Të enjten e 6 Janarit, në Consumer Electronic Show 2016 në Las Vegas, Netflix njoftoi se shërbimi i shpërndarjes së filmave dhe telefilmave online ishte tani i disponueshëm në të gjithë botën. Tre paketa që kushtojnë respektivisht, 7.99 euro, 9.99 dhe 11.99 euro në muaj ofrohen tanimë edhe në Shqipëri, duke e shtuar Netflix-in si një opsion më shumë në treg.

Qindra titujsh filmash, telefilmash dhe prodhimesh origjinale të Netflix mund të shihen në çdo kohë në HD për një çmim mujor të ngjashëm me atë që kushtojnë shërbime si Digitalb, Tring apo Abcom. Për momentin çmimet që Netflix ofron janë pothuasje të njëjta në të gjithë botën, por me kalimin e kohës ekonomia vendore dhe tregu lokal do të merren në konsideratë, premton Netflix.

Për sa i përket përmbajtjes, Netflix premton shumë për 2016, me "31 show të ndryshëm të rinj dhe ekzistues, 24 filma dhe dokumentarë dhe 30 tituj programesh për fëmijë." Interesant do të jetë trajtimi i standardeve të ndryshme kulturore, interesave dhe shijeve në vende të ndryshme. Netflix, për shkak të kontratave ekzistuese ofron programacion të ndryshëm në vende të ndryshme, por Ted Sarandos, drejtor i përmbajtjes thotë se qëllimi është që produkti të jetë i njëjtë kudo pas disa vitesh.

17 Komente

Nuk e kuptoj pse netflix eshte kaq i klikuar ne Shtetet e Bashkuara mbase edhe ne pjesen tjeter te botes, pasi filmat ne netflix ngarkohen shume me vone se nga rrjetet e tjera te te njejtit fromat. Para disa javesh bera abonimin tim te pare per shkak te publicitetit te madh qe i bejne kesa faqe (sigurisht qe me VPN) dhe mbeta trmerresisht i zhgenjyer. Qe nga dita qe bera abonimin dhe deri tani kam pare vetem nje film... 

pay per view ne Shqiperi eshte shume shtrenjte - 15 euro Digitalb (popcorn). Netflix e ka shume me lire dhe me shume zgjedhje, pa care koke me karta etj..

Një avantazh tjetër është që abomimi në Netflix të lejon ta shohësh deri në 4 ekrane. Që do të thotë se abonimin përveçse në shtëpi, mund ta marrësh me vete kudo në tablet, si në plazh psh. Apo ta instalosh edhe në një tv tek shtëpia e prindërve pa paguar asgjë shtesë.

Sa për shpejtësinë, unë po e testoj dhe luan HD pa asnjë vështirësi.

Nje tjeter avantazh i Netflix osht se e shef per free ... po t'ia gjesh onen. Si p.sh. cuni im i ka mor password-in nji shokut te vet dhe familja jone shef filma per sllaboda. 

lol, dhe shajne amerikanet pastaj kur thone qe shkoni per t'i vjedhur. edhe ne amerike me gjithe ato mundesi dhe prape per dava 10 dollaresh ne muaj e tregojne veten. lol 

dhe shajne amerikanet pastaj kur thone qe shkoni per t'i vjedhur

kjo nuk eshte vjedhje ne rradhe te pare dhe se nuk jane vetem shqiptaret qe e bojne ket gje  ...amerikoni i ka bo vete ligjet qe njerez ne nevoje te perfitojne time after time o shkabe . Did you ever notice that whenever they haul a congressman up before some ethics committee the first thing they say is "I did nothing illegal."

Ja si planifikon te perfitoje  dikush nga Walmart's Bicycle Return Policy

Walmart bike temporarily then moving on to....

Like the title states. I am going to buy a bike so I can get back on the trails. I wont have enough money to buy a nice bike from my LBS until the end of June. So, I spoke to walmart and they said theres a 90-day return policy with receipt. I was going to buy one at walmart and return it at the end of june. I know, this may sound shady.

What bike would you guys select from walmart? I am a 250lbs male. 5'9". I know they are mainly one-size fits all. But what sizes should I look for?

lidhja me VPN eshte normalisht me e ngadalte. Tani qe s'eshte nevoja per akrobacira permbajtja e Netflix eshte mjaft e shpejte.

hola kam perdorur per Hulu.com dhe pa probleme me shpejtesine.

filmat ne netflix ngarkohen shume me vone se nga rrjetet e tjera te te njejtit fromat.

Cilat rrjete te tjera?

Shoke dhe shoqe e testova dje netflix me ip shqiptare edhe cilesia ishte e perkryer.. kisha deshire te shihja filmin "Martian" por nuk, edhe pse e kam pare filmin me cilesi te mire prap se prap kam deshire ta rishof, por per fatin e keq nuk ishte ne netflix.. 

inxhinieret e netflix jane toca.i mora njehere qe thoni ju per nje error code qe s'me linte te shihja.ishin te sjellshem e responsive por nuk mundeshin ta kuptonin se pse ndodhte.keshtu qe me premtuan se do merrnin ne tel brenda 2 oreve .ok , nderkohe ndersa ne pritje e guglova codin dhe gjeta se si duhej korrigjuar .

Bravo alba me kete qe ke bere ke te ardhme si IT smiley

Ne sa gjuhe eshte nje film apo program, pervec gjuhes origjinale ?!

Minimumi jane ne anglisht dhe spanjisht, por Breaking Bad psh, ishte edhe ne frengjisht, gjermanisht, pra origjinali plus 3 dublime. jane ne 5.1.

kemi fjalën e bukur në gjuhën tonë shqipe, dreambox, që nuk do t'ia dijë për netflix

Dikur ishte dreambox, por tani nuk ja vlen me! Si fillim nuk eshte HD, se dyti vetem sky italian ka mbetur, plus qe figura ngec here pas here, sikurse edhe 250euro te blesh aparatin, mah, per mua nuk ia vlen shume!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).