Kansas City Chiefs luajnë sonte në Foxboro, MA kundër New England Patriots në raundin e divizioneve në PlayOff-et e futbollit amerikan. Kansas City shkatërroi Hustonin 30 me 0 javën e shkuar, për të ardhur sonte përballë Tom Brady-t dhe skuadrës së Bill Belichick. Ndjesë lexuesve që nuk e ndjekin e nuk duan t'ia dinë për futbollin amerikan, por kjo hapësirë është për ata që do i përjetojnë fort emocionet e kësaj mbrëmieje. Herën e fundit kur këto skuadra u përballën qëllova në Boston, dhe pash sesi KC shkatërroi Patriots, por pas asaj së hëne mbrëma, ekipi i turpëruar në fushë ktheu gjithçka përmbys dhe në fund u shpall kampion kur mundi Seattle në SuperBowl. 

KC ka running game, ka special teams por vuan në Offensive Line. Patriots kanë Tom Brady-n, Gronkun në formë dhe një DL që ështe e dyta për sacks këtë sezon.

Cilat janë avantazhet/disavantazhet e secilës skuadër sonte? Kush avancon sonte? Bëni parashikimet tuaja dhe shikim të këndshëm! 
PS. Go Pats!

 

65 Komente

P.S. Fuck Pats with a jackhammer ! ( P.S. matrapik shqip).

no gronk healthy Blendo. Ishte ne spital djepardje, kemba, shpina. Dmth do luje po do luje si trung i preme i rrukullum daunhill prej BB.

Po esh Edelmani dermani sot.

vijojm

 

For all about 2 get spanked

we salute you smiley

there u have it. Prekposhtë! smiley

GRONK! GROOOOONK!

7-0

 

welcome to machine smiley

We feed on your hate! Grrrrrr on K!!!

UOU

brady ky?

smiley

 

 

it was in in in in

 

 

One way or another!

ça te thush, HEGJEMONI !

no Dani Amendola next game smiley

Po ca deflaters o qemol; jo se duhet me qene shkenctar per me e kuptu qe temperatura e ulet ndikon. Liga me nkry goodell-mr. 45 milionshin, tani e kuptoi dhe pranun qe skishin bo najher matje per ta pa ket gjo. Dmth bishtin ne shale i thon ksaj. In TB12 we trust!

 E ke me gjith men ti ? Si i bohet qe temperatura ulet cfryu vetem topat e Belicheat-es dhe jo te Colts ? Po cunit te bukur si i humbi telefoni ? Bishtin ne shale u bo se kon pronar me bole, pranej... dhe mos te shkojme ke Spygate se qelbet muhabeti. 

1 underinflated me 2 psi pra mo. Ironia ishte qe pikerisht ate top e kapen colts. Topi qe duhet te ndihmonte Bradyn...dhe me topat e tjere, Pats shenun 28. Spygate masanej...nuk ka ekip qe nuk ka filmu. Kto as nuk e bonin fshehurazi. Hajde flasim tani se pse koka a pili i bi gjithmone Patsave

Jan. 20: ESPN's Chris Mortensen reports that 11 of the 12 balls used in the first half of the game were significantly underinflated. ( Source ESPN )

Dhe e lejme ketu se tifozat e Bostonit dhe te Flamurtarit kane gjithmone te drejte... Varja se edhe nuk me rruhet shume per asnjonen as tjetren.

E nigjo si bucet foxborua nga muzika e acdc smiley

ive got big balls 

hells bells

Hajt se kane topin pjesen e dyte Kansas, do sulmojne ketej nga krahu ku eshte ul Rama smiley

Alex Smith sucks a big one. Vetem NBA fitohet me 3-piksha. T'bo Kadosh McDaniels si cub...

There must be some way ot of here

said the joker to the chief

****

All along the Hightower...

we will we will

GRONK YOU !

smiley

Kete 87cin e Patriotsave qeka per ta perdor me kalu refugjatet ne Angli smiley

smiley

in the books.

