Stereotipat apo klishetë e përdorura mbi Shqipërinë e shqiptarët kanë bërë që shpesh bota letraro-artistike, por edhe opinioni publik europian e më gjerë, në kohë të ndryshme e sidomos në shekujt paraardhës, si pasojë edhe e mungesës së mjeteve moderne të informimit publik, të përftonin një imazh tejet negativ e shumë të deformuar. Por sigurisht, se një ndikim të madh e të pamohueshëm në gjithë këtë aspekt kanë pasur edhe autorë të huaj, reporterë e gazetarë, studiues, por edhe thjesht sharlatanë e aventurierë, të cilët – herë me dashje e herë pa dashje – kanë “kontribuar” masivisht në këtë çështje.

Ky fenomen ndeshet rëndom edhe sot e kësaj dite në forma më të rafinuara, por gjithsesi mundësitë e pafundme teknike që ofron koha në të cilën jetojmë, bëjnë të mundur që shumëkush të gjykojë në mënyrë të pavarur e të mos bie pré e tyre. Sigurisht se çështja e imazhit lidhet ngushtë edhe me zhvillimet e kahershme kulturore, ekonomike e politike të një vendi, apo të një kombi, dhe shpeshherë kufiri mes imagjinatës, mashtrimit, keqinformimit e realitetit është shumë i vogël, e nxjerrja në pah e tij është nganjëherë shumë e vështirë.

Spiridon Gopceviç, 1855 – 1928

 

Në një studim kritik të ndërmarrë para disa viteve, Dr. Michael Schmidt-Neke (shih: Pseudologia phantastica und Orientalismus: Albanien als imaginäre Bühne für Spiridion Gopčević, Karl May und Otto Witte. In: Jahrbuch der Karl-May-Gesellschaft, 2006), studiues e albanolog gjerman, trajton gjerësisht rolin negativ të shkrimtarit gjerman Karl May në fund të shekullit ‘19 e fillim-shekulli ‘20-të, në përftimin e një realiteti shabllon e negativ mbi shqiptarët (asokohe nën perandorinë osmane). Por kjo pikëpamje e tij, relativizohet në dukje në vitin 2012 (shih: “Thjesht produkt fantazie! Shqiptarët në veprën e Karl Mayt”, nga Lindita Arapi, Deutsche Welle, 30 Mars 2012) ku ai thotë thotë se: “Megjithëse Karl May i përshkruan shqiptarët jo edhe me aq tone pozitive, nuk mund të provohet se ai e bën këtë me qëllim fyerjeje apo denigrimi. Për shkrimtarin shqiptarët ishin lëndë letrare, imazhi për ta i shërbente atij për të krijuar një letërsi aventureske plot të papritura, rreziqe e peripeci – ku në fund fitonte gjithmonë e mira ndaj së keqes”.

Në një “fiction” historik të kohëve të fundit, me titull: “Për në Shqipëri, Karl!” ( shih: “Nach Albanien, Karl! Eine andere Reise in das Jahr 1914”, Peter Marxheimer, Nordstedt, 2007), autori në lidhje me këtë çështje na e sjell më qartë ndikimin, thuajse në kufinjtë e monopolit, që kishte në atë kohë bota (jo vetëm e fëmijëve e adoleshentëve) gjermanike nga romanet e Karl May-it në lidhje me perceptimin ndaj Shqipërisë e shqiptarëve, ndërsa thekson se: Pasi Shqipëria, “Vendi –me karakteristika mitike – i shqiptarëve”, për të, deri në atë moment ishte bërë i njohur thuajse vetëm falë tregimeve të udhëtimeve të Karl May-it. Ishte sfondi i përshtatshëm gjeografik i ëndrrave rinore dhe fantazive aventureske. Vetëm një mësues kujdestar i kohës së tij të gjimnazit ishte përpjekur dikur, për ta shfryrë iluzionin e bukur e bërë kësisoj të kuptueshme në të vërtetën e vet reale, provincën osmane në skajin perëndimor të Ballkanit. Për ta çliruar, le të themi, nga qenia që e mbante atë lidhur pas kulisave magjike të May-it. Harrojeni Karl May-in! – kishte kërkuar ai në mënyrë të paekuivoke, për të disatën herë.     

