Pamela (një pseudonim për të mbrojtur identitetin e saj) u arrestua janarin e vitit të shkuar në një hotel të mirënjohur në Tiranë, në shtrat me dy biznesmenë dhe me një sasi të konsiderueshme kokaine.

Ajo është 18 vjeçe. Filloi të punonte si një prostitutë kur ishte 14 vjeçe.

Në fëmijëri Pamela u braktis nga e ëma dhe u keqtrajtua nga gjyshja. Ajo ndjeu se nuk kishte alternativë tjetër veçse të largohej nga shtëpia. Ajo u largua në janar të vitit 2011, pa e kthyer kokën pas, veshur me shapka dhe një pulovër.

Ajo nuk e kuptoi atëherë se çmimi i lirsë së saj do të paguhej në shtrat, me burra të stadit të ndryshëm, që nga ata më të sofistikuarit deri te pijanecët. Një mikeshë e afërt e strehoi – por më pas i shpjegoi se çfarë do t’i duhej të punonte si prostitutë që të fitonte qëndrimin.

Një brune e gjatë me sy të mëdhenj të zinj, buzë të plota dhe një buzëqeshje vajzërore joshëse, Pamela e shiti trupin e saj në qytete të ndryshme – në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë.

Mashtrues, kamerierë, pronarë lokalesh, recepsionistë hotelesh dhe shoferë taksish u kujdesën t’i gjenin klientë.

Ajo normalisht kishte një tarifë prej 200 deri në 300 euro. Në një vend ku paga mesatare është rreth 260 euro, vetëm anëtarë të elitës ekonomike shqiptare mund të përballojnë çmime të tilla.

Pamela nuk i mban mend sa klientë ka pasur, por di se ata e quanin atë “zonjusha shoqëruese e deputetëve” sepse kishte fjalë se ajo ia shiste seksin politikanëve ose “vajza e kokainës”. Operacioni i policisë që rezultoi në arrestimin e saj mbante emrin e koduar Vajza Moderne. Një zgjedhje pa imagjinatë, por ndoshta një tregues për atë që policia konsideronte shënjestër. Jo dy biznesmenët që kishin paguar 300 euro për të bërë seks me Pamelën. Ata nuk u akuzuan për ndonjë shkelje. Emrat e tyre nuk u bënë publik.

Pamela, nga ana tjetër, u dërgua në gjyq dhe u dënua për punën si prostitutë. Ajo po e kryen dënimin e saj 18-mujor në një qendër rehabilitimi për viktimat e trafikimit në Linzë, në periferi të Tiranës.

“Çdo ditë gjithnjë e më shumë vajza punojnë në rrugë,” thotë ajo. “Mund të kem takuar 300 prej tyre. Kishte edhe 13-vjeçare.”

Ka pasur disa përpjekje për të dekriminalizuar prostitucionin në Shqipëri por të gjitha kanë dështuar. Politikanët pretendojnë se opinioni publik nuk mund ta mbështesë një ndryshim të tillë.

Në vitin 2013, parlamenti refuzoi një peticion nga komisioneri i anti-diskriminimit në vend për të hequr prostitucionin nga kodi penal. Disa anëtare të parlamentit argumentuan se shumica e punonjësve të seksit ishin viktima të trafikimit dhe nuk duhet të trajtohen si kriminele.

Vitin e shkuar, si qeveria dhe parlamenti argumentuan kundër një propozimi të ngjashmën nga Gjykata e Lartë. Më 25 qershor, Gjykata Kushtetuese u bë palë me politikanët. Vendosi në favor të mbajtjes së nenit 113 të kodit penal, që specifikon se prostitucioni është një shkelje e dënueshme nga gjoba deri në tre vite burg.

Ekspertët anti-trafikim argumentojnë se neni 113 është një ndihmë e madhe për trafikuesit dhe tutorët. Me ndihmën e avokatëve të zgjuar, ajo që mund të fillojë si një rast kriminal të shfrytëzimit seksual shpesh bëhet një çështje prostitucioni. Gratë ndëshkohen, burrat ia hedhin paq.

Bazuar te neni 113, Pamela, një grua e re e detyruar t’i futej prostitucionit që fëmijë, u shpall fajtore dhe iu privua liria me 18 muaj. Asnjë nga klientët apo tutorët e saj nuk u dënua.

Sapo të ëprfundojë dënimin e saj, Pamela thotë, se do t’i kthehet prostitucionit. Ajo nuk ndihet fajëtore për zgjedhjet e saj. Ajo planifikon të shkojë në Belgjikë. Ajo e di se prostitutat nuk përndiqen atje.

80 Komente

Legalizoje mer prostitucionin, beje pallimin te lire si na e ka qefi, sepse lufta kunder prostitucionit i leverdis vetem krimit te organizuar, njesoj si edhe lufta kunder kurder narkotikeve i leverdis narkotrafikanteve (siç thote Misha Glenn "Për ta mposhtur terrorizmin, harrojeni luftën ndaj drogës"), ose si lufta kunder trafikut te klandestineve, siç thote Trump e Trap qe thone edhe se lufta kunder terrorizmit i leverdis vetem organizatave terroriste, te cilet kane ne dore edhe trafikun e narkotikeve, prostitucionin, dhe trafikun e klandestineve, te gjitha ata i kane ne dore.

