David Bowie festoi ditëlindjen e tij të fundit në datën 8 janar me publikimin e albumit të tij të ri, që titullohet Blackstar. Kantautori i famshëm britanik nuk kishte dashur të bëhej e ditur se ndërkohë po luftonte një betejë me kancerin në mëlçi. Dje Bowie e humbi këtë betejë, qetësisht dhe i rrethuar nga njerëzit e tij, siç bëri me dije i biri, regjisori Duncan Jones. Këngëtari që u ngrit në famë botërore në fillim të viteve 70 kishte një karrierrë të shkëlqyer që zgjati 4 dekada, derisa ai vdiq në moshën 69 vjeçare. Ndikues me eksperimentimin e vazhdueshëm në muzikën Pop, Bowie lë pas hite si "Space Oddity", "Rebel Rebel", "Under Pressure", "China Girl", "Starman", "Changes", "Ziggy Stardust", "Dancing in the street" e shumë të tjerë. Video e fundit e publikuar në YouTube, është "Lazarus", ku Bowie interpreton i shtrirë në shtrat.

55 Komente

U prefte ne paqe! Kam pas fatin ta shof ne koncert dhe ishte vertete madheshtor.

Vetem lajme te keqia keto kohe smiley pas Lemmy te Motorhead edhe Bowie. 

“Turn and face the strange 

Ch-ch-changes

Oh look out now you rock and rollers

Pretty soon now you’re gonna get older.”

 vertet e dhimbshme kur te vdesin idolet....

idol e kisha ,u rrita me te, qe nga atehere kur askush as emrin nuk ja dinte nga gjenerata ime ..

 

e çer do te thote me Lazarus?

 

Sot e gjeti me vdek ene Davja ? Do na lej pa festu diten e Republikes ! 

Rrofte 11 Janari , dita e shpalljes se Republikes Popullore Socialiste te Shqiperise. Poshte armiqte e jashtem e te brendshem. Lavdi Marksizem - Leninizmit fitimtar !

Po pra diten e ditelindjes simesmiley

Gezuar ditelindjen! u befsh edhe 100!

Gezuar Ketlina!

Thanks! smiley

boj gajret .it happens to everybody.smiley

I know! Une duke e festuar jam timen. smiley Te tjeret le te qajne per Davidin! 

kenga e tij e preferuar per mua ka qene absolut biginer,megjithese nuk ka qene si kengetar ne top listen time!   tip i lodhur ka qene gjithmone,pa energji.

gjynaf, vdiq pa kendu nje kenge labe.

Nje nga te preferuarit e mi ne absolut!

Kenga dhe video ne stilin tipik te Dukes se Bardhe. U prehte ne paqe!

Nuk e kam idene pse ishte kengetar i madh. Dua megjithe mend ta pelqej, ta kuptoj, por hic... degjoj kenge te tij aty-ketu, snuk, nuk ben.

Jeni te mirepritur te na shpjegoni ndonje ndjenje a nostalgji qe ju ngjall Bowie, pasi fjale si "e kam pas idhull", apo "absolut" a "madheshtor", thjesht nuk e shpjegojne artin e tij per popullaten qe nuk eshte rritur me te.

dhe juve , permes neve mundoheni te kuptoni artin ?

boh..!

si mund te shpjegosh nje ndjenje a nje nostalgji per nje tip te caktuar muzike?

une vete nuk kam ndonje te tille per DB, por do te te ndihmoja me gjithe qejf smiley

 

 

Shiko, ne Shqiperine paratranzicionale ka pasur disa preferenca qe u cimentuan ne kulturen underground dhe qe kishin njefare kuptimi se pse. Psh Bitellsat, Stonsat, Parpllat sikurse, ne nje rrafsh me te lehte e romantik, Celentano. Po t'ia hyj, une them se di ti shpjegoj keta si shije apo trend ne Shqiperine e athershme. Po Bowie pse? Ku hyn, si, me cfare lidhet? 

Sic tha dhe Rolandi me siper, eshte me shije. Sic psh dikujt i pelqen Sinan Hoxha ndersa dikush tjeter s'e degjon dot.

une mendoj se eshte tjeter te besh nje kritike (jo thjesht ne kuptimin e kritizerit) te nje vepre arti apo kengetari, qofte edhe ndikimin qe ka (pasur) ne nje brez te tere kulture (me duket se per kete e ke llafin kur permend bitellsat etc me siper), dhe tjeter te shpjegosh ndjenjen qe te lind kur degjon notat e muzikes se tij. eshte personale, apo jo.

p.s.: mund te google Bowie, dhe gjen materiale plot besoj.

