Doja të ndaja me ju një video të shkurtër që çunat tek Club TV realizuan gjatë ditë/natës së maratonës radiofonike që organizuam në datat 24 dhe 25 Dhjetor. Maratona e Klubit është një organizim i thjeshtë, gjatë të cilit ne si ekip i programit radiofonik të mëngjesit "ngulemi" në studio në një transmetim radioteleviziv që zgjat 27 orë pa ndërprerje. Gjatë kësaj kohe dëgjues të shumtë vijnë për të dhuruar lodra, libra dhe rroba për fëmijët e paprivilegjuar ekonomikisht. Një "toydrive" siç njihet në anglisht, për fëmijët e atyre familjeve që mezi arrijnë t'i ushqejnë dhe t'i veshin. Është e lodhshme të rrish në mikrofon për 27 orë, por bujaria që shfaqin njerëzit ta mbush zemrën plot. 



Këtë vit na u bashkuan edhe çunat e "Steel Wings Albania", një grup motoristësh me pamjen e ashpër tipike, por me zemrat flori. U mblodhën mbi 1300 artikuj të ndryshëm lodrash dhe qindra libra dhe artikuj veshjesh për të vegjël. Gjysma u shpërndanë nga organizata World Vision, që ka një infrastrukturë të shtrirë në zona në nevojë në veri dhe jug të vendit dhe punon me fëmijët. Pjesa tjetër u shpërndanë në tre fshatra të Tiranës, dhe disa artikuj i çuam bashkë me motoristët në fshatin Tujan, rrëzë Dajtit ku varfëria është vështirë të përshkruhet me fjalë. Ajo që më bën përshtypje është që çdo vit më shumë dëgjues vijnë të dhurojnë, dhe ndryshe nga ç'duan të besojnë disa, ka plot solidaritet.

22 Komente

E bukur e bukur vidio por,  

" Mjerimi s'don mshirë.

Por don vetëm të drejt!

Mshirë?

Bijë bastardhe e etënve dinakë,

të cilt në mnyrë pompoze

posi farisejt i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak,

tu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' në shplakë."

 

Millosh Gjergj Nikolla 
 

Nuk eshte Mëshirë Ilir-jan. Mëshirë është kur je në pozicion sundues (apo shfrytëzues) mbi tjetrin, dhe e fal, apo i fal diçka. Kjo quhet ndihmë. Parë ashtu si e shtron ti, bëjmë më mirë të mos bëjmë asgjë.

Ne kendveshtrimin tim ajo qe ti thua eshte ndihme, per mua eshte marketing per DHL, ose nje show i organizuar bukur me rastin e festave, deri ketu nuk ka asnje gje te keqe edhe keshtu. Vler e ndihmes mesa pash ishin me shume arusha, kukulla, dh ca produkte kineze shume te lira ne nje lagje fshati . Po,po,   edhe kjo quhet ndihme, ne aspektin se "qyli eshte i embel " sa edhe vet mbreti e pranon  qylin,  , po kjo nuk zgjidh problemin  e "femijve ne nevoje " eshte e njeta gje qe bejne politikanet shqiptar , ku dalin ne media per tu dukur si filantrop se: "ja po ndihmojme femijet jetim ne nevoje !!"  Por nejse une mendoj se kjo eshte vetem nje moment kenaqsie, pra thjsht nje moment, per ju,   ndersa per ata eshte ndryshe  jeta ka shume momente te tjera, shume me te veshtira , per ta  ! Ndoshta ata presin dicka me shume , ndihma ne forma te tjera, fjala vjen rruge me shume, mundesi punesimi me shume , mundesi edukimi me shum , argetimi, shkollimi, kujdes shendetsor me shume ect ..

Shoqeria shqiptare vuan shume nga fallciteti , dy fytyrsia  cdo gje behet sa per sy e faqe, per tu dukur si bota ndersa realiteti eshte ndryshe ! . Eshte e qarte se ti nuk mund ta ndryshosh me perpjekjet e tua modeste !

Sikur ta dinim... Vitin tjeter. Dhe nje llogari ne Gofundme.com nuk do ish keq. 

Shqiptaret japin perdite sepse te gjithe kane ndonje te aferm ose te njohur ne gjendje me te keqe ekonomike. Pikerisht prej ketij solidariteti arrijne te mbijetojne shume familje qe nuk dalin ne tv por realitetin ua njohim se perreth i kemi.

Shqiptaret kane problem te solidarizojne per te mbrojtur nje levizje apo nje reforme qe keta femije ti nxjerre nga ajo gjendje. Cfare kuptimi ka qe atyre femijeve u dhuron nje gezim te momentit kur vete kthehesh ne strehen tende te ngrohte pastaj? Ja dhe ia hoqe urine nje dite, po pastaj? Ju bete bashke shume shqiptare per tu dhene dicka te vogel pa prishur rehatin e tyre, po a behen dot po aq shqiptare bashke per tu ngulur para parlamentit nje dite nate qe femije te mos kete me ne gjendje te tille? A behen po aq shqiptare bashke qe te kerkojne llogari sa fonde jane dhene dhe ku i kane shpenzuar OJF-te per mbrojtjen e femijeve?

E kshu, te pastrehe do kete gjithnje, e sado qe te japim, sado qe une te kem respekt pafund per nismen tuaj dhe sakrificen e oreve te gjata ne transmetim...s'do e kemi asnjehere ndergjegjen te qete qe s'arrijme te shkundim nga themelet nje popull qe s'kujdeset per te ardhmen e vete.