Dr. Schmidt-Neke, në vitin 2006, flet pikësëpari mbi Shqipërinë si hapësirë për fantazitë megalomane, jo vetëm të Karl May-it, por edhe të Spiridon Gopçeviçit e të Otto Witte-s, një sharlatan, i cili pretendoi se u shpall Mbret i Shqipërisë në pranverën e vitit 1913. Vepra negative e roli i Spiridon Gopçeviçit, shërbeu sipas studiuesit në fjalë, edhe si bazë e mëvonshme për përcjelljen e imazhit negativ mbi Shqipërinë e shqiptarët. Ai akuzohet se me trillimet e tij të shpeshta dhe me materialet e dorëshkrimet e parapaguara nga qeveria serbe e asaj kohe, solli shpesh dezinformim, keqinterpretim e paqartësi në opinionet e politikanëve e studiuesve të kohës. Sidoqoftw, profesori gjerman thekson më tej se studimet e tij, si pasojë, nuk mund të shërbenin si një bazë e mirëfilltë shkencore për t’u marrë me historinë e Ballkanit dhe se vepra e tij, megjithëse voluminoze, u harrua shumë shpejt. Madje po kështu dhe emri, vendi e data e prehjes së tij.


Kapaku i librit të Karl May-it, Durch das Land der Skipetaren, botimi i parë, 1892-1898

Po aty ai shprehet se: “Stili i tij i pakrahasueshëm agresiv, polemik e cinik, që me kalimin e kohës shkoi madje deri në kufijtë e urrejtjes e përbuzjes për njerëzit e grupimet e caktuara kombëtare, i bën studimet e tij me të drejtë të pavlefshme për t’u marrë si bazë për të studiuar historinë e Ballkanit dhe pa një ristudim e plotësim të tyrin, as që mund të merren në konsideratë apriori; jo vetëm interpretimi jashtëzakonisht subjektiv i raporteve, por edhe para së gjithash manipulimi skrupuloz i fakteve, janë ato që shënjojnë veprën e tij”. 

Përtej studimit të albanologut të sipërpërmendur, interesant është të theksohet se në kohën kur shkroi May, nisën të dalin në dritë shumë botime të firmosura nga udhëtarë gjermanë, austriakë, francezë, britanikë e amerikanë, veprat e të cilëve, shpesh bazoheshin në të vërteta e fakte të mbledhura nga terreni, por kishte ndër to, që jo vetëm nuk kishin shkelur kurrë në tokat e banuara nga shqiptarët, por edhe niseshin qysh në gjenezë me tendenca negative.

Atmosfera kaotike në të cilën ndodhej Shqipëria e asaj kohe, ku spekulantët e aventurierët, ardhur nga vende të huaja, kishin gjetur terren për të vënë në jetë planet e tyre, na jepet edhe në një shembull tjetër. Kështu, në një analizë të bërë nga një historian dhe analist amerikan në vitin 1913, për të famshmen “New York Times” (shih: Europe’s “Autonomous Albania” Absurd, Says prof. Hart; Albert Bushnell Hart; New York Times; 19.10.1913 ), pohohet se: “katër vjet më parë, një djalosh aventurier francez, me emrin Gabriel Louis Jaray, kaloi katër apo pesë ditë duke përshkuar Shqipërinë Veriore – duke e cilësuar veten modestisht si i pari europian që kishte ndërmarrë këtë udhëtim. Ai më pas i renditi ato çka pa në një libër me shënime, i cili në fakt nuk e meriton emrin që mbart, “L`Albanie inconnue” ( ose në shqip: Shqipëria e panjohur). Kështu, si kundërvënie ndaj autorit, profesori amerikan thekson me doza ironie se: një rajon, i cili është shënjuar në mënyrë të detajuar në hartat e inxhinierëve austriakë dhe ku janë shtruar sipërfaqe të tëra me hekurudhë, zor se mund të cilësohet “i panjohur”.

Por Gabriel Louis Jaray njihet publikisht për botimin e një libri (botuar në Paris nga shtëpia botuese “Hachette”, në vitin 1913, me 238 faqe) me mbresat e tij gjatë udhëtimit që ndërmori në trojet shqiptare të Kosovës dhe Shqipërisë së Veriut, në vitin e largët 1909. Kësaj vepre madje, sapo doli në qarkullim, edhe vetë mediat amerikane i kushtuan vëmendje, duke marrë për bazë shumë nga përshkrimet e vlerësimet e tij mbi shqiptarët. Të botuara pikërisht në kohën kur edhe prof. Hart analizonte gjendjen në Ballkan e shkruante edhe për Shqipërinë, ato kishin ngjallur edhe një farë xhelozie nga ana e profesorit amerikan, pasi ky i fundit vetë, jo vetëm që s´ishte dakord me disa përcaktime të autorit, por fizikisht, me ç´konstatojmë, nuk kishte qenë ndonjëherë në vendin e shqiptarëve, gjë e cila e bënte atë të ndihej disi inferior.

