Shtëpi në Razëm, Malësi e madhe, ku njerëzit jetojnë thjeshtë por aspak keq, siç thonë vetë, me blegtorinë, bujqësinë dhe turizmin malor.

27 Komente

turizmin malor

Ndonje nga ju qe ka pasur eksperienca me kete, mund te na thote dicka me me shume ne lidhje me pershtypjet e turistave, cfare sherbimesh ofrojne e me cfare cmimesh?

praktikisht vendasit ofrojne fjetjen dhe ushqimin. ne valbone psh ku kam qene dhe vete cdo para e shpenzuar per ushqimin ishte e mire-shpenzuar. ishin vakte te medha por mbi te gjitha ushqim shume i shijshem, me nje tjeter cilesi nga cfare ofrohet ne tirane (edhe pse jo cdo gje behet nga vete banoret e zones). kafja dhe rakia jane bonus from the house.

nje udhetim dy-ditor (nje nate fjetje plus pak hiking) kushton diku tek 7000 leke. 

Blendo cilat jane pershtypjet  e tua? Na trego ndonje gje me konkrete, rruget, siguria, cmimet, kushtet, aktivitetet qe mund te behen?

natyra eshte fantastike atje. Kto ndertimet e reja me beton e tulle shkojne kunder tradites se shpive alpine qe jane karakteristike e zones po ec mo...sic do gje tjeter atje, nuk mund te jete fiks ashtu sic duhet

Shume mire e bejne. Asgje nuk humbasin nga moszbritja ne qytet. Atje i pret mbipopullimi dhe ajeri i ndotur.

Shtepia ne foto duket e shpifur per natyren perreth. Qindra te tilla ke edhe ne Shijak e kudo, shije katnaresh. Sa per ushqimin veriu kurre nuk ka qene i njohur per gatim. Ndoshta tani ka ndryshuar dhe sjellin kuzhinjere nga zona te tjera por vendalinjte nuk kane qene shquar per ndonje gatim te hatashem. Kam pershtypjen qe vizitoret i entuzizmon natyra e ajri i paster dhe cdo gje u duket parajse.

Po ndoshta nuk jane veriore, pasi te gjithe kane zbritur tejposhte. Ndoshta jane jugore qe kane hipur tejeperpjete.

Dibranet jane me fame per gatim. Biles perpara komunizmit leviznin ne gjithe Shqiperine dhe hapnin gjelltore ose punishte embelsirash.

Plus ne ato zona ushqimin e kane shume te fresket e te shijshem, s'kane nevoje me e perpunu shume.

Ndersa me turizem nuk e di si mbahen sic thote Blendi se s'kishte ndonje gje te organizuar. Ne kulle te banoreve do flije, grate gatuanin jashte. Kushte me te veshtira se ne shume zona te jugut, po qaheshin me pak e shikonin punen e tyre.

P.S.

Si ajo shtepia ne foto nuk para kam pa shume. Edhe ata i ndertonin me stilin e zones banesat, kulla guri si dhe disa si kabina alpine.

Idea eshte ketu, me 4 a 5 hotele qe jane hapur punesohen nje pjese e cunave banore, ne kete rast fshati eshte nja 25 shtepi gjithesej, ndaj punesimi ne hotele u ben mire. Tjetra qe me thonin banoret eshte qe kostot e jeteses i kane te uleta, sepse misrin, patatet, perimet i mbjellin vete, buken e bejne vete, bulmetin e kane nga lopet e tyre, mishin, vezet po ashtu - ndaj nuk u duhet shume "cash" per shpenzime ditore. Thene kjo, sigurisht ata nuk jetojne ne lux, por krahasuar me katunde ku nuk shkel askush, jane shume me mire.

Eshte mire te shkosh atje, per qetesine, ajrin, dhe shkeputjen nga stresi urban. Une jam pak i vonuar por ka tani plot organizime 3 - 4 ditore, kompletuar me guida per ecje, alpinizem, eksplorime shpellash etj. Hoteli ku ndenjem, ofron kushte shume te mira, shtreter komode, ngrohje qendrore, higjene te plote etj. Ushqimi tradicional i zones eshte i thjeshte, por pikerisht per keto shkohet qe te hash mish ne hell, kaçamak, bulmet te fresket, buke te pjekur minuta para se ta konsumosh, patate ne tava me djathe, uje mali, alkool te zones. Kostoja e nje dhome cift, me mengjesin eshte 4000 leke, rreth 34 dollare nata. Rruga eshte e asfaltuar deri ne destinacion dhe eshte ne gjendje te mire.

