vlonjati

... ai ishte një "vlonjat" që këndonte me kitarë këngët e dashurisë. ai ishte një "shqiptar" që recitonte plotë ndjenjë vjershat e Naimit. ai ishte vlonjati më i përvëluar nga dielli i korrikut dhe shqiptari më i ngjyrosur nga ai i gushtit, por, mbi të gjitha, ai ishte djaloshi më i buzëqeshur që mbaj mend akoma nga fëmijëria ime e paqeshur.

mua më kujtohen si tani kur, mbasditeve, mbas shkollës, venim te dhoma e tyre, aty te konvikti i mjeksores dhe ai, merrte kitaren në dorë dhe fillonte të këndonte këngët që as ne vetë nuk jua u dinim fjalët dhe, me të, bashkoheshin dhe ata që si ai, ishin bërë vlonjat e shqiptar dhe me zërin e tyre, të dalë si nga oazet e fjetura të  shkretëtirave të errëta, si dielli që j'u kishte  dhënë ngjyrën, këndonin për vajzat e bukura të bulevardeve të vlorës e atyre të kinshasa-s që j'u mungonte aq shumë...

një ditë të viteve '90, në qytetin Ybbs an der Donau, diku më larg vendit ku banoja në Austri, më kapi një dhimbje e madhe dhëmballe dhe, duke kërkuar një dentist, pashë një tabelë që tregonte emrin e dr. Jacques Charles Man-eng  dhe duke menduar se duhet të ishte ndonjë doktor i huaj që, si shumë të tillë kishin ngelur nëpër Austri mbas studimeve dhe hyra brenda ku pashë një burrë që më la përshtypjen e dikujt të ardhur nga afrika, pa e specifikuar nga.

filloi të më mjekonte dhe një moment, më pyeti se nga isha me origjinë, dhe unë, me gojën plotë pambuk, me nje zë të përgjakur e aromë arseniku, thashë "Shqipëria"...

nuk do të zgjaste sekondi kur ai do më thoshte "...dmth flisni shqip" e ku sytë e mi të hapur deri në fund e me shikimin e humbur te llamba sipër aparatit, mes dhimbjes që po më shqyente kokën gati sa s'më dolën nga vendi.

më tregonte Charly, sic e mbaja mend, kur fundjavave kthehej nga Tirana ku studionte për të takuar miqtë e tij më të vegjël në moshë dhe që e shihja shëtitje bulevardit Vlorë-Skelë, ashtu elegant si zebra me kostumin me vija apo atë me kuadrata të vogla ngjyrë bezhë e ku netëve, do këndonin deri vonë e të nesërmen, do luanin paraditeve basketboll te fusha e shkollës mjeksore, ku, mes gëzimit të topit që hynte brenda rrjetës, llamburisnin dhëmbët e tyre të bardha si drita në errësirën e fushës së qymyrtë...

e pyeta doktorin për Jozef Mackanga, djalin me kitarë dhe më tha që është në Belgjikë ose më saktë ishte, sepse sot, mësova se vlonjati i mirë nga Kongo e largët, ai që i këndonte vlonjateve të bukura e recitonte naimin si të ishte diku në qetësinë e avullt të oazeve të shkretëriave të verdha, la amanetin e fundit, arkivolin e tij ta mbulonin me flamurin shqiptar dhe, ndërroi jetë.

 

fate velaj - 28.09.'15 

marre nga blogu Velaj.com

25 Komente

 

 

 

 

Nice smiley .

Ngushellime.

Sdq nuk me duket me vend qe ti quash shqiptare me thonjeza vetem se kane perberje raciale te ndryshme. Kur isha ne Shqiperi psh pashe disa here adoleshente me origjine aziatike (me prinder kineze besoj), te lindur e te rritur ne Shqiperi. Kam ne lagje nje kalama me ngjyre qe ka mamane nga Afrika, babane shqiptar. Raste te tilla jane bere aq te shpeshta sa te perdoresh thonjeza eshte cik anakronike.

Nuk qe i vetmi ky Belul, vinin nga Kongua po nuk gaboj dhe rrinin me djemurine vlonjate ( shoqeri qe nuk vjen me).