Historiani gjerman, Dr. Michael Schmidt-Neke

Më e keqja është se pasazhe të veprave të studiuesve e reporterëve të huaj, u përdorën dhe u deformuan edhe më keq me qëllime kriminale edhe nga pseudostudiues sllavë ( dmth. serbë e malazezë), që kapnin në dukje nivele shumë të larta përfaqësimi, (deri në ish-kryeministra e politikanë rangjesh të larta), të cilët me zellin e tyre të tepruar antishqiptar, shkonin aq larg, saqë bëheshin fare qesharakë në sytë e opinionit publik ndërkombëtar, trajtuar nga pikëpamja profesionale e djeshme dhe sidomos, e sotme. Kështu, nuk është e rastit që në përpjekje për të justifikuar krimet e masakrat ndaj popullsisë shqiptare, por edhe për të përligjur pretendimet e tyre hegjemoniste, në kohën e luftërave ballkanike (por edhe më parë), të lexoje se “shqiptarët janë njerëz me bisht”.

Ish- Kryetari i Këshillit të Ministrave të Serbisë, Vladan Gjorgjeviç (1844-1930), i cili më parë kishte ushtruar edhe profesionin e mjekut e atë të shkrimtarit, mbahet si përfaqësuesi më tipik i një plejade sharlatanësh, të cilët me penën e tyre jo vetëm që skuqën historinë, por duhet të turpërojnë sot e kësaj dite ata që i referohen me zell në studimet e tyre. Në botimin e tij më famëkeq, “Shqiptarët dhe fuqitë e mëdha” (shih: “Arnauti i Velike Sile”, Beograd, 1913) ai shkruan ndër të tjera se: Ata janë trogloditë bashkëkohorë, njerëz që sot e kësaj dite banojnë nëpër shpella, me dhëmbë bishash të egra dhe jetojnë në gjakmarrje – të zvetënuar; janë gjaktrazues, për shkak se kryejnë marrëdhënie seksuale brenda gjinisë”.

Po ashtu në dritë dalin në këtë kohë një sërë botimesh të politikanëve e akademikëve serbë, të cilat me zell përktheheshin me turravrap në gjuhët kryesore të kohës (anglisht, frëngjisht e gjermanisht), ku më së shumti bien në sy veprat e Stojan Protiç (1857-1923), Grigorije Bozhoviç (1880-1945), Jasha Tomiç (1856-1922), Jovan Haxhi-Vasileviç (1866-1948) etj.  Këtë fenomen më së miri na e rrëfen edhe kapitulli i katërt i përmbledhjes së botuar në vitin 2004, ”Wild Europe: The Balkans in the Gaze of Western Travellers”, i antropologut slloven, Bozhidar Jezernik, që në mënyrë sinjifikative vjen nën titullin “Men with tails” (Burra me bisht). Studimi në fjalë shqyrton perceptimet e udhëtarëve dhe studiuesve europianoperëndimorë rreth shqiptarëve, përfshi edhe përshkrimet e tyre se në Ballkan, kishin ndeshur në “njerëz me bisht”.

Në një varg konstatimesh të tjera, nëse i referohesh shënimeve e librave të asaj periudhe kohore, gjen nga ana tjetër edhe vlerësime me karakter diferencues, ku për shembull, muslimanët shqiptarë paraqiteshin me plot vese e të meta, stigmatizoheshin e visheshin me ngjyrime shpesh ironizuese e ofenduese, duke sjellë jo vetëm përcjellje negative të realitetit për botën e jashtme, por edhe mbjellë përçarje mes komuniteteve fetare vendase, ku në ndonjë rast pré e tyre binin edhe vetë shqiptarët. Po ashtu, në disa raste ndesh edhe në diferencime me karakter krahinor.

Studiuesi gjerman (i vënë në shërbim të austro-hungarezëve si konsull për Shqipërinë Jugore në vitet 1843-‘47) Johann Georg von Hahn, i cili shënjonte në veprat e tij më së shumti Shqipërinë dhe shqiptarët e shekujve 18-19, megjithë simpatinë që ushqente për të krishterët shqiptarë dhe veprën e klerit katolik në zonat veriore të Shqipërisë, shfqet mirëkuptues e objektiv për të parë në sy realitetin dhe arsyet se pse shqiptarët ishin konvertuar në Islam.

Pati ndër to, edhe si historiani dhe publicisti austriak, Jakob Philipp Fallmerayer, përgjatë shekullit të XIX, që hodhën në treg përpos disa tezave interesante e provokative rreth fqinjëve tanë, edhe disa vlerësime raciste përgjithësuese e rezervuan ironi përçmuese ndaj shqiptarëve.

