Gjergj Bojaxhi ka publikuar sot për mediat një thirrje për tu bashkuar në një lëvizje të re poltike. Bojaxhi, ekomomist nga profesioni, u lind në Tiranë në vitin 1974 dhe emigroi në ShBA në fillm të viteve 90 ku përfundoi edhe shkollën e mesme në City College, Baltimorë. Studimet e larta Bojaxhi i ka kryer në Saint John's College në vitet 94 - 97 për nivelin Bachelor, e mandej ka fituar një diplomë master në ekonomi ndërkombëtare në segmentin kohor 2001-2003. Punoi për disa institucione financiare në Nju Jork dhe për Bankën Botërore në Uashington.

Gjatë luftës në Kosovë Bojaxhi shërbeu si koordiantor i astistencës në Ambasadën Britanike. Pas 13 vjet qëndrimi në ShBA Gjergj Bojaxhi u kthye në Shqipëri bashkë me bashkëshorten dhe fëmijët në vitin 2005 kur u angazhua me KOP-in e PD-së. Mbajti disa pozicione të rëndësishme pas vitit 2005, si zëvendës Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës e më pas si drejtor i KESH për 2 vjet. I pakënaqur me funksionimin e brendshëm të PD-së, Bojaxhi doli gradualisht nga politika për tu rikthyer në vitin 2015 si kandidat i pavarur për Bashkinë e Tiranës me grupimin aktivist "Ne, Tirana", që mbodhi mbi 16,000 vota, kryesisht në zonën urbane të Tiranës. Gjatë kësaj kohe, pas tërheqjes nga sfera publike, Bojaxhi ka punuar si menaxher drejtues në sektorin privat të importit të karburanteve. Bojaxhi mban nënshtetësi shqiptare dhe amerikane. Bojaxhi, alpinist amator, është një ndër pak shqiptarët që kanë ngjitur flamurin kuq e zi në majën e Everestit në lartësinë 8850 metra. Jeton në Farkë të Tiranës, merret me bujqësi dhe blegtori si pasion. 

Sot Gjergj Bojaxhi bën këtë "thirrje për veprim" politik:

Të dashur bashkëqytetarë!

Shqipëria prej vitesh ka hyrë në një periudhë të zymtë rrënimi. Vjedhja, korrupsioni, klientelizmi, paaftësia dhe papërgjegjshmëria ka kapur levat e shtetit dhe po sundon sot, duke errësuar të ardhmen tonë e të fëmijëve tanë. Politikanë të paskrupullt po fyejnë e po poshtërojnë dinjitetin tonë dita-ditës. Gjendemi përballë një situate asfiksuese që kërkon të mbysë vullnetin tonë për të vepruar dhe shpresën për një të ardhme më të mirë. Shtresat në nevojë po goditen në mënyrë të pamëshirshme, ndërkohë që një numër i vogël oligarkësh shton pasuritë me një babëzi të shfrenuar. Dhjetëra-mijëra shqiptarë janë larguar nga vendi vetëm gjatë vitit të fundit – dhe ky është eksodi i dytë madhor pas atij të ‘91-shit.

Çfarë duhet bërë në këto kushte? Para gjashtë muajsh, 16 mijë qytetare te Tiranes votuan për t’i thënë “Ndal!” këtij rrënimi. Por kaq nuk mjafton! Për të ndalur rrënimin tashmë alarmues, kërkohet një bashkim shumë më i gjerë. Kërkohet një besim dhe kurajë që nuk shteron, për t’i dhënë fund plogështisë dhe fatalizmit tonë. Gjuhës mashtruese të politikanëve nuk mund t’i përgjigjemi as me plogështi, e as me fatalizëm.

Për çerek shekulli, shumë prej nesh që kemi shpresuar në ndryshime të mëdha – në krijimin e një Shqipërie evropiane – jemi dërrmuar nga zhgënjime të njëpasnjshme. Por zhgënjimi nuk duhet të na lidhë duart, sepse ne nuk jemi përgjegjës vetëm për fatin tonë, por edhe për fatin e fëmijëve tanë e të brezave që do të vijnë. Pikërisht në emër të së ardhmes së atdheut dhe të fëmijëve tanë, ju bëj thirrje që të bashkohemi nga veriu në jug, më shumë nga sa u bashkuam në zgjedhjet e fundit për Tiranën, në një lëvizje të re kombëtare, të ndërtuar po mbi të njëjtat parime.

