Pas mbylljes së Agon Channel, Sajmir Kodra dhe Gent Zenelaj nisën të kërkojnë një ekran tjetër për formatin e tyre satirikoinvestigativ dhe mbrëmjen e djeshme patën natën e parë të programit të quajtur "Stop" në televzionin kombëtar Klan. Kodra, ishte për vite me radhë fytyra përfaqësuese dhe zëri i formatit origjinal në Top-Channel, qysh kur "Fiks Fare" erdhi si një përshtatje e "Striscia la notizia" për publikun shqiptar. Pas ofertës joshëse nga Becchetti, Kodra u largua nga "Fiksi" për të krijuar "Ça thu?!" në Agon Channel (mos u bënë shumë emra programesh?), program i cili megjithë cilësinë që ofroi, mbetej pjesë e një televizioni me investime të mëdha, por me shikueshmëri relativisht të ulët.

Kësaj rradhe gjërat ndryshojnë pasi programi i ri i Sajmir Kodrës vjen në ekranin që aktualisht ka shikueshmërinë më të lartë në Shqipëri. Kombinimi i telenovelave turke me bisedat e tensinuara të telenovelës poliike në "Opinion" dhe programin eksentrik të Çanit, i kanë dhënë sipas disa matësish një avantazh të vogël Klanit ndaj Top-it, duke e zbritur këtë të fundit në vend të dytë pas shumë vitesh. Gjithësesi, Top-Channel mbetet televizioni që prodhon më shumë programe televizive në vend, me diferencë të thellë në këtë aspekt me rivalët Klan dhe Vizion Plus.

Sipas disa informacioneve Sajmir Kodra ka blerë kohën televizive të programit që transmetohet në orën 20:00, duke përfituar kështu pavarësi editoriale nga linja e televizionit, ose të paktën kjo është ajo që po thuhet. Programi që në formulë dhe formë është pothuajse identik me "Fiks Fare" nisi mbrëmë me videon e xhiruar fshehtësisht ku duket Shefi i Specialistëve në Qendrën Kombëtare të Liçencimit, që i kërkon 3 mijë euro një qytetari, i cili ka hapur një biznes zgare dhe që kërkon të marrë një leje mjedisore.

Shumë njerëz në Shqipëri janë bërë dyshues dhe shprehen se formate të tillë televizivë përdoren për sulme politike apo gjobëvënie ndaj atyre që bien në kurth, ndaj nëse do të ketë një garë midis "Stop" dhe "Fiks Fare", kjo do të fitohet nga ai ekip që fiton besimin e publikut. Ç'është e vërteta, megjithë prezencën e disa programeve të këtij lloji në ekrane shqiptare, rastet e gazetarisë së mirëfilltë hetuese, që merret me peshq të mëdhenj të politikës apo biznesit numërohen me gishtat e një dore.

 

53 Komente

Gjobevenie e paster qe nuk ka lidhje me  gazetarine investigative.

Nuk behet media me Sonila Meqo, Saimir Kodra apo Filip Qakulli. Bile tek ai Agon se ç'moren dhe nje karagjoz nga Big Brodher qe bente emision mengjezi.

Kjo tip gazetarie quhet : vertitje ( sorollatje ) e pordhes neper breke. smiley

 

 

O Blendi, Top Channelit edhe nese i kane rene shikimet nuk i kane rene ngase ka Klani telenovela apo ka Arian Canin, apo Ca jane keto te djelat shqiptare e me radhe... por ngaqe Topi nga anti qeveri qe ishte kur ishte PD (PD +LSI) u be prapanice-lepirese e qeverise tani qe ne pushtet eshte PS+LSI.

duket Shefi i Specialistëve në Qendrën Kombëtare të Liçencimit, që i kërkon 3 mijë euro një qytetari, i cili ka hapur një biznes zgare dhe që kërkon të marrë një leje mjedisore. 

Dhe pastaj themi ne pse nuk ecen ekonomia, apo pse rritet papunesia. Por nese ka burokrate te tille barkederra dhe nese biznesi ka keto lloj kostosh asnje nuk e merr riskun per te hapur nje biznes.