Tani eshte bere me se e qarte se bota paraqitet genjeshtare si me dy fele ne kunderti dialektike midis tyre, ne fakt eziston vetem nje fele (siç thote Petroninsja dhe ngambrapa-strukturalistet franceze), e cila shtiret sikur eshte dy fele, dmth xhiroje felen, dhe hop ke ne dore felen tjeter. Dmth xhiro policin, hop ke ne dore hajdutin. Eshte e thjeshte fare, ka te drejte Petroninsja qe dialektika hegeliane na ngatrron kembet. Hiqe mer jau policine fare, ç'te duhet, vetem per t'mor paret jane, le vetem kriminelet, e bejne ata punen si Robin Hudi.  

Jo vetem qe jane harxhime te kota luftrat kunder prostitucionit, narkotikeve, etj, por takso popullsine e kurvave dhe kuvareve, siç thote Misha Glenn per taksimin e popullates byk trute me marujane, e shteti fito gjithato pare. Dmth merri paret e biznesmeneve qe pallojne kurva si takse prostitucioni (plus taksat e narkotikeve, klandestineve, terroristeve etj) dhe me ato pare nderto shkolla, çerdhe dhe objekte kulti, kisha dhe xhamija.

Ose merri te gjitha kto pare, bashke me paret e Vatikanit dhe paret per çmim Nobel, e jepja te gjitha te varferve. Kshu zgjidhen problemet. Jo me llafe.

Asnjoni nuk do me dijte se çfar ka thone Jezui per paret!

 

Shkrimi duhet të shtyjë në një reflektim se kush duhet dënuar në këtë mes  që kjo plagë të zvogëlohet: ai që shfrytëzon mjerimin për të shfryrë epshet, ai që përdor trupin e dikujt tjetër për tu pasuruar apo ajo që ofron hiret e veta kundrejt një shume (ka plot që e bëjnë falas, pse nuk dënohen?)

Në Suedi, dënohet klienti dhe jo prostituta. Kjo e ka ulur ndjeshëm aktivitetin. Por që të mbërrish te llogjika suedeze, duhet së pari të vesh femrën në rangun e njeriut dhe jo në të shërbëtorit. Bonne chance!

Dmth logjika suedeze e vënkërka kurven ne rangun e njeriut dhe jo sherbetorit, qe ne kete rast logjike kantiane i bi te jete klienti.

Dhe kjo logjike e ulkërka ndjeshem aktivitetin prosti, sepse asnje nuk do te jete klient ne nivelin e sherbetorit, te gjithe logjicienet skandinave kerkojne te jene kurva ne nivelin njeriut.

 

  as ti nuk je gati për suedi, s'kam ça t'boj....                                                              

Ne Skandinave jam un qe nuk kam çar t'boj, sepse nuk bej dot as kurven e as klientin. Petroninsja dhe logjika greke, si dhe logjika skandinave, nuk na jep mundesi te trete.

Por pa problem, aty kemi perfaqsuesin tone, ambasadorin, Artin qe Ndryshon Boten me logjike skandinave.

 

me pak imagjinatë mund të gjesh mundësinë e tretë. In you we trust.

smiley dy biznessmene me Pamelen ne nje shtrat. Me nje fjale, ndanin pergjysem cmimin. Hajde biznesmene i thencin. Ata paska qene kothere.

U ka dhene cmim shumicesmiley 

smiley e te marrte e mira te marrte smiley

sikur ta kishin kete zell qe kane per te kapur kurvat qe shesin mallin e tyre, edhe per kurvat 7%-she te politikes!

bile kjo cuca,me ndjeshmeri te larte ekonomike,e ndan koston deri me 7-sh!

free pamelasmiley

Kjo nuk venka mend! Prape thote do e bej! Ja paska pasur hajrin punes! smiley

Pamela, një grua e re e detyruar t’i futej prostitucionit që fëmijë, u shpall fajtore dhe iu privua liria me 18 muaj. Asnjë nga klientët apo tutorët e saj nuk u dënua.

Faleminderit reforma ne drejtesi!

...Ajo planifikon të shkojë në Belgjikë ... per Vizione te Qarta !

Sikur bordellot te ishin te ligjshme, shqiperia do ishte vend shume me paqesor dhe i lumtur. Edhe "konviktoret" nuk cajne drrasat me shkenca politike, edhe katnaret e KP nuk lejne leshte neper lloto. Win win.

ppu kish per te humb berberin

Ata qe kane leke s'kane vuajtur ndonjere te gjejne Pamela. Legalizimi thjesht e ben fenomenin me te dukshem dhe me banal.

don te thuash qe femrat qe zgjedhin burra te pasur jane prostituta???

Ta mbajme fenomen mistik them edhe une. Se halli i vertete eshte tek banalizimi. Se ngrihet nje aparat i panevojshem i shoqerise me lloj lloj horrash e dialektesh nuk eshte problem. Vetem te mos banalizohet prostitucioni.

Nuk banalizohet prostitucioni, banalizohet/shemtohet shoqeria ku jeton. Shkon nga kjo tek kjo.

Cdo gje kur behet e kapshme per masat behet me e shemtut me qe rra llafi.

 

Sikur e lam qe ky lloj arti modern jo-realist nuk eshte i kuptueshem per masat, eshte i kuptueshem vetem per frekuentonjesit e Sallonit te Sinjores se Virtytshme.

 

Po dhe kjo mo , edhe VIP edhe me dy pernjehere.

po dy pernjeher  sepse eshte, çmim shumice,  i leverdisshem..

"tarifë prej 200 deri në 300 euro" mireqenie trego. 

Sa e ke? Pyti njoni ke barcaleta.

