Në kalendarët e historisë së shqiptarëve ka plot ditë të tjera shumë më të përgjakshme se 21 janari, por kjo e janarit, përveç gjakut ka në ballë edhe turpin, ngaqë shënohet në kalendarin e bardhë të të ashtuquajturës demokraci brenda kornizës së BE-së dhe NATO-s.

Ishte i rëndë dhe i turpshëm 21 janari i 2011, por gjithsesi më pak i rëndë dhe më pak i turpshëm se këta dy, të 2015 dhe 2016!

Para pesë vjetësh vrasësit ishin prepotentë, të paprekshëm. Ata vranë katër vetë teksa po mbanin duart në xhepa dhe tani që njohim karakterin e pushtetit të tyre, ai akt kriminal, thjesht, u shtohet historive të përgjakura qeverisëse në arkivat e njerëzimit. Ajo histori e tyre vrastare pasurohet me faktin se patën dy vjet e gjysmë kohë, që formalisht ta mbyllnin kapitullin me gjyqe të stisur dhe me fajtorë nga kundërshtarët që po u rrezikonin tua shqitnin kulltuqet nga bythët.

Nuk e bënë dot… Kësisoj ishin gati të mirëkuptuar, edhe kur I soditnim tek fshihnin gjurmët e krimit me shuarjet e filmimeve, ndërrimet e tytave, injorimet e prokurorëve…

Edhe 21 janari i vjetshëm, bile, ishte më i kuptueshëm dhe më pak i turpshëm se ky i sivjetmi! Sivjet, 21 janari ulurin dhe çirret! Pritet sërish të mbulohen hipokritikisht me lule njollat e gjakut të përfytyruar në vendet ku u gjendën shtrirë ata të vrarët me duart në xhepa…

Dhe do të dërdëlliten premtimet e reformës në drejtësi… Kjo përralla me reformë, do t’u shtohet luleve sivjet…

Ju kam dhjerë reformën!

Ju kam dhjerë konsensusin, ekspertët, amendamentet për Venecien, vetë Venecien dhe përpjekjet e ambasadorit amerikan! Premtoni alpet, kur nuk ngjisni dot një pirg dheu!

Nuk ka reformë më të thjeshtë se sa kjo e juaja:

Formuloni një akuzë për 21 janarin dhe shpjereni në gjykimin e Llallës, Venecies, Brukselit dhe Uashingtonit! Ose dorëzoni për hetim dy akuza të kundërta: një të kësaj qeverie për të shkuarën dhe një të qeverisë të shkuar për këtë të sotmen! Lërini listat me Rrugë Kombi, me Gërdec dhe me naftën e Millosheviçit! Ndaluni tek njëra! Përqendrohuni veç tek njëri nga turpet e kësaj gjenerate politikanësh! Qëroni dhe kthjelloni 21 janarin 2011!

Dhe ta shikoni sa e thjeshtë është reforma juaj e famshme e drejtësisë! Jepini paqë pikëllimit të 21 janarit dhe do ta shikoni se reforma është bërë vetvetiu!

Se ai 21 janar, e ka një fajtor.

Dhe ai fajtor, daçi besoni, daçi mos besoni, ai nuk jam unë! Prandaj kam kaq vrer, kaq përbuzje dhe mushkëri që të ulurij që këtej: ju kam dhjerë mu në reformë! Dëgjuat?

15 Komente

smiley Na dhe nje prej meje o Pallosh; Te kam dhjere reformen smiley o koqe kanari. Pa bo reformen sociale, s'ke gjo ne vije o derdemen. 

I bashkohem Pjerit:

ju kam dhjere mu ne pa-anesine dhe pavaresine e mediave .. . Cdo gje nen rilindjen e shpellareve vjen era shpelle

smiley duke filluar me median qeveritare

 

lookie here

smileysmileysmiley

ja u zbulua dhe menyra per te mbetur ne histori Edushka

jo keq, nje Edushke baraz me 6 fuqi te Koncertit Europian smiley

Ishte i rëndë dhe i turpshëm 21 janari i 2011, por gjithsesi më pak i rëndë dhe më pak i turpshëm se këta dy, të 2015 dhe 2016!