Roland, ishte thjesht nje ftese per komentues shqiptare qe te ndajne dicka me shume se "pse Bowie" (dhe jo psh Sinani, sic thote gjembi). Nuk ma merr mendja se ne Google jane shqiptaret ata qe i kane bere review.

..krijmtaria muzikore e tij prekte shume drejtime ,nga  Glam Rock, New Romantic, Krautrock dhe Dance Music deri ne  Alternative Rock, Jungle und Soul music  ,pa lene anash   Hard Rock. thote Eddie Izzard...

p.s. . nuk permbyset bota pse nuk e gjen vehten tek  Bowie , as pse nuk i ndjejme apo dime te gjithe, jeta vazhdon ..  

Ja une nuk vdiqa; pse nuk e njoh Sinanin; e as Arianin e Qanos nuk e percjelli  ?Duhet te pajtohemi me aq e ku e gjejme vehten..

Ok, flm per paragrafin e pare.

Bota nuk permbyset ne asnje lloj rasti a eventi. Ideja eshte qe njerezit 'bejne adetin' me yjet e muzikes kur keta kthejne samarin (me kujtohet Rama kur beri nje postim te ndjere ne FB me rastin e vdekjes se Joe Cocker), nderkohe qe mund te kete shume te tjere, (pra jo vec une) qe kjo muzike ne fjale nuk u thote gje.

Thjesht nje nxitje e vogel per dicka me shume se sa "RIP Bowie". 

kush e di ? Mund te kete qene dhe Rama i dashuruar ne Joe-ne, ( mjafte kontravers e pervers,  me duket ) njejte si une ne Bowie , dashuri te pare e kisha ....

shiko Magus , ka dhe me tej

http://www.whowhatwear.co.uk/burberry-da...

Mua per shembull nuk me kane ngjitur asnjehere as Stones e as Jagger, as Nirvana e as Cobain, as Deep Purple e as Hendrix. Nuk hyjne ne shijet e mia, as si rryme muzikore, as si zera, as si mesazhe qe mund te percillnin.

Por Bowie ishte i vecante, ndryshe nga te gjithe keta. Se pari me pelqen shume zeri i tij, kengetar ne kuptimin e mirefillte te fjales, por me nje ze me nuanca te shumta, sidomos kur kendon ne tonet e ulta. Se dyti, mbaj mend qe me impresiononte shume stili i tij. Kishte kurajo te vishej ashtu, apo te mbante floket ashtu, apo syte qe i kishte ngjyre te ndryshme njerin nga tjetri. Le te themi qe dinte te impresiononte. Me klas. E mbi te gjitha, te gjitha tekstet e tij ishin mesazhe te mirefillta, e jo fjale abstrakte qe nuk i kupton njeri.

Let's dance eshte kenga qe preferoj per periudhen para viteve 90.

Bowie-n e ve ne te njejtin nivel me Annie Lennox. Kane te dy te njejtin stil dhe dell artisti.

Te pershendes me Thursday's child qe eshte e preferuara ime pas viteve 90.

Edhe me kete https://www.youtube.com/watch?v=tRcPA7Fzebw

Edhe me kete https://www.youtube.com/watch?v=pl3vxEudif8

Edhe me kete https://www.youtube.com/watch?v=Tgcc5V9Hu3g

E mund te vazhdoj...

Kjo eshte edhe nje deshmi me teper mbi efektin e ndryshem, ne mos te kundert, qe ben e njejta muzike ne njerez te ndryshem. Ndonese i degjova me vemendje (well, deri diku), nuk jane kenge qe me zgjojne ndonje ndjesi te vecante, megjithese 2-3 te fundit qe ke listuar jane me mire se te parat.

Por, dhe kete e theksoj, eshte per t'u pershendet fakti qe ky kengetar te flet ty ne menyre individuale dhe me nuanca te shumellojshme. Shpjegimi qe ti jep eshte i kendshem, sikurse edhe kujtimi qe ndan Blendi pak me poshte, makes sense. Cheers!

ps.: Lenox eshte artiste e madhe, krejt dakord.

Para se te dorezohesh, jepi nje shans dhe albumit te fundit Blackstar. Mind-blowing, ose e thene shqip "me ta heq petllen"!