Tashmë nuk duhet të bashkohemi thjesht për të sfiduar, por për të fituar. Të mos bashkohemi vetëm për të shprehur zhgënjim dhe mllef, por të bashkohemi për të ndryshuar Shqipërinë nga rrënjët. Ne, së bashku, duhet t’ia dalim, sepse korrupsioni e ka kalbur shtetin në bërthamë. Ai po humb legjitimitetin me të njëjtën shpejtësi, me të cilën po grumbullon paratë e pista.

Shqipëria ka një histori të gjatë përpara dhe nuk mund të mbahet peng prej atyre që çerek shekulli me radhë, nëpërmjet premtimeve të rreme, e kanë zhvatur e rrënuar. Ata nuk duan që ne të ngrihemi. Ata shpresojnë që ne të ulim kokën dhe t’u nënshtrohemi. Ata shpresojnë që ne të mos bashkohemi dot kurrë. Ata kujtojnë se ne kemi hequr dorë nga e ardhmja jonë dhe e pasardhësve tanë. JO, Kurrë!

Bashkëqytetarë!

Ka ardhur dita t’u themi “NDAL!” të korruptuarve e të paaftëve që po na drejtojnë.

Bashkëqytetarë!

Ka ardhur dita të kuptojmë se Shqipërinë nuk e rrënon vetëm veprimi i maskarenjve, por edhe mosveprimi i shumicës së ndershme.

KA ARDHUR DITA QE TE VEPROJMË!

Të bëhemi bashkë, të organizohemi dhe t’ua heqim nga duart të paaftëve dhe të korruptuarve Shqipërinë tonë, për ta zhvilluar atë siç e meriton. Duhet ta hedhim këtë hap së bashku për fëmijët tanë dhe për veten tonë.

Jemi Ne që, me veprimin tone, duhet të tregojme se për Shqipërinë ka mbërritur një epokë e re.

Ftoj cilindo që ndihet njësoj dhe shpreson njësoj që të bashkohet me nismën tonë të re politike.

38 Komente

Epo ja e shkrepi edhe ky me ne fund! Te shohim se e hodhi ne hi apo zuri mish.... A do arrije te behet fryme?

E ke voten time, vetem dil si parti e re ne zgjedhjet e ardhshme.

Hidhi nje sy llogarise, mbase te intereson te besh dicka me shume sesa thjesht ta votosh smiley 

Ndryshe nga ne emigrantet ti jeton aty, mbase te ardhmes s'i dihet me siguri po te pakten e tashmja e jote dhe e familjes tende eshte 100% e lidhur me ate vend. Keshtu qe, pardon my french por levizni pak bythen te pakten ju shtresat e edukuara dhe te akoma-jo-fare-konsumuara (nga nenshtrimi dhe apatia vdekje-prurese), mos beni vetem tifo nga stolat, se nje njeri s'e ben dot ndryshimin, as Gjergji as Skenderbeu po te ringjallet, e as kushdo tjeter. Aq me teper ne nje vend ku tentakulat e mafies 25 vjet te regjur kane kapur cdo hapesire institucionale e private dhe per pasoje do duhet goxha perpjekje e kordinuar dhe intensive.

Mos flasem per vendet perendimore ku shume prej jush keni jetuar, por te pakten kini pas seder nga koleget tuaj ne vende si Rumania p.sh. apo vendet e tjera ne zhvillim ku ka pasur protesta dhe organizime masive per te ndryshuar statusquo-ne korruptive. 

E kam menduar. Jo me larg se nje jave me pare po imagjinoja qe te bashkohesha me levizjen e Bojaxhiut. Madje shkova me tej dhe imagjinova qe me ate do bashkoheshin edhe cuna si Hasimja, Kajsiu apo Nurellari. Djem te nje mendesie te re, me format trunor te ri. (Nuk e kam idene ne fakt nese keta personazhe ndajne te njejtat ideale me Bojaxhiun...).

