Deputeti Ben Blushi deklaroi se, do të paraqitet me një platformë të tijën politike në Kongresin e Partisë Socialiste, që do të mbahet më 19 mars, duke lënë të hapur kështu kandidimin për kryetar përballë Edi Ramës.

Duke folur në një prononcim ekskluziv për Top Channel, Blushi thekson se, megjithatë e rëndësishme është që në parti të ketë një proces zgjedhor demokratik. Me deputetin Blushi ka biseduar gazetari Muhamed Veliu.

A do të garoni për postin e kryetarit të partisë, përballë Edi Ramës?

Nuk është kjo çështja. Çështja është nëse ka, apo jo, zgjedhje. Duhet të pyesni Edi Ramën dhe duhet ta japë këtë përgjigje besoj. Pse i pengon zgjedhjet për kryetarin e partisë? Kjo është dilema e madhe e këtij Kongresi. Pra, a do të ketë, apo jo, zgjedhje për kryetarin e partisë? Sigurisht që duhet të ketë, sepse mandat 7-vjeçar nuk ka kryetar partie që të ketë. Është e pamundur, e padrejtë, e papërligjur, jashtë çdo tradite tonën dhe europiane, që një kryetar partie të ketë një mandat të përhershëm. Nëse shkohet për këtë në Kongres, unë nuk mund ta pranoj. Në ditën që do të ketë zgjedhje, do të them nëse do të kandidoj apo jo.

Nëse do të ketë garë, ju jeni i gatshëm për të kandiduar?

Besoj se ka arsye, që të ketë më shumë se një kandidat në këtë Kongres. Jo vetëm për t’i dhënë kuptim garës, por sepse Partia Socialiste ka nevojë për një platformë alternative, sesi të qeveriset më mirë; çfarë qëndrimi duhet të mbajë partia; koalicioni që ka, apo që duhet të ndërtojë, si dhe shumë çështje të tjera që janë në diskutim, të cilave Partia Socialiste pa kolegjialitet nuk po u jep përgjigjet e duhura.

A do të jeni ju njëri prej atyre në garë?

Ditën që do të ketë zgjedhje, do ta them me patjetër. Duhet të vendosim që të kemi zgjedhje njëherë. S’mund të ketë parti pa zgjedhje. Ditën që do të ketë zgjedhje, do të vendos se çfarë do të bëj. Por, pse nuk e pyesni Edi Ramën se, përse i pengon zgjedhjet në parti? Kush është arsyeja që i pengon?

Ka disa aludime, që po përgatiteni për ngritjen e një partie të re. Sa e vërtetë është kjo?

Unë jam në një parti, jam pjesë e një partie politike që nga viti ’97, shpresoj që ajo të bëhet më e mirë dhe po përpiqem që ajo të përmirësohet, sepse besoj që ka mundësi të përmirësohet. Kam një pyetje për të gjithë: A mund të ketë një vend demokratik, nëse partitë e veta nuk janë demokratike? A mund të jetë Anglia, për shembull, apo vendet e Europës në përgjithësi, vende demokratike, nëse partitë e tyre nuk bëjnë zgjedhje, janë monokratike, nuk përfaqësohen të gjithë ata që mendojnë ndryshe, nuk ka zgjedhje, s’ka kolegjialitet? Imagjinoni për shembull në Britaninë e Madhe, sikur laburistët të mos kishin zgjedhje dhe t’i jepnin kryetarit mandat të përhershëm? Kjo është ajo fatkeqësi, që po ndodh sot në Shqipëri. Prandaj të gjithë problemet që kemi sot, kriminalizimin, financimet e dyshimta, mungesën e kolegjialitetit, vendime jashtë statutit e që bien ndesh me programin… Sidomos në rastin tonë kjo po theksohet, nuk po qeveriset si një parti e majtë. Këto pra, gjithmonë e më shumë bëhen prè apo vendime të një njeriu. Unë jam kundër kësaj praktike dhe po shkojmë në Kongres për ta refuzuar këtë vullnet.

A do të keni një platformë tuajën në Kongres?

Sigurisht që po. Është e sigurt që do të kem, ose do të mbështes një platformë.

25 Komente

Une nuk e kuptoj pse duhet te kete zgjedhje per kryetar partie brenda mandatit te kryeministrit. 

Supozojme qe ed rama humb ne kongres perballe nje tjetri. Kjo do te thote qe nuk ka mbeshtetje  nga partia e vet. NN. smiley

a nuk eshte logjike qe fill pas kesaj te mos jete me kryeminister por te jape doreheqje? 

Pra nje levizje e kote, pa arsye reale (NN prape ketu) per te patur zgjedhje te parakohshme? 

Pse? S'e kuptoj. 

E ku eshte lajmi ketu ?

 

You want America To Be Great Again ? 

Let Trump and FoxNews kill each-other.

" .....Çështja është nëse ka, apo jo, zgjedhje...... Duhet të vendosim që të kemi zgjedhje njëherë......Duhet të pyesni Edi Ramën dhe duhet ta japë këtë përgjigje besoj. Pse i pengon zgjedhjet për kryetarin e partisë? Kjo është dilema e madhe e këtij Kongresi. Pra, a do të ketë, apo jo, zgjedhje për kryetarin e partisë?.....Por, pse nuk e pyesni Edi Ramën se, përse i pengon zgjedhjet në parti? Kush është arsyeja që i pengon?....."  

 

Mir e ke ti o Ben, por siç duken bathet, te gjithe qe zene ate karrike, nuk duan te shqiten. 