Nuk kam dashur te analizoj arsyet pse shihet nje kanal tv me shume se nje tjeter (qe ne kete rast jane te shumta dhe te shumellojta), por sipas disa matjeve te cilave ju referohet revista Monitor kur shpall Klanin si kanalin me te ndjekur ne Shqiperi, piku i shikimit eshte pikerisht ne oret e turqishtes, dhe kur del Fevziu. Topi ende ka Lajmet si spirance, megjithese kritikat si e jotja degjohen shpesh, shumica preferojne te informohen aty. 

Me fal po ku e ke pare qe shumica e njerezve informohen tek Top Channel? mbase shumica e socialisteve po!!

une per vete kam vite qe nuk shikoj lajmet tek Top Channel, as tek Klani meqe ra fjala. 

mos beni pergjithesime te tilla koti.

problemi ne median shqiptare eshte publikimi i shifrave te audiences. ne cdo vend normal shifrat publikohen te nesermen, dhe aty ndahet shapi nga sheqeri, aty ndahet nese emisionet jane bancable ose jo.

tek ne vazhdojne te prodhohen emisione prej 15 vitesh me te njejtin format dhe te njejtin content megjithese askush nuk i shef me..

Blendo, e ke shikuar kalimthi, por matjet e fundit tregojne qe edicioni i lajmeve ne Klan ka shikueshmerine me te madhe se Top-Channel. Ne fakt edhe une u cudita, por keshtu paraqitet.

Ky tipi, S. Kodra se c'me le nje lloj pershtypje te nje shitesi amulant qe bertet e cirret per mallin e vet (megjithese kam kohe pa e ndjekur). Kurse ky i shendoshi tjeter duket sikur eshte aksidentalisht atje pasi eshte aktor me profesion dhe jo shites patatesh te mykura. Pjesa tjeter, vaj me det! Vetem ne Albanié ka lloj-lloj emisionesh "investigative" ku kulmi i investigimit eshte te vesh nje kamer te fshehte apo mikrofon ne trupin e dikujt qe hyn ne nje zyre shteti (pergjithesisht te rangjeve te uleta) apo shkon tek doktori dhe i ofron pare. A thu ti se nuk e dine njerezit qe gjithe sistemi eshte i kalbur. E kush ka byçë per me teper? Apo jo Blend?

Shume mire. Emisionet investigative jane gjithmone te mirepritura. POr.... tek Klani...... nuk ma kap televizori ket stacion. smiley

3000 Euro ishte gjoba per nji leje mjedisi per fast food. Kishte pjese inspektori, Bashkia, drejtoria e Ministrise se Mjedisit dhe QKL.

Po nuk me besove i tha shko pyti te gjithe qe kane mare leje se sa kane pagu, 3000 eshte standart.

 

#Rilindje

Shumë njerëz në Shqipëri janë bërë dyshues dhe shprehen se formate të tillë televizivë përdoren për sulme politike apo gjobëvënie ndaj atyre që bien në kurth 

Po si renkan ne kurth keta? E ke formuluar kete sikur behet fjale per ndonje grope ne rruge ku bien kalimtaret e pavemendshem gjate diteve qe bie shi smiley Ja nje ide "gjeniale" qe mos bien ne kurth keta lapangjozet e banane-shtetit shqiptar; mjafton qe te bejne punen per te cilen paguhen dhe te mos gjobiten qytetaret per sherbimet publike dhe i shpetojne 100% gjobitjes se ketyre emisioneve. 

Plus qe edhe kjo kategoria e "shume njerzve" eshte shume fluide neper atikujt shqiptare...varet p.sh. nese behet fjale per ata shume milidelet qe sa ishte Rama ne opozite e kishin Sajmirin hero nr 2 pas Skenderbeut, apo per ndonje tjeter grup shume-skeptik shqiptar i cili parimisht mendon se Shqiperia vuan sot ngaqe ka shume programe investigative ne media dhe ata mund te degradojne ne gjobitje te lapangjozeve te korruptuar te administrates publike.