 

neser Pitsburgu dhe vijojme sipas planit operacjonal

The blue bus is calling us

Brady where u takin us

 

Ketu te Peshku ndonjehere te bejne Shkabe me zor. Se perse u dashka vene nje ndeshje sportive, futbolli amerikan a cfare eshte kjo, ne krye te nje uebsajti shqiptar, hajde merre vesh. Apo se eshte Blendi tifoz. Sot luan Guoan i Pekinit me Evergrande te Guangzhou-t ne Superligen kineze, vere edhe kete ne "balline" Blendi.

Teknikisht peshku eshte website nga Amerika Veriore. Dhe meqe ende shumicen e vizitoreve i ka nga amerika veriore, dhe jo nga Pekini. Po ti mos u merzit o mik se edhe Champions League e veme ne balle kur ka ndeshje playoff-i. Dhe tjetra, nuk i veme per inatin e ndonjerit, por per qejfin tone.

Une nuk thashe se e vute per inat te ndonjerit, thashe e vute per qejf, meqe jeni tifoze. Teknikisht ky mund te jete nga Amerika Veriore, po besoj eshte uebsajt shqiptaresh ngado qe jane, dhe per shume prej tyre ky lajm nuk thote asgje e nuk ka pike rendesie te vihet ne balle. Per mua edhe Champions League-s mos e ver, une kam kohe qe nuk e ndjek edhe aq, po sidoqofte Champions League eshte me e justifikuar te vihet ne krye. Anyway, shpresoj te te kete pelqyer ndeshja nese eshte zhvilluar.

Ndeshja mbaroi. Fituam! E merituam. Peshku, sic e shoh une (dhe kam nja 13 vjet qe e shoh) nuk eshte nje websit formal lajmesh, por nje vend ku vijme per te folur, ndare gjerat qe na jane te rendesishme, dhe qe na jep lirine te mos jemi "me kravate" gjithe kohes. Une te inkurajoj, te sjellesh gjera qe te duken TY interesante nga Kina. Do ishin kuriozitet, pse jo.

As une nuk thashe pse nuk vute ndonje lajm hijerende politike ne krye. Une ta thashe, luajne dy ekipet me te mira ne kampionatin kinez, a do ta vije lajmin ti? SIgurisht qe jo, se uebsajti nuk eshte teknikisht ne Azi. Mua pak gjera me bejne pershtypje ketu pas kaq vitesh, vetem kur vjen ndonje shqiptar ketu dhe habitet nga ndonje gje e ve re kete.  Sidoqofte, jap fjalen po ka ndonje gje qe mendoj se ia vlen, do ta sjell. Urime per fitoren.

megjithe respektin per badminton dhe ping pongun, ka naj sport kina ku ndeshja finale fikson para tv gjysmen e popullsise? ku cmimi mesatar i biletes eshte diku te $4,200-4,300? ku cdo sek reklame paguhet $150,000?

 

Ka ndeshje basketbolli qe fikson para ekranit aq banore sa ka Amerika, but thats not the point.  Ka vende te botes ku nje ndeshje fikson gjithe popullsine para ekranit, po qe ne nuk e marrim vesh, se ai vend nuk eshte Amerika. Po puna eshte se nuk eshte as Shqiperia.  

po leje mer vleren absolute se kina eshte 4 fishi i amerikes per ate pune. Ne vlere relative, them gjysma e popullsise! 700-750 milione kineze duke pa sport bashke ke rastis najhere?

 

p.s. pa e zgjeru debatin pastaj se kjo meriton teme me vete. Kemi te drejte une e ti qe as pagujm naj dollar per server e domain e kohe te harxhume po qe vijme ktu vec per argtim, me i kerku llogari ktyre pse hapin nji teme qe s'ka interesin tim ose tendin? se dreqi ta haje, as komentet me detyrim nuk i kemi apo jo? une shkruj aty ku tema ka interesin tim, perndryshe as me intereson fare

Sasia ka rendesi, por po te them prape, nuk eshte kjo puna. Thashe mberthen gjysmen e amerikaneve, jo te shqiptareve. Une nuk jam nga ata qe kerkoj llogari dhe e kam vete zet kur ka nga ata qe thone pse e hap kete apo ate teme. Edhe une me ate jam, ste pelqen, kalo, i pelqen tjetrit. E kisha te venia ne krye, jo te hapja e temes. 

e mo mire , ja ku jam une nga amerika veriore qe po shkruaj dhe as e kam idene kush luajti kush humbi e kush fitoj, le te jete ne daç ne krye te faqes ne daç ne fund, pun e madhe.sa ve re dhe ti mer burr!!!

o Blend. hap nai temë qëndisje që t'bjen rehat kto lol -- go Pats!

