Presidenti i Republikës Bujar Nishani thotë se ndryshimet kushtetuese nuk mund të bëhen pa votat e opozitës.

Gjatë një interviste televizive, kreu i shtetit tha madje se nëse nuk bëhet me konsensus, votat mund të blihen nga deputetë të veçantë të opozitës dhe kjo eshte shqetësuese.

“Me shqetësim po shoh se ka një skenar për të bërë ndryshime kushtetuese vetëm me votat e mazhorancës. Por votat maxhoranca nuk i ka. Atëherë ku do të gjenden votat e tjera që kjo të bëhet fakt i kryer? Do të merren nga deputetë të veçantë të opozitës? Si do të merren? Përmes korruptimit të tyre? A mund të shëro­het sistemi i drejtësisë me një proces që themelohet përmes korrupsionit?-  thotë Nishani. 

Presidenti ka renditur disa nga arsyet pse Reforma në Drejtësi duhet të diskutohet në nivel politik dhe jo nga ekspertët.

Sipas tij, ekspertët nuk mund t’u japin zgjidhje problemeve të ngritura nga Komisioni i Venecias.

“Kushdo që na thotë se kjo nuk është një reformë politike, por çështje ekspertësh,  në të vërtetë nuk do që kjo reformë të ecë përpara dhe të realizohet”­ – u shpreh ai.

Presidenti ka deklaruar gjithashtu se ndaj tij ka nisur një fushatë për ta shfaqur në publik se është kundër Reformës në Drejtësi.

Ai tha se ka qenë ndër nismëtarët e nisjes së reformës që në 2014, kur uli në një tryezë palët dhe ekspertët e Komisionit të Venecias. /Dita/

2 Komente

Tani hajde dhe gjeje se kush eshte presidenti me gjib nga keta : Jar Musteqja apo Bamir Farakungulli?

Te dy propozim te PD-se.

President me sharlatan nuk ka pasur ndonjehere Shqiperia. Palo bure!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).