200. Shume e paske. Po boj cdo gjo. Cdo gjo? Ca te dush ti. E mire ec me lyj shpine. 

 

Fut ne mes te artikullit nje intermexo me protesten e elitareve namusqare te ofenduar nga fakti qe poezite e Vrimes-es qe i turperuan nderin e kombit shqiptar sepse nje femer shkruajti vargje per pune p**i

Pamela nuk i mban mend sa klientë ka pasur, por di se ata e quanin atë “zonjusha shoqëruese e deputetëve” sepse kishte fjalë se ajo ia shiste seksin politikanëve ose “vajza e kokainës”. Operacioni i policisë që rezultoi në arrestimin e saj mbante emrin e koduar Vajza Moderne. Një zgjedhje pa imagjinatë, por ndoshta një tregues për atë që policia konsideronte shënjestër. Jo dy biznesmenët që kishin paguar 300 euro për të bërë seks me Pamelën. Ata nuk u akuzuan për ndonjë shkelje. Emrat e tyre nuk u bënë publik.

 

Pamela, nga ana tjetër, u dërgua në gjyq dhe u dënua për punën si prostitutë. Ajo po e kryen dënimin e saj 18-mujor në një qendër rehabilitimi për viktimat e trafikimit në Linzë, në periferi të Tiranës.

 

“Çdo ditë gjithnjë e më shumë vajza punojnë në rrugë,” thotë ajo. “Mund të kem takuar 300 prej tyre. Kishte edhe 13-vjeçare.”

Nga ana tjeter, imagjino ca super-turbo kapaciteti mushkerish duhet te kene Pamelat qe arrijne te marren fryme edhe kur gjenden poshte kaubojsave shqipbiznestare smiley

18 vjec mer hej? A ka pergjegjesi ai shtet e shoqeri per krimin qe ka bere ndaj saj si fillim? Se ta lesh individin ne meshiren e fatit, ku rrugezgjidhje per mbijetese ka vetem prostitucionin eshte krim shteteror. A mban njeri pergjegjesi per kete?

S'di te kete rob ne bote qe mund te thote se ne kete krim s'jane bashkefajtor shoqeria dhe shteti. Ndaj denimet te behen ne proporcion me fajin.

Është turp të dënosh prostitucionin. Në Shqipëri dënohet deri 3 vite burg, diçka e papare dhe e padëgjuar, përveçse në ndonjë vend ku ka ligje fetare.

Perkundrazi eshte turp te mos e denosh, bile bile dhe fele fele eshte shum e rrezikeshme te mos e denosh. Sa vjet e denon pastaj eshte gje tjeter, ka rendesi te denohet si opinion, gje qe nuk ndodh me, perkundrazi kurva lavderohet sepse edhe madam Bovari dhe Karenina eshte pallu, e pastaj çin do te palloj un qe jom intelektual me i modh se Floberi dhe Tolstoi. Si mund te denoje intelektuali, zanati me i ri ne bote, kurven, zanatin me te vjeter ne bote?

Ligji nuk behet duke u perdredh bishtin me statistika te vendeve te zhvilluara skandinave duke i dhene prioritet kurves statistikore ose klientit statistikor, por duke u mbeshtet ne Parim, i cili eshte mbifetar, ne kuptimin qe mund t'i referohen si vende me ligje fetare, ashtu dhe vende me ligje laike ose ateiste (si ne fakt ka ndodh, ndodh dhe do te ndodhe).

Keshtu pra, ne radhe te pare Parimi, pastaj vjen leverdia qe shoqeron me domosdo Parimin. Mos kujtoni se shoqerite ateiste (si psh ajo komuniste) nuk i kane rene kalemit kur denuan kurvllikun.

 

2 pyetje per ty kopetent:

1. Nese e lesho pa dure duke kenaqur epshet e meshkujve te uritur, por nuk u merr para, a quhet kurvllik?

2. Po nese i kenaq seksualisht meshkujt dhe mbas pageses ju pret kuponin tatimor a quhet kurvllik? 

Ktu hyn ne funksion ajo pyetja klasike: A eshte qejf, apo pune ?

Ka Pune e Pune .ke pare e degjuar ndonje meme te kendoje ninulla:rritu bije e nenes te me benesh kurve?

Heretik: nuk ka rëndësi këtu statistika skandinave apo ligji gjermon. Rëndësi ka që dënon, e madje në mënyrë të ashpër, diçka që nuk sjell asnjë gjë të keqe në shoqëri. Ky ligj, i turpshëm për këtë qeveri e këtë parlament që e mbajnë akoma gjallë, është thjesht përkthimi penal i gjykimit moral të një shoqërie të ndrydhur si kjo e jona. Ktheje nga ta duash Heretik, po logjikisht nuk ka kandar ta mbajë.

Po prit se gjykimi moral, s'eshte llaf goje smiley

sesso me amore apo pa amore- dilema e ndau boten dysh. smiley  Por i dhane shpejt karar: pse jo edhe me amore edhe pa amore. Pse vec me nji amore, thane pastaj, njeriu mund te kete me shume se nji amore njeherazi dhe me secilen te beje sesso me amore, me emocione te thella, madje dhe me te gjitha njeherazi po deshen, se "c'te keqe ka, te gjithe duhemi".

Ore acid desiksribonukleik, e perseris duke e theksuar akoma me teper çfare e kam thene me qarte s'behet e ne menyre me esenciale s'behet, e megjithate ti me hedh fytyres ligjin amerikon, gjermon, skandinav, shqiptar, plus parlament, qeveri, shoqeri si kjo e jona, per te cilat as me rruhet fare ne raport me Parimin.