Lum si ju qe jeni ne Shqiperi smiley Une per vete lajmet i shihja tek OraNews dhe Reporter, ku lajmet ishin shum reale, objektive, me intervista nga qytetaret, dhe ne opozite me informacionin e llustruar qeveritar. 

Te pashe zoti Bledi ne Zuzuland,duke folur per zgjedhjet presidenciale amerikane.

Shume dobet i nderuar!
Donald Trump po flet me ze te larte ate qe gjithe amerikanet e thone nen ze,dhe ketu konsiston suksesi i tij pasi behet zedhenes i shumices se heshtur nga dhuna e "korrektesise politike".
Qe politikanet e Washingtonit,nuk kane bythe te flasin se kane frike.
Ky eshte suksesi i tij dhe kjo eshte e verteta qe dhemb kur e thoni,prandaj preferoni te mos e thoni dhe ti bini nga Kina.

P.S Jam votues i Hillary-t.

Ju emigrantet me banim ne Amerike qe jeni idhtare te Donald "fajin e kane emigrantet" Trump-it keni nevoje per nje emision te posacem investigativ, pas rezultateve te nje fMRI ne tru te paguar nga ObamaCare. 

Imagjino, ti qenke prekur kaq shume sa ne nje teme per Shqiperine ti kritikon dike qe e ke pare ne nje TV shqiptare duke folur per Trump ne menyre jo-lavderuese smiley 

Ku ti kerkoj rrenjet e tua racizem idiot

si nje Trump madheshtor buze internetit...

Nuk po e kritikoj per menyren jolavderuese,por per ate qe nuk thote.

Une po ta them se ku qendron suksesi i Trump.Ta kam shkruar me siper.

Por te kisha interesa ekonomike edhe mund te votoja per te por do te votoj per Hillary-n.
Fatkeqesisht,kjo kembgulja juaj per ta pare kedo qe nuk flet si ju,si armik,ndonese eshte ne kampin tuaj,eshte reflektuar poshte tek popullariteti i Trump-it.

Ti jeton ne Amerike e flet sikur je ndonje plak qe jeton n'Vermosh a Siberi ne ndonje shtepi pa drita e pa internet a televizor (no offense atyre qe jetojne pa drita, kudo qe ndodhen). E vetmja gje qe te ngjit ty si emigrant ne Amerike tek Trumpi eshte urrjetja per emigrantet e tjere, dmth per emigrantet muslimane me origjine nga Lindja e Mesme ne kete rast (apo i ke po aq inat edhe meksikanet?).

Te perkrahesh a lavderosh nje klloun si Trump (videot e te cilit perdoren per rekrutime jo vetem nga supremacistet e Amerikes por dhe nga filialet e Alkaijdes) ne fushaten per president te Amerikes i bie te jesh ose komplet l**e ne tru, ose komplet racist + te vuash nga sindroma e Stokholmit.

Ti tek cila nga keto dy kategori futesh? Apo jeton ne Siberi dhe futesh ne Peshk me IP amerikane nga telefoni i komshiut?

Jam votues i Hillary-t.

smiley  Not in this lifetime.

Donald Trump po flet me ze te larte ate qe gjithe amerikanet e thone nen ze

Na shkruaj emrat e te gjithe Amerikaneve.

Donald Trump po flet me ze te larte ate qe gjithe amerikanet e thone nen ze,dhe ketu konsiston suksesi i tij pasi behet zedhenes i shumices se heshtur nga dhuna e "korrektesise politike".

Ka amerikane e amerikane .ata qe e perkrahin trumpin jane KKK , white supremacists , working class conservators qe rrenjet  e mizerjes se tyre i shohin ne emigrantet e jo ne dembelizmin e kokat e tyre te trasha si edhe ndonje zylyf nga shqiperia (jo ti , you know who smiley) qe i beson trumpit me miresine e naivitetin e katunarit.nga ana tjater demokratet po paraqiten me disa figura anemike e te konsumuara.

haha me pelqen si quhen supremacist dhe "ekstremiste KKK" amerikanet e vjeter qe i dhane amerikes ekonomine qe ka sot, e qe perkrahin Trumpin ngaqe ua sjellin zorret te fyti qylaxhinjte qe s'duan te respektojne ligje e qe s'gjejne rehat as ne shtepite e tyre.