Në një aspekt tjetër, sigurisht se nuk duhen harruar kontributet e albanologëve të shquar të kohës (shekulli 19-fillshekulli ’20), të cilët nuk mund të renditeshin apriorì, si mbështetës të kauzës shqiptare apo të shiheshin automatikisht si përcjellës realistë e pozitivistë të imazhit të shqiptarëve në botë nëpërmjet veprës së tyre. Sidoqoftë, rezulton se një pjesë e madhe e tyre, siç dihet, kryesisht me origjinë gjermanike, ishin jo vetëm studiues të zellshëm të albanologjisë, por edhe mbështetës pa rezerva të çështjes shqiptare. Kështu, në një vlerësim të bërë nga Faik Konica (shih: “Sëmundja e Zotit Gustav Majer”, Revista Albania, Viti I, Nr. 8, 1897, fq 125) për albanologun e famshëm Gustav Majer, thuhej:  Asnjë shqiptar i vërtetë s’ka të drejtë të mos dijë emërin e Zotit Gustav Majer, mësonjëtor i math n’Oshtri (Austri), i njohur në gjithë botë. Midis aqë të diturve t’Oshtrisë qi kanë punuar për përparimin e gjuhës shqip, as një ndofta s’ka dëftyer aqë thellësi sa Gustavi Majer. I ka provojtur Evropës që gjuha shqip është një gjuhë për të qenë dhe për të vënë re, dhe nukë një gjuhë e poshtrë dhe pa vlerë siç thonë armiqtë. Andaj, gjithë Shqipëtarët kemi detyrë t’ia dimë për të mirë Zotit Gustav Majer, edhe si gëzohemi kur mësojmë që gjendet mirë, ashtu dhe na vjen liksh kur mësojmë që i është lajthitur shëndeti.    

Duhet theksuar nga ana tjetër, se një ndihmesë pozitive në këtë aspekt në atë kohë – përveç veprave me karakter letrar e të përgjithshëm informativ në lëmin e gjeografisë, historisë, etnografisë etj. – dhanë edhe pamfletet e mirëfillta politike si “Serbia dhe Shqipëria” e kreut të socialdemokratëve serbë, Dimitrije Tucoviç ( 1914) dhe e Leon Bronshtajn “Trocki”, (i cili përcolli për mediat ruse, gjermane e austro-hungareze, një seri reportazhesh nga fronti) që raportuan realisht e në mënyrë kritike mbi atrocitetet e serbëve e malazezëve ndaj shqiptarëve gjatë luftërave ballkanike, por edhe kritikuan pikëpamjet e hershme të aristokracisë serbe (dhe jo vetëm) që i përdorte stereotipet ndaj shqiptarëve, shpesh si karburant për të ndezur makinerinë e saj gjakatare.

Në këtë drejtim shkonin edhe plot reportazhe e artikuj në mediat italiane, ato britanike, austriake, çeke, hungareze, skandinave, pjesërisht në ato franceze e sidomos, në ato amerikane të kohës, të cilat në përgjithësi ndikuan pozitivisht për përcjelljen e një imazhi realist të shqiptarëve, pavarësisht kritikave e shprehjeve të mosbesimit për të ardhmen e një Shqipërie të pavarur. Gjithsesi, duhet pranuar se shpesh në to ndjehej një tautologji joefektive, naivitet e mungesë njohurish të thelluara për “fenomenet” shqiptare të kohës e të djeshmen e tyre, ndikuar kjo edhe nga izolimi e pamundësia financiare për t’a furnizuar publikun me “lëndë të parë” nga terreni.

Sidoqoftë, përpjekja më e plotë dhe më realiste në këtë drejtim ishte ajo me titull “Golgotha shqiptare”, botuar nga hebreo-austriaku, Leo Freundlich në vitin 1913, mbetet padyshim një dokument me vlera të pamohueshme historike.

Kartolinë gjermane me imazhet e librit të Karl May-it, “Durch Das Land der Skipetaren”, viti 1900

Duke iu rikthyer albanologut gjerman, Dr. Schmidt-Neke, shohim se:”… burimi kryesor i May-it për të shkruar romanet e tij në lidhje me shqiptarët është me shumë gjasa Spiridon Gopçeviç me veprën e tij “Shqipëria e Epërme dhe Lidhja e saj” (në gjermanisht: Oberalbanien und seine Liga), botuar në Lajpcig në vitin 1881. ..Pikëpamjet e May-it e të Gopçeviç-it mbi shqiptarët, në shumë elemente përkojnë me njëri-tjetrin” dhe po sipas Dr. Schmidt-Neke (shih: “Thjesht produkt fantazie! Shqiptarët në veprën e Karl Mayt”, nga Lindita Arapi, Deutsche Welle, 30 Mars 2012), duket qartazi se May-it i kanë munguar burime me vlera të mirëfillta shkencore e realiste të emrave të tillë si studiuesi e njohur gjerman, Johann Georg von Hahn, apo Joseph von Xylander 