Fatja kete shkrimin e ka bere si nxenes i klases se peste pa asnje shpjegim e jo me strukture e para kjo dhe e dyta Fatja sbesoj se e ka njohur sigurisht e ka te treguar nga te tjere...

jo nuk qe i vetmi..  po Jozefi ka qene me i hedhuri, me i njohuri... si te thuash: morri ca karakteristika tipike vlonjate..

me kujtohet, aty nga 2008  me duket,  Jozefi bashke me 2 shoke kongoleze te tjere, edhe nje femer, ishin ftuar te emisioni i Dudushit te Top-channel,  ku flisnin per historikun e tyre si kishin ardh ne Shqiperi, jeten etj etj.. si dhe kerkonin nga shteti shqiptar, presidenti,  tu jepte nacionalitetin sepse kishin jetuar mbi 20 vjet.. edhe Jozefi qe  ''bertiste'': ''si te mos ma jepni mua nacionalitin shqiptar.. une jam shqiptar, jam vlonjat !''.smiley    shpresoj tua kene dhene...

 

 

kane qene shume te rinj  dhe disa familje nga Kongo ne Vlore.. ne fillim u vendosen te  kabinat e Plazhit te vjeter, atje jetonin.. ndersa te rinjte e moshes se shkolles, te konvikti i shkolles mjeksore..  keta u bene  mjeke te gjithe.. (Jozefi p,sh ,pas 90-es u vendos ne Belgjike e punoi si mjek/doktor..

ja nje foto tjeter nga femijeria e tyre ne Vlore. eshte edhe Jozefi aty..

 

p.s  Fatja ka bere nje shkrim disi emocional.. ne fakt,  duhej nje  in memoriam , me i mire me i plote, nderi duhet bere tamam!!

Belul, pse nuk e shof temen tende ne balline?

 

nuk e di Tiku, çeshtje teknike besoj...  p.sh po te shohesh siper te krahu i djathte i faqes,  temat nuk jane me por jane zevendesuar nga komentet..

nejse,  he per he  qe te shohesh kete teme, duhet te klikosh siper, seksioni ''me te rejat''.

Ve re nje mosperfillje per blogun, plus jan dhe ca gjera te tjera qe nuk mund te jene teknike, jane misterioze.

Megjithse gjithçka shkon sipas parashikimeve.

 

çfar parashikimesh Heretiko, na sqaro dhe neve qe i bim drejtpersedrejti. 

Qe ti do te jesh nje prej udheheqesve t'mdhej te diskurseve te blogut, ne menyre qe te mos mbyllet fare.

 

Nuk ka shume rendesi se kush do jete "udheheqesi" ketu i dashur, se sa ka rendesi qe te kete nje pjesmarrje te gjere, dhe te eliminohen fyerjet. 

Ashtu eshte i dashur Pjer, por prit se akoma nuk kemi mbrrit ne Token e Premtuar, tani per tani nuk behet pa udheheqje Palloshi dhe Maloku, dmth pa fyerje, qe eshte gjithe lezeti i jetes, prandaj vijme ketu midis te tredhurish qe te shajne me rob shpie dhe ulokesh qe te kercenojne qe do te shklyjne n'grushta.

 

smiley Po prandaj jemi ne elita e kombit, une, ti, ai, ajo, ketu,  qe te edukojme edhe klasen tone politike. 

o Pjer, a e ve re qe blogu ka nji rritje cilesore qekur tiku ka nis te mbushe 60% te komenteve? biles, me ca vej re, nuk humb rastin me i bo replike as vetes. Nuk e kishe keq ti kur the qe ky eshte renduar shume

mesa duket blogu po shkon drejt mbylljes, Tiku...

po ska gje, eshte normale...   sic e kemi thene disa here ketu nje fjale te urte gjermane:  ''te gjitha gjerat  ne kete Bote kane nje fund,  perveç salçiçes qe ka dy !''.smiley 

smiley

Bast qe gjermont e kane sajuar kete fjale te urte diten qe u ngrit flamuri rus mbi Raishtag!

 

pët çer qelbsinlliku, jan duke festu çlirimin nga Fyreri, çlirimin nga njeri fund i salçiçes!

 

djema, nuk e besoj te mbyllet blogu/forumi, se eshte/jane larguar 1-2 administratore. Blogu ka patur tre nismetare, qe une i kam quajtur; 3 moskotieret, si dhe ka 3-4 administratore vullnetare. Pra shumica ekziston. 

Pjer se ty te shkon fjala tek admin , keshilloji te hapin nje seksion te burses.

Tani qe u mbyll bursa ne Tirane, do hapi Pjeri seksion per bursen te Peshku?

Dikush duhet ta mbaje pishtarin ndezur...

Ose thjesht pishtarin.

ose akoma me thjeshte: t'i maje pishen!

 

e pata fjalen ca tema burse .psh vjet kur u thashe se nafta do bjere ne $35 shume kaure e shqiptare nuku me besuan ...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).