Kur do me u heq dhe shqipoja si redneck

lexoje edhe iher veten, lexoje. se me pak llafe po na thu neve qe; meqense s'me pelqejne mu kto tema edhe me duken te cuditshme, mos i diskutoni as ju t'tjeret. mos e ngatrro veten kot me shqiponja edhe me rednecks. smiley

ndeshje persmari qe sduhet humb do jete Panthers me Seahawks. Ket a e gje dot njeri fituesin esht çeshtja.

Patriotsat jane cope- cope me demtime. Shum veshtire do e kemi ne Denver nqs. Por besoj Manning nuk do ja hedhi paq, pavarsisht se Big Beni luen me shpatull te shkeputur ne krahun e gjyles.

Shkurt, ne kushtet e ndodhura, vendimi per te len Jets dhe Miami me na rraf qi mos me kap vendin e pare, ka qene i duhuri.

 

Panthers fitojne fiqo. Seattle me brek neper kom erdhen ne ket neshje

Nuk durohen keto tifozat e patriotsave

Une kam qene tifoz i Patsave qe kur Pats sucked big time. Ca t'i bojme ne qe u kthyem nga fshat ne perandori me belichick dhe bradyn? 40 vjet s'kishin fituar asnjehere. Pastaj, nderroi era. Thanks mr. Kraft. E pare Jon Bon Jovin ne box sonte mo!?

Living on the edge mo dihet ai muhabet.

ky Mr Kraft po ben mrekulli,, edhe lojtar me emer Mayo i ka gjet smiley

Kjo po bohet kupa Vince Lombrady

Do behet Shqiperia me keta njerez thua ? Kur s'ke pune, lu deren ...

Une do protestoj : Pse temaxhiu e nenvleftesoji ndeshjen e dyte te rendit te dites : midis Packersave te Green Bayt dhe Cardinalve te Arizones ? Kete me thuaj ti mua, ma shpjegon dot kete ... 

I ndrit shpirti aty ku osht atit qe tha : Do me e shajt tjetrin ? - Thuji " o shqiptar " dhe ia ke thone te gjitha... Hajd, tujtjeta juj burra ...

Hajde neshje ajo e Cardinals. Drame e vertete. Vallai s'ka sport mo dinamik se ky.

Po Beluli pse s'ka komentu ne kete teme futbolli?

Edhe Pjetri me musteqe te kuqe nga Mirdita duhet te komentonte, e s'ka komentuar.

 

ç te komentoj ?  ku sheh   top me kembe,  ketu ti Tiku ?!

e kam thene njeher me duket:  sportet qe luhet me dore jane kot. me dore vetem punet e pista behen !.smiley 

 

p,s ndjek ndonjeher me kenaqesi  Rugby  klasik,  pa helmeta e terci -verci,  qe luhet ne Britani  apo ne ish kolonite e saj: Australi, Zelande e re etj..

Belulo, edhe une keshtu kam mendu per kohe te gjate. Ky futbolli me helmeta vone me ka hy ne qef. Shoqeria e keqe te prish dmth. smiley

Vertet ka shume force, po dhe forca e tepert apo e gabuar denohet nga rregullat. Po kryesorja nuk fitohet vetem me force (nashi nje dore 200 kilshash qe i bijne murit me koke duhen), do shume aftesi, zgjuarsi, etj. dhe shume fat, gje qe e ben shume dinamik. Psh ne ndeshjen e dyte dje fati i lojes ndryshoi disa here per pak sekonda. Bile mendoj se krahasimi qe bejne ketu per futbollin tone (sidoqofte ne bisht qeni do ngelemi)  si sport per femra nuk qendron fare. (Si tha xhaxhi ne operasmiley)

 

opo shiko  ketu si lozet futbolli pa helmet fare, nga  dona mobile..smiley

Ore e di qe me llafe s'ta mbush dot mendjen. Si cdo "ves" nuk mesohet pa e provuar.smiley Sidoqofte, ja qe u dashka dhe helmeta, dhe s'u shkoka fare femrave*.

