Vëmendje!

Jemi në një kohë të rrezikshme. Por do të fitojë moraliteti

Shqipëria ndodhet sot në një nga udhëkryqet më të rrezikshëm që ka pasur në këta 25 vjetët e fundit. Në fakt, është sërish lufta e shqiptarëve për jetesë kolektive në mirëqenie shoqërore, me bandat politike vjedhëse që kanë grabitur shqiptarët, por që kanë ende pushtet.

Gjithçka është përqëndruar në një pikë: Reforma në Drejtësi. Por është koha të sqarohet hapur: kush preket nga kjo Reformë?

Nga kjo preken të gjitë ata që kanë vjedhur popullin, dhe duan përfundimisht shkatërrimin e vendit. Cilët janë janë emrat e tyre?

Është një treshe individësh me pushtet, e cila rrezikon të humbasë të gjitha paratë e vjedhura, pronat e fshehura me emra të tjerë, dhe një sërë abuzimesh, që të gjitha të dokumentuara tani. Treshja është: Sali Berisha, Ilir Meta dhe Bujar Nishani. Por është dhe një Kryeministër shqiptar që vjen vërdallë, sepse më shumë ka frikë nga politika amerikane, sesa nga Reforma.

Po politika amerikane?

Ajo duket e vendosur, sepse ka faktet në dorë për gjithësecilin, dhe e kupton që korrupsioni shqiptar nuk është as në interes të politikës amerikane dhe europiane në Shqipëri, dhe as në interes të shqiptarëve.

Por çfarë pritet të ndodhë?

Asgjë tjetër veç asaj që, do vijë një çast kur do thuhet hapur: ose me shqiptarët ose kundër tyre. Sigurisht që korrupsioni abuzues, kjo çerdhe hajdutësh që ka uzurpuar shtetin shqiptar, do të jetë pa dyshim kundër shqiptarëvë, sepse janë vjedhësit e tyre. Por, këta kanë mbetur në një pikë: te forca amerikane.

Në funksion të kësaj force, Berisha e provoi një herë në vitin 1997 sesi shkoi deri në buzë të varrit, kur iu kundërvu interesit të popullit dhe poltikiës amerikane. Prandaj ka frike, dhe nxjerr në skenë një grup islamikësh që i ka kapur me abuzimin që vetë ua ka lejuar kur ka qenë në pushtet. Ka nxjerrë dhe një kryetar partie të PD-së, që e sjell vërdallë po në mbrojtje të kapitaleve të vjedhura prej tij dhe taborrit të tij familjar, sepse edhe këtë e ka zhytur në korrupsion, tek e stërviste si roje të familjes së vet në rast nevoje.

Por, këtu, bashkë me të, vjen dhe spikat edhe Ilir Meta, një megahajdut, i njohur nga të gjithë shqiptarët. Një nënmediokër që e di vjedhjen e parave të shqiptarëve një vepër të madhe jetësore për të. Eshtë Kryetar i Parlamentit sot, si pasojë e një ngërçi patologjik të këtij Kryeministri shqiptar, që i ishte mbushur mendja të ishte kryeministër edhe pse nuk e dinte fare se çfarë pune do të bënte si kryeministër. Ky nuk di nga t’ia mbajë tani, kurse Meta e ka shpresën te tabori i Berishës, dhe te mosvotimi në Parlament i Reformës në Drejtësi, e cila e penalizon. Nuk ka kurajë që të dalë hapur e të bashkohet më Berishën politikisht, por mendon se, sabotimi i Reformës, është zgjidhja më e mirë.

Bashkë me ta, është edhe një President Republike, i cili, as ka pasur dhe as mund të ketë personalitet, sepse, një kamerier që e mori Saliu dhe e përdori në të gjitha abuzimet e tij, si një kapter të bindur, e di që nuk është dhe s’mund të jetë President për shqiptarët, por vetëm një kukull e drejtuar nga abuzimi Berisha – Meta. Ky, në fakt, e ka bllokuar vetë drjtësinë shqiptare, se po të ishte President për interesa të popullit dhe jo të bandave, Reforma në Drejtësi do të kishte mbaruar tani, dhe kprrupsioni do të ishte burgjeve. E gjithë kjo luftë për reformë është ngritur, sepse ky President skutash që nuk ka asnjë forcë ekstrakriminale, ka bllokuar mbarëvajtjen normale të drjtësisë në Shqipëri.

