Edhe pse ka pasur deklarata të ndryshme nga Ministria e Transporteve dhe ajo e Ekonomisë, lidhur me heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve ajrore që kanë gjermanët, të cilët menaxhojnë koncesionin e aeroportit të Tiranës, marrëveshja ka mbërritur në Këshillin e Ministrave.

Burime kofidenciale për Vizion Plus thonë se qeveria është në prag të miratimit të negociatave të gjata, që pala shqiptare pati me koncesionarin dhe është rënë dakord që pas miratimit të kontratës së re, të fillojë punën menjëherë aeroporti i Kukësit.

Të njëjtat burime thonë se pala gjermane nuk ka dashur të lëshojë ekskluzivitetin që ka në Shqipëri, pasi do t’i sillte fitim të munguar në vite.

Për këtë ajo ka kërkuar fillimisht që të zgjatet kontrata që ajo ka në Rinas edhe me 5 vite të tjera, por më pas marrëveshja e arritur është se nëse qeveria shqiptare vë ne punë Kukësin, atëherë kontrata e me gjermanët zgjatet dhe 2 vjet.

Negociatorët e marrëveshjes kanë paraqitur planin dhe mundësitë e ndërtimit të aeroporteve të tjera dhe ka një projekt për një të tillë në jug të vendit.

Nëse kjo realizohet, atëherë koncesionari kërkon zgjatje në viteve të kontratës edhe me 5 të tjerë, por kjo formulë do të aplikohet në varësi të datës që mund të ndërtohet, largësisë që do të ketë dhe numrit të fluturimeve që do të marrin.

Me hapjen e një aeroporti tjetër, mundësia për të futur linjat low-cost bëhet më e afërt, por dhe çmimi për biletat e qytetarëve shqiptarë që fluturojnë do të jetë më i lirë.

VizionPlus.al

58 Komente

Para Kuksi!

Op, prit: 

Me hapjen e një aeroporti tjetër, mundësia për të futur linjat low-cost bëhet më e afërt, por dhe çmimi për biletat e qytetarëve shqiptarë që fluturojnë do të jetë më i lirë

ca, duhet me shku deri n'Kukes me kap naj linje low-cost? Hm, qenka pak e komplikuar.

Më afër se Prishtina, Shkupi apo Podgorica është.

Po 2 ore e ke kuksin, pothuj ishalla po futen linjat me cmime me te ulta se lane lesht robt tu shku ne shkup e podgorice 

Vallahi nuk eshte thjesht 2 ore Kukesi.

Ai segmenti Tirane-Milot, per shembull, eshte i poshter fort. Nuk eshte cilesi rruge kombi ajo. 

Gjithsesi uroj qe te vihet ne eficence ky aeroport i ri, pra qe kjo qe thote postimi te jete e vertete.

Vetem me mire do behet athere.

Më pak se dy orë e bën, 45 minuta i ke vonesë vetëm me dalë nga Tirana. 

Ca te keqe ka, Tirane - Kukes 1.5 ore fluturim (me hipje zbritje), Kukes - Sarande 2 ore, nga aty kap avionin me kosto te ulet per ne Athine dhe ja ku shkove shpejt e shpejt per nje pushim fundjave nga Tirana tek ishujt greke. Eksperienca kulturore dhe frutaperimore ne Kukes dhe Sarande eshte falas. 

po pse sbejne aeroport ne librazhd, skrapar,tepelene e vende te tjera te humbura qe te kene mundesi te zhvillohen. kukesi autostrade tani edhe aeroport.

Agron, aeroporti i Kuksit eshte i ndertuar prej vitesh dhe qendron i mbyllur per shkak te ketij ekskluzivietit te Tiranes. Eshte nje aeroport i vogel por (nga sa e kam pare une ne tv) duket shume i mire dhe funksional. Pra nuk ka nje investim te ri per aeroport, por po tentohet te clirohet nje investim qe qendron i vdekur prej vitesh.

Po e mbaj mend. Shume mire kane bere. Keshtu eshte edhe zvicra pak as shume, reliev malor dhe shume e zhvilluar.