Me e bukura eshte se keta shkeles ligji, rob qe kane korruptuar zyrtare kufitare per trafiqe njerezore, vepra per te cilat kane perfunduar dhe burgjeve, mblidhen ne peshk qe t'i japin mesime ligji robve ne Shqiperi, robve qe zgjodhen te mos shkelin ligjin por ta respektojne ate. lol, paradoksi.

Nderkohe qe shqiptaret - qe keta i shajne si te keqij - sapo kaluan nje vit pa kapsolla te hedhura nga djemte rrugeve, vendet e zaptuara  nga keta shkeles ligji shohin jo kapsolla, por tmerre me sy per vit te ri. Ne Gjermanine e qyteteruar jo vetem qe u hodhen kapsolla, por 1000 djem kerkohen per vjedhje e ngacmime seksuale ne sheshe. Ja t'i gezoje gjermania emigrantet. lol

Ne Londer, nje tjeter vend i qyteteruar, jo vetem qe behet nami me rremuja e me te dehur gjate festimeve (vajhalli po te kishin ndodhur ne Shqiperi keto ndyresi e ndotje rrugesh, qe s'ben vaki), del se demografia e londres ka ndryshuar ndjeshem, aq sa mbi 50% e banoreve ne lagjet kryesore kane lindur jashte vendit e kryesisht ne lindjen e mesme, azine dhe afriken myslimane, qdmth i bie te jetosh mes arabeve e indianeve, fiks ca them une, lol  

Rob qe bejne pune qe vendasit s'i duan e qe s'kane leke as per nje bilete avioni, shajne Shqiperine, shajne "idiote ekstremiste" Trumpin e te tjere si ai qe ndertuan ameriken dhe kapitalizmin. Po te ishin percartje e nje idioti, nuk shqetesohej njeri prej Trumpit. Por ja qe e sulmojne te gjithe, vetem sepse ai thote te verteten e hidhur. Emigrantet nuk i do njeri. Trump vertetoi qe nuk i duan as amerikanet, banoret ne kontinentin e emigranteve, ku asnjeri nuk eshte autokton. 

Nderkohe qe keta shkeles ligji genjejne veten me sajesa, popujt autoktone neper europe vertetojne cdo dite e me shume qe rob si Trump thone te verteten. Ne Danimarke qeverisin ekstremet e djathta qe vendosin me ligj t'u marrin emigranteve sendet me vlere per te paguar qendrimin. Ne kufijte nordike rikthehen kontrollet.

Se si ndihen shumica, mjafton te lexosh komentet. Shumica thone cfare thote trump.

Qe je kundra emigranteve te cdo kombesie ne vendet e tjera e morem vesh, dhe qe je kundra emigranteve shqiptare ne vendet e tjera e dime me kohe. Po per emigrantet qe kane ardhe ne Shqiperi cfare mendimi ke?

Mos .... mos bej pyetje kaq te veshtira! Ai/ajo ka ardh ne Tirane si pasoje e rreshqitjes se tokes. Ai donte me ble shtepi ne Berat por ça ti bej levizjes tektonike te kores se.tokes.

Sigurisht qe do te sajoni c'te mundeni, por s'krahasoni dot vendimin komplet te ligjshem te perfaqesuesve te nje kombi, te cilet, pasi luftuan nen nje flamur, nen nje gjuhe per te krijuar kombin e tyre, rane dakord qe te caktojne njeren zone si kryeqender ku perqendrojne te gjitha veprimtarite, ku do te shnderrojne shkurret dhe qerpicin ne qyteterim modern. Cdo banor i republikes se Shqiperise eshte shqiptar, ashtu si cdo fshatar i korces eshte korcar. 

