TIRANE- Situatë problematike është krijuar në mbarë vendin si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Ashtu siç është ishte parashikuar nga sinoptikanët, dita e sotme filloi me reshje të rrëmbyera shiu. Që në orët e para të mëngjesit u raportuan rrëshqitje të dherave në Pukë, duke shkaktuar bllokimin e disa akseve rrugore.

Lumi i Lanës raportohet se ka dalë nga shtrati në disa zona duke shkaktuar probleme. Vështirësi hasen edhe në qarkullimin e mjeteve.

Ndërkaq, disa fshatra në Fushë Bulqizë kanë mbetur të bllokuar, pasi përrenjtë e rrëmbyer kanë shkaktuar dëmtimin e rrugës.

Problemtatike situata paraqitet në Lezhë, pasi si pasojë e reshjeve të dendura janë përmbytur disa zona në Zejmen. Pritet ndërhyrja e forcave të ushtrisë për të normalizuar situatën.

E bllokuar është ura që lidh fshatrat Stojan-Ulëz, duke penguar kështu lëvizjen e qytetarëve.

MM: 100 FORCA USHTARAKE TË ANGAZHUARA PËR TË NDIHMUAR BANORËT

Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm i FA në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe me pushtetin lokal po ndjekin situatën e krijuar si rezultat i reshjeve të rëna gjatë orëve të fundit në vendin tonë dhe problematikën e krijuar prej tyre.

Forcat ushtarake, me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile dhe autoriteteve lokale, janë angazhuar për evakuimin e banorëve të përmbytur dhe riparimin e argjinaturave e zhbllokimin e kanaleve në fshatin Pllanë ( Lezhe), njësia administrative Fushë Kuqe (Bashkia Lac),  njësia administrative  Paskuqan, Zona Babrru (Qarku Tiranë). Gjithsej janë angazhuar rreth 100 forca, gomone, mjete transporti dhe eskavator.

Ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet Qendrës së Bashkuar Operacionale është në kontakt të vazhdueshëm me strukturat e Emergjencave Civile dhe forcat ushtarake në terren.

PANARITI NË ZEJMEN TË LEZHËS: NDËRHYRJA PËR PASTRIM SA TA MBAROJNË RESHJET
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti inspektoi nga afër situatën e rënduar në qarkun e Lezhës. Nga Zejmeni, Panariti deklaroi se do të nis ndërhyrja për pastrim, sapo të mbarojë shiu. Sakaq, ai pohoi ndër të tjera se sapo të kalojë situata e vështirë me të cilën po përballen banorët e kësaj zone, do të bëhet dhe vlerësimi i dëmeve. “Sa të kalojë situata, do bëhet vlerësimi i dëmeve. Banesat e rrezikuara, mund të zhvendosen”, theksoi Panariti.

NIKO PELESHI: SITUATA E VËSHTIRË, POR KEMI PASUR MË TË RËNDA
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka inspektuar nga afër situatën e krijuar në fshatin Pllanë të Zejmenit, si pasojë e përmbytjeve. Peleshi është shprehur se situata është e rëndë, por thekson se është ndërhyrë në kohë.

“Situata është e vështirë, por ne kemi pasur edhe më të rënda. Është ndërhyrë në kohë. Megjithatë duhet bashkëpunim që kjo situatë të mos përsëritet. Nevojitet bashkëpunim mes pushtetit vendor me qeverinë”, u shpreh Peleshi.

MPB: JA SITUATA NË TIRANË, LEZHË, DURRËS E DIBËR, EVAKUOHEN DISA FAMILJE 

Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se dhjetëra familje janë evakuuar në Tiranë dhe Dibër, pasi banesat e tyre rrezikojnë të përmbyten, si pasojë e daljes së lumenjve nga shtrati.

Shirat e dendur që kanë përfshirë sot vendin, kanë shkaktuar probleme të shumta, kryesisht në qarkun Tiranë, Lezhë, Durrës dhe Dibër.

Ministria e  Punëve të Brendshme informon lidhur me situatën, deri në orën 12:00.

