Përfytyroni një grua shtatzën, diku në një fshat, e cila përpëlitet mes dhimbjeve të lindjes, e mbajtur prej krahu nga i shoqi, apo kushdo tjetër i afërm, jo larg portës së saj, pranë rrugës, me shpresë të vijë ambulanca e lajmëruar, dhe kjo e fundit nuk vonon të duket e të ndalë në rrugën e pritjes, sëbashku me mjekun e saj të njohur tashmë, duke e marrë gruan megjithë dhimbjet e saja, për ta shpënë në maternitet, ndërkohë që i shoqi pret aty buzë rrugës, (apo dhe kushdo i afërm i saj, siç thamë), i lehtësuar disi që e shoqja ndodhet tashmë në duar specialistësh, -siç mendon ai, të paktën-, por dhe me një merak si do shkojë lindja, si do lindë bebja, a do shkojë gjithshka në rregull, merak që e shoqëron atë disa orë, derisa ambulanca kthehet sëbashku me mjekun e fshatit, me specialistin e saj të ri dhe premtues, dhe... dhe... fjalët e këtij të fundit nisin e përpihen nga pritësi i merakosur... hë, hë, si shkoi, a lindi, gjithshka në rregull, shëndoshë apo ..., dëgjohen a s’dëgjohen ca belbëzima, thuaj më mirë lëvizje buzësh dhe sysh gjithë dritë, ndërkohë që në anën përballë tij një fytyrë sa e sigurtë dhe e qetë, si ato të sklupturave helene të realizuara jo aq mirë, e për këtë shkak edhe kanë mbetur magazinave të humbura pa u vendosur në panteone të dukshëm hyjnish, biles një fytyrë që edhe tundet me qetësi sëbashku me kokën dhe fjalët e ngadalta, si për të pohuar qysh në fillim se gjithshka duhet të ketë shkuar mirë, -të paktën sipas asaj koke tundëse-, ose dhe mund të ketë çaluar diçka, -vetkuptohet jo nga ajo kokë aq e qetë dhe e sigurtë në vetvete-, por ndoshta kjo edhe s’ka rëndësi shumë, duket sikur rezaton koka tundëse dhe fjalët e shkundura, sepse në fakt specialisti akoma nuk ka dalë në temë, thjesht po i rezonon me tundje-shkundjet e tij si fillim ndonjë fantazie valësh deti apo kushedi se ç’ere frymëzuese në brendësi të tij, punë të tija ndoshta, apo të të tjerëve, pse jo edhe të natyrës, derisa jepet si i papërqëndruar akoma, i shpërqëndruar fare, thuaj, punë-mëdhaja, siç i thonë, plane, idera të bukura e të pakuptueshme nga pritësi zbrasen nga mjeku përballë, -heee, helbete, fshatar tjetri, ja njëlloj si kjo popullsi e mbetur në këtë fshat përjetsisht të braktisur-, dhe pret e pret nga tjetri fatin e gruas, të fëmijës së lindur, (nëse duhet të ketë lindur, nëse ka pësuar gjë, sepse deri më tani ai akoma nuk ka marrë vesh fatin e trashëgimtarit të tij), në ato fjalë gati poetike të specialistit, të atij që i ka dalë për zot të ndihmojë njerzit, fshatin e tij, e pret e pret ditëziu si toka gjethet e vjeshtës, që bien një e nga një, pa kuptuar gjë nga ato tregime pambarim të mjekut, (ky duket se e ka blerë kohën me bollëk, përderisa nuk shpejton të heqë ankthin e fshatarit të fshatarosur), tek i flet për rrrugët urbane ku kaloi, rrugë shkretinash absurde tërë pluhur dhe pa karakter, tek i flet për nxitimin e tij mes asaj ngathtësie qytetare të molepsur me turkoshallëk obsez, (mos ishte gjë tautollogji kjo, mëmërit me vete), dhe fanatik, vazhdon, (ja, kjo ishte tashme një tautollogji), tek i flet për një përgjegjshmëri afektive qytetare të njeriut të ndershëm, tek i flet për fëmijët e braktisur nga obsesioni kapitalist i fitimit, (ja këtu fshatarit i ndrisin sytë nga shpresa se po dëgjon diçka mbi lindjen e fëmijës së tij, por më kot, se tjetri vazhdon në të tijën), tek i flet për rrezatimin e shpresës së humbur nga pozitarë batakçinj dhe të molepsur, ... me një molepsje katharsisi të përçudnuar, -të cilën tashmë fshatri jo vetëm nuk e kupton më, por nis të mendojë nëse ia vlen ta dëgjojë tjetrin deri në fund, të marrë vesh si shkoi lindja-, dhe rri si i mpiksur, si dru, i shashtisur, sepse copëza fjale pa mbarim i rrëthqenojnë atij skena hipotetike të lindjes së fëmijës, jo-po ashtu atje në rrugë, jo-po një mjek i doli në korridor, (bëhet fjalë për korridore qiellorë të gradaçielave të reja kryeqytetse), jo-po një lindje, -hë, hë, një lindje, si shkoi, pyesin sytë gjithë shkëlqim e të lodhur tashmë të fshatarit ndjekës-, një lindje heronjësh ka nevojë ky vend, aludon specialisti, kushedi për kë, ndoshta aludon për vetveten, dhe hidhet menjëherë tek specialistë të tjerë mjekë, (merreni si të doni, edhe specialistë të arkitekturës apo parasë), me të cilët takohet, me sa përmallim flet për ‘ta, hëm, tek paraja bëhen të gjithë të dashur, zbuten, flasin gjithë ëmbëlsi dhe komplimenta, por... por të kuptohemi, gjithshka për hir të vendit, deklaron her pas here specialisti, për hir të fshatit tonë të dashur e të shtrenjtë, qurullon mjeku i apasionuar pas fjalës, si për ta lodhur fshatarin pritës, duket për të zgjatur edhe fjalën e tij pambarim, duke harruar ku e kishte muhabetin, e duke u hedhur tek skena të tjera abstrakto-reale, me furtuna ideore dhe sharrje të marrësh, (këto të fundit, si gjithmonë, nga ata kundërshtarët e tij të specialitetit), skena me ekzaltime dhe pseudo-ekzaltime triumfesh dembelizmi mendor, skena me trupa të boshatisur shpirtërash dhe shprese, po të mbushur prej parash, aq sa fshtari pritës nuk kupton më se ku do të dali ky specialist abstrakto-real, nga i cili pret vetëm lajmin e lindjes, një lajm të thjeshtë e konkret, e nis e mendon mos se tjetri po e mashtron, mos se lindja nuk ka shkuar mirë, mos se ai nuk është në gjëndje ta kuptojë mjekun e fshatit, mos e mos pa mbarim, si dhe fjala e tjetrit, që e mban të lidhur me artin e të shprehurit dhe disa skena aty afër-larg proçesit të lindjes, por pa gjë konkrete, po të mosllogarisë ato vetmburrka të specialistit, të cilat ai edhe ia falë, siç edhe shumë specialistëve të tjerë të mëparmë, derisa fshatari i gjorë nis të mendojë, gati të bindet, se tjetri ka zgjedhur zanatin e gabuar të mjekut të fshatit, kur fare mirë mund të ishte bërë tregimtar, apo poet, se ka dell artisti, por ç’dreqin donte që është bërë mjeku i fshatit të tyre, kur s’dihet se ç’ka katandisur në atë udhëtimin e shkurtër drejt maternitetit me gruan e tij, mos ndoshta e ka lënë lakuriq në fusha për tu frymëzuar, apo edhe nuk i foli për lakurqësinë, si artist që duhet të jetë, apo ia ka bërë të shoqen pikturë sëbashku me fëmijën e porsa-lindur, në ndonjë fushë të papunuar fshati, e ka vazhduar më tej drejt qytetit për të shitur pikturat e tij, duke harruar gruan, fëmijën, fshatin, zanatin, të cilit i ka dalë për zot, gjithshka e gjithshka e ka harruar, për atë dell artisti, ehh, medemek, do të thosh me kënaqsi fshatari pritës, se dhe e di aq gjë, e di që arti shpesh merr vlera nga emri, nga pozita, nga... ai nuk është aty për të gjykuar artin, por ai pret nga mjeku i fshatit tjetër gjë.......