Nuk ka lidhje kjo me zenien e deres dhe shkerdhatosjen pa leje te nje populli tjeter, qe as nuk te ka ftuar, ne menyre komplet te paligjshme, duke korruptuar kufitare, duke falsifikuar dokumente, duke organizuar trafik njerezor, duke sajuar drama te ekzagjeruara per te ngjallur meshire. Asnje nuk mund t'i doje ata njerez qe vijne pa ftuar nga diku tjeter, ne menyre te paligjshme e me sjellje qe bien ndesh me tonat, si per shembull gabelet tek ne. Ata prej tyre qe respektojne ligjin e pershtaten, nuk i shan njeri.

E shoh qe s'i je pergjigjur pyetjes time. Nuk eshte e veshtire te pergjigjesh ne menyre me te drejtperdrejte, vec nese nuk do. Ja dhe njehere:

Po per emigrantet qe kane ardhe ne Shqiperi cfare mendimi ke?

gjemb pyetja jote s'ka kuptim. nese vjen ne shqiperi e rri s'eshte emigrant. nese ka qene per ca kohe sepse ka gjetur nje pune qe e ka ndihmuar te mbledhe para per te hapur dicka ketej ku ka lene familjen, prape s'eshte emigrant. Te gjithe shkojme perkohesisht ku na con puna. 

Edhe me emigrantet qe ikin per te mos u kthyer me nuk kam asnje problem, per sa kohe qe shohin jeten e tyre dhe vendin e tyre te ri. Per sa kohe qe gjejne vend me pune e ndershmeri, dhe nuk perpiqen te integrohen duke share shqiperine per te treguar qe jane ndryshe nga emigranti tipik.

Jam OK dhe me ata per sa kohe qe nuk llapin per mua dhe per vendin tim. Problemin e kam me ata qe llapin e sajojne per Shqiperine qe te fshehin deshtimet e tyre, qe t'u justifikohen vendalinjve qe i shohin si barre, ose qe t'u ngjallin meshire per jete qyl, sic kemi pare rendom neper lajme. 

Por qe ikin, bejne shume mire qe ikin, sepse pastrohet vendi. Ja shiko sivjet sa me pak krime e vrasje ka pasur shqiperia? Ndersa ne Keln te gjermanise u perdhunuan femra dhe u masakruan me fishekzjarre neper sheshe. Ketej as u hodhen kapsolla fare sivjet, as u degjuan si vietet e tjera, dhe krime pati shume pak. 

Dhe ato krime qe kane ndodhur jane kryesisht nga dora e ketyre qe merren me krime ne emigrim dhe i lajne hesapet neper rruget tona te qeta sepse e dine ku e ka shtepine. 

Nuk e them une por faktet tregojne qe shume prej ketyre jane ose tipa qe s'kane nxjerre dot qimen nga qulli dhe s'kane gjetur rehat ne nje vend ku kane familjen e te njohur, sepse jane dembele, qylaxhinj, ose kane probleme reputacioni me banoret e lagjeve ku jetojne dhe me policine. Kete po thote gjithe bota, s'e sajoj une. Mjafton t'u lexosh komentet me te votuara neper lajme dhe e kupton.

Ti robo do kesh qene komunist i devotshem se vetem citon gjera komunistesh. gjithe spiunet e komunizmit qe moren rob ne qafe kerkuan azil ne amerike kur erdhi 90ta.

Suksesi i Trumpit qendron ne ate qe : A i ke hudh nai sy atyne kllounave e tjere qe po kandidatojne per GOP ??? Aty osht si cerdhja budallejve i here e i kohe ke Rruga Bardhyl. 

Kara- Bushi vogel kishte thone sot : I may get my brother George W, to join my campaign in order to save my kandidacy. He is still very popular !!! ...--- Keto sikur hajne plehna te gjithe. Osht bo si Estrada Ushtarit.

Amon mer se W-ja duket si fitus Nobli para Trumpit. Na zuni haku i taljonve vallai. U tallshim me Berlusken, na maje kllounin. 