Qarku Tiranë. Në Babrru, janë evakuar 25 familje pasi banesat e tyre rrezikoheshin nga përmbytjet e lumit. Në njësinë administrative Paskuqan është çarë tubacioni i ujit të pijshëm që furnizon qytetin e Tiranës dhe po punohet për riparimin e tij.

Aktualisht në qytetin e Tiranës është rritur niveli i Lumit të Lanës.

Në rrugën “Mentor Xhemali” si pasojë e reshjeve të shiut ka prezencë uji në disa banesa. Në vendngjarje janë forcat zjarrfikëse dhe të policisë.

Tek “Ura e Beshirit” ka prezencë uji në aksin rrugor kombëtar Tiranë – Durrës. Po punohet nga forcat zjarrfikëse të Tiranës dhe policia rrugore.

Në rrugën “Siri Kodra”, pranë ish-Frigoriferit, ka prezencë uji në rrugë që ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Po ndërhyhet nga forcat zjarrfikëse dhe tek nënstacioni elektrik.

Në rrugën ‘Don Bosko’ ka prezencë uji që ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Tek Bregu i Lumit, tek ish-Nishtulla nr. 3 janë evakuuar 3 familje që rrezikoheshin nga përmbytja.

Qarku Lezhë. Në fshatin Pllane, njësia administrative Zejmen, Bashkia Lezhë, si pasojë e fryrjes së përroit të Malbardhës rrezikohen disa banesa. Në vendngjarje janë administratori i njësisë administrative dhe forcat zjarrfikëse të Lezhës.

Për t’u ardhur në ndihmë banorëve kanë shkuar forcat e FNSH-së dhe policisë lokale.

Në fshatin fshatin Fushë Kuqe, njësia administrative Fushë Kuqe, bashkia Laç, si pasojë e reshjeve rrezikohen disa banesa. Në vendngjarje janë administratori i njësisë administrative dhe forcat zjarrfikëse të Laçit.

Qarku Durrës. Në Fushë – Krujë dhe fshatin Derven i Poshtëm ka pasur prezencë uji si rezultat i fryrjes së lumit që rrezikon disa banesa. Në vendngjarje janë administratori i njësisë administrative dhe forcat zjarrfikëse të Krujës.

Qarku Dibër. Në fshatin Gjoricë e Poshtme të Bashkisë Bulqizë rrezikohet argjinatura e lumit Drin. Forca të Ministrisë së Mbrojtjes janë të gatishmëri për të evakuuar rreth 200 banorë, nëse do të jetë e nevojshme.

Gjithashtu në Fushë Bulqizë rrezikohen disa banesa nga përmbytjet.

“Pas reshjeve të shiut me intensitet të lartë që kanë përfshirë të gjithë vendin situata vijon të monitorohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile e cila po koordinon veprimet me të gjitha Institucionet dhe strukturat operacionale në terren. Forcat e FNSH në gjithë vendin janë në terren në ndihmë të banorëve.”- bën të ditur MPB.

DISA LAGJE NËN UJË, EVAKUOHEN 50 FËMIJË NË NJË SHKOLLË NË KOMBINAT
Disa lagje në kryeqytet janë nën pushtetin e ujit. Mësohet se problematike ngelet situata në lagjen “Irfan Tomini”, Kombinat dhe në Shkozë. Sakaq, bëhet e ditur se 50 fëmijë janë evakuuar në një shkollë në Kombinat. Ndërkaq, kritike është situata dhe tek lulishtja ‘1 Maj’, Selitë dhe në Lanabregas.

PANARITI: HIDROVORET NË PUNË, KEMI MARRË MASA. SITUATA KRITIKE NË LEZHË
“Hidrovoret dhe kanalet e kullimit të ujit janë të gjitha në punë dhe situata është në kontroll sa i takon parandalimit të përmbytjeve nga reshjet e shiut”. Kështu deklaroi ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, në një komunikim për mediat për të bërë një bilanc të analizës së punës përgjatë vitit 2015 të institucionit që ai drejton.

