Shkrimtari më i madh i letërsisë bashkëkohore shqiptare, Ismail Kadare mbush sot 80 vjeç. I përkthyer në 45 gjuhë, vepra e tij është një nga përfaqësimet më të rëndësishme të letërsisë dhe kulturës shqipe në botë.

Në vijim, disa lajme në lidhje me shkritmarin:

Shtëpia e Kadaresë gati për vizitorët

Zëri i Amerikës

Shtëpia e shkrimtarit të shquar Ismail Kadare ka përfunduar së restauruari në Gjirokastër dhe më 28 janar pritet të hapet për vizitorët. Kjo datë përkon me  80 vjetorin e lindjes së shkrimtarit shqiptar të përkthyer në mbi 50 gjuhë.

Arkitekti Agron Doraci, që ka punuar  për restaurimin e shtëpisë thotë se vetë shkrimtari, kur e ka parë projektin,  e ka gjetur në përputhje me përfytyrimet  e krijuara prej tij nga rrëfimet e gjyshes.

“Shtëpia e Kadareve, thotë zoti Doraci, ka qenë mjaft e amortizuar pasi gjysmën e parë të shekullit te kaluar familjet gjirokastrite  e humbën fuqinë ekonomike dhe Familja Kadare mundi të mbajë në këmbë gjysmën e banesës  në pjesën veriore”.

Duke folur për  shtëpinë,  që  gjatë viteve te tranzicionit u dogj dhe gati u rrënua,  zoti Doraci thotë se ajo  është trekatëshe, me një pjesë nën dhe. “Stera e ujit zë pjesën qëndrore të banesës në bodrum. Pjesa tjetër shërben  si një qilar për depozitimin e rezervave ushqimore të dimrit.

Nën tokë, ngjitur me qilarin e vogël, thotë Agroni, gjendet dhe një galeri e fshehtë me qemere guri ku hyrja bëhej përmes një vrime të maskuar”. Ky mjedis shërbente për ruajtjen e sendeve të cmuara, armëve dhe madje edhe njerëzve në rast rreziku.

Në katin përdhe, në pjesën e prapme Arkitekti Doraci thotë se shtëpia  ka dy mjedise  sejcili me dalje të vecantë në rrugë që kanë shërbyer për mbajtjen e  bagëtive dhe rezervave ushqimore. Në katin përdhe në anën veriore ndodhet qilari i madh i cili shërbente për mbajtjen e prodhimeve bujqësore. Pronarët gjirokastritë merrnin nga fshatarët detyrimin në natyrë dhe prodhimet ruheshin dhe thaheshin në qilarin e lartë dhe mbuluar me qemer guri,rrëfen arkitekti.

Nëndivani (nënmesorja që pëlqen ta quajë shkrimtari) në katin përdhe është i hapur  dhe realizuar me katër harqe mahnitëse. Në këtë hapësirë bëhej dalja në oborr. Në katin perdhe duket stera e ujit e restauruar ku një litar varet në pusin e thellë. Në katin e sipërm gjenden katër mjedise banimi dhe një shërbimi. Mjediset që gjenden në pjesën ballore quhen “oda” në Gjirokastër  dhe rezervohen për miqtë.

Ne njërën prej odave,  thotë Agroni, ka ardhur në jetë edhe Ismail Kadare dhe familja e arkitektit, fqinje me shtëpinë, e ruan  ende djepin e Kadareve. Odatë  sot kanë rifituar mjaft elementë si tavanet dekorativë të gdhendur me motive floreale e gjeometrike, oxhaket e stolisur, musandaratë(sic i quajnë gjirokastritët   dollapet e  brendshme të drurit ngjitur me murin)  ku viheshin rrobat,  kornizat  dhe mjaft elementë.

Dy mjediset e tjera të vendosura në pjesën e pasme të katit të tretë  janë dhoma zjarri ose dimërore , sic quhen në Gjirokastër. Arkitekti Doraci e vlerëson këtë banesë  të realizuar me një rregull të plotë e harmonik ngritur  mbi module të sakta gjeometrike.