Hiqe menien, nuk bohet Donaldi president. E dijne edhe ke GOP qe Hillary e sharanuk per leckash, pranej i ka kunder te gjithe GOP-at . Thote te verteten, my ass . Te verteten thote para nja 8 vjetesh edhe ai filoni qe bertiste : The rent is so too damn high ... per president.

Llafja jote ne vesh te Atyne nolt, po edhe nei cudi s'eshte. Bagetia ka votu Hitlerin me shoke, nje gamor mo shume s'e lu kanarin.

gabimi qe duket se po bejne shume eshte te nenvlersojne trumpin. Ky nga ana e vet eshte oportunist i rendomte (ose i shkelqyer, varet si e shef) po vecse jepi hakun: ka zgjedh nji qasje t'vecante, pak a shume si beri varufakis si minister finance. Nuk u soll ne menyre racionale per t'mos qene i parashikushem. Se t'jemi te sinqerte, nqse trump do debatonte ne menyre pak a shume racionale si te gjithe te tjeret, s'kish per te pas naj shans. E vetmja menyre qe i siguron mbeshtetje eshte kjo strategji; luj rolin e budallit qe thote ato qe s'guxon asnji politikan me i thon (edhe per hir te political correctness). Sa per hillaryn pastaj, s'ka per ta pas aq te lehte, boll me i permend bengazin plus situata me rusin, isis etj. Trum po lu rolin e t'fortit dhe amerikont e hajn ket karremin e dores se forte sic e hongren me bush vs kerry

Dakort, mund te kete dhe ndonje ane pozitive si kjo

por po diskutonim anen e erret

Bredho nuk besoj se Trump ka shume shance kundrejt Hillaryt. Eshte teper perçares dhe pavaresisht sondazheve, kur te vij dita e votimeve amerikanet kane per te hezituar ti japin voten. Trump as Bushin nuk krahasohet. Bushi ishte me team player kurse ky eshte solo dhe si i tille rrezikon me shume dhe nuk krijon premisa per nje sukses qofte ne ekonomi apo dhe ne politiken e jashtme. Dhe akoma me keq ne politiken e brendshme.

Ato qe tha per emigrantet meksikane ishin komplet kabim jo per political correctness por thjesht se nuk jane e verteta .Meksikanet pervecse jane nga punetoret me te medhenj qe me kane zene syte ,jane grupi etnik me i painteresuar per te qendruar pergjithmone  ne amerike.Ata ne pergjithesi thjesht duan te kursejne ca para e te kthehen ne meksike.problemet me krimin e organizuar nuk vijne nga mungesa e gardhit por nga ekzistenca e tij si propozon trumpi.nese nuk do ishte kaq e veshtire per te marre nje vize pune nuk do te ekzistonte trafiku i klandestineve .kushdo qe ka qejf te vije te punoje 14-15 sahat ne dite ne pike te diellit si bejne meksikanet i duhet thene thene;urdho ploteso formularet , fingerprints e knock yourself out.ne kete menyre edhe taksa paguhen edhe ata jane me te mbrojtur edhe krimit te organizuar i priten nje nga burimet e gjithe te keqiat qe vijne bashke me te.Plus numri i votuesve hispanike  eshte gjithnje ne rritje , republikanet nuk kane shume perkrahje ne ta edhe pa hapur trumpi gojen fare  , ne nje zgjedhje qe luhet me nje margjine te vogel ku cdo vote ka vlere ,te vesh e ti alienosh komplet si ben trumpi nuk eshte strategjia me e mire.

Per hispanjiket ja futi kot por per muslimanet nga LM ka te drejte.

Nuk mund te mos shikosh elefantin ne dhome,vetem se duhet te jesh politikisht korrekt.

Se dyti pashe nje poll te cuditshem qe 50% e zezakeve dhe 40% e hispanjikeve perkrahnin Trump.

Ndoshta do te kete qene me zezake dhe hispanjike republikane.

