Pas më shumë se 3 orë diskutimi, Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi, vendosi që bashkangjitur draftit të ekspertëve të nivelit të lartë të dorëzojë në Venecia edhe vërejtjet e Partisë Demokratike dhe të LSI-së.

Gjatë debatit të zhvilluar në këtë Komision, roli i politikës në drejtësi ishtë pika e vetme që ndan maxhorancën dhe opozitën sa i përket draftit për reformën në drejtësi dhe nisur nga kjo, palët pritet të vijojnë diskutimet për të kapërcyer edhe këtë ngërç.

Si opozita, ashtu edhe maxhoranca bien dakort për nevojën e reformës në drejtësi dhe rëndësinë e saj jetike sa i takon integrimit të vendit, si edhe që drafti i ekspertëvë është një bazament i shëndetshëm.

Kreu i Komisionit, Fatmir Xhafaj gjeti tre çështje në gjithë këtë proces. Mbi dy të parat, opozita dhe maxhoranca ndajnë të njëjtin mendim, e treta është ajo, që sipas Xhafajt, kërkon bisedime.

“Dy gjëra janë të dallueshme këtu, që reforma është themelore për integrimin dhe mbi të gjitha për demokracinë dhe së dyti biem dakort që produkti që kemi është një projekt që ka një bazament të shëndetshëm me të cilin të gjithë ndajmë shumë pika të përbashkëta, por me rezervën që kemi kendvështrime të ndryshime për çështje të vecanta nga pikëpamja e leximit që u është bërë udhëzimeve të venecias. Këto dyja janë një bazament i rëndësishëm për të vazhduar një dialog për të vazhduar një konsensus më të gjerë se ky që kemi sot. Tre çështje janë në bazamentin e këtij projekti, lufta kundër korrupsionit të sistemit, efikasiteti i saj dhe roli i politikës. Dy të parat janë trajtuar, sa i takon çështjes së tretë, mund të gjejmë një emërues të përbashkët”, tha Xhafaj.

12 Komente

pse jo- e? smiley kshtu e fitoi greqia evropjanin smiley

Osht djale modest qe kenaqet me pak Kryemodhi. Asnjehere s'e kemi nigju qe te kete pretendime per postin e Presidentit. Tamam sic i ka hije nje skraparlliu te vertete ...

Durballi te qofshim faleeee

tregona Kasem babane... 

( nga dasma e Safa' Ymerit ...ose ajo me pjesmarrjen e Sali Protopapes... nji nga te dyja )

Kumbull a o moj kumbullaaa, kumbull a o prapa shte pi se...........

Do ke ndojm apo s'do ke ndojm smiley

Ufff, mer Qemolo sa mut paska pas ai vend mer daje. Shif car kerlliqesh flet ai Xhafa. Kta dun vra me buk ne goje mer.

E po kjo pune, dy kontinente po mirren me drejtesine shqiptare, Amerika dhe Europa, dhe mahzallah se po e vene ne ujdi. Verc njeri e terc tjetri smiley

jo pjer , esht e kunderta, thuhet terci verci,

Ehh, kam fillu me menu n'hollandisht smiley ku dhe ndertimi i fjaleve osht mrapsh smiley

Kete duhet te na e sqaroj Beluli se ai e flet hollandishten, po ti Pjer c'ne me hollandisht!! aty tek magazina nuk flisni belgjikshen!!!?

“Dy gjëra janë të dallueshme këtu, që reforma është themelore për integrimin dhe mbi të gjitha për demokracinë dhe së dyti biem dakort që produkti që kemi është një projekt që ka një bazament të shëndetshëm me të cilin të gjithë ndajmë shumë pika të përbashkëta, por me rezervën që kemi kendvështrime të ndryshime për çështje të vecanta nga pikëpamja e leximit që u është bërë udhëzimeve të venecias. Këto dyja janë një bazament i rëndësishëm për të vazhduar një dialog për të vazhduar një konsensus më të gjerë se ky që kemi sot. Tre çështje janë në bazamentin e këtij projekti, lufta kundër korrupsionit të sistemit, efikasiteti i saj dhe roli i politikës. Dy të parat janë trajtuar, sa i takon çështjes së tretë, mund të gjejmë një emërues të përbashkët”, tha Xhafaj.

Ky eshte idiot apo mashtrues i rendomte??!! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).