 

ka qene nje lokal i vogel ne Tirane tek Xhamlliku qe luante gjithmone muzike te David Bowie nqs ju kujtohet.

do i kujtojme me mall ato kohe te gjimnazit kur sic ishim cuna goca mas msimi u rrasshim me nanji hyrje pallati duke degju David Bowie.

Bukur! Shpresoj keni pas degju dhe kete:

The man who sold the world

Nga te paktat qe me njit prej tij, e ndoshta ngaqe e kam has nepermjet Nirvana.

perfekt,

e shef sa lehte kuptohet muzika, tash edhe pak kohe per analizen e stilit te te veshurit me mesazhin qe reflektonte ai , kthehu pak ne kohe per vitet .. edhe qe , wola u beme dhe ne shqipet ne  kritik arti te nivelit boteror.

p.s. Bowie me shume se muzik apo  akord ,per mua ka percjellur mesazh.

E çfare mesazhi ka percjell? Na e shpjegoni edhe ne konviktoreve qe njohim vetem mesazhin e Kozma Nushit.

Sepse deri tani na keni shpjeguar se sa i modh eshte, oh!-ah! sa i modh qe eshte, plus mesazhin per berberet kurajoze qe thote rebusi i mbante floket kurajo klas, dhe syte i kishte kurajo klas me ngjyra te ndryshme, njerin kuq e tjetrin bojeqielli.

Mos valle ky i fundit ishte mesazh qe bota nuk eshte duale dialektike kuq-blu (PD-PS), dmth  prej tij e ka marre mesazhin antidialektik Petroninsja (ose te dy e kan marre prej Fukoit)? Ose ndonje mesazh subliminal ne kod po i Petroninses, qe nuk duhet denuar droga dhe kurveria (edhe ky i Fukoit)?

 

The Archbishop of Canterbury Justin Welby was the first major public figure to give his reaction to the star’s death, speaking to BBC Radio 4's Today programme.

He said: "I’m very very saddened to hear of his death. I remember sitting and listening to his songs endlessly in the seventies particularly, and always really relishing what he was, what he did, the impact he had.”

The Vatican’s chief spokesman on cultural matters, Cardinal Gianfranco Ravasi, tweeted: Ground Control to Major Tom
Commencing countdown,
engines on
Check ignition
and may God's love be with you (David Bowie)

http://www.bbc.com/news/live/entertainme...

E shtun osht e shtun, shok Enver ndigjonte Stonsat mçeftas Sigurimit!

Kam kerkuar Mesazhin, e jo af-ofet e Vatikanit dhe Canterbury per shen Lazarin.

 

Bowie ishte tërësisht transparent, mesazhin e tij e ke marrë edhe ti që pyet. Unë të dhashë kontekstin i cili do të të mundësonte të mos kishe frikë pra ta shihje atë që kishe përpara.

Ajatollahu tha: "mbi këtë çështje do të shprehem më vonë, sa të mbaroj pak punë me sheikët".

E gjitha kjo me llapë jashtë megjithëse e sinqertë.

Me teper se mesazhin, un kerkoj formulimin e mesazhit. Vetem atehere quhet mesazhi i mare.

Deri tani shof vetem mesazherë te marrë, perfshire ketu edhe kete kermen qe na mesazhon ne sibemolmazhor trasparent se si kuterbon kerma e tij dhe si do te kuterboje kerma e monsinjor Ravasit qe kujton se u ngjall shen Lazzarone-ja prej varrit.

smiley trop, pash nerin shif kompozimin artistik te komenteve tona lart djathtas tek "komentet e fundit" midis komenteve te atyre qe po grinden.smiley

 

Beppone il selvaggio, dopo aver vissuto quarant anni, scese dalla montagna e disse queste parole:

"Muore la capra e muore il vitello,

muoiono il bue e l asinello,

muore anche il povero pieno di guai.

ma i ROMPICOGLIONI non muoiono mai!"

Kazon, me çin e ke?

Megjithate, me cilindo qe ta kesh, duhet te kesh parasysh qe tani nuk eshte problem me "thyerja e koqeve", por mungesa e koqeve, dhe ky shkaku qe vijne verdalle per t'i "thy koqet" kujt i ka! Biles arrijne t'ja thyjne koqet edhe kujt nuk i ka, si kulmi i absurdit!