Dmth pyetja shtrohet ne parim: a duhet te denohet kurverimi ne parim?

Kjo eshte e para, pastaj sa vjet burg ose sa dite burg, ose sa shpulla surratit, kurva femen shqiptare apo klienti maço skandinav, etj, eshte çeshtje e katermbedhjete ne mos njeqind e katermbedhjete.

Me sa shof nga komentet, ti i pergjigjesh negativisht kesaj pyetje, dhe pergjigjen negative e ke dhene qarte, megjithse ngaterruar me ligj gjermon e ligj pordhon e te tjera pordhone shoqerore politike, gje qe tregon se ndergjegja nuk te ka vdek akoma, te ngaterron akoma kembet, dmth nuk je bere akoma intelektual i modh tamom. Nuk ke lexuar akoma ngambrapamodernet franceze.

Ke akoma pune per te bere!

 

H, a duhet te denohet kurverimi ne parim?

Po! Po! Po!

Sepse demton rende individin, shoqerine dhe kozmosin.

Ne parim eshte ekiuvalent me vrasjen (prandaj edhe zbulimi gjenial dhe grandioz i nderlidhjes eros-thanatos i Frojdit).

Kurse ne realitet, ku tani degjohet vetem zeri intelektualeve ngambrapamoderne, eshte me keq se vrasja pikerisht sepse shperfillet. Nuk diskutohet se ne çfare rendi shumefishohet e keqja nese rekomandohet receta e 68-tes: "Beni seks, mos beni lufte!"

Çdo vrasje ka ngambrapa - hapur ose fshehur, ndodhur realisht ose ndodhur potencialisht - nje pallim. Kete e deshmon shkelqyeshem tere arti klasik dhe modern (ngambrapamoderni, here po shume fuqishem, e here jo po aq fuqishem). Thene keto pa bere dallim midis vrasjes dhe vetvrasjes, madam  Bovari e compani.                                      

Akoma me fuqishem e deshmon vete jeta, por ne jemi artiste t'mdhej si Koçi i teto Ollgos, merremi me art, jeta eshte banale.

Po te kesh shok ndonje karabinier ose ndonje psikolog me pervoje ne praktike, bej i dor muhabet per kete çeshtje, e s'ke nevoje per gje tjeter.

 

Ho me heretiko vazhdon me fatvat kunder femrave dhe seksit. Je bo si Ajatollah Khamenei.

Kunder femrave nuk kam asgje, perkundrazi, femren ne parim dhe potencialisht e konsideroj me superiore se burri, kurse ne realitet muhabeti eshte i çik me i komplikuar. Dhe keto muhabete te komplikuar i kam bere disa here ne Peshk, kaq e kam takatin, nuk mund te sqaroj çdo prostitute qe komenton ketu, e aq me teper qe nuk do me u sqaru, por kerkon te ushtroje ne Peshk zanatin me te vjeter ne bote, njekohesisht me zanatin me te ri ne bote, te intelektualit ngambrapamodern.

Ngavash se akoma nuk di se me ke ke te besh, eshte Ajatollah Khamenei qe eshte bere si une, un jam me i modh se ai, dhe njekohesisht me i modh se shok Enver.

Aq i modh jam une sa po t'i mbledhesh keta te dy me siper, shuma e tyre nuk ben sa une, nuk eshte shume aritmetike. Ne valle eshte nje tjeter aritmetike qe nuk studjohet ne universitetet e Austrise se Konçites.

Petroninse, a i ke rrujte musteqet sot?

 

smiley

Desaparacidos nuk duket djale qe s'e do Parimin, por kam vene re qe ka dobesi per te dobtit (mbaj mend qe ka mbrojt njehere tallavane se i vinte keq per romet) dhe ne mbrojtje e siper mund t'i shpetoje dicka si "prostitucioni s'i sjell asgje te keqe shoqerise". Shume mire qe mbron te drejtat e te pambrojtuve, vetem se kujdes se mos nisur nga e mira keqkupton Parimin.

 

 

smileysmileysmileysmileysmiley

Shiko Aquamarinë....a Ujëdetar në preferon smiley, nuk është puna për të mbrojtur të dobëtit (gjë që, në vetvete, është detyrë sepse, dreqi ta hajë, demokracia për të mbrojtur të dobëtit duhet, se të fortit mbrohen vetë) por për të evituar masakrimin penal të një gjykimi moral.

Pastaj, ça të keqe sjell prostitucioni, aq të ashpër saqë duhet burgu, s'ka ma shpjeguar akoma njeri.

Rëndësi ka që dënon, e madje në mënyrë të ashpër, diçka që nuk sjell asnjë gjë të keqe në shoqëri. 

-------------------------------------------------------------------------------------------------

«L’industria del sesso in Olanda era enorme. Negli ultimi quattro anni è stata ridotta del 50%. C’è stato un doppio meccanismo: politiche di riduzione, e una serie di casi in cui è stata scoperta una collusione tra criminalità organizzata e proprietari di immobili legati alla prostituzione», aggiunge la Brussa. Ed effettivamente basta osservare la politica della sola Amsterdam: Job Cohen, sindaco laburista dal 2001 al marzo 2010 – data in cui ha lasciato per presentarsi come candidato premier per il suo partito, il PvDa, alle elezioni di mercoledì scorso – nel 2006 ha negato la licenza a trenta bordelli ad Amsterdam, e la politica della città, dallo stesso periodo, ha puntato alla “riqualificazione” del quartiere rosso. Al grido di «vogliamo eliminare il crimine dal quartiere a luci rosse», Amsterdam ha investito sulla zona di De Wallen: pare che Charles Geerts, tra i più grandi proprietari di bordelli di Amsterdam, abbia venduto 17 proprietà per 25 milioni di euro, e che la metà sia andata alla municipalità. Lo scopo? Ridurre di un terzo le vetrine impiantando al loro posto gallerie d’arte o showroom. Alla fine del 2008 Cohen ha annunciato di voler chiudere la metà delle 400 vetrine della città per accertata collusione con la criminalità.

http://www.ilpost.it/2010/06/13/prostitu...