Panariti theksoi se më problematike mbetet situata në Qarkun e Lezhës, pasi aty ka zona të përmbytura. Sipas ministrit shkak i krijimit të kësaj situate është bërë prerja pa kriter e pyjeve.

“Situata në sistemin e kullimit në Territorin e Shqipërisë është nën kontroll. Marr kontakte nga të gjithë bordet që jemi në terren. Hidrovorët punojnë dhe ka energji elektrike dhe ata po punojnë. Situata më kritike ndodhet në qarkun e Lezhës ku kemi prurja më të larta, i dhe për shkak të prerjes së pyjeve dhe fryrjes së përrenjve. Për këtë arsye përshëndes vendimin e Qeverisë shqiptare për moratorimun e ndaljes së prerjes së pyjeve. Por situata është nën kontroll.”, tha Panariti.

Nga ana tjetër Panariti garantoi se janë marrë të gjitha masat, ndërsa të gjitha bordet ndodhen në terren. Ai konfirmoi se pasi të mbaroj komunikimin me gazetarët do të niset për inspektim të situatës nga afër në Lezhë.

Sakaq, ai shtoi me ndarjen e re territoriale, bashkive u është dhënë në dispozicion 15 milionë lekë që kanë shkuar për kanalet kulluese, që t’ju paraprihen situatave të tilla siç janë përmbytjet.

SHIRAT NXJERRIN NGA SHTRATI LANËN, PËRMBYTEN DISA LAGJE NË TIRANË
Reshjet e shiu kanë shkaktuar fryrje të lumit të Lanës. Si pasojë e daljes së lumit të Lanës nga shtrati janë përmbytur disa zona në Tiranë. Problematike situata paraqitet në rrugën “Irfan Tomini”, në Kombinat, Shkozë. Ndërkaq, përmbytje janë shkaktuar edhe në Lanabregas.

SHKODËR,SHEFI I EMERGJENCAVE CIVILE FLET PËR SITUATËN NGA RESHJET
Reshjet e shiut kanë krijuar probleme në Vaun e Dejës të Shkodrës. Rritja prurjeve të përrenjve ka krijuar probleme në lagjen “Kapedan”, ku 3 banesa rrezikohen nga përmbytjet. Ndërkaq, zona e Gomsiqes është e izoluar për shkak të rritjes së nivelit të ujit. Shtabi i Emergjencave ndodhet në gatishmëri për të vepruar.

13 FAMILJE TË PËRMBYTURA NË FSHATIN PLLAN, 3 EVAKUOHEN
Plot trembëdhjetë familje në fshatin Pllan të Lezhës janë përmbytur, ndërsa rrugët janë bllokuar. Rrëshqitja e dherave në këtë zonë kanë bllokuar rrugën e fshatit. Banorët kanë kërkuar ndihmë, dhe deri tani janë evakuuar vetëm 3 familje.
Nën ujë janë edhe dhjetëra hektarë tokë bujqësore.

SITUATA NGA MOTI I KEQ, MB: DO KETË RESHJE E SHTRËNGATA SHIU, JA ZONAT QË RREZIKOHEN
Dita e sotme filloi me reshje shiu, ashtu siç edhe ishte parashikuar nga sinoptikanët. Nisur nga kjo situatë Ministria e Punëve të Brendshme informon qytetarët se gjatë ditës së sotme, sipas buletineve meteorologjike, pritet të ketë një përkeqësim të ndjeshëm të motit, që do të shoqërohet me reshje dhe shtrëngata shiu me një intensitet të lartë, kryesisht në orët e pasdites. Rajonet që parashikohet të preken nga përkeqësimi i motit janë Shkodër, Lezhë, Dibër, Tiranë, Elbasan, Gjirokastër dhe Vlorë ku në intervale kohore prej 2-3 orësh, do të ketë reshje shiu që mund të arrijnë në 30-40 mm.

Përveç rajoneve të përmendura, në lartësitë mbi 800 metra mbi nivelin e detit, pritet të ketë reshje bore gjithashtu të dendura.