“Masa voluminore është në harmoni me peisazhin e Lagjes “Palorto”, ku rrinë afër shtëpi të tjera të famshme të Gjirokastrës si ajo e Cicove, Ficove, Torove, Xhaxhiajve,Kokalarajve…Shtëpia, thotë Agroni, ka kontraste të fuqishme dritë hijeje ,në të ndjehet simetria, asimetrias, ritmi dhe shpërndarja e dimensionimi i gjithë elementëve.

“Edhe në këtë  shtëpi si në gjithë banesën gjirokastrite  nuk kemi të bëjmë me projektime nga arkitektë profesionistë,” thotë Agroni, por me krijimtari të pastër nga mjeshtërit popullorë”.

Shtëpia e Kadaresë u restaurua pas gati 30 vitesh dhe do të administrohet nga Bashkia e Gjirokastrës dhe Ministria e Kulturës.

Të dy institucionet e shpallën 2016 si Vitin Kulturor të Ismail Kadaresë./Voa

 

------

Viti i Kadaresë: Ministria e Kulturës zbulon aktivitetet

MAPO

Ditëlindja e 80-të e shkrimtarit të mirënjohur, Ismail Kadare do të nisë me shenjat e shkruara nga vetë shkrimtari në librat e tij, ideuar si një ngjarje që afron rrëfimin e shkrimtarit për një audiencë të madhe, duke frymëzuar dialogun dhe angazhimin e publikut…Aktivitetet do të zgjasin përgjatë gjithë vitit, ka bërë me dije Ministria e Kulturës ndërsa ka planifikuar disa ekspozita, konferenca e promovime me libra studimorë që kanë në qendër shkrimtarin

Në përvjetorin e 80-të të shkrimtarit, “Shtëpia Kadare” do të nisë të gjallojë duke promovuar artin, kulturën, botimet, artistët, me synimin për t’u kthyer në një qendër muzeale dhe kulturore. Ajo do të shërbejë për gjallërimin e jetës kulturore të qytetit të Gjirokastrës, për të tërhequr më përkthyes dhe shkrimtarë, por edhe të rinj të talentuar në fushën e letrave, turistë me interesa kulturore etj. “Shtëpia Kadare” është jo thjesht një projekt rijetëzimi, jo thjesht një qendër muzeale dhe kulturore, por mëton të tregojë krijimin e një modeli të ri të suksesshëm, që në vazhdimësi mund të ndiqet nga bashki të tjera të Shqipërisë. “Shtëpia Kadare” do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetit, duke zhvendosur aktivitete të metropolit drejt qytetit historik, duke shtuar numrin e vizitorëve dhe si rrjedhojë, duke prodhuar një ekonomi në rritje në zhvillim të turizmit. Marrëveshja e bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Gjirokastrës për rijetëzimin e Qendrës “Shtëpia Kadare” ka hartuar edhe shumë aktivitete në ditën e lindjes dhe gjatë gjithë vitit 2016, i shpallur si viti i Kadaresë.

Ditëlindja e 80-të e shkrimtarit të mirënjohur, Ismail Kadare, do të nisë me shenjat e shkruara nga vetë shkrimtari në librat e tij, ideuar si një ngjarje që afron rrëfimin e shkrimtarit për një audiencë të madhe, duke frymëzuar dialogun dhe angazhimin e publikut.

Maratonë leximi në 8 sheshe publike, Gjirokastër. “Gjirokastra lexon Kadarenë” do të jetë fillimi i aktiviteteve në kuadër të ditëlindjes së shkrimtarit, konceptuar si një lexim i personazheve të gjallë të romaneve në hapësirat publike. Nisja e leximit nis në orën njëmbëdhjetë të paradites së 28 janarit në Bashkinë e Gjirokastrës, për të kaluar më pas te Klubi i Gjuetarëve, në Bashtenë e Teqesë, gjimnazi “Asim Zeneli”, Biblioteka “Apostol Meksi”, shkolla e mesme artistike “Feim Ibrahimi”, gjimnazi “Siri Shapllo” Sheshi i Ficove-shkollat 9-vjeçare, Universiteti “Eqrem Çabej” si edhe Shkolla e mesme “Pandeli Sotiri”.