Po Kryeministri aktual? A është ky me Reformën? Politika amerikane thotë se po, por politika gjermane ka dyshime. Gjjithsesi, ai ka frikë që të dalë kundër poltikës amerikane, e cila besoj se duhet të avancojë drejtpërsëdrejti kundër bllokut Berisha-Meta-Nishani. Gjithsesi, këtu ka vetëm një zgjidhje, dhe kjo zgjidhje nuk është forca e Kryeminstrit aktual shqiptar, që bredh sa nga Pekini në Ankara për të gjetur para, por është forca e ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, i cili e di se ka impakt shumë pozitiv në opinionin publik thellësisht proamerikan në Shqipëri. Pikërisht këtu konsiston frika Meta – Berisha: në Tiranë duket se ka ardhur sërish Mariza Lino.

Optimizmi për perspektivën e afërt shqiptare vjen nga vendosmëria e politikës amerikanë për të shkallmuar krimin shtetëror në Tiranë. Nuk mund të ketë skepticizëm në këtë pikë, sepse intersi amerikan në zonë është që të arrihet një Shqipëri perëndomore dhe anëtare e Bashkimit Europian. Të gjitha të tjerat, janë orvatje të kota të injorancës shqiptare në pushtet, e cila, pasi ka abuzuar me pushtetin, mendon me mendjelehtësi se mund të shkatërrojë vendin për të shpëtuar paratë e saj të vjedha. Kot e kanë: perdja tani ka rënë, dhe kjo komedi e stërzgjatur e injorancës shqiptare në pushtet, është në grahmat e fundit. “Surrender!” …kjo është kënga që iu duhet kënduar vjedhësve shqiptarë të shqiptarëve… sepse vetëm kështu e kanë edhe interesin e tyre. Këta abuzuesë, janë midis dy të këqiave, por e këqja më e vogël për ta është të dorëzohen në këtë “luftë”, e cila, deri tani, është krejtësisht paqësore.

37 Komente

Po mer revolucionar po aty maje frymen ti...Keto jane shashka, per te mos thene ndonje shprehje vulgare. Ky ambasadorri trim e sypatrembur,u terhoqpara presionit qe i beri Likja me Saliun... Ketej tha qe nekete reforme nuk ka bythe qe te futet politika por do ta bejne ekspertet dhe do ta bekoje Venecia,kurse politika vetem sa do ngreje kartonin, kurse tani na dolen ekspertet e politikes qe do ta dhjesin fare kete pune. Ja qysh diten e pare filloi presioni... u terhoqen "trimat" e Lulushit.

Sipas Spartak Ngjales i vetmi uzurpues i ndershem i pushtetit sot e prej dy dedakash na qenkerka vecse Edvin Kristaq Rama!!!smiley

qe ketu bie poshte tere "arsyetimi" i Avukatit.. 

po ca lesh Rama mer president! ky e mbushi partine me lloj lloj horrash dhe sa here i prishin pazaret, u nis hetimet per pasuri te paligjshme. Ky eshte Rama. Cun Tirone emblematik me 3 mije dollare konto bankare qe i bi najhere rruga n'Shqipri kur ska ndeshje enbieja

Linda ka sjelle paje te madhe smiley

Vallaj une duhet te jem idiot i madh. Kur u shporr maloku ne 2013 se cmu fandaks sikur Shqiperise i erdhi jeta per se dyti, sikur deti u be kos dhe pasketaj na priste vec progresi. NUK BOHEMI dhe pike. S'ka p... none te beje nej gje per smari atje. Edhe ndokush qe mund te kete ndopak idealizem e merr virusin tak fak dhe shkrihet me llumin. 