“Për këto arsye, Ministria e Punëve të Brendshme njofton çdo shtetas që t`u bindet lajmërimeve të strukturave të pushtetit vendor dhe qendror për të shmangur qarkullimet e panevojshme, si dhe të japin ndihmesën e tyre ndaj këtyre strukturave, ashtu siç parashikohet edhe në Ligjin nr. 8756, “Për Emergjencat Civile”. Gjithashtu bëjmë thirrje të minimizohen lëvizjet e panevojshme, kurse prindërit të shoqërojnë fëmijët në shkolla, kopshte e çerdhe, etj. Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë masat e parashikuara për të tilla raste, duke ngritur Shtabet e Emergjencës në Prefektura e Bashki, për të vënë në gatishmëri të gjitha kapacitetet njerëzore e teknike operacionale që të reagojnë sipas situatës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Nisur nga kjo situatë, MPB theksoj se janë marrë masat që të jenë të gatshme për veprim gjithë strukturat operacionale të Emergjencave Civile si: Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura, ARRSH, etj.

“Janë njoftuar të gjitha kompanitë që kanë detyrime kontraktore për mirëmbajtje dhe mirëfunksionimin e akseve rrugore kombëtare dhe rurale. U është kërkuar bordeve të kullimit dhe strukturave të hidrovorëve, si dhe OSHEE-së, të qëndrojnë në gatishmëri për të minimizuar pasojat që mund të shkaktohen nga reshjet e dendura”, thekson MPB.

Një ditë më parë kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njoftoi për situatën si pasojë e reshjeve të parashikuara, si dhe njoftoi qytetarët që të shmangin lëvizjet nga ora 14:00 e deri në orët e mbrëmjes.

BLLOKOHEN DY FSHATRA NË FUSHË-BULQIZË NGA DËMTIMI I RRUGËS
Reshjet e rrëmbyera të shiut kanë shkaktuar fryrjen e përrenjve në Bulqizë, të cilët kanë dalë nga shtrati. Si pasojë është dëmtuar rruga në Fushë Bulqizë, duke bllokuar dy fshatra, Kocaj 1 dhe Kocaj 2.

Nga reshjet e dendura janë dëmtuar edhe dy banesa.

PROBLEMATIKE ZONA E ZADRIMËS DHE TOROVICËS, PREFEKTURA E LËZHËS: HIDROVORET PO PUNOJNË ME KAPACITET TË PLOTË
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në disa zona në Zadrime dhe Torovicë. Si pasojë e shirave të dendur rrezikohen të përmbyten disa banesa në fshatin Spiten në Lezhë.

Lidhur me situatën ka reaguar Prefektura e Lezhës, duke theksuar se deri më tani situata është nën kontroll, dhe po merren masat e nevojshme për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes.

Nga Prefektura e Lezhës sqarojnë se hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë.

PROBLEMET NË DISA AKSE RRUGORE NË PUKË, REAGON ARRSH
Aksi rrugor Fushë Arrëz-Gjegjan–Mirditë është bllokuar mëngjesin e sotëm si pasojë e rrëshqitjes së dherave. Shkak janë bërë reshjet e shiut. Shembja masive e dheut, e ndodhur pranë tunelit të Gjegjanit, është për shkak për bllokimin e rrugës.

Ndërkaq, i bllokuar ka ngelur edhe aksi rrugor Qafë Qerret-Qelëz, nga rrëshqitjet e dherave në fshatin Dedaj.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar ARRSH, duke theksuar nga ky institucion u ndërhy në aksin Fushë Arrëz-Gjegjan-Mirditë.

INFORMACION I ARRSH MBI GJENDJEN E KALUESHMËRISË SË AKSEVE RRUGORE KOMBËTARE
Nga komunikimi me specialistët e Drejtorive të Rajoneve, Autoritetit Rrugor Shqiptar njofton se situata në akset kombëtare paraqitet si më poshtë:

Në Rajonin Verior Shkodër: Në akset e këtij Rajoni ka patur rënie gurësh e materialesh , si pasojë e rreshjeve. Në të gjithë akset janë në gadishmëri mjete dhe punëtore që po bëjnë pastrimin e tyre. Nuk ka probleme për qarkullimin deri tani.