Lajm shume i mire ne nje vend ku rralle degjon te tilla. Shpresojme qe te vij aeroporti te vihet ne pune nje ore e me pare. Kompani si Ray Air sjellin minimumi 1 milion pasagjer ne vit qe i jep nje hov te madh turizmit ne te gjithe vendin.

Me te thene e me te bere shkon ne mes nje lum i tere...

po pse aeroport ne maje te malit kur nese duan aeroport tjeter gjadri e kucova ne pistat e te cileve kullosin gomaret e qe gjenden  mu prane rrugeve kryesore nacionale, mund te kthehen ne aeroporte civile?

rrugen nacionale me te mire ne shqiperi sikur e ka kukesi, autostrada apo jo? per 2 ore je ne Tirane per dy ore ne Prishtine. me ca te vish nga kucova ne tirane me gomar?

Kukesi kualifikohet rregullsiht edhe per ne Champions league, keshu qe pse mos te kete aeroport, te kete edhe nje stadium olimpik ku te luajne yjet e botes.

 

 

 

I don't know sipas gjeografise se zysh irminit te klases se 4 kucova shtrihet ne ultesiren perendimore ku toka eshte si bukevale s'ke nevoje te cash malet per ta lidhur me akset kriesore, gjadri vetem 10-15 km larg bregut te detit plus qe keto dy vende e kane pisten pothuaj gati ...ne kukes rruga e kombit ka gelltitur plot 1.7 miliarde$$ plus thone duhen edhe nja 170 milione per ta mbaruar.gojet e liiga thone qe lumi po e gerryen ..keshtu qe duhen miliona te tjera ...

Aeroporti ndodhet në lartësinë 320M mbi nivelin e detit, në fushën e luginës së Drinit të Zi. Nuk i bëjnë në majë të malit aeroportet në Shqipëri, ndryshe nga SHBA-ja ku jeton. 

Do fluturojne edhe pata te pjekura.

Lajm i mire, po emrin i aeroportit do jete ai qe eshte apo do ndryshoje? Se e ka emrin shume te shemtum me thane te drejten. Nuk e meriton Kukesi antikomunist ate emer per aeroportin.

Qer thone burimet kofidenciale te Vizionit ? 

Shqiperia ka nevoje urgjente per Aeroport ne Jug (Vlore/Sarande) dhe jo ne malet e Kukesit.

Shqiperia ka nevoje per kulture ! 

Shqipria nji byth vend eshte, ca lesh jo jug po veri...nji infrastrukture rrugore e kenaqshme dhe i bie kryq e terthor per 2-3 dite. Lexo VQ se ke plot c'meson

Aeroporti i kukesit do te perdoret vetem per persona VIP, shqiptare apo te huaj. Biles biles hamendesohet se nje nga pronaret e aeroportit eshte.nje politikan kokmadh qe.edhe gruan e ka kokmadhe. Mos me pyesni si i kane emrat se nuk i di. Keshtu qe kur te mberrijne apo dhe te ikin xhanem me chartera nuk ka per ta marr vesh kush. Ishte bere rinasi si apartament dhome.e kuzhine. Perplasej elita kremoze e shqp me popullin bageti e bujqesi.

Vlonjat, pronar i aeroportit te Kuksit eshte vetem shteti shqiptar. Ne rast privatizimi te sherbimit ajror, apo ofrimit te aksionerve per sherbimet ajrore dhe aeroportuale, automatikisht perfitojne investitori (nje vend arab) dhe bashkia e Kuksit, e cila ka te drejten e fushes, aksionet e saja. Dhe jane keta te dy, aksioneret kryesore, qe vendosin me pas te ofrojne aksionere te tjere apo jo, dhe kjo gje ne bashkpunim me Autoritetin e Konkurrences dhe ministrine e Transportit. Kjo eshte te pakten praktika e njohur sot per sot edhe ne vendet perendimore. Se nuk flitet per nje fabrike apo magazine por per nje aeroport, ku lojtaret e aksioneve jane te medhenjt, shteti, ministria, bashkia, investitori, banka, apo fondi. 