Profesori gjerman në studimin e tij na zbulon edhe detaje të cilat nuk mund të gjenden në libra e studime, gjë e cila na e bën më të qartë misionin që kishte marrë përsipër ai që për Karl May-in do të shërbente si bazament (dis)informativ, ndërsa dikuthekson se:qëndrimet e tij politike ndryshonin shpesh, e në shumë libra dëshmohet qartë se ato ishin edhe detyra të parapaguara. Sidomos me veprën “Makedonien und Altserbien“ (në shqip: Maqedonia dhe Serbia e Vjetër), botuar në Vjenë në vitin 1889, ai mori dhe damkën si “The father of Serbian political ethnography“ (Babai i etnografisë politike serbe). …Libri i tij u subvencionua nga qeveria serbe asokohe në Beograd, e cila i paguante autorit një honorar të majmë dhe i merrte përsipër edhe kostot e shtypjes së librit.

36 Komente

Edhe!? Italianet jane ne filma si mafioze, polaket vjedhes veturash, mafia ruse bllokon ekonomine spanjolle, cifutet gjermane manipulojnw bursat, mafia vietnameze e cigareve ben te falimentojne firmat perendimore te cigareve, kopimet kineze nuk kane te mbaruar, dembelet greke duan akoma para, turqit islamike financojne ISIS-in, e sa e sa te tjera, per te cilat letersia dhe filmat kane akoma nevoje! Biles ne shqiptarve na kane perkedhelur ca si shume autoret e huaj! Te na kishin share dhe ca me shume ne krijime letrare, do benin mire, se do ishim me te kujdesshem, sic jane sot shume nga ata qe permenda me lart. 

si, edhe??

kujt do ti referohen tani muchsmileylubonjat???

sic ka shkruajtur edhe shkrimtari gjerman  varibidonen shmutsmiley ne librin e tij te famshem ''aventurat e saliut te vogel'',ne vitin 1844, del qarte qe nuk ka patur komb shqiptar dhe nje serb i quajtur skenderbe, u shqiptarizua nga nacional-komunistet per te prishur paqen ne ballkan!

kete mendim e mbeshtet edhe studjuesja lezbike natali gop-hicsmiley!

e cetera e cetera

Te gjitha keto i ka trajtuar shoku Enver ne librin Titistet; vepra 4-5-6-7-8 dhe dhjete si dhe Ne dhe ata! Kush nuk i ka lexuar ti lexoj se aty jane thene dhe parashikuar te gjitha. 

I ka trajtuar shoku vlonjat !! Interesant ne kete shkrim eshte se per te folur per shqiptaret me bisht duhet ti referohesh botimeve te fillim 900' e pas 2000'...kapitalizem hesapi !!

Ku gjenden keto botimet e fillim viteve 900? Atehere as Meshari s'ka qene botuar ende.

Hehehehe..ua hoqen bishtin komunistet shqiptarve,por nuk rinin dot pa bisht..e vune perseri smiley!!

Me shume se gjermanet jane sllavet qe kane share mbi shqiptaret per arsyet e tyre gjeo-politike. Tek gjermanet te bie ne sy nje fare antipatie qe ata kane ushqyer mbi gjithe Ballkanin dhe jo specifikisht mbi shqiptaret. Para Luftes se Pare kur Europa zoteronte gati gjithe boten me kolonite e saj, iu propozua edhe Bismarkut ideja e nje kolonie gjermane ne Ballkan (sic kishin austro-hungarezet Bosnien nen kontrollin e tyre) meqenese Perandoria Osmane e dobesuar sa me s`ka, po terhiqej gjithmone e me shume. Eshte e famshme pergjigja e Bismarkut mbi kete ceshtje: "Nuk ka se cfare te na hyj ne pune Ballkani. Puna qe ben nje musketier i vetem nga Pommern (krahine gjermane afer Prusise), vlen me shume se e gjithe puna qe bejne ballkanezet se bashku."

Antipatite e ushqyera nga gjermanet per popuj te tjere jane njolla e tyre si komb*. E famshmja pergjigje e Bismarkut veçse pasqyron bindje naive te kohes per superioritetin e tyre. 

* Eshte vete objekt stereotipesh negative (per shkak te luftrave boterore); me shkon mendja te barcaletat angleze e polake per to.

