Nëpërmjet çështjes civile Nr. 5059, regjistruar pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë, më 18.01.2016 paditësit Itan Hoxha, Lorela Hoxha, Redia Hoxha, Sara Hoxha dhe Vjollca Hoxha kanë paditur Albert Sinon dhe Aurel Baçin në kuadër të një çështjeje tregtare, sikurse emertohen në portalin e gjykatës.

Objekti-padia e paditësve ngre pretendimin që të paditurit t’iu njohin atyre edhe 60% të aksioneve të shoqërisë Top Channel, duke qenë se sipas tyre kontrata e shit-blerjes së aksioneve e lidhur prej tyre është e pavlefshme.

Më konkretisht objekt-padi përcakton:

“Detyrimin e te paditurve te njohin paditesit pronare edhe mbi 60% te aksioneve te shoqerise Top Channel sh.a me nr. K12007002U Nipti, shoqeri e se drejtes shqiptare, per shkak se Kontrata e Shitblerjes se Aksioneve me nr.1154 Rep. dhe nr. 598/2 Kol. date 15.06.2007 e lidhur perpara noterit Artan TRESKA eshte absolutisht e pavlefshme pasi eshte kryer ne kundershtirn me ligjin; 2. Urdherirnin e c’regjistrimit nga regjistri i aksionareve te shoqerise Top Channel sh.a te te paditurve Albert Sino dhe Aurel BACI dhe nga regjistri i ekstraktit te shoqerise ne QKR, pasi titulli ne baze te te cilit eshte bere regjistrimi i tyre ne regjister eshte i pavlefshem; 3. Marrja e mases se sigurimit te padise nepermjet pezullimit te ushtrimit te te drejtave qe rrjedhin nga zoterimi i aksioneve (e drejta e votes, e drejta e fitimit te dividentit) si edhe ndalimin e tietersimit te aksioneve, ne Shoqerine Top Channel sh.a., nga te paditurit Albert Sino dhe Aurel Baci, deri ne marrjen forme te prere te vendimit te gjykates”.

Çështja është në gjykim nga gjyqtarja Teuta Hoxha.

12 Komente

Nuk kuptova gje prej gjeje. Po nejse, nuk me intereson!

Kjo eshte Gazetari , e lexon dhe nuk merr vesh asgje , ka lezet .

e ku eshte lezeti ketu? ku nuk merr vesh asgje!

ky eshte lezeti i 90% te artit t'modh ngambrapamodern.

 

smiley

Tani qe paska padi e morem vesh. Po ate pjesen ku eshte shenuar objekt-padia eshte shkruar nga prej analfabetet e shumte te sistemit tone te drejtesise, sepse s'merret vesh asnje gje.

Pra kjo ka hedhur ne gjyq aksioneret e tjere, me preteksin se ata s'kane marr aksionet sipas procedures? Pak si me te futme me duket mua.

keto jane ato cirqet qe kerkonte te bente Taulant Balla kur propozoi ndryshimin e ligjit te medias per te lejuar qe nje subjekt te zoteroje  100% te aksioneve te nje media kombetare, sic eshte Top Channel. 

Kjo tani gjasme i ka hedhur ne gjyq aksioneret, me pas do ti marre aksionet dhe - ose do ti kaloje ne portfolin e vete kur te ndryshoje ligji, ose do t'ja fale Rames apo dikujt tjetri qe vepron ne emer te tij.. 

Ligji nuk i lejon televizionet kombetare qe te kene nje pronar te vetem qe zoteron 60% te aksioneve. I ndjeri Dritan Hoxha i pati nda nder shoke, per ti shpetu ketij kufizimi. Tani e shoqja e tij kerkon aksionet mbrapsht, sepse sipas saj i shoqi nuk e ka pyetur kur i dhuroi aksionet dy te tjereve. Nai jurist civil qe te na e sqaroje si ndahet?

E kujt i intereson  bb  se kush i ka aksionet e sa i kane, kujt i intereson seç thote ligji, asnjeriut, aq me teper per tv, qe jane kthyer ne megafone te qeverive dhe jo njerzeve te thjeshte. 

ish-kryetarja e AMAs e interpreton se kalimi i aksioneve tek kalamajte eshte jo konform ligjit pasi edhe femijet cilesohen si aksioner nepermjet prinderve, te pakten deri ne brezin e pare.. .

http://www.hashtagalbania.com/index.php/...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).