Presidenti i Republikës ka bërë një deklaratë të rëndë, e cila synon të kompromentojë ndërmjetësit ndërkombëtarë të reformës në drejtësi në Shqipëri. Pasi përdori dy ekspertë partiakë për të futur në spiralen e dështimit të reformës dy diplomatët perëndimorë, Sali Berisha po përdor në mënyrë brutale një kamikaz të vet në zyrën e presidentit të Shqipërisë, për të hedhur hije dyshimi tek ambasadori i SHBA në Tiranë dhe ajo e Bashkimit Evropian, se po mbështesin një projekt, i cili do të miratohet me vota të blera nga opozita. Edhe Nishani, sikundër Alibeaj, po përdoret t’u thotë ambasadorëve, atë që nuk ua thotë dot në sy Berisha.

Deklarata është e rëndë, pikësëpari se nuk është e vërtetë. Nuk është e vërtetë në thelb, nuk është e vërtetë në formë, dhe nuk është e vërtetë as në ndonjë detaj, qoftë dhe elementar, që ta dëshmojë këtë. Angazhimi i dy diplomatëve perëndimorë, që përfaqësojnë BE dhe SHBA në këtë proces, ka qenë nga fillimi në fund, një element besimi, që reforma nuk do të jetë e njërës palë dhe jo një proces korruptimi. Siç është raportuar dhe nga shtypi, ambasadori i SHBA ka bërë një skanim para disa kohësh të faktorëve që po ndihmojnë dhe pengojnë reformën dhe ai ka ka shprehur besimin që liderët e opozitës dhe pozitës, kanë një lloj konsesusi për ta miratuar reformën. SHBA dhe BE kanë bërë të qartë se qëndrojnë pas projektit dhe përmbajtjes së tij dhe po negociojnë me durim, pengesat që PD po shpik përditë për ta dështuar reformën.

Është e qartë se shumica ka mbi 85 vota, por nuk ka mbi 93 vota, që të bëjë ndryshimet kushtetuese, dhe nëse Partia Demokratike nuk merr një vendim politik të jetë pro reformës, ajo natyrisht nuk do të miratohet.

I vetmi kujdes që kanë bërë të dy diplomatët perëndimorë, ka qenë të mos krijohet pikërisht kjo ide që artikuloi Bujar Nishani, pra të krijohet ideja që do të blihen vota për reformën.

Këto vota nuk i ka kërkuar askush. Edi Rama nuk është marrë fare, as me përmbajtjen e reformës, Ilir Meta ka angazhuar Ministrinë e Drejtësisë për të futur në thelb të ndryshimeve kushtetuese, disa koncepte që stabilizojnë raportet mes institucioneve, ndërsa PD po sillet rrotull një neni, i cili është qesharak, nëse krahasohet me mënyrën se si është sot. Për ata që nuk e dinë, sot është, që një anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë apo Gjykatës Kushtetuese zgjidhet me 71 vota në Kuvend, ndërsa shumica do ta bëjë me 84 vota, pra me tre të pestat. PD për të mos miratuar reformën, po shkon në ekstrem dhe thotë e dua me 94 vota. Pra, i bie që Bujar Nishanin ta zgjedhim me 71 vota, kurse Gjin Gjonin me 94.

Kjo është thjesht një tekë për të mos votuar reformën, biles më keq akoma, për ta bërë atë qesharake. Dhe argumenti i vetëm që kanë, është pse populli shqiptar i ka dhënë kësaj shumice, mbi 84 vota. Kur i dha Berishës 69, ishte në rregul të zgjidheshin me 71 vota, tani që shumica ka 85 vota, duhet të zgjidhen me 94.

Ky është një banalitet nga Basha dhe Berisha, të cilët për të zhurmuar procesin e dështimit, duan të njollosin dhe ndërkombëtarët, duke i akuzuar si përgjegjës për blerje të mundshme të votave nga deputetë të PD.

E vërteta është se askush nuk do vota të veçanta nga PD për reformën. Reforma ose votohet si vullnet politik, ose nuk votohet. Nëse Berisha dhe Basha nuk votojnë draftin e ardhur nga Komisioni i Venecias si përfundimtar, pas plotësimit të rekomandimeve, shumica nuk ka asnjë interes të veçantë të investohet në blerje deputetësh të veçantë.