Në Rajonin Qëndror Tiranë: Si pasoje e rreshjeve ka patur një dëmtim të rrugës tek Ura e Peshkatarit – Bërzhitë, deri në gjysmën e korsisë. Janë marrë masat me vendosjen e sinjalistikës përkatëse.

Edhe në aksin Qafë Priskë – Shëngjergj ka një dëmtim të mbrojtëses prej betoni të rrugës, që ka sjellë demtim të saj. Është ngritur grupi i punës për verifikimin në vend të situatës. Rekomandohet të bëhet kujdes në qarkullimin në akset që kanë probleme dhe të respektohet sinjalistika e vendosur.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Në akset e këtij Rajoni nuk ka probleme deri tani. Në gadishmëri janë mjete e punëtore sidomos në zonat e njohura të rrëshqitjeve, siç janë Shkalla e Zezë, Rapi i Kuqarit etj. Janë marrë masa që në këto zona të instalohen mjete dhe njerëz në gadishmëri. Në akset e Korçës nuk ka probleme për qarkullimin. Kontraktorët janë në gadishmëri.

Balkanweb.com

51 Komente

po shume mire, uji i tepert dhe lumenjte e fryre na duhen sot.. Gezuar diten e Epifanise !!

Eri Veli ne pamundesi per te shmangur apo parandaluar permbytjen, zgjedh te beje sinoptikanin duke paralajmeruar qytetaret e shkrete te Tiranes te mos qarkullojne neser nga ora 14 deri ne oren 19.

ky eshte kulmi i paaftesise dhe shenja perfundimtare e dorezimit te autoritetit publik ndaj forcave te Natyres.

sna mbetet gje tjeter vecse te urojme qe ky llum i rrembyer i Lanes te rrembeje me vete e te pastroje mbetjet qe na "drejtojne"

Kur nuk arriti te shmange permbytjet Lulzim Basha, harroje Erionin...

ik mer fuks ambasade, se nuk di me bo ti opozite. E shumta mund te hedhesh ne ere ndonje shtylle tensioni, apo te prishesh ndonje ure perroi. 

Pas 25 vitesh prerje masive pyjesh, ndertimish pa leje mbi kolektor dhe vjedhje te shtratit te lumejne dihet qe keto gjera do te ndodhin. Tani dalin ca DELE moraliste me trurin e peshkut qe bejne moral dhe papagalllin politik me mendimin se do fitojne politikisht. O jeni te marr o jeni hajdar, sdi cfare emri tju ve ju. 

Per mu jane hajdare te marre! Ose shejtan budalla!

Po sikur i tredhuri ne FB na tha qe Hena Bllluee del 1 here ne 100 vjet? 

Pse kot e boni shtepine ne Surrel tjetri ? Trap, trap po ca gjona i kap. Me cin e ka Miami HEAT neshjen tjeter ?

Qe kur iku James-i ka ra shum cmimi i biletes. E kapi dhe Edi lir fare, minuten e fundit.

Sa do ia veje Erjona cmimin per i xhiro me motoskaf neper Unaze ?

Permbytje do te ndodhin gjithmon per sa kohe qe ne Tirane ka mbi 100 ndertime pa leje mbi kolektor. Ky problem veshtire te zgjidhet per sa kohe qe ata i kane legalizuar dhe i kane kthyer ne pallate tashme. Ato muhabetet e tjera jane llogje mehaneje qe nuk merr kurre me thelbin nga lind problemi.

1 m3 bore nxjerr 4 m3 uje ka thene profesori i shkencave ekonomike ,Genc Ruli.

Kur e mendon...

Nje ndertim i papergjegjshme e nje njeriu.......

o gjuha shqipe qe shkon aty ku dhemb dhemballa

http://www.lapsi.al/lajme/2016/01/06/vel...

ato earbuds qe dalin nga xhepi i nenkryetarit te bashkise ne aksion e siper....priceless

Iku-more iku,
pa filluar viti,
se vitin e shkuar,
vërtetë që e ndriti!