Antipatite franceze, angleze dhe ruse ndaj gjermaneve kane qene gjithashtu shume popullore dhe jane ende. Njolla si komb nuk ekziston vetem tek gjermanet (Luften e Pare nuk e nisi Kaizeri Wilhelm i II po shtete te tjera, lexo historine) po edhe te Grande Nation apo tek britaniket qe gjunjezuan gati gjysmen e botes me kolonializimin e tyre imperialist.

Thenia e Bismarkut ka ne thelb dicka te vertete (se po te mos ishte ashtu ne do ishin nje fare Zvicre Ballkani) po nuk do te thote se ti duhet ta marresh personalisht. Ajo thenie nuk prek cdo ballkanas individualisht.

Do te me duhej te sforcohesha fort ta merrja personalisht apo dhe seriozisht. Me ngjan po ashtu naiv kultivimi i idese qe do te mund te kishim qene ose qe do te jemi "nje fare Zvicre  Ballkani" ne nje te ardhme relativisht te afert. Nuk di ama sa ndikojne ndryshimet ne forcen punetore qe Ballkani qendron mbrapa, por dyshoj te jene ne rend te pare te shkaqeve.

Shkak i prapambetjes ballkanike eshte shtypja e gruas dhe mungesa e lirise seksuale, pasoja te obskurantizmit fetar te pushtuesve otomane qe shtypnin grate.

Eshte shterngesa seksuale dhe familja tradicionale qe na dallon nga Zvicra, nese ne do te kishim vetem individe seksualisht te lire do te kishim ne te njejtin nivel treg te lire si ne Zvicer dhe vendet e zhvilluara. Atehere tere sistemi banKar ballkanik do te perqendrohej ne Shqipni, dhe guvernator i bq do te ishte Pjer Thomas. Njekohesisht Pjeri do te ishte edhe Drejtor i kariTasit.

Eshte logjike qe prekariteti do te ishte shume i ulet, dhe ta do mendja qe ngambrapa..... do te ishte shume i larte. 

 

+1

Ne nje nder 100 komente edhe jep shenja humori, pas shume sforcimesh e gjimnastike ne tema te Peshku, ku edhe do te japesh frymen e fundit duke bere koment.

Un do te jap frymen e fundit duke bere gjimnastike diskursi ne palestren e Peshkut, ti ke per te dhene frymen e fundit duke bere gjimnastike Kamasutra ne palestren e ishullit te Lesbos.

 

Nje nder 100 thashe... Ndersa kjo eshte nga ato automatiket qe leshohen pambarimisht. 

Nuk me tingellon mire termi "antishqiptar" afer "stereotip" sepse sinjalizon nje agjende te fshehte ne nje kohe qe stereotipet jane te drejtperdrejte e te qarte. Sikur nuk shkon kjo gjuhe paranojake kur konteksti flet qarte e fort per qasjen negative ndaj shqiptareve.

E pashe dje vone kete studimin dhe desha ta nxjerrja vet ne peshk . Faleminderit qe e nxore. 

Problemi s'eshte ne fakt vetem sterotipa anti-shqiptare por problemi eshte ideologjit qe pasojne me keto streotipat dhe sa perkrahen. Akademia Serbe ka qene furnizuese e fuqishme e ketyre sterotipave dhe teorite e tyre jo vetem kane sherbyet si material per kancelerite e huaja, por jane bere sebep konkret, per PASTRIMIN ETNIK te Shqiptareve ne Kosove. Dhe jo vetem kaq, por jane bere serisht sebep per diskriminin institucional te shqiptareve nen Ish-Jugosllavi, ku shqiptaret shiheshin si njerez te dores se dyte. 

Nese paskemi trima ketu qe mendojne, "he mo c'pune na prishin" ? Te kujtojne qe kur u be pastrimi etnik i Cameve nga Greqia, forcat Aleate e me perkatesisht Anglezet, mbyllen syte ndaj shovinizmit zervian dhe sipas nje oficer anglez ne ngjarje u be pastrim " ndaj nje entie qe fundja askujsh se kishte qejf". Aty pyet robi, po c'lesh te s'emes i beme anglezeve ne qe mos te na kishin qejf? 

Pra kurre me shume keto sterotipe ndaj nje etnie s'kane sherbyer aq rendshem sa ndaj shqiptareve. Mua personalisht s'me bejne as ngrohte keto lloj idiotlliqesh. Por sigurisht me shqetesojne shume kur keto stereotipe proxy sherbejne qe shqiptaret te diskriminohen, ketrajtohen dhe vriten.