 

Merr nje kenge e degjoje. Po s'te pelqeu lere. Me zor nuk behen keto pune.

Ti kujton se arti eshte ekuivalent me marmalaten?

 

Se si e kuptoj une artin eshte puna ime. Ca me pelqen mua nuk eshte e thene te te pelqeje ty, the anasjelltas.

Marmalate me kumbulla them une.

Marmalate me tru po thu ti, marmalate me trute e gomorit demoNkratik.

Po Hitleri te pelqen? Kush i ka musteqet me te bukura, Hitleri apo Stalini?

 

Jo, jo, me kumbulla nga ato qe leshon ti.

Dite te mbare.

O do hash marmalaten time me kumbulla ose do te hash marmalaten me kermen e kengetarit t'modh qe e Deshmon Jehovain sikur te ish Kryekerma, rruge te mesme s'ka.

S'ka dite te mbare ne dite terse.

 

.

 

E mbaj mend ekzakt se ku kam qene (ne fundin e Pleasant Street, 01602) kur kam degjuar per here te pare Space Oddity. Isha vetem ne makine, ishte barku i nates. Degjoja nje stacion roku klasik kur nisi kenga. Dhe me perpiu, e nuk mora vesh as mesazh, as dreq, me pushtoi teksti, dhe muzika, por nuk ishin as teksti as muzika, ishte nje ndjesi perpirese qe me zuri tek e degjoja, sikur te isha pa materie, me pershkonte. Nuk kishte Shazam atehere, as google, por kishte Netscape. Dhe kur merrita ne shtepi kerkoja "Major Tom, ground control", derisa e gjeta qe ishte David Bowie, por as YouTube s'kishte. Napster, ose cd-ne. Kenga kishte dale 7 vjet para se te lindja une, kur e degjova isha 20 vjec. Ndoshta ishte gjendja shpirterore, mendore, nuk e di. Por e dashurova.
Trying to make sense of it, makes no sense.
 

...for here am i sitting in a tin can...

 

Vizionar (por në shqip ne perdorim gabimisht fjalen 'mesazh' )

ne shqip perdorim gabim edhe fjalen "vizion", per ate pune.

 

I pavdekshem! 

Nganjehere eshte e pamundur te deshifrosh perse te pelqen x kengetar.Mund te lidhet pelqimi me nostalgjine per kohen kur ke rene ne kontakt per here te pare, mund te jete snobizmi-se ate e pelqenin te gjithe dhe ishte stari asaj periudhe, mund te jete rezonanca e muzikes se tij me gjendjen shpirterore.Mesazhi mund te jete gjeja e fundit qe percepton sepse ai perftohet i paketuar me muziken, melodine, ritmin, imazhin e kengetarit, atmosferen  ekohes etj etj. 

Ja sa bukur (nuk) e shpjegon Blendi: Isha vetem ne makine, ishte barku i nates-dhe po ta degjosh kengen Space Oditty nuk ka si te mos percillet ndjesia e te qenurit  i vetem ne kozmos-ne barkun e nates-

Personalisht as e kisha degjuar e as e njifja para nje mbremje me nje grup miqsh ne nje ditelindje, ne nje nga diskot e Tiranes ne fillim te viteve 90. Gjysem te dehur bashke me nje kolege tymosnim dhe dic po derdelliste por zhurma dhe truri i mjegullt nuk me linte te kuptoja gje.Pas nje pauze, muzika rifilloi , ishte Let"s dance- e mora vesh me pas kete, kur u ngritem te kercenim.Ashtu gjysem te dehur e me kembet qe mezi na mbanin, u kaperthyem me njeri tjetrin , ajo vazhdonte te fliste e qeshte dhe instiktivisht,  i ngjesha buzet mbi buzet e saj , si nje vule noterizuese te nje pakti te nenshkruar ne heshtje. E te nesermen, esell, kolegia shpjegonte se dashuria per Bowie e kishte shpene ne mekat.Flm Bowie qe m kujtove motn e shkuar!

Khmmm Turi, lol s'para m'ka pelqy muzika e tij. Po shijet muzikore Nuk diskutohen. He was a decent musician, nothing big.

Sipas votave të kritikeve të shume seriozes "Rolling Stone"  smiley

Bowie para Dorsave, Eagles, Sabbath, Elton John???!!! smiley

edhe vendi 39 eshte me hater se paska patur ca kohe si te dashur Mik Xhekun.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).