Eksperienca nga procesi i asgjësimit te municioneve te tepërta, mund t’i vlejë shumë Shqipërisë qe te përdore kapacitet për shkatërrim të armatimeve të vendeve të tjera ne këmbim te përfitimit ekonomik.

“Ne mund të kthehemi, bazuar në strukturën që ne disponojmë akoma dhe në ndërmarrjet tona ushtarake, në një vend, ose një qendër, që mund të japim ekspertizë për të tjetër, apo që mund ta bëjmë këtë edhe për të tjerët kundrejt të ardhurave. Kjo është për t’u parë. 

Ne në fakt kemi bërë suksesshëm një projekt pilot me Malin e Zi, ka qenë krejt modest, por që na ka bërë qe ne të rivlerësojmë dijet tona dhe nivelin tonë të ekspertëve dhe të marrin certifikatat e nevojshme nga strukturat ndërkombëtare, për të qenë të gatshëm ta ofrojmë këtë shërbim edhe të tjerëve”, thotë ajo për Vizion Plus.

Nëse armatimet e tepërta nuk do të ishin shkatërruar, rrezikohej që të binin në dorë të terroristëve. Shqipëria, thotë ministrja Kodheli, ashtu si çdo vend tjetër nuk është imun nga kjo çmenduri globale, që mban emrin terrorizëm.

“Shqipëria dhe trojet shqiptare, për fat të keq edhe në rajon, edhe Bosnje Hercegovinën do ta fusim në këtë diskutim, janë burime të të ashtuquajturve luftëtarë të huaj. Kjo e bën të brishtë sigurinë e rajonit dhe  sigurinë e Shqipërisë, sepse problemi nuk është kur këta njerëz largohen për të bërë një luftë e cila nuk është e tyre, problemi është kur ata kthehen në vendin tyre, pranë familjeve të tyre, cila është qasja që ata kanë në shoqëri”, tha ministrja.

18 Komente

hajde llogjike hajde!   i shkaterruam qe te mos na i marrin terrorristet!

po te tjeret si ja bejne madam?    

ka ndonje shtet tjeter rreth e rrotull qe i shkaterron vete  armatimet e tij dhe mundesisht te mburret qe eshte qorr,calaman dhe kurrizdale?

do ua shkaterrojme edhe te tjereve , thotesmiley 

kerkon per bashkbudallenj zonjeza,,,

cok gjyzel hanemeja

Pse kjo eshte e PAMUNDUR? Arsyeja e thjeshte eshte mungesa e besimit dhe kredibilitetit tek qeveria shqiptare me fakte si keto;

1. Gazetaret e RAI dokumentuan me filmim sesi armet trafikoheshin nga Liqeni i Shkodres. Nese Mimi nuk e ka pare akoma, shpresoj dikush nga Ministria e Mbrojtjes ta kete pare. Kjo pertej demagogjise se arritjeve. Nese Ministrja mendon se "ku qendron problemi?" pasi ato arme mund te mos ishin ne inventarin e Ministrise, po ne ate te terroristave, thote se nuk ka kontroll te territorit te vet. Se pikat kufitare zotrie ruhen nga Ministria e Mbrojtjes.

2. Tragjedia e Gerdecit ndodhi per mungese te teknologjise dhe kontrolleve teknike qe Shqiperia akoma nuk i zbaton dot edhe ne fabrikat e ushtrise apo dhenien me koncesion. 

3. Kur Ministria e Mbrojtjes nuk eshte ne gjendje te kontrolloje (beje vetting) te emrave qe jep dekorata, cfare besimi mund te kete ne sigurimin e gjithe teknikaliteteve. 

4. Kur qeverise shqiptare i erdhi pellumbi ke dritarja me armet kimike te Sirise, per te cilat tha JO, s'ka me pjese ne piace ose te marre ndonje rol ne tryeze ballkanike, flas ne nje tryeze me pesh, jo me konferenca OJF-sh.

Ndersa per terrorizmin dhe te qenit burim i te ashtuquajturve luftetare te huaj, qeveria shqiptare ka nevoje emergjente ne edukimin e vetvetes mbi sigurine kombetare te vendit te vet, 

 

2. Tragjedia e Gerdecit ndodhi per mungese te teknologjise dhe kontrolleve teknike qe Shqiperia akoma nuk i zbaton dot edhe ne fabrikat e ushtrise apo dhenien me koncesion. 