Haha, Rama kshu e leshon kete per te qit zbulute anmiqte para kongresit. Keta te fundit perjashtonen, e Blushi i fut librin e radhes.  

nje amerikan ne oborrin e mbretit artur

 

kandidature me serioze se Maqo Lakrori nuk vjen, le t'mundohen 20 vjet po deshen!

Eh, kohet e arta te primaries ne PS kur Rama garonte dhembe per dhembe me zotin Lakrori. Tashi zgjedhjet ne PS s'jane bere ka kaq vite per te vetmin fakt qe zotni Lakrori ka qene i zene me pune me te rendesishme dhe askush tjeter s'ka begenisur t'i zere vendin.

Ky Rama duhet ta marre shume seriozisht kete punen e tenderave, koncesioneve, e prokurimeve te drejtperdrejta. Se ne popullit qytetar nuk na rref shume se si e qysh i ka punet e brendshme PS-ja, por ne na dhemb zhvatja e buxhetit te shtetit. Ato para jane parate tona, te te gjitheve ne qe paguajme taksa ne kete vend. Rama duhet te dali urgjentisht nga ky lak i parase korruptive e te veje rregull ne ministrite, duke fillu nga ajo e shendetsise. Korrupsioni i ketyre permasave eshte nje grope nga ku asnje parti e qeveri nuk del dot me. Prandaj, t'i vene gishtin kokes sa nuk eshte teper vone.

te gjitha partite pak a shume kane kryetare te perjetshem.e vetmja menyre per te dale ne krye te partise per nje konkurrent eshte te formoje partine e tij.shembull tipik eshte psh partia socialdemokrate e skender gjinushit i cili eshte kryetar qe kur s'mbahet mend.numri dy i kesaj partie paskal milo formoi partine e demokracise sociale .shkrimtaret e humorit ne shqiperi  iu thafte pena nese nuk bejne kryevepra se materiali bruto eshte aq i paster sa nuk ke nevoje ta rafinosh por thjesht ta hedhesh ne karte.

Kjo është dilema e madhe e këtij Kongresi. Pra, a do të ketë, apo jo, zgjedhje për kryetarin e partisë? Sigurisht që duhet të ketë, sepse mandat 7-vjeçar nuk ka kryetar partie që të ketë. Është e pamundur, e padrejtë, e papërligjur, jashtë çdo tradite tonën dhe europiane, që një kryetar partie të ketë një mandat të përhershëm.

7 vjet pa zgjedhje, si partia e Kim Jong Ilit

Arrogance e madhe. 

Ketu nuk ka njeri as kohe e as nerva me bo as gjasme

Qendrim zyrtare i z. Ndocaj per garen e Kryetarit te PS

Po qarkullone nje lajm ne lidhje me mundesine e garimit te z. Ndocaj per Kryetar te PS.
 Hyrja e statutit te PS fillon me nenvizimin se Demokracia e brendshme eshte shtylla kryesore e funksionimit te PS.
 Tashme kemi nje date te caktuar ne lidhje me zgjedhjen e Kryetarit te ri ose rikonfirmin. Kjo date eshte 19 Mars.
 Gara demokratike dhe garimi jane pjese te rendesishme qe e shendoshin PS.
 Askush nuk duhet te kete fobi per kandidimet si dhe kushdo qe mendon se mund te jap dicka te re mund e duhet te garoje per Kreun e PS.
 Rrugetimi i z. Ndocaj nga 2013 deri me sot ka qene relativisht i gjate dhe i ndryshem nga te tjeret.
 Ne rrugetimin e tij z. Ndocaj ka pare shume gjera te papelqyera te politikes shqiptare.
 Nje fryme e re eshte ne sherbim te nje politike te re e ne sherbim te qytetareve.
 PS mbetet partia me e madhe ne vend me potenciale te jashtezakonshme.
 Qytetaret ne keto tre muaj e kane frymezuar z. Ndocaj per te marr pergjegjesi e iniciativa me te rendesishme se sa ajo e mandatit te Deputetit.
 Mandati i deputetit ne nje loje politike te nbyllur eshte i pamjaftueshem per te kontribuar ne proceset e rinovimit te mendesise politike e modelit politik shqiptare.
 Cdo angazhim i konfirmuar nga Ndocaj do te jete serioz e do te shkoj deri ne fund.

Paska vendos te kandidoje S1kqaBcd, e paska gjet Lakrorin e rradhes!!

If Ndocaj gets elected kryetar i PS I'm moving to Canada.

Rakinen e Borshit te lutem lere ne Amerike!

Do e derdh ne lavamon, nga inoti jot smiley

Ruaje me mire se nuk i dihet, mund te duhet te luftoje Zeken.

Zekja bje ne trup te shnosh. Ne jena rrit me tollona, kena mor fund me vakt.hahaha.

Kur te kalosh aty te dogana thuj qe je shoku im. Po shkoj te blej ca gezof ariu thuaju! Veç qe te te besojne vish nje kemishe fanellate me kuadrate. Po te pyten per rakine, thuaju qe eshte alkol dezinfektus. 

Dite e re koncension i ri, lumja ti moj ShQIperi. Attenzione, attenzione, vatanit i lipsen me shume koncensione.

Berisha thyente rekorde inagurimi te nje rruge 7 here dhe rekorde noti, por Rama e le ne balte me intensistetin e koncensioneve (si i majte qe eshte) dhe turizmave jashte shtetit. Kam pa nje bluze te bukur ne internet, ec i fusim nje "vizite zyrtare" ne Tajlande - tha, se ne Shqiperi na mbyti korrupsioni i kokepalareve

Pse s'jemi? smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).