Si tha Lu-ja, kane ore mo te shtrenjta se vitura ime. Dmth hudhuni mer zagare, se po me maro mandati.smiley 

ktheje dhe nji per mu smiley me funt

 

po kush qe ajo dor mizore qi nuk te boni ty minister mor e droboft ndergjegja smiley

I nderuar avokat, po majte shpresa tek amerikanet aty, a ha, s'ka gjo ne vije. Amerikanet i mbajne ato dosjet e korrupsionit, vetem per ti terhequr per hundesh, dhe jo per ti denuar apo ndihmuar drejtesine. 

Pastaj, hajdute aty, nuk jane vetem te permendurit, por me dhjetra ish ministra e ish drejtore ministrish apo organe kyçe ku beheshin pazaret. 

e thote per qellimet e veta Pjer, eshte loje. ky kerkon te mare karriken e kryeministrit. mund te kete pakt.

Mund ta kete loje per te marre ministrine e Drejtesise,  me duket se ketu rrihte çekani i tij. Une do t'ja jepsha ate post, se eshte i afte ne fushen e jurisprudences, eshte ekspert, mirpo avokati nuk e kupton, se, Palloshit nuk i intereson te çoje para drejtesise Buall Mavrine, Skrapin dhe ter hajdutet e tjere, se ata jane te gjithe shoke ne vjedhje dhe abuzime. 

Avokati ben lojen e vet, qe perkon edhe me interesat e shqiptarve dhe perendimorve, por Palloshi nuk para ndigjon mire nga ky vesh. 

as buall mavrise nuk i interesonte ta conte pas hekurave palloshin kur perflitej per abuzime ne postin e kryetarit te bashkise, kujto te famshmin 20 % per leje ndertimi. jane i njejti stof i dale nga e njejta magazine.

por ketu po flitet per qeveri teknike, aty eshte loja e amerikaneve sepse palloshi nuk funksionoi per ta, ndaj av.ngjela eshte veteofruar.

" .....jane i njejti stof i dale nga e njejta magazine...." 

  Tamam Agrono, s'duhen harruar takimet e famshme ndermjet Muall Mavrise dhe Mini Mafiozit (Nanos) per shum çeshtje, takimet e tyre koke me koke per çeshtjen e Palloshit (kur ky i fundit ndodhej rrugeve te Frances), takimet e tyre koke me koke nen administrimin e italianve, ku jane ndare shume pazare. 

Un e kam thone me kohe (e ke dhe tek VQ) se keta te dy na i la peshqesh si dopio-gjashta, Ramo Derbederi. 

mos te harrojme qe av ngjela investoi shume per rrezimin e buall mavrise, dhe po ashtu nuk pranoi te mare ofiq nga palloshi duke e ditur, normal duke e ditur qe jane i njejti stof i vjeter. Cdo levizje qe ka bere pas zgjedhjeve ka qene thelbesisht ne antagonizem me palet, tamam si i porositur. shto ketu dhe faktorin qe avokati ka kapacitetet e nevojshme per te bere"deals", sikurse permbush dhe kriterin e nje teknicieni. eshte edhe i drejperdrejte , mos harro se eshte shume e modes ne perendim qe ne situata para-zgjedhore lideret te jene te drejtperdrejte.

Ketu gabohesh i dashur, kur thua se; Avokati nuk pranoi te marre ofiq nga Palloshi.  Ne fakt e verteta eshte se, Palloshi nuk i ofroi asnje post ministerior Avokatit. Mund ti kete ofruar (siç flitet) noi post zevendesi apo drejtori, por jo postin qe Avokati pretendonte, ate te ministrit te Drejtesise. 

do isha mese i lumtur sikur te gabohesha sepse me thene te drejten e shikoj me dyshim figuren e avokatit ne sensin qe eshte edhe ai nga nje brez i vjeter. Por Pjer po themi te njejten gje, nuk pranoi pra. Por pse nuk pranoi? Nese do ishte nje vegel (lexo: ofiq si zvendesminister, drejtor) ne duart e pushtetit korruptiv te palloshit do i digjte kartat. Perendimi nuk te fal, nuk luan me karta te djegura. Ka ditur te prese, mbase i ka pasur edhe sinjalet.

