Kryeministri italian Mateo Renzi është kritikuar këto ditë mbi vendimin për të mbuluar statujat nudo në Muzeun Capitoline në Romë gjatë vizitës së Presidentit iranian Hassan Rouhani. Kompani të ndryshme italiane firmosën marrëveshje tregtare me Iranin në shumën totale prej 18 miliard dollarëve. Italia gjithashtu hoqi verën nga menuja e drekave dhe darkave të shtruara me miqtë nga Irani, një gjest që Franca, ku Rouhani shkon pas Italisë ka refuzuar ta ndjekë. Irani ka ligje shumë strikte që ndalojnë dhe dënojnë konsumin e alkoolit.

39 Komente

Miku ( nese e quajne mik ) respektohet.

Kritiket si mendojne qe ne menu te Hassanit t'i vinin gic te pjek ?

Rrespekti mikut i behet pa shperfytyru veten. Nejse, mos servirja e veres nuk eshte problem. Por ka fillu nje lloj histerie tek myslimanet konservative kunder alkolit. Ka kaluar nga mos konsumi, tek stjuardesa qe nuk duan ta servirin, tek mjeke qe nuk duan ta prekin ne spital, dhe tani tek politikane qe nuk duan as ta shikojne.

Ndersa me mbulu ato veprat e artit qe jane vete shpirti i Italianeve, eshte gomarllik. Plus tjetri asnjehere nuk te rrespekton kur je kaq i dobet.

Po c'respekt, i plas italinit me respektu kend, aq me pak musli-fanatiket e Iranit? Italiani respekton ato 18 miliarde dollaret ne kete rast, po dhe kaq e themi me spekullim se lajmi (me sakte batuta ne forme lajmi e sjelle ketu) s'na thote as nese sytjenllikun (mberthecllikun do thoshte Pango) e statujave e kerkoi Irani apo e majmunllikosi italiani me inisiative te vet, as sa/ku statuja do mbulohen, as kujt ne Itali i ka ngelur qejfi.

Lajmi pra eshte sjelle ketu qe te bejne nje dore muhabet peshqit me motivin "yyy shi ca po ben italiani dhe iraniani", ose "i uli breket italiani para iranianit" ose etj, tip, na ishte nje here nje italian, nje iranian dhe nje Peshk pa uje qe perpiqej te ngrinte vizitat dhe komentetet gjithne ne renie me lajme musli-click-bait   smiley

Po sille vete lajmin po s'te pelqeu se une kam me ushqy cunin. Jo se ke ndonje te drejte ne c'shkruan pasi une kaq kuptova edhe nga lajmi i BBC-se dhe e solla koncentrat, por se ke nje kerkese llogarie pa nje grime miresjelljeje, sikur ka njeri per borxh te te informoje sipas gustos sate "te holle". Ky eshte blog, jo agjenci lajmesh. Kjo eshte koha ime qe e dhuroj falas, dhe qe as ti, e as kush nuk ma kthen dot mbrapsht. Ndaj, perdor gishtat dhe informohu ku te duash. Dhe mos me kthe pergjigje pasi nuk do harxhoj asnje cast me shume per ta lexuar.

Mikut i respektohen traditat e kam fjalen, aq sa munden.

money talks

ene italjont jan shume te muhabetit smiley

Jeni qe jeni,futini nje te shkaterruar,qe ti beni qefin ketij mikut...

pranaj s'bohena ne..menjen vec me shkatrru...

Po kur te shkojn taljont ne iran a do u servirin vere?

Jo po me rastin e vizites se hasanit, mateo e preu ate gjene dhe u synetos smiley S'ka ca kohe qe ftuam per dreke nje farefis musliman. Vi une -tha- po me kusht qe ne tavoline te mos kete pije alkolike Dreke me e zymte s'behej, jo se s'piva nje gote, po se keta te fyejne mor vlla...te vene kushte ne shtepine tende.

Te kuptoj fare mire,por hajde mbushjau mendjen peshqve,qe te hidhen ne gryke per te mbrojtur islamiket e qelbur.

Jam kurioz, pse perben kaq shume lajm kjo per nje blog shqiptar, meqe eshte vene ne krye te blogut? Apo pritet qe Irani te lidhe marrveshje 18 miliarde dollareshe edhe me Shqiperine (11 miliarde per importin e p0rdheve + 7 per trajnim postime Facebook-u) dhe kemi frike mos na kerkojne te mbulojme k0qet e kalit te Skenderbeut kur te firmoset situata? smiley 

Francezet s'pranun me heq veren nga darka per Ruhanit. Nejse tani qe i hoqen embargon Iranit filluan darovitjet. Irani ka hapur qesen e po ble nja ca aeroplan nga Franca e nja ca rrangulla nga Italia. Pra kriza ekonomike ne Europe s'ishte lajm i keq per te tere.smiley

Paskan hall Italjont mos ti ngrifet Hasonit.

Mbuluan pikturat nudo? Pse? Apo kishin frike mos i kercente damari Rohanit dhe pale se kujt ia mballoste!? Po jo ore derdimene! Rohanit i ka kaluar koha e kryengritjes seksuale! Thjesht kishte per te kujtuar rinine, kur lahej ne detin Kaspik me gjithe familjen dhe te gjithe iranianet, te gjithe me rroba banjo, burra dhe gra, dhe ... kushedi, ndoshta i shkonte mendja ti evolonte ligjet e shtetit islamik, te lejonte serish larjet si dikur ne plazh! 