Problemi eshte qe ka nje ZBRASTI totale te zerit shqiptar ne Akademi. Madje dhe nja dy qe kemi pergjithesisht jane as mish as peshk. Kurse armata e "akademikve grek e serb" qe prodhojne dhe influencojne me punet e tyre realitetin historik te Ballkanit eshte e jashtezakonshme. Madje jane aq shume, sa intimidojne cdo studies te huaj, qe mund te kete ndonje teze tjeter pervec se tezave te tyre. Ndaj psh Oliver Schmidt ose ndonje historucke perendimore e merr titullin duke "demitizu" mitet shqiptare. Se po ti futesh miteve Serbe e Greke te hajne te gjalle me dhemb.

E thene kjo, qe Ballkani eshte gatuar me sterotipe (pergjithesisht te nisura nga kontekste fetare) Europiane kjo dihet. Nga njere ana kete konglomeratin etnik ne Greqi, Gjermanet e ri-shpiken si me lidhje me "Greket e lashte", nga ana tjeter na qenkan Shqiptaret robte me bisht.  

Nderkohe qe popujt Ballkanik, kush me shume e kush me pak, s'kane pas dallime thelbesore, nen fatkeqesine Osmane dhe pas sajMa. 

bashkimi ben fuqine!

 

Reklame negative do te kete gjithmone per te gjithe. Problemi qe shtrohet eshte: sa kompensohet kjo nga reklama pozitive?

Se eshte e vertete qe italianet jane pikturuar shpeshhere si mafioze, por nga ana tjeter jane reklamuar edhe si njerez kreative ne art, arkitekture, kuzhine etj...

Ideja eshte sa pune bejne shqiptaret per te shitur produktin Shqiperi?! Se ne fund te dites gjithe ky muhabet per pune interesash e lekesh behet.

Sa te afte jemi ne te bejme leke? Sa te afte jemi ne t'i japim vlere te shtuar imazhit mbi ne e rrjedhimisht te perfitojme edhe nga ai?!

Kur do fillojme ne shqiptaret te bejne leke se deri me sot vetem kemi lypur.

Kur do fillojme ne shqiptaret te bejne leke se deri me sot vetem kemi lypur.

kur te mos kesh botkuptim  dhe kendveshtrim lypsari ose zezaku,kur te mendosh te zgjerohesh , te pakten deri atje te takon,kur te trajtosh shqiptaret me mire se te huajt.,kur te kesh dinjitet.

kur te te  dalin dhembet me pak fjale!

dinjiteti eshte ne perpjestim te zhdrejte me lekun. 

pranej ti vesh kepuce marke qe kushtojne 500 euro dhe ke kompjuter qe kushton 4000 euro.

 

pikerisht. 

po te kisha dinjitet, normailisht nuk duhet ta lija vendin ku kam lindur dhe jam rritur.

nuk thone kot qe, gur i rende ne vend te vet.

smiley

 

i dua shqiptaret, thoshte Bajroni, ngaqe nuk i duan (i perbuzin)  femrat dhe lekun. gjerat me te preferuara te kohes se tij, por qe po ashtu jane edhe sot.

Edhe kjo pune e Bajronit eshte pune dreqi, rrene e tera si Aquila e Romes dhe Lazios, sepse Bajroni ne fakt donte meshkujt, pranej nuk donte femrat. Per paret masanej, pse t'i donte?, ai nuk ishte borgjez e as proletar te donte paret, ai ishte aristokrat, i kishte paret te trasheguara, as i shtonte as i paksonte.

Pastaj ishte njeri pa dinjitet, ndryshe pse nuk ndenji ne vendin e tij ku kish lindur dhe ish rritur, por gjezdiste neper bote, e neper Ballkan per t'ja lyp Ali Pashes? Nuk mund t'ja lypte lordçamberlanit te mbreterise se detrave?

 

smiley

E paska lene me kaq profili, kisha shpresa per me teper.

I modh fare eshte, jo vetem qe vjen ketu here pas here duke hedh komente si kafshime qeni, por edhe kujtesen e ka si te qenit, mbas dy komentesh nuk mban mend çfar ka thene, dhe ja kput kutrum duke thene te kunderten pa pike turpi.smiley

 

po edhe ti ama, me gjithe keto kafshime qensh, hienash, dhe lezbosh, qe peson dite per dite, prape se prape nuk pyet.

ketu tek peshku ngele mengjes, dreke, darke.

 

Sepse un jam i Modhismiley dhe nuk pyes nga kafshimet e qenve, hijenave, lezbove, roland B....!, edhe sepse ata ne fakt kafshojne vetem sumen e mermerte te mamma! te artistit modh Canoves, 72 kilometra larg intelektualeve te shquar qe vizitojne muzera.