Aktivitetet artistike dhe kulturore do të vijojnë në Tiranë dhe Gjirokastër më 29 dhe 30 janar, duke krijuar një fundjavë kulturore për “Komandantin e Legjionit të Nderit” që ndërkombëtarizoi qytetin e pjerrët, ndërtuar jashtë çdo ligji të urbanistikës.

“Interpretim në magjinë e letërsisë Kadare” do të jetë shfaqja në Teatrin “Zihni Sako” të Gjirokastrës, mbrëmjen e 30 janarit, gjithashtu do të shfaqet dokumentari “Me sytë e fëmijërisë” dhe një ekspozitë me botime të Kadaresë, ndërsa më 30 janar do të përurohet shtëpia e shkrimtarit Ismail Kadare dhe do të çelen dy ekspozita ajo e piktorit Bashkim Ahmeti dhe ajo e Shtëpisë Botuese Onufri. Në Tiranë, publiku do të ketë mundësi të ndjekë dramën “Kush e solli Doruntinën” e cila do të vihet në skenë tri net me radhë 28, 29, 30 janar, në Universitetin e Arteve, nga trupa e teatrit “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Edhe Teatri Kombëtar ka përgatitur një mbrëmje kulturore me rastin e ditëlindjes së shkrimtarit.

Universiteti Europian i Tiranës do të organizojë një mbrëmje kulturore më 28 janar me rastin e ditëlindjes së shkrimtarit, ku edhe do të prezantojë Qendrën e Studimeve Letrare “Kadare”.

Gjithashtu, në javën e fundit të muajit maj, Fondacioni “MAPO” do të akordojë për të dytin vit çmimin letrar “Kadare” gjatë Ditëve Letrare të Razmës, aktivitet ky i cili synon të kthehet në traditë çdo fundmaji. Duke u shpallur viti i Kadaresë, aktivitetet në nder të shkrimtarit do të shtrihen gjatë gjithë vitit. Nga datat 12 deri më 28 shkurt në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë do të qëndrojë e hapur ekspozita “Udhëtim në qytetin Kadarean”, një rrugëtim të kryqëzuar mes tekstit dhe imazhit, duke bërë të perceptueshëm për publikun një nga specifikat më interesante të veprës së Ismail Kadaresë: shkrimin e qytetit; që nga Gjirokastra e përjetshme e romaneve Kronikë në gur, Breznitë e Hankonatëve; Çështje të marrëzisë; Darka e gabuar etj., deri te Tirana me “Bulevardi Broadway”; Stambolli me “Aya Sofinë”; Moska e flirteve dhe Parisi letrar. Më 12 shkurt në sallën shkencore të Bibliotekës Kombëtare do të organizohet konferenca “Ismail Kadare: leximi dhe interpretimi”, ku do të bashkohen kontributet më të fundme mbi studimin dhe interpretimin e veprës së Ismail Kadaresë, përmes pjesëmarrjes së akademikëve, studiuesve, pedagogeve e shkrimtareve. Gjithashtu në të njëjtat mjedise do të ketë një sërë promovimesh të përmbledhjeve studimore dhe bibliografive të konceptuara për kremtime të 80-vjetorit. Në muajin prill ekspozita “Udhëtim në qytetin Kadarean” do të udhëtojë në Kosovë, në kuadër të Javës së Bibliotekave. Edhe gjatë stinës së verës janë menduar aktivitete në nder të shkrimtarit ku gjatë periudhës korrik-gusht ekspozita  “Udhëtim në qytetin Kadarean” do të vendoset në “Shtëpinë Kadare” në Gjirokastër duke e bërë pjesë edhe e jetës kulturore të qytetit dhe guidave turistike. BKSH ka parashikuar edhe një trajnim të shkurtër për personelin që do të shërbejë në Muze për të shpjeguar ekspozitën dhe disa të dhëna specifike mbi autorin dhe veprën e tij. Gjatë kësaj periudhe në “Shtëpinë Kadare” do të organizohen edhe aktivitete të karakterit muzikor, festivale, promovime autorësh dhe lexime. Këto ngjarje artistike do të organizohen nga Ministria e Kulturës, Bashkia Gjirokastër dhe skena e pavarur artistike. Në muajt shtator deri më nëntor do të shpallet konkursi letrar kombëtar, me pjesëmarrjen e shkollave të mesme, i cili krijon edhe Çmimin “Shtëpia Kadare”.