*si shenje respekti per to, para se te na hidhen ne gryke ...smiley

PS. Sidoqofte, s'po e shpjegoj me gjate ate krahasimin qe kisha me operan, se atehere e sigurte qe s'do me kursejne. smiley   

rugby eshte monoton krahasu me am. football. Shuuuuu-me monoton. Ne futbollin amerikan, cdo aksion bazohet mbi rreshtime te ndryshme lojtaresh sipas skemes se paracaktume dhe quarterbacku e ekzekuton. Helmetat pastaj jane pikerisht per te minimizu impaktin e perplasjeve. Kurse ne rugby shef max dike buzeshqyer, naj dhemb qe mungon ne inventar; loja dhe lojtaret jane pergjithsisht te ngadalte...sport burreror po aspak dinamik

  mund te jete monoton rugby,  por eshte  100% sport  ama.. ndersa futbolli amerikan  eshte dicka si gjysem sport, gjysem show.   ashtu sikurse edhe basketbolli amerikan e sporte te tjera atje....

mendoj qe  baseball mund te konsiderohet akoma sport ne Amerike

o Belul, sport eshte mundja greko-romane, sport eshte dhe kick-boxing. E dyta ka shume show me femra te bukura, vip qe ulen ne radhe te pare, reklama etj. Kush thua ti eshte sport mes ktyre te dyjave, mundja? sepse nuk ka show?

mbreteresha e hollandes, beatrix qe u dha titullin e kaloresit ekipit kombtar hollandez te baseballit, do zhgenjehej shume nga ty Belul, po te lexonte shqip

po nuk eshte puna thjesht te reklamat, Bredho.. eshte, konceptimi i sportit/ lojes/ ndeshjes,  si show.. pra jep emocione te tjera, pak ndryshe nga  loja sportive.

 

po nejse, kur them une qe amerikanet i kane qejf  keto   sportet me dore,  nuk besoni ju..

me finde.

mire, mire...sporti eshte ceshtje pasioni, duhet ta ndjekesh e mundsisht te jesh tifoz qe te te pelqeje. As une nuk u bera football/ baseballdashes as mrena dites as vitit. Po ne nji plan me te gjere, sporti amerikan ka nje gje shume te rendesishme qe evropa nuk e ka: integritetin.
Fakt Belul: ne am. football (NFL), baseball (MLB) dhe hockey (NHL), trajneret mund te sfidojne nje vendim arbitri. Kur ndodh, arbitrat mblidhen bashke dhe rishikojne ne kamera aksionin dhe deklarojne nese i qendrojne vendimit te meparshem, ose e anullojne ate. Kjo per hir te lojes. Pa fol pastaj per masat ndershkuese qe marrin ligat respektive per t'mos rene ne nivelin e UEFAs

...we're on to Pittsburgh!  

 

Megjithse Denver mund t'fitoj ngaqe Bell dhe Williams nuk lujn.  Sidoqofte, Martavis Bryant eshte kafsh!  

 

#patsnation

...epoooo on to Denver atehere!

u knoqem mrom.

ndeshja e dyte ishte ç'ishte. e papame.

 

sot, tjeter dite e fuqishme

shif mer ca thone. Patriotsat mund te vendosin nga anon peshorja e zgjedhjeve presidenciale...eh mer TB12, qender e universit je per zotin!

po kjo e ka nji zgjidhje, ta bojne paraden ne New Hamp smiley

 

e felliqen Sjatllin smiley

e meritovi MVP-ne Cam N.

i erdh ora brockuajllit prap mdoke smiley

tani, po lujten sic lujten ket jave, patsat fitojne me min 2 td diference.

in a movie theater near you starting January 24th:

"The Exdenverminator"

starring Tom Brady

ndeshja e shekullit sot, Blendo. Nuk te falet qe u trembe kaq shpejt per temat me futboll amerikan!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).