 

kurse une them, qe nuk bie rrufeja ne hale. ti je nje Hale e Modhesmiley qe nuk ke jete tjeter pervec kesaj te peshkut.

Get e life, o HaleeModhe smiley . Shko shiko nje film, bej nje xhiro andej nga parku, gjej nje hobi.

se na e ke peshtirosur kete blog. nuk guxojme ta hapim se na dalin diarret e tua 24/7. komenti i fundit ora 01.14, komenti i pare ora 7.29. 

Nuk ka valium atje ne Itali?  Apo thuaj nuk e ka gjetur mjekesia akoma ilacin per nje monoloqe te avancuar si puna jote. 

ngele duke u grisur me te gjithe. Na je bere si morr, na je bere.

po, po, te njejtat fraza i ke thene edhe Oidrizit majtas dhe Mirazhit djathtas, o Roland Bytha qe te kruhet sa majtas djathtas.

 

ore ti nuk kupton. une e kam per te miren tende, kur te them shko e gjej nje hobi.

meso te luash golf, te gjuash  peshk (flyfishing eshte shume clodhese), meso nje vegel muzikore, p.sh..

me mire akoma, pse nuk shkon te besh pune vullnetare. Shko p.sh. tek nje shtepi femije, ose shtepi pleqsh, te pakten bej sevap dikujt, ndihmo dike. Sa harxhon gjithe diten ketu ne peshk.

Do ndihesh me mire duke bere nje gje te mire per shoqerine. Edhe vete do ndjehesh me i vlefshem, edhe keshtu qe nuk do harxhosh kohen ketu ne peshk per t'i mbushur mendjen vetes se je i Modh smiley

Me vjen vertete shume keq per ty.

Dhe e kam shume seriozisht, qe dua te te ndihmoj ... deri sa mjekesia moderne te gjeje nje ilac edhe per ty. smiley

 

He jepi edhe ti si loqe-felet e tjere me parrullat sheruese idjote "mer ilaçet!" dhe "gjej dashnore!".

Kto formula nuk jane gje, tani jane dale boje, i rekomandojne vetem handikapatet qe i kane lexuar ne Peshk dhe kujtojne se eshte kulmi i shkences, siç kujtojne se kulmi i artit eshte suma prej mermeri e oh! mamma! e Canoves 72 km e gjere si brime intelektuale e modhesmiley e shquar. As nje autoironi idjote me t'Modhismiley nuk merr vesh!

 

Kur do te shash me rob shpije si i tredhur? (siç ke bere me mirazhin dhe Oidrizin).

 

ah, po me akuzon per plagjiarizem tani !?

po cfare tjeter mund t'i thuash nje te semuri, vecse te marre ilacet dhe te dale te marr pak ajer kur te mundet? ty te paskan thene edhe te tjeret dhe prape nuk degjon. fundi fundit, ne per te miren tende po perpiqemi.smiley

'gjej dashnore' nuk te thashe se e di se e ke provuar dhe ke deshtuar. nuk ja vlen me nje fjale te humbesh kohen.

tani, pak durim per ilacet edhe do besh, se kaq rende sa je ti, me kollaj i gjendet ilaci zikas.

 

p.s.. sa per sumen prej mermeri, nuk ke kuptuar gje (nuk prisja ta kuptoje ti gjithsesi dhe nuk ja kam borxh nje monoloqe si ty edukimin artistik). e kisha per menyren se si gishtat e dores kishin lene gjurme ne kofshen e proserpines.(ato ishin ne fokus te fotos dhe jo suma) nje detaj fantastik qe e ve re cdo njeri qe i ka syte ne balle...

This stunning sculpture exemplifies the best of the baroque and demonstrates Bernini's ability to handle marble and produce credible figures. Like his other works, the Rape of Persephone is fraught with emotion and tension, achieving a hitherto unseen level of life-like action. Bernini's pieces can always be recognized by the minute attention to detail, grandiose theatricality, and ornate design.

Sa per kulmin e artit, une nuk e di, por di qe:

What Shakespeare is to drama, Bernini may be to sculpture: the first pan-European sculptor whose name is instantaneously identifiable with a particular manner and vision, and whose influence was inordinately powerful..

Por ti nuk ke si ti dish keto se e ke mendjen vetem tek suma ... nejse, eshte normale per nje HaleeModhe si puna jote.

 

Qetesia mbuloi blogun, vetem 00000 qe ecen po numeron 1.000 euro me shume sot te fituara me djersen e gruas, qe pasi ti investoje ne menyre inteligjente ne burse me parate qe do fitoje do mund te paguaje operacionin kunder tredhjes.

Per sistemimin e surratit si kaqol do pare nese ka shprese.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).