 

Shiko, une te kuptoj qe revolten e ke per denimin e vepres penale, gje per te cilen nuk mund te flas, por si individ nuk mund te them qe prostitucioni nuk i sjell asnje te keqe shoqerise, perkundrazi per mua cdo lloj kurverimi i vret shpirtin shoqerise. Eshte e sikletshme (ndonjehere duket edhe si herezi) te flasesh per dashurine ne ditet ku jetojme, sepse qejfi ne vetvete ka konflikt interesi me dashurine, dhe me mire njerezve iu leverdis t'i nxjerrin old-fashion njerezit qe pretendojne ndjenja te pastra ne nje raport seksual dhe jo thjesht te bejne seks "for fun"(me ndjenja te pastra nenkuptoj qe 2 njerez nuk perfshihen me njeri-tjetrin duke pasur ne koke te pakten njeri nga te dy, ndarjen apo tradhetine e afert, por nisen te dy me shpresen se do krijojne nje lidhje qe do zgjase pergjithmone). Por ta ngresh kete pretendim per dashurine, shpesh perfundon i stigmatizuar me shprehje te tipit "ke lexu shume perralla me princa dhe princesha, por ato jane perralla" duke nenkuptuar "leri enderrimet, hajde palloje dhe ti shpirtin ne kete realitet bastard".
Une e di qe dynjaja eshte qejfe-qejfe dhe parimet  e mia s'mund t'ia imponoj tjetrit, por s'mund njekohesisht te perkrah edhe konceptin e dashurise edhe konceptin e seksit just for fun a per bisnes, dhe te te pasurit me shume se 1 partner njekohesisht, sepse mua kjo gje do te me lendonte personalisht. E di qe eshte shpesh e veshtire dhe e dhimbshme te jesh I Pergjegjshem dhe Honest, sepse perrallat dhe parabolat per kete flasin, per njerez Model qe luftojne dhe rrezikojne shume per ate qe e kane te shenjte (qe ne jeten reale shpesh u vendoset epiteti budallenj), por ja qe t'i thuash vetes Hipokrit qellon te jete me e dhimbshme, ne momentin qe mendon t'i besh tjetrit ate qe s'do te doje te ta benin ty.
 

Po e shikon ku është problemi Aquamarine, e ke shpjeguar vetë mirë. Ti jep një gjykim moral në bazë të botëkuptimit tënd - që as dua ta diskutoj, është mendimi jot dhe e respektoj, nuk më intereson më tej - dhe pastaj e bën dënim penal me 3 vite burg.

Nëse ti beson te dashuria, Jehovai, Çerçiz Topulli, Edi Rama mua nuk më intereson shumë. Por, nëse ti këtë besim e kthen në krim penal e kërcen burgu, kjo më duket e papranueshme.

Më duket po aq e papranueshme dhe e turpshme që Shteti jonë këtyre vajzave - që shumicën e rasteve janë të varfëra - jo vetëm që nuk u jep as ndihme as shkollë as punë as shpresë dhe i lë në mizerje (se hajt, po themi, aq e ka takatin) por pastaj i fut në burg tamam sepse mundohen që të dalin nga ajo mizerja duke përdorur trupin e tyre. Kjo më duket mizore dhe ky është turp për një Shtet. 

 

Acid, the qe kurveria nuk sjell asnje dem, te solla e Thote Linku i Kryetarit Bashkise se Qendres se Kurverise Botrore qe ben dem, çfar ke qe perdridhesh me burgje te komunizimit nazifashizmit.

Ti do me bo diskurs logjik ne parim, apo do me qa si bebet olele mami burgu, olele mami shteti, Palloshi, Maloku?

Nuk ke ndonje te rritur prane te te fuse biberonin ne goje te rrish rehat?

 

E di qe s'te intereson se ku besoj une, por duke marre si shembull veten time, te ftova ta pyesesh veten tende: a do te thoje qe kurvlliku nuk i sjell asgje te keqe shoqerise, nese partnerja jote do te ta bente ne gje te tille ty? Nese ti prekesh/lendohesh a nuk eshte dem ky? Apo s'do te te bente pershtypje fare?

P.S: Mua personalisht me intereson te di ku beson tjetri, se nuk jetojme te izoluar. Apo doje te thoje s'me intereson ku beson dynjaja persa kohe s'me prish pune mua? Ne momentin qe do te prishin pune atehere do te te interesoje ndoshta.

Jo Aquamarine nuk u kuptuam: jo ti si individ, po ti si person i tretë. Unë mbrohem nga ligji e nga Shteti, e jo nga dëshirat e teket. Nuk mund të dënohet tjetri/tjetra në burg se më lëndohen ndjenjat mua.