Ja me keto veprime qe bejne italianet i pengojne civilizimin Hassanit. smiley 

Di gjo njeri, a lejohen Frigoriferat ne Iran ? Se ato duken si side by side Kenmore ice boxes. Mos kane shku me vu vetlla italionet dhe kane qit edhe syte ...

Di cben italiani nuk ja fut kot, nuk shoh ndonje gje kaq skandaloze qe i kane mbuluar. Nese dikush ndjehet keq nga dicka qe mund te evitohet ska problem nese e eviton.

Mos duhen mbulu me ferexhe dhe vajzat Italiane qe bejne xhiro ne Corso me minifunde dhe dekolte? smiley

Apo problemi jane cicat e gurta te statujave?

flasim per gjera qe mund te evitohen pa vene ne siklet mikun, nuk ka ndonje humbje dinjiteti ne kete mes. shume lidere shtetesh apo dhe njerez te thjeshte adaptohen me zakonet e vendit ku vene ose dhe e kunderta.

Kur erdhi Gadafi ngriti cader m'tale. Nejse sa miliard per k&qe i ka ra? smiley

PS. Sikur ai iraniani i vjeter pat then hidhni kupa e puthni cupa. smiley

Epo shprehjet perditesohen me kohen, kjo p.sh. eshte bere hiqni tanga e puthni shtanga smiley Ose ne rastin e Iranit dhe Arabise "moderne", gjuaji gruas me gure qe ta shpetosh nga shejtani smiley Po kjo e fundit eshte ceshtje tjeter, se pastaj i bie te kujtohemi qe atdheu yne i dyte i jep ndihma dhe arme ketyre regjimeve me gjakatare te botes (sidomos kur i inkurajon te beje zgjedhje demokratike po s'i pelqen rezultati) cka i ben keto majmulliqet italiane te sytjenave te statujave te duken detaje, garniture Pjerqoftiste. 

P.S. Ja ca me shume sqarime nga The Guardian per lajmin, nje & dy. Irani thote ne s'e kerkuam kete gje, qeveria italiane thote as neve...i bie ta kete bere Mehmeti me koken e vet.

Me praktike do ishte, ngrini shtaga te grisni tanga. smiley

PS. Me dijeni pa dijeni, Hasoni n'miliarda i kishte 10i. smiley

per momentin s'gjeta ndonje p-metafore qe rimon me tanga, therefore perdora shtanga skic, se muhabeti s'qe tek palestra po tek direktlliku hiqfutist i koheve gjithashtu oralomiqesore, ose 'vdekja e romances' sic do ankoheshin 37% e femrave dhe 12% e meshkujve te Peshkut pa dallim feje dhe socekonomie smiley

Lajmin e kishin edhe gazetat kendej, pak e çuditeshme kjo sjellje e italianve. Po bisedojsha me nje iranian tek puna, qe i urren mullahet dhe regjimin atje, (ndryshe nga nje iranian tjeter qe nuk i urren) dhe po i thosha se, Rohani po leviz bukur me kete taktik, shum dipllomatike, ku nu ia prish as boshtit Uashington-Londer dhe as Paris-Berlin. Me viziten e pare ne Rome, pas nenshkrimit te marrveshjes per çeshtjet nukleare, i tregon te dy paleve se jam me te dy, i thashe.  Joo, me tha, ku marrin vesh mullahet nga dipllomacia, kane hallin e parave, se Irani i ka te stacionuara ne Itali shumicen e parave  smiley

Lajmi i fundit eshte qe qeveritaret e larte italiane nuk dinin gje dhe qe vendimi ishte marre nga zyra qe organizon ceremonite shteterore.

p.s. Pritet qe nen frymen e mikpritjes se dyanshme, gjate vizites se ardhshme te Renzit ne Iran, grave vendase qe do te asistojne, se paku per ate dite, do t'u lejohet te zbulojne gjymtyret, si edhe te cakitin duart me mysafiret.

con l'autoradio sempre nella mano destra
 e un canarino sopra la finestra

Po mir, po ti pyesesh italianet edhe ata ndoshta s'do donin te shihnin as burkat e as çallmat iraniane.... me duket rrespekt i tepruar e ne kufi te rracizmit

Ministria e mbrojtjes italiane drejtohet nga nje ministre grua.Kalon Rohani e nuk i jep as doren.....Jena tu fol per nje ministre mbrojtjeje te nje vend Nato qe eshe nder me te zhvilluarit....Vari lesht pune italianesh

Po t'ua veme veshin Librave te Shenjte, nudoja eshte ne syte e mekatarit.

Ashtu eshte fin, sakte e ke, por problemi eshte se tani Librave te Shenje nuk u veme veshin, por u veme nje organ tjeter organoleptik shume me te rendesishem.

 

Po. Kurse artit klasik i veme nje president iranian perpara.

Kjo eshte vetem nje prej konseguencave organoleptike!

Dhe eshte me e paperfillshmja, konseguenca me e perfillshme eshte qe e paperfillshmja merr vleren dhe vendin e te perfillshmes.

 

Irani ka ligje shumë strikte që ndalojnë dhe dënojnë konsumin e alkoolit

o pijne vere iranianët, o nuk pi njeri. Fshehurazi, por po aq "fshehurazi" sa ne shifshim Rai-n. Kerdine dmth

 

E paske merzit xhibin o Blend. Hudhi percen siper temes.

nuk mbulohet dielli me shoshe!

 

"Respect!", do thosh Ali G!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).