Ky është libri “Kurbani” i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, me fjali dhe pjesë të gjata pa fund e pa krye, (ndoshta si punët e tij), me pjesë të bukura poetike si pejsazhe fshati të braktisur, herë-herë të lodhshme, i kuptueshëm për ata që kuptojnë nga moskuptueshmëria e kuptimit abstrakt. Po ta lexoni, nuk keni humbur! Ndoshta dhe keni fituar diçka nga fjala poetike. Por dhe po nuk e lexuat, prapë nuk keni humbur gjë! Si të doni bëni!... Unë as iu gënjeva e as iu mërzita me të tëra copëzat pa fund të fjalëve të këtij ... mjeku fshati, apo artisti postmodern!... 

12 Komente

i modh

booo! nji fjali e gjate, nga fundi, ne fillim. As paragrafe, as pika, as presje...
A thu se e ka shkrujt me nji fryme

Mund ta kishte shkruar dhe me nje dore, si tregimi me kujtime femijerie ne bunker.

Komentatori i ri qe na ka ardhur ne tryezen tone, i cili s'ka me shume se 2-3 muaj, paska zell te madh te lexoje librat e politikanve tane medioker. Kur keta nuk qullosin gje ne politik e ekonomi, çdo qullosin ne letersi smiley 

PTh si shume keq e ke kap me KM. Ka shume qe publikojne shkrime dhe nuk duan te komentojne. Lene te tjeret te tjerrin lesh! Ti ça problemi ke? Je xheloz ngase te kam then qe Karl Marksi eshte nje personazh i mbarenjohur. Zoteri po ben te njejtat gabime te politikaneve shqp qe ke aq shume çejf ti shaç.

Përfytyroni një grua shtatzën

 

 

ca eshte ky qe e ka shkrujt, analfabet?

 

 

ooooidrizoooo

fshati do doktorr thot autori, jo piktor smileysmiley

Me duket mua apo edi po na can bythen.

e paskan braktis shefin puthadorët smiley

Hehehe, duket sikur ka pershkruar veten me kete. Mbase dhe pershkrimi me i sakte i tij, ne shqip te pakten.

Nuk e mbaja mend Kurbanin kaq te mire, sic duket ke zgjedhur pasazhin jo shume reprezentativ. Mua me eshte dukur shume i stilizuar dhe permbajtja acaruese. Ceshtje shijesh sdq.

Jane shkruar dica artikuj kritike per Kurbanin kur u botua. Pothuaj te gjitha shkrimet nenvizonin dhe stigmatizonin stilin e Rames-perroin psikik-fjalite e gjata derdhur si rreke nje faqe. 

Marksi ja ka arritur te parodizoje permes formes  stilin e Rames dhe te ironizoje permes permbajtjes Ramen i cili kur pritet te sillet si kryeminister/ mjeku qe sheron semundjet, sillet si piktor qe sheron egon etij. Bukur!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).