Edhe mua, moralisht, prostitucioni më duket dështimi i çdo përpjekje njerëzore për tu bërë dikushi në jetë. Por, nuk e kuptoj pse ky dështim duhet të dënohet me tre vite burg. Një gjest që, e përsëris, nuk i bën dëm askujt, që as vjedh as pret as kërcënon as bën shantazh. Nëse pastaj themi që duhen dënuar  thjesht dy njerëz që bëjnë seks bashkë se ashtu na do morali ne kemi marrë fund.

Nëse pastaj themi që duhen dënuar  thjesht dy njerëz që bëjnë seks bashkë se ashtu na do morali ne kemi marrë fund.

I je afruar pikpyetjes qe te mundon : morali pra morali.Sepse seksi qysh ne gjenezen e shoqerise njerzore eshte atashuar me moralin.Mos kurvero thote nje nga Urdheresat biblike.Shoqeria permes institucioneve ka normatizuar seksin.Publikja ka interferuar sferen private, madje me intime, seksin.Seksi eshte nje e dhene  e rendit natyror, kafsheror dhe permes normatizimit, moralizimit, ndalesave, tabuve, shoqeria ka gjeur celsin e humanizimit dhe organizimit te saj . Kalimi nga poligamia ne monogami shenon invadimin e sferes private nga sfera publike.Seksi sanksionohet si i ligjshem dhe i moralshem vetem ne funksionin riprodhues te familjes.Jashte ketij relacioni, seksi konsiderohet imoral.

Por faktikisht , ne cdo shoqeri eshte bere seks jashte familjes, si tradheti bashkeshortore, prostitucion i fshehur, prostitucion i hapur, seks ne shkembim te perfitimeve etj. Shoqeria moderne niset nga paraimi se kur nje dukuri sociale nuk e kontrollon dot forcerisht, me ligj, atehere rruga me e mire eshte ligjerimi, institucionalizimi. Keshtu ka ndodhur me duhanin, alkolin, drogen ne disa vende dhe me prostitucionin.Eshte ligjeruar per ta patur nen kontroll. 

Shqetsimi yt eshte mese normal. Perse te kriminalizohet nje raport konsesual, kur prostituta ofron sherbimin dhe klienti e paguan? Nje pjese e botes prostitucionin e ka dekriminalizuar dhe de-imoralizuar .Shoqeria ka perfitime , padyshim. Seksi eshte i kontrolluar nga pikpamja mjeksore, ligjore dhe tatimore. Me shume seks i ligjeruar, me pak krime seksuale. Plus prostitucioni sherben si nje lloj mekanizmi rishperndares per seksin per kategorite e pafavorizuara. 

Vetem shoqerite islamike dhe patriarkaliste denojne femren, ofruese te seksit dhe mashkullit klient si hyn gjemb ne kembe. Nderkohe ne keto shoqeri hipokrizia, kurveria, tradhetia, shitja e trupit per favore eshte me e madhe. Moralistet zakonisht  ja valojne seksit te lire, konsesual, "me dashni", lule me lule, ku "pagesa" jane dhuratat, komoditeti, mbeshtetja, perkujdesi  dhe gerthasin ;poshte prostitucioni.

"Moralistet zakonisht ja valojne seksit te lire, konsesual, "me dashni", lule me lule, ku "pagesa" jane dhuratat, komoditeti, mbeshtetja, perkujdesi dhe gerthasin ;poshte prostitucioni."

Po c'ke more djale?! Thashe gje une aty qe duhen kryqezuar kuckat e
kuckaret? Nuk e thashe, perkundrazi shpreha nje shqetesim, arsyen pse s'ma
ben zemra te pohoj qe "kurveria s'i sjell asgje te keqe shoqerise". Ti
vazhdon ironizon "me dashni", thua, dhe shton dhuratat, komoditetet e gjera
te ngjashme qe blejne seksin e moralisteve, a thua se une nuk po flisja
fare per njerezillekun qe po ta perfshish ne diskutim te shikojne sikur ke
ardhe nga Marsi. Pa njerezillek, dhembshuri, mirenjohje nuk mund te
krijohet as shoqeri midis njerezve pale lidhje dashurore. Dhe eshte normale
te tregohesh i pergjegjshem dhe honest me personin qe fle ne nje
krevat,sepse aty eshte kulmi i afersise midis dy personave, dhe nese
pretendon to make love, duhet te pranosh qe nuk ke te besh me nje robot, as
me nje kafshe, por me nje njeri qe ka emocione sikurse dhe ti. Pikerisht
per kete arsye shoqeria dhe morali t'i ka fut hundet "padrejtesisht" ty ke
seksi, "se morali na urdheroka me qene me te pergjegjshem mor burr, po une
du me pa qejfin tim, du me bo seks kur, si dhe me cin te du une" pa marre
parasysh fare tjetrin, E dihet prostitucioni ka ekzistu ne cdo kohe e s'ka
mund me u heq (sic ka ekzistu ofendimi, perbuzja, supremacia, injorimi i
tjetrit, shfrytezimi i tjetrit, mosmirenjohja ndaj tjetrit, poshterimi i
tjetrit), por ama sot eshte bere standard, i dashur. Sot s'kam te drejte te
flas une, jo ti; sot s'kam te drejte une te them qe kurveria me demton
direkt e indirekt, sepse me hidhen ne fyt "mbylle gojen ti mesjetare, ku
shkon me kto idealizma, pse nuk behesh murgeshe" dhe kjo eshte lule para
hamendesimit tjeter qe nuk pertojne ta perplasin omel e omel ne sy "mos na
u shit si shenjtore se edhe ti ia valon seksit te lire konsensual". Sot
shoqeria e duartroket ate qe kurveron dhe nese une guxoj te shpreh nje
shqetesim si "koncepti i sexit for fun mua me lendon, ndaj s'e perkrah dot,
se ndryshe do tregohesha hipokrite me veten time" e marrin per sulm dhe
bertasin "live and let live" a thua se te shprehesh nje shqetesim qenka mos
me lene njerezit te jetojne rehat.