 

Alba,Ti ke te drejte por duhet ta dish qe ate qe amerikanet apo Trump kerkon tju beje meksikaneve,keta te fundit ja u kane bere me kohe fqinjeve te tyre jugore.Dmth ata duhet tja u bejne te tjereve dhe kur e pesojne vete eshte gabnim.

Nejse,kam nje shok i martuar me nje meksikano-amerikane dhe ky me pasaporte amerikane eshte.

Kishin shkuar me Meksike(kuptohet qe shkojne shume here) dhe me tha qe per te marre shtetesine meksikane ishte pothuaj e pamundur.Kishte ligje shume diskriminuese Mesksika.
Natyrisht qe ajo shtetsi nuk i hynte ne xhep ketij,por ja qe po sjell si rast.

Perveç diskurseve shume te vyera "bast kush fito!" tip agjensi basti ne gara kuajsh, a ka diskurse te tjera, si psh pse ndodh fenomeni "trump e trap"? Sepse s'ka bere vaki ndonjehere kjo derexhe e sotme me presidente ne historine e USA, e duhet me u pa i çik ma pers'thelli puna.

Ose pse fenomeni tribal i kalimit te fuqise brenda familjes Bush dhe Klinton (edhe Kenedi)? Ju e mani veten edhe demokrat t'mdhej amerikone mer jau qe akuzoni atdheut tuaj per injorance tribale mer jau!

Ose pse kalimi i fuqise nga "jevgu" qe na deziluzionoi, tek nje "femen" qe "osht e forte vallaj, shum e for osht, osht mo e fort se burri vet vallaj mer jau"?

Ose pse fenomeni shtrese e mesme rentiere "elekroshok ADCD1-tvls" maskilist maço patriarkal qe simpatizon idete e Trum e Trap dhe voten ja jep "femen klinton" sepse "jeta eshte llogari Olimbi"?

He pra se jeni ne USA, e njihni mire situaten, e na ndihmoni edhe ne katunaret, te pakten me ndonje e thote Linku!

 

Heretiko, menja e robit shko kollaj per lesh. E turmes akoma me shume, se amplifikojne trapllikun e njoni tjetrit, mass stupidity quhet m'oksident. Trumpi bo garipin, e vetmja gjo qe thote osht t'i qime robt ketij e atij. Dhe manallat ngrefen. Psh ky thote te perzejme myslimont, e korrentit te piles 1.5 v nuk i thith releja qe ate do kapi te parin per leckash, se s'kane per t'i studju lafshen, po do i shofin venin e origjines. 

Sistemi amerikon i zgjedhjes se presidentit eshte goxha i mire. Dmth te dy partite qisin kandidatet ne parade per me shume se nji vit. Edhe tashti sistemi po funksionon, kush ka nji gram tru e kupto ca osht Trapi. Po sistemi apo demokracia vete nuk garanto zgjidhje te mire po qe se shumica e robve kane shku per lesh. Masanej, shnet e byth te forta, tha. 

Nejse une besoj se amerika nuk osht pjerrdh fare sa te zgjedhi kete klloun. Hera e fundit qe veni pati nje acarim te tille racial, i futi i teke lufte civile. Po varet dhe nga rrethanat. Psh demokratet kane bo trapllikun tjeter me Hillarine, qe i ka i qerre skandale te vetat e te burrit. E funit fare, ameriqia osht ven i modh, me shume intere$a po aq te medhoja, dmth jo se presidenti ka karta bianka, sic ka tregu the historia. Dmth kur e kru shume i bojne monumentin.

Me falni more zoterinje akoma beni sikur nuk shikoni.

Trump dhe te gjithe ata qe kane sy po thone:

Myslimanet nga LM vijne ketu rehatohen dhe nuk integrohen dhe bile na urrejne.

Kaq te veshtire e keni per ta pare kete?

Por me thoni sa mulsimane nga LM njihni qe pelqejnae Bethovenin,Bahun,Mozartin etj?

Sa muslimane nga LM marrin gruan dhe shkojne ne opera,stadium apo ne ndonje aktivitet tjeter kaurresh?