Iku-more iku,
gjer në Amerikë,
gjithë vitin do kemi,
të njëjtën muzikë!

Iku dhe e bëri,
fare-baltë sheshi,
gjithë barra ka mbetur,
te Niko Peleshi!

Rama-more Rama,
s’rri dot në Atdhe,
o s’na do ai,
o s’e duam ne!

Po një ngushëllim,
kini-o shqiptarë,
se rri në biznes,
jo në klas të parë!

Vetëm në biznes,
ikën edhe vjen,
në një farë mënyre,
vendin e kursen!

Përkushtimi i tij,
historik do ngelet,
se me pakëz yje,
i zgjedh dhe hotelet!

Mëngjezi është falas,
ndaj heshtni skiftera,
me hot-dog i shkon,
dy vaktet e tjera!

Shpenzimet e tjera,
i heq vetë-o burrë,
se kudo që vete,
shet nga një pikturë!

Nga ato që bën,
kur rri pak në zyrë,
sepse kjo i duket,
puna më e mirë!

Të tjerat i duken,
punë fare kot,
ndaj s’rri në Atdhe,
se nuk është idiot!

Se nuk qeveriset,
Shqipëri e leshit,
ndaj dhe të gjithë barrën,
ja vërvit Peleshit!

Peleshi i shkretë,
mban në kurriz shtetin,
Rama eksploron,
cep më cep planetin!

Pesë a gjashtë herë,
e ka parë Azia,
tani i ka mbetur,
dhe Australia!

Edhe Argjentina,
fiks në skajin tjetër,
si shëtitje darke,
Europë e vjetër!

Nëpër udhëtime,
biri ynë sa vuan,
dhe asnjë marrëveshje,
gjëkund s’nënëshkruan!

Iku-more iku,
mori arratinë,
ai që mbi supe,
do kish Shqipërinë!

Iku-more iku,
në Ameriqi,
sa të ketë pushtetin,
t’i krrejë ujë të zi!

Teksti dhe muzika Arben Duka. 

Tiranen pasi veshi

me nje pale seksi tanga

ne dore nje liber gialo

dhe iku ne sri lanka

 

3 vjet nuk ndalojne permbytjet. I ka ardh ne maje te hundes dhe Zotit.

Eri, Eri eja ti

ma jep doren me kalu

Se kjo Lana osht terbuuuu ...

Porsa dola nga shtepia

ne rruge ishte baterdia

Periferia deri ke Banka

Eri iku ne Sri-Lankaaa

Ooo, oo  o Eroooo. 

( Pershtatur nga kryevepra e muzikes gabele : Ramo, Ramo eja ti / ma jep doren me kalu / se dashnorja m'ka tradhtuuuuu... )

si mos me keq gjithandej !!  ja dhe:  lum e det  e Lungomare,  sot  ne Vlore... 

vetem vitin qe shkoi u mbyt nja 4-5 here Vlora, ndersa jemi  ne javen e pare te  vitit te ri..  plus qe ky vit ka 1 dite me teper se para-ardhesit.. pupupu...

 

https://scontent-ams3-1.xx.fbcdn.net/hphotos-xpt1/v/t1.0-9/12509386_1184586494904015_2973382518539153198_n.jpg?oh=f8e0997e8da319525f701475a33b7069&oe=5716C4F5

 

fryn nje ere e lehte o Belul ne South Beach me ta kenaq shpirtin

mos more..?!  shikon ti, prandaj:  son ot the bitch ka vajtur ne south beach..smiley 

i kane qejf keto evropjano lindoret ne Miami se kane pare.

party me DJ VIP, Rainfall Remix

Ehh u mbytsh o qeveri e paafte. 

po pse Pjer, edhe per kohen Palloshi e ka fajin?

Jo-jo Bredharako, se sa do fikja kompjutrin, por e ka fajin per mungesen e investimeve ne infrastrukturen mjedisore. 

