , por ne cdo institucion tjeter qe ka te beje me edukimin, publikun, departamentet dhe sherbimet publike shteterore , kinezcja e saj nuk hyn ne pune

 

perkundrazi nje anglisht-foles i dobet , nuk ka pas dhe ska per te pasur asnjeher sukses ne Kanada.

cdo gje ketu funksionin me dokumenta , aplikim, formulare , ligje dhe detyrime ne gjuhe anglisht-french  te shkruar dhe te folur.

kush i jep krahut , do vuaje me krahe gjithe jeten.

 

po te jap nje shembull: me merr nje kineze a japoneze nuk di ca gjuhe fliste ne telefon ...po me ca fjale e kuptova qe skishte marre karten....e femijes.......ia shpjegoj qe doktorri ska nevoje ti jape veshtiresi , por le tja vizitoje femijen , se me  numrin temporar qe i ka dhene spitali funksionon derisa femija te jete 3 muajsh , dhe derisa te marre karten ne dore...........

te lutem me thote po te lidh me zyren e doktorit dhe thuaja ti se ata sme pranojne femijen.

dakort.

behet lidhja , kjo nena e femijes i flet anglisht zyres se doktorrit duke i shpjeguar se kishin nje lidhje me ministrine e ontarios.......sekretarja fillon e i uleret asaj gruas se gjore ne gjuhe kinezce . ( ARSYEJA - kishte shkel ligjin dhe i hyri frika )

meqenese ne smund ti rrime me temenara idioteve qe skane profesionalitet , normalisht i drejtohem kesaj qe kishte hallin e femijes , urdhero adresen ku mund te besh ankese per doktorrin , dhe ne baze te ligjit .......ai ska te drejte te te refuzoje viziten per femijen.

pra nje cop mishi sekretare qe kujton se di kinezce shume mire dhe me ate mund  ti zgjidhi hallet ne Kanada kesaj rradhe do ti duhet mire anglishtja per te zgjidhur problemin  me College of Physicians and Surgeons of Ontario smiley

ke kineze ne scarborough po ke dhe kineze richmond hill-i ku une e ti nuk afrohemi dot nga cmimet e larta

ishim tek gjuha tip zyrtare qe me habiti ...........ama edhe ti aty mendjen te parja smiley

Elba, e thashe, ajo nuk punon, se do jete e pasur. Tha qe kishte pasur biznes ne Kine para se te shkonte ne Kanada, dhe ne Kanada nuk punon. Ka blere shtepi ne Kanada, i biri 20 vjec vazhdon universitetin po ne Kanada, dhe duhet ta kete aq bezdi te shoqin, sa tani qe i shoqi ka shkuar ne Kanada, ajo ka ardhur ne Pekin, dhe planifikon te shkoje ne Kanada ne fund te muajit, kur i shoqi te kthehet ne Pekinsmiley Ajo qe me tha kjo eshte per gjuhen: nuk e njeh mire anglishten se nuk i eshte dashur, kudo gjen qe flasin kinezce. Kaq me tha, kaq po them. Do jete vetem per Vankuverin kjo, meqe sic thote Bredharaku paska shume kineze (dhe te pasur) aty.

Ej, po pak turp qe po behesh si versioni i shkabes nuk ke? Kta kinezet qe vijne ktej jane ata te shkolluarit, ata qe kane miliona fale bizneseve apo pislliqeve (se ka dhe prej atyre qeveritareve qe kane bere e bejne miliona ne kine fale licensave qe japin per x apo y). Kta i investojne parate ne pasuri te patundshme ktej. Keta jane ata qe jo rralle blejne nje shtepi mbi 1 milione dollare ne cash. Une kam kolege e shoke te ngushte kineze dhe ata do qeshnin me ket pseudo patriotizmin tat prej shqiptaro-kinezi

I paske thene "Ik pirdhu" perkapjes se ironise me duket.

+1 argendis.

Ore mire kinezçja qe po behet gjuha e trete po tani po behet dhe indiançja gjuha e katert, arabishtja e peste e kshu me.rradhe...dhe on the top of it ....ftohte shume.ftohte, akull, bore grrrrrr.

Do iki dhe kokën nuk do ta kthej
Të shikoj Dajtin plak të trishtuar,
të shoh kafetë mbushur me pleq,
të shoh gazetat në rrugë shtruar.
Pse ta kthej kokën? Këtu çdo cep
një gjë të hidhur më kujton.
Një fëmini që iku për lesh,
sa për rininë, si erdhi shkoi!
Do iki! Borxhe më kujt s’i kam.
Të lehtë në trup e kam ndërgjegjen.
Dhe që mos kthehem më kurrë pas
do marr me vete vetëm vdekjen.
Ndoshta do ketë për mua globi
një pëllëmbë vend me paqe, jetë,
një pëllëmbë vend ku nuk është hobi
mos lesh njeri të jetë i qetë.
Një Zot e di në do kem fat,
por, sidoqoftë, do jetë më mirë.
Një zë më thotë: “Mbathja me vrap!”,
dhe tjetri shton: “Ik me dëshirë!”

-TEODOR KEKO.

"Shoqatat e sipërmarrësve gjatë vitit janë ankuar shumë herë se ofrojnë vende pune, por e kanë të vështirë të gjejnë njerëz të kuaklifikuar për t'i punësuar. "

Dmth. pune paska atje po robt nuk duan te punojne, ia mbathin me azil? Sipermarresit e kane vete ne dore te hapin kurse profesionale per te patur punetore te kualifikuar, te mos presin gjithmone nga shteti. Edhe jashte keshtu eshte: Nese une dua te punoj ne nje agjensi imobiliare nuk iki pas gjimnazit ne ndonje shkolle shteterore per mesuar ate profesion, por aplikoj te vete agjensia imobiliare qe te mesoj se si punohet. 

kudo ka pune per njerzit super te kualifikuar. vetem se keta punesohen vete, ne rastin me banal. psh neqoftese je informaticien i mire, qe di te besh programe. s'ke pse kerkon rroge, ben nje program dhe e shet vete. (nje loje te sukseshme per iPhone beri nje vietnamez dhe fitonte 50 000 € ne jave, qe duhen vite t'i fitosh me rroge)

interneti ka krijuar sot mundesite te punosh dhe te paguhesh pa levizuar prej karrikes se shtepise tende. keshtu anonces per pune "kerkojme nje informaticien te dije te beje kete e ate...." do t'i pergjigjen vetem ata qe realisht nuk dine te bejme gje te madhe. jo me te miret, se ata s'kane nevoje, punesohen vete.

Po miky yt, Shqiptari me i zgjuar i te gjitha koherave, M. T. eshte i punesuar vete?

bah.

Me mencurine qe ka M.T.  dhe  profili s-kar-pat nuk ma merr mendja se punojne per te jetuar. atyre u mbushet llogaria bankare duke bere plazh ne Bahamas.

O profili jot. Bej kujdes sot naten pasi del nga puna se mos te kap ndonje grup arabesh ne ndonje cep metroje dhe te perdhunojne.

Profili vete s'jeton ne emigrim ne France, thjesht ja nxjerr gabimisht peshku flamurin Francez.

se mos eshte ne ndonje burg apo qender rehabilitimi ketu ne Kanada smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).