Një nga të dyshuarit lidhur me të ashtuquajturën çështja e ‘Audit të verdhë’, që prej disa ditësh ka shqetësuar qytetin e Torinos në Italinë fqinje është vetëdorëzuar në polici për të sqaruar atë që e ka quajtur një ngatërresë të madhe.

Shtetasi shqiptar 32-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ka rrëfyer se ai është i pafajshëm dhe se nuk ka asnjë lidhje më këtë çështje. Ai ka sqaruar se edhe 2 personat e tjerë që shfaqen në fotot e kapura nga kamerat e sigurisë së bashku me të nuk kanë asnjë lidhje me çështjen e ‘Audit të verdhë’, që për disa ditë më radhë ngriti në këmbë policinë e vendit fqinj.

Bëhet fjalë për një automjet tip Audi me ngjyrë të verdhë, por me motorin e një Lamborgini që udhëtonte me shpejtësi deri në 300 km në orë në rrugët e veriut të Italisë duke shqetësuar banorët. Sipas policisë italiane, brenda saj gjendeshin tre persona të armatosur dhe përgjegjës për disa grabitje.

Ndërkohë makina e famshme që vuri në ankth veriun e Italisë u gjet e braktisur dhe e djegur në Trevigiano. Tre banditët e paidentifikuar që udhëtonin me të me shpejtësi të frikshme kanë kuptuar se ishte tanimë tepër e vështirë të mos binin në sy me makinën e shumëpërfolur që vodhën në Milano. - Shënim, Peshku.

12 Komente

.

 

Bëhet fjalë për një automjet tip Audi me ngjyrë të verdhë, por me motorin e një Lamborgini

 

e thene keshtu duket si i thone ne Alb: ka bere motor, guanicion testate...

po ja qe eshte Rs4, V8, 450 cv me 8000 giro. ka dhe Rs6 me 560 cv, 305 km/ore, V10: gjithsej gjithsej 160.000 euro.

 

qe faktikisht motorin e ka origjinal keshtu te fabrikes.

fratello..po kjo kocja.., mos eshte gje rod stewarti? smiley

smiley kalonte nje xebe ne skele te shatervanet qe i mbante floket si kjo, kot te te them muhabetet e vlonjateve

smiley fratello... ne '94, kam bere cikje me kete shtrigen, ne koncert, rradhe te pare

cikje = me skopue ?

jo jo, cikja quhet ndryshe kruajtje, ta ngacmosh me shikime e me ndonje llaf.

Cikja ne kete rast ishte cikje reale: u perqafuam!

se shtyme me tutje se kish shume njerez!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).