Te ofrosh nje alternative politike te pakorruptuar brenda politikes tone ne Shqiperi eshte njera rruge qe mund te ndiqet. Nje rruge tjeter per t'u perballur me politiken, dhe me korrupsionin qe e karakterizon, eshte te rrish komplet jashte politikes, duke iu kundervene asaj si njeri i lire. Pra te jesh qytetar, qe eshte e kunderta e nje militanti partiak. T'i tregosh politikes se jeta jote, te drejtat, lirite, vete lumturia jote si njeri nuk varen, nuk kushtezohen, dhe as qe perkufizohen nga cfare politika ne Shqiperi ben apo nuk ben.

Nuk e di sa i afte do te isha po te aktivizohesha ne ndonje force te ardhshme politike, si kjo e Bojaxhiut, pasi nuk jam marre ndonjehere me politike. Por jam plotesisht i afte per kete variantin e dyte, kete frontin qytetar te luftes ndaj korrupsionit. Besoj se dicka do ndryshoje, me kohe, kur njerez me vetedije qytetare te formojne 'critical mass' dhe ta ndertojne jeten e tyre pavaresisht korrupsionit. Nuk kam nevoje per ndonje parti per ta imagjinuar kete.

Asnje nga ju s'ka luksin e apatikut apo te ndenjturit jashte si shenje proteste, nderkohe qe mafia e institucionalizuar 25 vjecare ja u ka vene duart ne fyt dhe eshte duke ju marre shpirtin; you can't afford it, and if you choose to just be a bystander you do so at your own peril. Eshte si te jesh duke u rrahur a perdhunuar dhe te vendosesh te protestosh duke ndenjtur i/e heshtur. Te veprosh sot s'eshte vetem dicka patriotike, eshte domosdoshmeri jetesore per juve qe jetoni aty.

Nuk them te angazhoheni patjeter ne parti politike, as afatgjate apo as afatshkurter nese s'doni, ka shume menyra per te marre pjese, bile partia si njesi s'eshte kryesorja, eshte angazhimi i te ndergjegjesuarve ne mase. As soon as you realize that you also should do something about your fate (as it pertains to the fate of the country where you live), you'll find the ways to do so.

Eshte pikerisht apatia dhe dorezimi i te ndergjesuarve ajo qe ka mundesuar rrumpallen mafioze 25 vjecare ne Shqiperi, duke ditur qe injorancen dhe driteshkurtesine e te pandergjegjesuarve (t'i quajme) mafiozet e kane te garantuar. Jeni dhjetra (ne mos qindra) mijera juve, ata jane vetem nje grusht mafiozesh, ju sundojne ngaqe juve heshtni dhe e mbani koken ulur! 

Po te isha ne Shqiperi kisha per te votuar per Gjergjin. As qe nuk krahasohet me.llumin e tanishem politik. Do Zoti ka kembngulje dhe mbeshtetje nga shqiptaret per te ndryshuar gjendjen e vendit.

Cdo shqiptar parti me vete .

Pordhe me rigon. As qe e njof fare ket Bojaxhiun, mund te jete shume njeri i mire dhe me ideale te pastra ( qe 100% do bohen pis rruges) , por si gjithmone shqiptaret kerkojne the easy way out . Nji njeri nuk e sjell dot begatine sikur te kete ra prej qielli , vetem ne rast se do beje revolucion a.k.a. gjakderdhje dhe veten diktator a.k.a. ku ishe ,asgjikuni. Pa u ndryshu MENTALITETI qe do breza dhe breza, nuk ma mbush dot menien njeri qe ka le ai burr none qe e zhduk korrupsionin, se edhe po ndodhi, do jetoje ne mes te korruptuarve qe do ia gjejne dermonin. Shifni se keni edhe Shenasi Ramen anej pari' , se mos formo edhe ai nai Parti te re . Ka mledh ca qyrranjos/ e  qe knej dhe po pretendo se e di ai zgjidhjen. Right !!! Ka pas nji shprehje populli yne vetmohues qe karakterizonte shume mire trunin e shqiptarit : Me mik ... pra korrupsioni nuk lindi ne '90 ...