Pa shume kuptim.

Lexo VQ. 

Dakort, po nese thua mungese teknologjie , kontrolli teknik kujt i behet? smiley

Tani une e kuptoj qe iu duket marifet te talleni me VQ-te, por prap them qe ajo qe ke shkrujt nuk ka shume kuptim. Mos ke dash te thuash psh kontrollin e sigurimit teknik?

4. Kur qeverise shqiptare i erdhi pellumbi ke dritarja me armet kimike te Sirise, per te cilat tha JO, s'ka me pjese ne piace ose te marre ndonje rol ne tryeze ballkanike, flas ne nje tryeze me pesh, jo me konferenca OJF-sh

Nuk jam dakort me kete. Shume vende te tjera thane JO por s'i kane hequr gje nga tryeza. I bie qe prej numrit te madh te atyre qe thane JO, te kete mbetur bosh fare tryeza.

Asnji nuk thote dot JO, sic edhe nuk tha, kur ju kerkua. Ata qe thane JO, nuk i ishte kerkuar ndihme fare, thjesht bene deklarata publike/politike. Ne rastin e Shqiperise, nuk ju kerkua fare, po ne si gjeli ne pleh, dolem vullnetar per ta bere kete gje. Kur qeveristani kuptoi se i duhet te hiqte dore ose me mire do t'i duhej te jepte shume shpjegime per sigurine e gjerave, u terhoq. Nuk u terhoq nga protestat. Thjesht e kuptuan qe nuk kishin kellqe per demokraci prej verteti, sepse investimet e mepasme, kerkonin jo shume korrupsion. 

4. Kur qeverise shqiptare i erdhi pellumbi ke dritarja me armet kimike te Sirise, per te cilat tha JO, s'ka me pjese ne piace ose te marre ndonje rol ne tryeze ballkanike, flas ne nje tryeze me pesh, jo me konferenca OJF-sh....

Asnje minister i Jashtem nuk e viziton me Shqiperine,le me presidenta dhe kryeministra jo e jo.

Kjo qeveri eshte treguar komplet amatore ne politiken e Jashtme.

kjo eshte ajo ministria e jashme e famshme  "Let's go Dutch" smiley qe jane te gjithe farefis me njeri-tjetrin ose qe i kane pas pleqte shoke ne komitetin ekzekutiv

posi jo, ekspertat i kemi. Ja psh kokrra e mashtrusit falsifikon fleten e gjobes. Kur fleten e gjobes per PD qi kapet kollaj, imagjino si e bojn rrushin bërsi kto kafshë. smiley. Do thush ça lidhje ka. Ka, ka se ja ekspertiza nuk mungon. Mjafton shperblimi, te shperblimi i rri mendja, goja dhe shpirti. Per ca verdhushka mo..

 

 

Sido qe te kthehet ky muhabet,ne vertet e kemi humbur rendesine si aktore rajonale,qe me refuzimin e armeve kimike.

Protestat kane qene te orkestruara nga Rusia dhe Serbia dhe idiotet e dobishem ne Shqiperi nuk pertuan por ju bashkuan protestave.

Edi Rama vete nuk ka dashur te bente shkaterrimin e armeve kimike dhe pastaj nxorri Bracen me Veliajn qe te shpegonin se sarina lahej me sapun duarsh...
Thjesht nuk u tregua lider se nuk eshte i tille.

po ca lideri flitet, ka pagu 80000 dollaro  me dal ne fotografi me pots per ta shit ne Shqipni.

Por per bejleret e pasur te te majtes ne Shqiperi,ndoshta ka qene ajo qe kerkonin,pasi tani nuk japin me llogari ne BE...

Ik mi pickellonje e lavirosme. Do merrni paret per t'i shkaterru dhe do ktheheni t'ia shisni nai Somalie a Sudani. Degjenaratat e Europes. Lejne lubite me shku gjo dom kur nuhasin $$$$$$$ !

Shiko anen pozitive Qemol: me ato para mund te blejne radare qe te kapin mushkonjat neper plazhe. Megjithese ndoshta jo, se ajrin tone e kontrollon Natja.

P.S. Po e prish temen por di njeri c'behet me ceshtjen e mushkonjes me helika qe mbeti ne reren e Divjakes?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).