Sot kush ka edhe bashkeshorte edhe dashnore,kush shkon me prostituta
eshte i nderum dhe i respektum dhe per rrjedhoje nuk ka asnje arsye ta
vrase ndergjegja e te reflektoje, te marre ne konsiderate personin tjeter.
Ti ke te drejte te besh c'te duash me jeten tende, ashtu si une kam te drejte te jetoj si qyqare duke besuar tek dashuria dhe duke pohuar cfare me ben te lumtur dhe cfare me lendon, nese ever do krijoj familje, do te doja qe edhe femijet e mi te ishin te lumtur pa vrare e vjedhur te tjeret materialisht e shpirterisht, pa u vrare e vjedhur nga te tjeret, prandaj s'mund te rri dot pa i vene re shprehjet si "cte keqe ka prostitucioni". Te besh "qejfin" tend dhe "te respektosh" bisnesin e prostitutes vetem njerezillek qe nuk eshte, eshte me e pakta papergjegjshmeri.

Po ty pse te dogji smiley moj goc, kur komenti im i drejtohej desparacidos? Futu ne ujet e detit te ftofesh pak dhe boll bere bla bla me moralizime kot me kot.

"Me dogji" permendja e seksit me dashni, te inspiruar nga permendjet e meparshme dhe moralizimet e mia, dhe fakti qe iu drejtove desaparacidos qe te mos me digjte mua komenti jot. Por ne fakt u fute ne nje dialog midis dy veteve dhe ngjitur kishe nje moraliste qe sapo kishte moralizuar...dhe hodhe nje llaf ashtu ne ajer per moralistet.
Flm per receten po une jam vete uje deti, prandaj dhe jo me kot jam frymezuar ta quaj veten aquamarine, qaji hallin atyre qe digjen per uje, sic ia qajne gjithe liberalet.

futja pordhes kot tani! sikur u futa ne privat apo krevat po e paraqet situaten dhe ti na qenkeshe e vetmja moraliste ne bote dhe te dogji! jeni bere me miza dhe paranoja qafsha zotin

Nuk thashe bere mekat qe hyre ne diskutim, thashe qe ishe koshient qe desaparacidos po dialogonte dhe me mua aty dhe ka te ngjare qe edhe komentet e mia te meparshme te kishin nje koeficient inspirues ne fjaline tende te bukur me moralistet qe ia valojne sexit konsensual.
Hajde shendet!

bej sex consesual dhe clirohu nga paranojat

Ma dhe njehere kete recete ska nevoje per ta perseritur. Meqe i ke qejf recetat po te keshilloj dhe une ty te besh abstinence ca kohe ndoshta clirohesh nga skutheria dhe harbuteria.

me jep ndonje recete gatimi smiley

Einverstanden, gjithsesi e thashe qe nuk po diskutoj fare per denimin penal, sepse nuk mund te jap mendim per ceshtjet juridike, ndaj mendova se e kuptove qe vrasjen e shpirtit/lendimin e ndjenjave dhe demin e shoqerise e kisha ne aspektin e gjykimit moral, dhe qe morali eshte me i rendesishmi qe nje shoqeri te mos jete e kalbur dhe t'ia qelbe e t'ia shkaterroje jeten individeve te saj.

Faktikisht ne nivel personal me respekt me ngjall Pamela qe ushtron prostitucion ne kete menyre se gjithe ato dava kurvash/ pederastesh qe japin bythen ne kuptimin e drejtperdrejte te fjales per nje vend pune duke kaluar ata qe e meritojne me te vertete.

Pamela nuk i mban mend sa klientë ka pasur,

 

morali temes :

tipike femrore , modeste e spontane , perkunder meshkujve qe gjithe jeten sjellin numrat e femrave  neper koke e shoqeri ..

Evazioni fiskal nuk ka brire.smiley

Pamela me mire te ish vetvrare ne moshe te mitur; ne kete menyre do te kish shpetuar veten, shoqerine dhe kozmosin nga mekati i kurverimit. Keshtu mund te ndihmonte per te ndertuar nje bote me te mire dhe parimore ku te gjithe do te rronin te te lumtur, mundesisht dhe te virgjer, deri ne fund te diteve. 

Ndigjo ti intelektuale semafori qe i ngaterron dritat me qellim qe te mbese e ndezur vetem drita e kuqe ne rrugicen e erret (obskurantiste mesjetaresmiley), nuk kam fol fare per virgjeri dhe pallim ne kuptim e kryerjes se aktit seksual, por per tradheti ndaj partnerit (meqe tek semafori nuk ekziston bashkeshorti), nga e cila vuajne edhe kurvat. Kjo e degjuar me keto veshe.

Kete nuk ta them ty, por e them per rioshet ne kete muhabet. Me ty e kam mbyllur kete muhabet, duke te uruar nje eksperience si te Pameles (jo me biznesmene, por me shofere kamioni tek semafori infektuar me SIDE). Vetem atehere ndoshta ke per te kuptuar. Sepse te besh avokatin per te mbrojtur te dobtit eshte kollaj, biles edhe kenaqsi, fut paret ne xhep, kurse te besh viktimen duke u mballosur njeheresh nga 10 shofere dite per dite, eshte gje tjeter.  