Gjergji flet ate qe shume njerez e mendojne dhe duan, por nuk eshte kaq kollaj kjo pune, eshte pleksur keq, nuk cbehet katrahura qe eshte bere vetem me nje njeri...

Ok, jepi Gjergji!

Gjergji ne zgjedhjet e kaluara hyri pa asnje mendim konkret apo plan, vetem me imazh.

Me sa duket edhe kete here, vec pallavrave moraliste nuk ka ndonje gje per te ofruar.

Serish LED jo permbajtje.

Sidoqofte djema, ky njeri me duket shum me i paster dhe me kurajo se politikanet e provuar gjer me tani, politikane qe i kane duar te zhytura ne llumin e abuzimeve. Natyrisht, me nje lule nuk vjen pranvera, por sikur te mblidhen disa/shume njerez te ndershem qe e duan Shqiperine me shume se xhepi i tyre, athere po, mendoj se do i ndryshoje fytyra dhe imazhi i Shqiperise sone te katandisur si mos me keq. 

Uroj te formohet nje pol i trete, per t'ju kundervene politikes se vjeter e te piset. 

Kurse un shpresoj te kunderten tuaj (çfare ne fakt shpresoni edhe ju kolege te nderuar ne menyre te pavetedijshme), qe edhe ky person i ndershem (gje fare e dukshme nga fizionomia dhe kurikulumi) njesoj si studentet dhe profesoret e dhjetorit, te kthehet ne te pandershem njesoj siç u kthyen ata kur ju ngjiten fikut, biles akoma me keq, sepse sa vijne e nxihen zogjte e korbit.

Keshtu ju keni mundesine te ankoheni llapa-llapa-llapa kunder fikut te politikes dhe fiqve politikane siç keni bere vazhdimisht qe nga viti ngambrapamodern 1990, gje qe ju ben te ndjeheni t'mdhej, me t'mdhej se i Modhismiley, dhe te kaloni lezeçem kohen e lire.

 

Sa troll naiv qe je! Ti harron qe komunizmi na ka bere ne, shqipot, nje popull akuzatoresh, qe shajme, mallkojme dhe pse jo, shpifim, shpeshhere kot sa per te rene ne sy. Po te ishte i ndershem, nuk do duronim shume dhe do fillonim me shpifje e trillime, kot sa per muhabet.

Dmth Petroninse e sofistikuar ne Oster Rajh, me kete koment te sofistikuar ngambrapamodern ve ne dyshim faktin qe politikanet jane te pandershem, por petroninset e ndershme qe luftojne drogen dhe prostitucionin sipas mesimeve ngambrapamoderne te Fukose shpifin e trillojne kot sa per muhabet?

 

Heretik, kush jane keta Petronistet qe permend. 

"petronins" formalisht eshte nje person qe ka mbaruar gjimnazin Petro Nini Luarasi, realisht ate bote ishte nje snob francez si formim kulturor (edhe i çik anglez, si tifoz i anglezeve), kjo per arsye se permblidhte kalamojt e lagjes perreth Bllokut.

Po ti nuk i di keto gjera, te kam thene edhe nje here tjeter qe ti je disident i rangut te ulet, nga ata qe rrinin tek bordura anash Skenderbeut (zakonisht puntore ose teknike te mesem, jo kuadro te larte), dhe jo te sofistikuarit si Petroninsja jone qe rrinin tek bordura perballe Komitetit Ekzekutiv (Bashkise).

 

Lexo VQ , Heretik, aty ke material per disidencen. Bordurat dolen ketu, naiher uleshim aty, kur ishte qetesi. 

Nuk lexoj libra disidentesh, te vetmit libra interesante jane librat e spijuneve.

 

Librat e spiuneve Heretiko, mund te jene interesante, por librat e disidences jane te rralle. Keshtu qe leri librat e spiuneve kete vit dhe mirru me librat e disidences. 