Në muajin dhjetor, muaj që do të mbyllë edhe aktivitetet e vitit kushtuar shkrimtarit Ismail Kadare do të prezantohet albumi “Ismail Kadare dhe editimet”, një album që do të paraqesë të skanuara dhe të pajisura me shënime bibliografike kopertinat e të gjitha botimeve të para të Kadaresë në shqip, të cilat kanë dalë nga vëmendja e publikut për shkak të largesës kohore, por edhe kopertina të librave të përkthyer në gjuhë të huaj, duke sjellë ndoshta për herë të parë në vëmendje shumësinë dhe pasurinë e përkthimeve dhe të gjuhëve në të cilat është botuar vepra e Ismail Kadaresë, së bashku më çmimet kombëtare e ndërkombëtare që kanë marrë vepra të veçanta. Promovimi i albumit do të bëhet në mjediset e BKSH-së, bashkëshoqëruar me një ekspozitë të shumë botimeve në gjuhë të huaj të autorit që gjenden aktualisht në Bibliotekën Kombëtare.


Kadare në 45 gjuhë

 

31 Komente

edhe 100 i dashur !

Shkodranet ne vitet 80, paten nxier batuten ironike; "t'paste partia!".

Kadarene e paste Shqipnia perhere e mot!

Jetofte sa me gjate e me shendet !

Hajt e mbyllsh vitin me nje Nobel jarebi! smiley

Edhe 100 pranvera te bukura shkrimtari yne! smileysmileysmiley

Ambasada Amerikane ne urimin e saj per shkrimtarin,e cilsoka nje nga autoret me te medhenj te kohes tone dhe thesar te kultures shqiptare.

Ambasada Amerikane ne Shqiperi eshte inctitucioni me i larte i kombit tone. Eshte edhe qeveri, edhe gjykate, edhe akademi shkencash e artesh. Lum si ne per ambasaden amerikane...

Mire,mund te jete dhr kshu,po s'ishte rasti per nje evidentim te tille.

Ambasada beri nje urim ne fb si te gjithe dhe cilesimi"nje nga autoret me te medhenj te kohes tone" nga nje perfaqsi e huaj,per mu eshte domethenese.

ta gezoj ditelindjen, shume urime !

pas ikjes se Arbën Xhaferit, ky  mbetet i vetmi intelektual  shqiptar nacionalist, i mençur, i ditur me nje  mendim te kthjellet dhe qe mund te ballafaqohet lirshem me cdo lloj intelektuali te nivelit Evropian e Boteror.

Festimi i ditelindjeve duhet te jete shenje e egoisteve, po aq sa "rregulli ne interierin e nje shtepie eshte shenje e njerezve medioker" (siç thote Mastroiani tek ky film)

Lexova pak intervisten e fundit te tij te dhene te emisioni Opinion. Mu duk si i perhumbur, i vaget. Ekuivok. Edhe l;brin darka e gabuar(gjithesesi libri me pelqeu) , dukej sikur k;shte shteruar, sikur i kishte thene te gjitha me librat e meparshem. Ndoshta dhe mosha ben te sajen.