Nga pikëpamja politike, për aq kohë sa në PD nuk ka ndonjë fraksion apo mendim ndryshe nga ai i dy bashkëkryetarëve, atij real dhe formal, për këtë çështje, që do t’i dilte zot kësaj reforme, nuk ke as me kë të diksutosh për këtë çështje brenda PD.

Në kushtet aktuale, kemi plot deputetë që nuk pajtohen me Berishën dhe Bashën dhe shtrëngojnë dhëmbët kur i dëgjojnë, por nuk kanë ndonjë preferencë për reformën në drejtësi, dhe nuk e kanë kauzë të tyre këtë çështje.

Kështu që Berisha nuk ka pse trembet, se nuk ka kush t’i iki nga rreshti për reformën. Mund t’i ikin nga listat që bën djali apo vajza, nga klientët që fusin e nxjerrin në PD, si kamikazë mbrojtës të pasurive të tyre, por nuk shikoj të ketë ndonjëri kauzë reformën në drejtësi. Ata do të ikin një nga një pas dy vitesh, kur të bëhen zgjedhjet e reja, por deri atëhere do t’u duket vetja në ëndërr, sikur ujku nuk po ha ata, po dikë tjetër.

E vetmja gjë që mund të bëjnë dy ambasadorët e Perëndimit, kundër atyre që nuk do të votojnë për reformën në drejtësi, është ajo që ata kanë në dorë të bëjnë. Dhe ata nuk i zgjidhin punët, duke nxjerrë lekët nga xhepi, por duke nxjerr lapsin e kuq nga xhepi, dhe duke u hequr të drejtën e lëvizjes në Perëndim atyre politikanëve që do të tentojnë të bllokojnë këtë reformë jetike për Shqipërinë, duke i izoluar në shpellat e korrupsionit që kanë ngritur këtu, dhe duke i përballur me shqiptarët, që po ashtu do të vuajnë për shkak të tyre, izolimin ndërkombëtar, mos futjen në Bashkimin Evropian dhe ndoshta dhe ngrirjen e anëtarësimit në NATO.

Jo çdokush i zgjidh punët e votave në Kuvend, me lekë si Berisha. Ka dhe zgjidhje të tjera që bëjnë pa vlerë milionat që ka në emër të familjes tij, nga Tirana në vende e Gjirit.

12 Komente

Si do qe te veje puna Mero , ti po zgjebs ngelesh dhe kte ta them une qe te kam pare me syte e mi se si i serviloseshe Sali Berishes ( ne kohen tende smiley   &nbspsmiley ku ishe gati qe edhe gruan tja coje ne shtrat .

O Brad smiley po sa i ashper qe bohesh ti o burr, ai i shkreti (Merua), hallexhi i shkreti, ç'a t'bonte smiley

Nga Mero Baze!? po beheni qesharake me duket.

Mero Baze smiley

me fytyre e urryer qe eshte kjo e Merros .. LSI nepermjet ministrit te drejtesise prezantoka 'koncepte per balancime', ndersa PD-ja paska 'teka' - dhe keshtu e analizon nje njeri qe e ka leshuar me qira fytyren, bash si pacamure per te fshire te pegerat e gjithefaresoj bythe qe nga PD-ja, PS-ja e tanime LSI - so long per gazetaret si Lenc Vangjeli (aka Butthead, MTV), Sokol Balla etj. morra qe me shpejt nderrojne padrone se breke

Admin, por qué, por qué, por qué? 

Nje shkrim sqarues per te na treguar se ku flen lepuri! Ne kohen e PD-se paska qene me 71 vota, keta te shumices tani e paskamn propozuar me 84 vota, pra 13 me shume. Jo, thote kafsha eshte pak duhet 94. Ja pra kjo eshte thjesht nje preteks per te ngecur reformen. Mire e ben kafsha se keshtu vecse diskretitohet deri ne palce. 

Nuk ka qene 71 vota pasi kemi te bejme me ligje kushtetuese qe kerkojne te pakten 3/5 pra 84 vota,nderkohe qe nderhyrja ne Kushtetute kerkon 94 vota.

Mos e dridhni muhabetin,se nuk i ndryshohen kompetencat presidentit me 71 vota.

 

Qeka bo admin shkaba...

 Edi Rama nuk është marrë fare, as me përmbajtjen e reformës, Ilir Meta ka angazhuar Ministrinë e Drejtësisë për të futur në thelb të ndryshimeve kushtetuese....

Mero Baze smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).