Shume pak ndoshta 5% per te mos thene fare.

Tani kjo sjallja e vendasve me multikulturalizem nuk ka funksionuar.

Ndoshta zgjidhja e Trump-it nuk eshte amerikane sic tha Bledi,por kjo nuk do te thote qe ky problem nuk egziston,pra qe kjo shtrese jo vetem qe nuk do te integrohet,por kerkon ti imponohet....

P.S te lutem mos i quani shqiptaret muslimane se late nam tani.

kshu eshte nda bota plako, ca pelqejne mozartin, ca belly dance. Po sikur nuk shkon qe sternipi i emigrantit qe shfarosi lekurkuqet dje, te vendosi se cila rrace mund te jete e mirpritur sot. Po s'ka thene tamam ashtu; tha xhevahire te tipit "myslimanet e amerikes kercenin prej gezimit kur ndodhi 11 shtatori". Tani xhanem ka dhe njerez si ty qe besojne cdo gje qe u thuhet

"myslimanet e amerikes kercenin prej gezimit kur ndodhi 11 shtatori".

Pyet ata qe jetojne ne New Jersey dhe do te thone qe kjo eshte e vertete.

po ti sa amerikan njef qe pelqejn mozartin?shumica e amerikanve sduan tja din per betoven,moxart etj.sa zezak pelqejn mozartin?

Nuk thashe per amerikane te zakonshem por ata qe jane te kulturuar.

Sa muslimane nga LM qe kane qene edhe ne Harvard shkojne ne opera apo marrin pjese ne aktivitetet e shteteve ku jetojne.

Shume shume pak ndoshta 10%.
90% tjeter jeton me allahun dhe me sharian.

 

Dmth ti dhe dhe qafekuqet e "real America" te Alabames u cate duke pa opera pas pune, dhe jeni shume te ofenduar qe muslimanet s'bejne te njejten gje, cka nenkupton qe ata s'jane amerikanizuar si duhet dhe planifikojne tju masakrojne juve kur te dilni nga opera duke bere muhabete multikulturore

Jeton vertet ne Amerike ti apo e njeh nga interneti si puna e shkabes? 

po ti sa joamerikan njef qe pelqejne moxartin? smiley po per betoven?

po mire mer se edhe timothy mcweigh i palosi nja 170 po nuk doli naj trump me thon qe te gjithe t'krishteret s'duhet te shkelin ne amerike. Apo ky ishte qejfli mozarti, dmth e kish dhon proven?

Timothy Mac Vaugh nuk i palosi ata 170 duke thirrur Allahu Akbar,apo duke bere kryqin.
Se dyti nese dikush ne Perendim ben ndonje gje te tille te gjithe ngrihen dhe e denojne.

I ke pare se sa vete nga komuniteti musliman denon aktet terroriste ne Perendim?

E tha dhe Bledi ne Zuzuland.Me ze te mekur...

Aman se late nam duke justifikuar muslimanet nga LM.

Vazhdoni te mbroni ate qe nuk mund te mbrohet.

 

e cuditshme. Si mund te sulmosh 1 miliarde e ca ti, nje emigrant, nga toka e demokracise mbi nje emerues te perbashket fetar. Se te ai grup hyjne edhe njerez qe degjojne vec rock n' roll apo mozartin (meqe e ke qejf). Po mbi nje baze te tille, nje trump tjeter neser mund t'i bllokoje hyrjen cdokujt nga europa lindore. Ti e une duhet te jemi te fundit per ta mirkuptu ket budallallik me brire. Netanyahu ishte nder te paret qe e denoi sepse nji precedent si ky e ka vene Hitleri pikerisht me cifutet. Netanyahu per myslimanet; shqiptari ACDC1 mirkupton trumpin kunder myslimanve. Edhe thuj qe nuk eshte fundi i botes...

U ndam per arsye parimore,tha,ajo nuk njihte Danten, Shekspirin.

Ehu me juve nuk behet muhabet.

Elefanti eshte brenda ne dhome dhe juve doni ta shikoni.

Hajde naten e mire!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).