 

Je ne vehte ti ?

Si te vetevritej , ! Si te zhduket moj prostuticioni ? Ti thuaj te na rroj e te na lulezoje  madje dhe  le ta legalizojne .!

Sipas meje , kuptohet , prostutucioni eshte mekanizem natyral i krijuar  qe te mbroj familjen dhe shoqerine e gjere nga devijimet degjenerative  .( pa keqkuptime , gjithsecili  lind per zanatin e vet , prostutucioni nuk mesohet, o lind, o nuk lind prostituke )

Po se patem kete shtrese te shoqerise qe kryen sherbime me pagese , ( dhe perfiton ne kete rast , mire te ju behet mashkujve &nbspsmiley me gjithe kete nivel te lart te testoteronit ne ajre ( bile edhe ne te shkruar ndjehet kaq shume, ketu ) rrezik te shthurret familja , miqesia , e shoqeria ..

a thash diqka ?  Jo; isha duke u ankuar qe jam me nje  rrufe te keqe

 

Pershtypje me beri emri qe policia i paskesh vene operacionit (Femra moderne), si edhe fakti qe u qenka dashur te kryhet nje operacion i vecante per te kapur tre vete ne nje shtrat (pa llogaritur kokainen).

E si t'ja vinte emrin policia, "Femra me tre ferexhe" (pa llogarit prezervativen)?

 

Kam probleme edhe me emrin e rreme Pamela.

Un kam probleme me termin kopshtar "prekaritet".

 

Eshte gjithnje qesharake qe ne kesisoj temash te kete vend per diskutim morali e parimi, domosdo ekzluzivitet i atyre qe e hapin. Ndonese eshte tragjedi rrugetimi i vajzes ne fjale, jehone e  deshtimit te shtetit dhe te nje shoqerie te tere per te mbrojtur femijen,  te pastrehuren, te pastrehurin, viktimen e dhunes, etj., ketu flitet per nje standard te dyfishte ligjor dhe diksriminues ku denohet personi me i shfrytezuar dhe ne prekaritet.

*ekskluzivitet
*diskriminues

Me kete rast prostituta VIP thuajse-akoma-minorene beri dhe sherbimin publik te argetimit dhe masturbimit te mediave dhe forumeve shqiptare, kuptohet falas, se ceshtjet madhore pub(l)ike te popullit jane sherbese e larte.

Dic dinte Krishti, tha. BIRN-i nga ana tjeter s'paska ditur shume, s'ka bere akoma ndonje perpjekje per te  gjetur e paraqitur te dhena sa i perket shtrirjes se fenomenit prostishqiptar brenda e jashte Shqiperise.

cfar argetimi dhe masturbimi??kush masturbohet prej vajzes se kokaines?

Mediat, shumica e te cilave e shikojne si rast per te publikuar ne faqe te para material dhe foto p**i qe terheq lexues, ne vend qe te hulumtojne me shume rreth fenomenit dhe shkaqeve fillestare, si dhe cfare ben shteti per to.

Politikanet dhe biznesmenet te cilet jane bere pishman qe deri tani kane punesuar prostituta ne moshe madhore 20+ vjec nderkohe qe e morren vesh se paska kaq shume minorene ne treg...si tha Borati, asaj i eshte bere vazhina si Peshku pa uje tani qe u plak e u be 16 vjecare.

Perdoruesit e heroines te cilet do konsiderojne kokainen si alternative, etj. 

ua sa gjynah, u be kurve nga halli!

nuk eshte fare e vertete ne realitet!.    ka shume te varfra dhe pak kurva.  thjesht, keto te dytat nuk kenaqen me te ardhurat  e uleta.

ligjerim i kurverise.  ata qe besojne te kristua dhe muhameti ,te mos vene as me leke,as pa leke.

Interesante keto fshirjet e admines/adminit ose me sakte mosfshirjet: urimet e perzemerta e te lexuarit dhe te kenduarit Tik me infektime SIDE ( smiley ), etj., etj. Bravo mendesise se asaj/atij. smiley

TE GJITHA DO TI GJENI NE QYTETIN TONE 
KU NJI TABEL E SHTREMET THOT 
MIRESEERDHET NE TIRON!!! 

Kjo eshte Tirona jone, Tirona kontradiktes 
E luftes, e paqes, e erresires dhe e drites 
Mashtrimit te vertetes, shpifjes interesit, 
e qejfit dhe e stresit, ahengut dhe biznesit 

Gjithcka mund te ndodhe, jetojm ne Tiron! 
Ku njerezia ben plazh aty ku thahet liqeni 
Ku provinciali thot : Jom prej Ali Demi!!! 

Kafe muhabet si Turqit e lasht, 
Nen kumbllat e kuqe moda ben sfilate 
Se ska vetem afsh, por ka edhe ashash, 
qarkullim parash, emancipim grash ..

Ku qent dhe kazanet rreth ministrive i gjen 
Aty ku ka Mret, ka dhe President 
Shopping ke Rruga Durrsit, O burra nga Blloku 
Aty ku gjuhet per seks, Thithet edhe smogu ..

 

http://www.telegrafi.com/lajme/skandal-i...

 

.Sa mire ,e sa fat qe kemi qe ndodhemi ne Europe .Se po te ndodheshim ne Afrike, dhe te ne do te ndodheshin te tilla ndodhira , por ncuk . Tek ne s'ka se si te ndodhe .As nuk do te ndodhe. ...ah . As nuk ka ndodhur ..?!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).