Nuk e lane rehat KM to bej dy dite te hajrit qejf! Permbytje te papergjegjshme do thoshte Ai! 

S'guxon km te shohe nje ndeshje nba se ju megjithe keto ankesa ia cuat prapa kurrizit .ajo dihet dimer kohe permbytjesh .uji te mbyt ,zjarri te djeg ,pushka te vret ,...tha .c'ka ketu per tu ankuar .cudi e madhe milet zevzek .

Eri lajmeroi nga Sri lanka : Qytetaret e Tiranes te qendrojne larg kanaleve !!!

Pershendetje! Nga data 6-16 Janar do jem ne Sri Lanka. Nuk do kem mundesi te kontrolloj e-mailin ose mesazhet telefonike. Neqoftese jeni qytetar i Tiranes, dhe ceshtja juaj eshte urgjente, ju lutem emigroni perkohesisht ne Gjermani.

Po sa u kthyem mo vlla smiley

Po 10 dite pune eshte o Brad. Pastaj do vije Eri dhe do bej dekorin e Pashkeve.

Eshte mating season.eri ka vendosur te lumturoje kombin me nje borrocok/e kete vit .the efforts are well underway as we speaksmiley

po rete nuk hikin kshu me dore, duhet njoni ti fryje qe prej se largu smiley

po kto hajdut me çizme jan, pse hikin prej shiut ? smiley

Në opozitë me varkë Shkodër, në pushtet me avion në Majemi… 

ramaaaa

Iku-more iku,
në Ameriqi,
sa të ketë pushtetin,
t’i krrejë ujë të zi!

Si ka qene ajo thenia Kapo : stambolli digjet ..,

Po ca keni me Shkodren juve socialistat, Shkodra asht e jona.. Kshu tha me 2010 ky kapo me larte smiley 

 

me perpara permbytej vetem nje qytet, tani vetem nje qytet nuk permbytet, 999 percent improvement

 

apo te thuash se kane bere rruge, autostrada etj, po keto vetem 5 palma kane mbjelle u bone 3 vjet...sikur ska palma plot Miami.

jane bo qytetet e shqipnise si ene komunikuse, rilindja ketynesmiley

paska lujt Sukth Mariners me River Bank Pirates sot smiley

 

shikon ti, Lungomaren e paska marre lumi..smiley

 

Nje dem kolosal eshte shkaktuar ne shetitoren pergjate brendetit ne qytetin e Vlores.
Ky investim i cili eshte ne proces, eshte perpire nga deti, ku fuqia e madhe e dallgeve te tij, duket se ka depertuar ne pjesen me te madhe te ketij investimi.
Dhjetra miliona leke, eshte demi qe eshte shenuar ne kete investim, ndersa per tu theksuar eshte fakti se deti ka marre cfare ka gjetur perpara.
Kjo situate edhe mund qe te shmangeje. Mjafton qe projektuesit dhe zbatuesit e punimeve te kishin marre masa per ndertimin e barrierave te betonit qe do te ishin mbrojtese ndaj detit.

paska ardhe paska ardhe, from downtown direkt me nje dekllaratë:

"Kryeministri të mbajë përgjegjësi për përmbytjet sepse përmbytja nuk ndodh nga Zoti, por se ne nuk qeverisemi nga një Qeveri të shqiptarëve por nga një çetë e kusarëve”

http://www.syri.net/2016/01/06/akuzat-pe...

Mir ata ishin nje çete kusaresh, por keta çfare jane, çete e babezitur apo çete e paafte per te qeverisur dhe manexhuar situatat. 

ktu ka te drejt Rama,

kur ka te drejt ka te drejt

 

E pat thane nje plak pa dhambe

kush s'ka koke ka kambe 

fishta

 

Prit sa te vije Ai te te thote qe video s'eshte nga Shqiperia. Dhe te ta tregoje vendin me nje video nga llajv liik

ai... eshte shume i dobet, nga me te dobetit, e ha karremin direkt.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).