Pjer, a ja vlen te blihen aksionet e fluturimit pas ketij lajmi?

Gjembiiii ku jeton te lutem smiley Po ku ka ne Shqiperi, Burse. Kete institucion e kane suprimuar. E suprimoi Rivdekja,  me fal Rilindja. 

M'varet se kush shoqeri fluturimi i nxjerr ne treg aksionet e saja. 

Rri o Pjer se nuk merr vesh nga keto pune ti!

Shyqyr. Ishte e papranueshme qe ekzistonte nje rast i tille kur minimalisht mendohet qe nese nje kompani gjermane do kishte arritur nje situate monopolistike ne Gjermani, do kerciste gjoba deri ne mbyllje. Nejse shyqyr te hapet ky i Kukesit dhe Sarandes.

Shyqyr me ne fund qe e gjeten gjuhen e perbashket me konçensionarin gjerman. Uroj te filloj nga puna sa me shpejt dhe te ofrohen te gjitha shoqerite low-kost. 

gati fluturimet? cfare jane keto tituj idiot.. ohu sa te merret licenca, te vijne linjat, te kontraktohen sherbyesit etj...  do te kalojne shume stine 

Nuk ka pse te kalojne shum stine Bulkthi, m'varet se si do shkojne bisedimet dhe pikat nenkontraktuale. Me tu vendosur firmat, hyhet ne kontakt me Ryanerin, Wizzairin, etj shoqeri fluturimi. Biles jane keto vet te interesuara te fillojne kontaktet me aeroportet lokale me taksa te ulura. 

Po kush vjen me shune ne Shqiperi,  pervec emigranteve ? Shqiperia eshte njesoj si Nepali , me natyre shume te bukur dhe me njeres te varfer !

ca do behet me ate aeroportin e divjakes?

Kane ca probleme me mishkonjat qe mund te perplasen me avionet ne ulje apo ngritje. Akoma nuk ia kane gjet zgjidhjen. Po punohet pa pushim ne kete drejtim. Njekohesisht po studiohet dhe literatura e nevojshme disponibel ne biblioteka.

Bile dhe atobuzat urbane ne Tirone thuhet do fluturojne. Kshu u justifiku dhe rritja, me fal indeksimi, i cmimit. 

autobuzat urbane-asnji ndryshim nga koha e Enverit, Enjeta menyre funksionimi, ne keto 25 vjet modernizmi smiley,e njeta kulture qytetare, ne mos me keq!  

n-njerzit hyjne nga derra e daljes, dhe dalin nga dera e hyrjes, shoferi pi cigare ne timon aty ku shkruhet  "ndalohet duhani !"  Shpejtesia e autobuzit eshte aty ke 5 deri ne 15 km ne ore ! 

Per ate pune perbrenda qytetit aq ecin edhe ktu autobusat. Cdo 20m ke stacion. Si mund te eci me max e shpejtsise ai?

Vertet edhe ketu ne qytete, Bredharako, stacionet jane afer pune 500-700 metra, mirpo sapo hypen pasagjeri i fundit, mbyllet dera dhe autobuzi ose tramvaj niset direkt. Le te shofi shoferi ndonje qe vrapon, qe eshte 50 metra larg, dera nuk hapet, shoferi niset. Ndersa ne Shqiperi, shoferi sheh nje qe vrapon, qe eshte 100 metra larg, dhe rri e pret. 

Ky ilirjani eshte ne ndonje katund Pjero; s'e ka idene e Tr qe eshte metropol

Aeroporti i trete do te ngrihet ne Sarande ne 2019 . Nje konsorcium Luksemburgas ka shprehur interesin per ta ndertuar dhe shfrytezuar per 69 vjet. Aeroporti mendohet te ndertohet ne det prane gjiut te Riqise (4km) larg qendres se qytetit.

Ne 2019 se nuk vjen njeri te investoje tani qe jane hajdutet ne pushtet.

Te pakten tani per tani te investoje ndonje kompani avulloresh qe te kalojne njerezit lumenjte neper rruge.