Ne fakt tani un i kam lene te gjitha llojet e librave, mbasi kerkova librat me te ralle fare, librat e disidentave qe njekohesisht ishin edhe spijune (qe loznin me dy porta ose me dy fele), por nuk gjeta asnje per be.

Te gjesh librin e disidentit spijun, eshte sikur te gjesh Librin, gje pothuajse e pamundur.

 

heretik , ta thashe, mos u merr me librat e spiunve dhe disidenteve-spiune, por me librat e disidenteve jo spiune. Sa qejf qe i paske spiunet smiley

Aspak, i dashur Ajatollah Enver. Thjesht, nese do ishte i ndershem, sasia e drames ne tavolinat shqiptare, jo vetem qe nuk do binte per perkundrazi do njihte vetem rritje.

PS: ca te tha psikologu apo s'pranoi te te merrte persiper?

Me tha te shkoja ne bordello te shkarkoj thanatosin subliminal, ndersa une i thashe qe nuk shkoj ne bordello perderisa Italia do te jete nje vend i prapambetur fundamentalist fetar qe ndalon me ligj fetar kurverine si Shqiperia, dhe i vetmi shpetim eshte Amsterdami, Qendra Boterore e Kurverise, dhe njekohesisht Qendra Botrore e Mjekimit Mental sipas mesimeve te ngambrapamodernit Fuko.

Tani duhet nje tjeter permesso di soggiorno prostituttiva olandese, un sacco di rogne.

 

Bashkëqytetarë!

Po fshataret?

 

Nuk ka me fshatare , te gjithe kane zbrit ne qytet ! 

Se e ke pazarin ti lali? Se Likja minimumi jep 50 per koke per abstenim. Indeksoje icik qe te jesh mrena dmth. 

Po qy, cilat klasa (shtresa, nese u tremb kjo fjale) do mbroje? Ka thene gje? 

kllasen protestante te disipllinuar perendimore, gjasme.

Ho iher, na trem, cilen klase mbron Rilindja? 

Rama, Meta, Berisha, Basha, jane nje pjese e rendesishme Oligarqise shqiptare qe eshte krijuar pas viteve 1990 ,keta kontrollojne jeten e gjithe secilit shqiptar per gati 25 vjet, duke e mbajt Shqiperine me rrena dhe duke e ushqyer popullin me luge te zbrazur !

Bojaxhiu ishte pjese e oligarqise per pak kohe, por e ka te veshtire te krijoj Parti, sepse vendet e Partive jane te zena ! Dmth jane ndare pasurite, dhe pare, sot e nuk mund te behen kollaj aq para sac kane bere keta ne 25 vjet Duhet te kesh pasuri te patundme  qe te rrezosh "korrupsionin" Nuk cahet kollaj oligarqia ! 

Popullin e duan vetem per vota ! 

Burr i ndershem xhexhi kshu? Apo relativisht me i ndershem?

Jo e jo.

Po nuk e shqiptove tepke keshtu:

" te shpetojme nga sundimi i MAFJES" as mos u lodh kot.

me fjale si "te korruptuarit", " te paaftet" aha nosh per grosh, kapardisu me gjedhën nën zgjedhë.

po kam pershtypjen qe se thu dot smiley

Go KC Chiefs Go ! Poshte Boston Hateriots. Cheaters gonna cheat ! Fuck TBBB !

Gjergj Bojaxhi mund te jete i ndershem, por me thirrjen qe ben, duket sikur vetem shfryn per te fryre ndonje tullumbace si fllucke sapuni, e cila pellcet pas jo me shume se disa sekondash, prej eres me te pare. Ky vend ka nevoje per plane konkrete dhe vendosmeri per ti realizuar. Deri tani ky Erioni Veliaj duket se e ka nisur mire, por akoma vetem nisur!

Po nuk vjen behari me nje lule, ajo shoqeri po degjenerohet deri ne kulm, nuk ka ndergjegje nuk vetdije, te gjithe rendin per te zhvatur sa me shume per te grabitur ku te jete e mundur ! 

http://www.gazetatema.net/web/2016/01/18...

Nuk e kuptojne qe po vrasin te ardhmen e tyre me duart e veta , me politikane shkerdhata ! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).