Po turp nuk te vjen o Pllumo? 

Te kam dhjere mu ne integritetin personal qe e kurveron keshtu e mu ne njerezillek qe me paske! 

 

Mos gjyko  nje fraze duke e shkeput nga konteksi. Eshte shume me keq qe vrasesit te lihen te lire me duar ne xhepa sepse ata pereseri do te vrasin, dhe kjo eshte shume  rende per drejtesine qe ka ai vend ! Parija ne pushtet e ka dhjere drejtesine dhe po nuk pati drejtesi , gjaku i shqiptareve do vej per dhjam qeni ! Ai e ka me qeverine aktuale dhe politikanet e saj qe deri tani nuk ben asgje per 21 janarin, dhe kjo eshte e rendesishme si koncept  Injorimi , injorimi  i te vrareve  eshte me i rende ! 

Sepse gjaku i atyre qe u vrane nuk duhej hedhur poshte, dhe kjo eshte me e keqja sepse ata u vrane nuk ngjallen me sido qe te jete puna ! Por morali dhe drejtesia duhet te vihej ne vend , dhe kjo eshte me e renda e te rendave ! Eshte nje turp i kesaj qeverie me shpirt pule ! 

me posh Pellumni thote 

Para pesë vjetësh vrasësit ishin prepotentë, të paprekshëm. Ata vranë katër vetë teksa po mbanin duart në xhepa dhe tani që njohim karakterin e pushtetit të tyre, ai akt kriminal, thjesht, u shtohet historive të përgjakura qeverisëse në arkivat e njerëzimit. Ajo histori e tyre vrastare pasurohet me faktin se patën dy vjet e gjysmë kohë, që formalisht ta mbyllnin kapitullin me gjyqe të stisur dhe me fajtorë nga kundërshtarët që po u rrezikonin tua shqitnin kulltuqet nga bythët.

.......

 Ndaluni tek njëra! Përqendrohuni veç tek njëri nga turpet e kësaj gjenerate politikanësh! Qëroni dhe kthjelloni 21 janarin 2011!

 

Dhe ta shikoni sa e thjeshtë është reforma juaj e famshme e drejtësisë! Jepini paqë pikëllimit të 21 janarit dhe do ta shikoni se reforma është bërë vetvetiu!

Se ai 21 janar, e ka një fajtor.

 

Dhe ai fajtor, daçi besoni, daçi mos besoni, ai nuk jam unë! Prandaj kam kaq vrer, kaq përbuzje dhe mushkëri që të ulurij që këtej: ju kam dhjerë mu në reformë! Dëgjuat?

 

Dhit e haje ... ka pas thone tezja ime.

O Gushpllumo. Thone qe nji e dhime osht baraz me i gjys te qeeme. Kshu qe dhit dy here ta bosh qejfin tamom.

e deshet kriminelin t'ju qeverise e ai beri c'i desh menderja. tashi s'i bini dot vetes suaj qe ju doli huq, i ktheheni ktij tjetrit i kerkoni te c'beje te parin, e cfare tjeter ju do ju menderja. Kshu kshu o pllumb

S'u deshen me shume se 2 vjet Rilindje qe te fillonin te 10teshin ne mase (dhjerje ne vend te letrave te hapura) keta taboret e analisteve, avokateve dhe intelektualeve qe e kishin varur shpresen e berjes se shtetit tek kauza "Hapmani kutine se me zyri vota myk" e Rames. 

Kushedi sa do zhgenjehen per nja 2 vjet te tjera kur ta marren vesh qe Santa Claus s'egizston smiley

Sa vjet do te duhen per serverin e tatimeve? Jo per gje po edhe per ate "fajin e ka Berisha".

edhe ke e dhjera i paskan fut nji % smiley

smiley

Me vjen keq qe Frederiku, po largohet, eshte nje kengetar me ze te mrekullueshem. 

Solidarizohem me 10@rjen e parafolesve jo vetem per (zh)drejtesine por per te gjitha te zezat e ketyre 25 vjeteve.

Diarrea me shumice......

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).