E di mire qe nuk eshte konsorcium Belg?

Pranaj m'terhoqi Luksemburgu per vizite mu Vlonjato, per festat e Krishtlindjeve smiley Ishte Qytet-Shtet i paster e me rregull. 

??? Nuk te kuptova PTH ç'lidhje ka vizita jote me aeroportin ne sarande. Veç nqs ke dash me u mburr pak! Nejse.

Cfare ka ketu per te mos u kuptuar? Ti vertet kujton se PTh shkoi ne LX per "pushime Krishtlindje" e jo per takime te fshehta?

Te them te drejten nje i rafinuar si PTH eshte e veshtire ta deshifrosh. Une mendova se donte veç te mburrej pak.

Per 69 vjet, me duket si shume, per 45-52 vjet, po. U dashka te shkoj edhe nje here ne Luxemburg. 

Po pse 45-52vjet ? Ne çfare studimi bazohesh qe e propozon si afat. Ndersa per 69 ka plot materiale nga bota perendimore qe e mbeshtesin si menyre qe te dyja palet te jene te kenaqura.

Paketat e punes se individit, Vlonjato, luhaten nga 34 vjet deri ne 43 vjet, pra fillim pune deri pension, vlera e se ciles duhet te korrospondoje ne fakt me grupin e pare te investimit. Une bera nje shtese disa vite, per t'iu dhene prioritet investorve per humbjet ne vitet e para te investimit. 

Sa per 69 vjet, me duket si e çuditeshme dhe pa baze. Me e sakte do ishte dyfishi i 34-43 vjeteshit, per ti dhene investitorit dy paketa, per te manovruar/lehtesuar me borxhin ne burse. 

Po pse mo Pjer ai investitori kur te filloj punen do marri vetem 18- 24 vjeçar ne pune qe te.korrespondoje me kohen maksimale te kontributeve? Ç'eshte kjo llogjike?
69 -ta Pjer eshte e kolauduar nder vite si numri perfekt per rentabilitet. Po te lexosh Tinto Bras te vepra e tij "The glory hole" apo studiusen shume vjecare dhe me eksperience Valeria Marini do shikosh se si ne menyre teper te argumentuar dhe me eksperimente te njepasnjeshme ata mbrojne ligjin e 69-tes. Me vjen keq Pjer po qe kur ke botuar librin tend e tani bota ka ecur perpara. Duhet me u update-u sa me shume me literatyre.

Pjeri ta ka thene me dhjetra here qe s'di Anglisht as Italisht e duhet t'ja perkthesh ne Shqip, ose ne Flamandeshe.

Kush ka kopjuar ke? Rita Marko Tinton apo Tinto Riten?

Epo tani njeriu meson ca fjale dhe ne inglizçe se nuk eshte kot gjuha e bixnesit. 

Pjeri s'eshte bixnesmen, eshte makroekonomist. Te pakten keshtu thote. Pastaj, keto veprat e Tinto Bras apo Valeria Marini jane ne Anglisht apo Italisht, se nga emrat duken si Italjane?

Gjembo, ai qe do te mesoj shkon ne biblioteke dhe kerkon librin. Aq me teper qe belgium njihet si shtet me kyltyre. E ke lexu ti kur thote noji here lexo vq faqe  xxx . Kshu eshte dhe kjo pune . Beluli ka pas nje me duket ka nji kopje. Une e kam dhene diku pa do ia kisha dhuruar Pth.

ho me u bo gjo? naj te re?

Aha po s'u rregjistrove m'qeveri s'fluturo dot. U rregjistrove ti iFiqo?smiley

dmth e garantuar qe ndeshja Shqiperi - Serbi,  do luhet ne Shkoder ?  

 

kape  çik:  palloshi  me vetsigurine  delirike  qe karakterizon e  korigjon Vucic-in, i cili ne fakt  ishte i mireinformuar  qe ndeshja do behej ne Elbasan...  jopo ta dish mire, kembengul palloshi, ndeshja do behet ne Shkoder.smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).