E megjithate ngelet deri me sot shkrimtari qe e ka perfeksionuar prozen shqiptare ne nivele nderkombetare. Respekte z.Kadare dhe 100 vjet te tjera.

Edhe 100 Kadare! Sado kritika te thuhen (themi) here pas here ndaj teje, mbetesh figura intelektuale shqiptare me e njohur dhe respektuar ne bote.

edhe 100! Pac bekimin e Zotit more djale!

Une uroj mos t'ia japin Noblin (shume shpejt). Inoti ka per ta majt gjalle.smiley 

Gezuar 80 vjetorin dhe pac edhe me shume jete te dobishme per vehten dhe me gjere i dashur Kadare. Kujtoj me respekt leximin me endje te romaneve te tua si "kronike ne Gurre", "gjenerali ushtrise se vdekur", e deri tek "Dimri i Madh". Ne ate kohe ke qene per mua shkrimtari i vecante dhe i arrire. Po te mos kishe lindur dhe jetuar ne adoleshence ne Gjirokaster, ndoshta do te ishe bere akoma me i perkryer. Respekte!

"kronike ne Gurre" eshte duke e shkrujt berber se nuk ma qet google

Sot eshte ditelindja e 80-te e shkrimtarit me te madh shqiptar Ismail Kadare.
Gezuar 80 vjetorin mjeshter i letrave shqipe!

Qente le te lehin,karvani te ece perpara.

dardha e ka bishtin ngambrapa!

 

Hajt edhe njeqint mjeshter

Nga fytyra, shkrimtari yne i talentuar, s'ta jep pershtypjen per 80 vjeç. Duket shum me i ri, shum me i mbajtur. 

Franca te mban te ri Pjer. Jo si ne te dy qe ngelem ne vende te botes trete. Donald Trump na tha qe Belgjika eshte nje ferr i vertete se fundmi

E di fgm e di smiley e lexova ne gazete METRO  sot, ku Donaldi e kujtonte me nostalgji Brukselin e para shum viteve, ndersa tani e quante; Sketerr smiley per shkak te emigranteve te shumte nga Azia e Afrika e Veriut. Mirpo ai nuk di dhe kete tjetren, se, Belgjika, sipas statistikave, ishte me e pasur se Hollanda, ne pasurine personale qe zoteronin njerzit. Pra ne qendronim pak me larte se hollandezet smiley

Po me Belulin ç'pate o i uruar!

Edhe njeqind Molo .

po s'lefi qeni, karvani nuk shkon perpara, as urtesia popullore!

 

Edhe 100 shkrimtarit tim te preferuar shqiptar. Cdo te mire 

Per te gjithe te interesuarit fillon ne keto momente ne Top Channel kronika per te famshmin Ismail Kadare. 

Ketu ke mu i kane vu zhurmus Top Channel , del shume me miza smiley

Bej nje grup dhe ti Qemolo qe ta mundesh zhurmuesin.

Meqe ra fjala, fjalet jane qe kete kompanine e ka i vellai i Lartgjatesise se tij.

Ik o Gjem se s'du me i pa bojen. Me dergojn nji kartoline muj-per-muj nji kompani nga Bronx me duket jane. 100 kanale shqiptare e shume kosovare ( sikur me kete e omelsojne doren) po as s'jam kureshtar fare me pa budallalliqe shqip. Le qe paguj $ 185 ne muj as it is per te treja. Dun edhe ata 20 $ ta japin edhe aparatin free. Po mer mos u merzit, sa te errsohet ... 

mesoj prej fb se UET kish shtru nji mini banket per nder te 80 vjetorit te shkrimtarit te madh. E naj gote vere te bardhe tek-tuk (gjithmone per nder te shkrimtarit)...
E para, te ishte shkrimtari profesor letersie, i ngelte te gjithe ne klase dhe e dyta, u befsha une dorac nqse i kane lexu ndonje veper IK-se ata.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).