Iris, ke te drejte, duhet bere me shume, dhe ne nje forme me poltike. Por nuk mendoj se eshte problem "shqiptar". Eshte problem sistemi. Vendi me i pasur i botes psh., ka plot njerez qe mezi e shtyjne e kane nevoje per ndihme qe te vishen e hane. Ajo reforme per te cilen flet ti, ne disa vende te botes, pikerisht keto kohe po merr forme, madje edhe amerika po nis ta diskutoje, quhet "Universal Basic Income". Disa vende nordike dhe Kanadaja e kane, Franca do ta votoje se shpejti: http://www.independent.co.uk/news/world/... Parashikon qe cdo qytetar i vendit te kete nje te ardhur baze (pervec punes) e cila i siguron nje standard bazik jetese, dmth. dinjitetin.

PS. Koncepti nuk eshte aq i ri ne fakt. Sipas Bibles, Zoti u kerkoi izraeliteve qe token e premtuar ta ndanin midis cdo familjeje, qe te mos kishte asnje izraelit pa prone, dhe ne ne cikle te caktuara, te pasurit (i detyronte Ligji i Perendise) jepnin toke per te varferit, jo vetem ndihme bamiresie pra, por mundesi per te jetuar i pasunduar.

E kush e vendos kete "standartin bazik" te jeteses? Po per ta paguar kush e paguan? Njeriut dinjitetin ja fal vetem arritja vetjake.

Se cfare eshte, e kush ia jep dinjitetin njeriut, eshte ceshtje vlerash. Por se kush e vendos standardin, e kush paguan mund ta gjesh duke bere pak kerkim mbi ceshtjen ne web. Obama hinted mbi kete gjate SOTU, por ka mbeshtetje edhe nga republikane te caktuar, madje edhe libertariane.

I paske bere bisht te dyja pyetjeve. Cfare vlerash Blendi ja japin dinjitetin njeriut? Dinjiteti ne rradhe te pare eshte ndienje e brendshme e vleresimit te vetes, prej nga vjen dhe fjala. Te varfer lal kane qene prinderit tane dhe plot dinjitet. Plot mbeshtetje nga shteti kane afrikanet e veriut ne France dhe prape ndihen te shkelur.

 

 

Fjala, nuk mendoj se i kam bere bisht pyetjeve, por ceshtjen e "Universal Basic Income" une nuk e njoh mjaftueshem, si rrjedhim nuk e mbroj dot, dhe as mund te debatoj mbi te. Ti po me pyesje mbi "kush vendos standardin", e une thjesht nuk e di se kush. Vetem sa po e sillja si informacion, nuk e perfaqesoj kauzen. Ca supozojne se mund te jete nje alternative me e mire se welfare. I still have to get my mind around it first.

Problemi eshte shqiptar o Blend, se ato vende qe po citon, jane vende ku te pakten shkenca u lihet ne dore shkencetareve dhe ekonomia ekonomisteve. Kurse ne Shqiperi eshte gjithshka ne dore te gjithologeve!  Mendimi ndryshe ketu as nuk degjohet jo me te mbeshtetet sepse te krijon nje te ardhme me te mire! Debatet ne tv jane vetem pasqyre e debateve gjithandej. Ndaj ata politikane jane ende aty, se kete mendje kane njerezit, s'duan te aftin ne vendin e vete. Mungon vizioni per te ardhmen qe nga dera e shtepise te secilit e deri ne nivel shteti! Ja te gjithe kshu si kjo kotherja qe u hedhim ketyre femijeve qe neser pasneser o do jene kriminele analfabete o njerez te rritur me deshiren per te shkelur keta qe shkojne me lustra ne kohe festash!

p.s: Nje dite ne emisionin tend zeri ishte i Grida Dumes qe thoshte: S'mund te mendohet qe ne parti te flitet per ide! - Besoj qe te thote mjaftueshem per nivelin e nje njeriu qe e mban veten pjese te nje shtrese intelektuale nga e cila shtrese ketij populli i varet ekzistenca!

Blendi nuk po flet per shkence, por per vendime politike. Rritja e eficiences dhe perparimi teknologjik jane shkence, menyra si duhen menaxhuar dhe shperndare te ardhurat si pasoje e tyre eshte subjekt i gjykimit te shoqerise ne nje kohe te caktuar..

Per te ardhmen e ketyre femijeve kishe gje? Apo do te debatosh mbi cfare eshte shkenca?

Ju lumte. Sikur te kishte mundesi te krijohej ndone strukture ku njerezit te mund te dhuronin ne cdo kohe. 

smiley  Ju lumte perseri. Here tjeter, nese keni mundesi, na lajmeroni perpara qe te kemi mundesi dhe ne jashte te japim ndonje gje.

Bravo ju qofte per nisma te tilla. Ju lumte!

Blendi, po ato hapset e shisheve ne forme peshku qe te dhurova per administratoret, a ua dhe apo i majte per vete smiley

Pjero, ti po do qe t'u mesosh femijeve pijen alkolike qysh kur jane te vegjel? Per cfare t'u hyjne ne pune femijeve hapset e shisheve ne forme peshku?

Gjembi, pse Blendi osht kalamo. Nuk di si ta sjell ketu foton me Blendin, ne takimin e famshem para nja 2 vjetesh, qe ta shohesh qe nuk esht femije smiley

Pjer, ti pyete Blendin "a ua dhe apo i majte per vete" dmth qe t'jua jepte femijeve. Se dhuratat nuk i shkuan pijaneceve por femijeve. Apo s'e lexove artikullin e s'e pe videon se duhet perkthyer?

Para dy tre vjetesh Blendi ka vene ne YouTube nje video ne nje interviste me ekonomiqarin, autorin e VQ , puntorin e magazines Pjer Thomas. Si ta gjejme please ?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).