Jo-jo i nderuar, mos u nxito ne gjykim, se ca gjojna i di plaku me mire. Avokati u mpref per postin e ministrit te Drejtesise, dhe me te drejte, mirpo Palloshi e ndjeu rrezikun, se dihej qe Avokati do bente noi "proçke" me koken e vet, se ai nuk para futet ne vadhe, si disa te tjere, qe quhen te karrieres, dhe qe duhet te rrijne urte. 

E futa ne thojza fjalen ' Proçke' , se kjo mund te nenkuptonte edhe noi reforme, reforme qe vete Palloshi nuk e do. 

pikerisht, posti i ministrit do te thoshte pushtet, nuk kishte si ti afronte pushtet palloshi avokatit, nga ana tjeter domosdo qe ofiq po, prandaj i ofroi ofiq per ta njollosur por avokati nuk u be pjese e llumit, ndejti larg te priste rradhen e vet nderkohe qe kriojnte besim te amerikanet. shiko si rrodhen ngjarjet, tani flitet per qeveri teknike tamam pershkrimi qe i pershtatet ambicieve te nje teknokrati si avokati, specialist i fushes dhe reformator i deklaruar. shpata e nje qeverie reformatore te spartakut do i kepuste nyjet e lidhjeve korruptive te sistemit te vjeter dhe do ezauronte kuazi-konfliktin pd-ps te te njejteve protagoniste, si bersi te te njejti kazani,  duke siguruar ne kete menyre stabilitetin kombetar dhe perafrimin me BE sipas standarteve perendimore, kusht ky dhe objektiv ne rezymene e cdo ambasadori amerikan.

Ketu po duket se Berisha qenka supermen.

Miraton ligje kur i do qefi,shkarkon ke i do qefi,nderron ambasadoret amerikane si i do qefi etj.
Edhe Obama merr leje nga Berisha per cdo gje,edhe Bushi dikur merrte leje nga Berisha,bile Berisha e urdheroi te hynte ne Irak.

Me vjen per te qeshur me pushtetaret e sotem ku hyn edhe zoti Ngjela.

kane 90 e kusur vota ne parlament dhe akoma thone qe Berisha ju ka fajin.

Sic e kam thene edhe ne nje koment tjeter,reforma ne drejtesi eshte nje tufe me ligje kushtetuese qe skane pike vlere po nuk u zbatuan ne korrektesi.

Edhe tani kemi ligje per te denuar hajdutet,por nga qe nuk zbatohen jemi ne kete gjendje.

Fajin kerkojeni tek vetja,qe jeni po aq te korruptuan sa Berisha dhe as qe keni ndermend te luftoni korrupsionin, dhe luani me cingla me popullin shqiptar,e lagu se lagu.
Funderrina!

 

ne shqiperi po nuk vodhe kur ke pushtet je budalla. po nuk qe harbut dhe u solle si gango, je pederast.

ai milet dhe plehrat qe votojne,  ha korrupsion, pi korrupsion, fle korrupsion.

hiqi korrupsionin, vdiq.

Amerika dhe Europa vertete kane interes ta luftojne ate mut korrupsion se duan stabilitet ne nje vend ku do kaloje nje tubacion i rendesishem nafte. po nuk po merret vesh akoma nese po dine ta kapin demin nga briret. te shikojme.

Amerika dhe Evropa kane interes ti mbajne politikanet/ elitat sa me te percara ne menyre qe ti kontrollojne me lehte. Vete nuk e kuptoj presionin kaq te hapur dhe te vazhdueshem te Lu-se. Ku do me dal? Mbase nje lloj presioni per Ramen i cili nuk po u del ashtu sic e menduan ose po u rreshket nga kontrolli?

shiko, po te jemi cinike, mund te themi edhe qe lu-ja e ben per nje ego te tij. por nuk e besoj.

politikanet e percare? per cfare? perca e sundo eshte kur do ti sundosh. shqiperine, amerika e ka ne tave. ambasadoret jane si guvernatore (per turp). gjithashtu,  me shume e kritikon FoxNewsi ameriken se cdo medie shqiptare. dhe po qe se duan ta sundojne tamam tamam, kete e bejne me mire me nje diktator, sic ka treguar eksperienca tjeterkund.

se ca eshte ne mendjen e Lu-se e di vetem ai dhe keshilltaret e tij. por une i qendroj spekulimit qe bera me siper. TAP-i e ben Shqiperine nje vend me rendesi gjeo-strategjike. shembuj ka plot nga gjeopolitika e vendeve ku kalojne tubacione te rendesishme nafte, ose rruge transporti nafte, se sa e interesuar behet amerika ne keto raste per politiken e ketyre vendeve.

 

po mer po, se te shqipria ngeli kontrolli i amerikes...ah, ai nje te kollitur te beje, kta te shkretet behen cope kush t'i dergoje telegram i pari, ti me thua ka hall amerika t'i kontrolloje...

Po rri o Tak se nuk zgjidhen keto pune nga te huajt po nuku pati nje inbred desire nga neandertalasit shqiptare per ta luftuar ate .

Belul, Taku eshte si George Clooney i Shqiperise. Beqar i betuar, qe drekon tek Piaca dhe shoqerohet me goca te bukura. Nuk e di kur i del koha me qendis keto artikujt.

mor po te shoqerohet me ke te doje, pune e tij..

por ajo qe skam kuptuar kurre  nga ky tipi, jane keto artikujt dhe analizat qe ben me kohe e pakohe.. dmth me cfare statusi:  te politikanit  serioz,  te  mprehte, e largpames ?  -nuk besoj !  nuk ka politikan me te deshtuar ne polititken shqiptare se sa Taku !   Nard Ndokes i merr te keqen ky.smiley  

edhe nja dy ''suksese'' qe ka pas ne politike, (p.sh kandidat per bashkine e Tiranes, apo me pas deputet),  duhet tja kete per nder Saliut, se ai e beri..  vet , e thame, ka bere nje vrime ne uje.    0,03 %   ka marre me partine e vet ne votime si perqindja e nikotines te cigaret light..smiley  . ndersa kur ka marr pjese ne kolacione te tjera, kane tall trapin me kete. dhe mire ja kane bere ne fakt, se ky ska kurrefare vlere me partine e tij.

nuk e di se cfare analize ka bere ky, dhe i ka dale ne mikro apo makro..smiley

te ky shkrimi me pelqen se ka filluar me: vemendje!  dmth: hapni syte e veshet mire, se po flet profeti Tak..smiley   tip me karagjoz dhe butaforik, nuk behet !!

I dashur Belul, mos e shih vetem nga nje kendveshtrim, shife edhe nga kend-veshtrimet e tjera. Avokati ka nje gjo, qe flet drejtpersedrejti, pa zigzake. Ka nje damar smiley por kjo i falet. 

po traplleqet thuhen edhe drejtperdrejt,  bre Pjero..smiley seicili sipas menyres se vet. dmth..

Pjero, une jam anglosakson.smiley.  dhe ne anglosaksonet nuk te falim, por  te masim me rezultate..  llafet e teperta jane fukarallek !.smiley  

megjithate , per hatrin tend do ta lexoj nga nje kendveshtrim tjeter avukatin... ja, sapo  nderrova vendin tani;  nga kolltuku i krahut te majte,i  sallonit,  u shtriqa ne divanin e madh qe eshte ne krahun tjeter.. edhe drita bie me mire mbi laptop ketu.smiley

Nga krahu tjeter ka me te dale pederast fare avukati smiley

Grrr...!!!

Po ku ja gjete kete foto smiley

Takut duhet ti flase xhebraili se i del llafi.qe ne moshe 6 vjecare ai parashikoi renien e komunizmit.ne burg ishte ne gjendje te calculonte  35 levizje para  manovrat e mao ce dunit , ten hsiao pinit ,reganit, gorbacovit duke ua dhjere te gjithe think tanks me diploma harvardi, me resources , lidhje ,kontakte ne te gjitha nivelet me te larta te diplomacise biznesit etj..

In a government of laws, the existence of the government will be imperiled if it fails to observe the law scrupulously. Our government is the potent, the omnipotent teacher. For good or ill, it teaches the whole people by its example. If government becomes a lawbreaker it breeds contempt for law: it invites every man to become a law unto himself. It invites anarchy.

Plasi peshku ke qerosi. Neser avazi. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).