Te gjitha keto qe the i gjen ne veri te bashkise se Tiranes, dmth ne Shengjergj, dhe me kosto akoma dhe me te vogla.

Edhe per Shen Gjergjin kam degjuar fjale te mira. Kam pershtypjen se rruga s'ka shume qe eshte perfunduar, ndaj ka mbetur ne hije, por do shkoj ndonje nga keto fundjava. Nese ke rekomandim per ndonje hotel konkret, hudhe knej. Une ne Razem shkoja e dyta here, kesaj here tek "Kulla e arte" dhe ia vlente. Gjinari i Elbasanit po terheq ngadale ngadale gjithashtu me ato bujtinat qe jane bere aty.

Po ç'eshte kjo keshtu, nje foto dhe nje rresht. Keni hyre ne regjimin e kursimit keshtu. Nuk mund te vinit me shume foto nga ky fshat dhe me shume shpjegime smiley

•+*

Faleminderit Blend per kete postim. So ishte mire te kishte me teper reportazhe te tilla ne media sesa vetem inate, politike e vrasje. Me gjithe te keqiat (negativities) qe mund te kete nje vend, duhet gjithashtu promovuar edhe ana e mire, pasi njerezit jetojne dhe kerkojne per me mire. 

Aj, aj, aj, gafe e modhe Gaia qe mahesh edhe per moderne.

Njesoj si e mira dhe virtuti qe nuk prodhon art (dridhe bishtin madam Bovari, dridhe me teper se Ana Karenina), e mira gjithashtu nuk prodhon lajm.

 

Po krijohet nje lloj hibridi modern i/e cili ka nevoje per pozitivitet ne informacion, si edhe per ta mundesuar ne vendimarrje pa te futme. 

Bovari dhe Karenina e ulin shume pjacen dhe nuk e perfaqesojne femren. Me vjen keq. Ti sikur je proponent i dy-thelores, apo jo?

Un nuk proponoj, un vetem konstatoj me keqardhje proponimin hibrid dythelor negativitet-pozitivitet qe mundeson vendimarrje qe duken pa te futme sepse jane te futme me lezet, te futme te lubrifikuara.

 

Mos prit gje nga mediat, ato jane fletrrufe te biznesmeneve qe bejne pare me korrupsionin e tenderave dhe koncensioneve. Ama eshte vertet gjynah qe mungon nje info e centralizuar per turizmin shqiptar, dicka qe me shume pak kosto mund ta kishte organizuar shteti, gje per te cilen shteti tranzitomafioz s'e ka vrare trurin se s'del pare e madhe mafioze per shtetaret tane. Imagjino kur ne shqipet ne emigrim e kemi veshtire te gjejme info, sa te veshtire e kane te huajt. 

Nuk pres website cilesore nga turizmi artizanal sic eshte ne Shqiperi, por pse te mos kishte nje faqe interneti te sponsorizuar nga shteti ku te gjeje shpejt e shpejt shumicen e informacioneve te perditesuara per ofertat e ndryshme te turizmit ne Shqiperi? Eshte turp qe po te kerkosh ne internet me shume do gjesh info nga guidat e te huajve qe reklamojne nje nr celulari a nje emer lokali ku ata kane bujtur. Nje faqe cope-cope http://www.albania.al/ s'me hapet per momentin, ngaqe eshte, cope-cope si cdo gje "made in Albania" nga duart e mafiozeve qe administrojne asetet publike. 

Fatkeqesia e emigranteve si puna jone eshte "keq me fol, e keq mos me fol". Po kerkove nga vendlindja ate qe normalisht do ta kerkoje nga cdo vend tjeter te cilin e viziton si turist, quhesh tangerlliks ose pjatalares. Qeveristani nuk ka nuhatjen per potencialin ekonomik te reklamimit te kotij lloj turizmi edhe per emigrantet jo vetem per turistet e huaj. Nje pjese e mire e emigranteve shqiptare kur kthehen dhe kane krijuar familje psh, pervec qokave familiare, besoj se kerkon qe te beje edhe turizem te tille, pasi cmimet jane shume te leverdishme, krahasuar me vende te tjera, plus edhe femijet njihem me shume me vendlindjen e prinderve dhe gjysherve te tyre.  

E kisha fjalen qe ne jemi shqiptare, ne nje forum shqipfoles, dhe prap duhet te kerkojme (germo Tare) qe te gjejme dic info. Po i huaji? Pra ka nje kosto potenciale shume te madhe te humbur ne kete rast, per banoret dhe shtetin shqiptar, se i huaji qe s'gjen dot shume info per Shqiperine do hidhet ne nje vend tjeter te Ballkanit p.sh. dhe do i harxhoje ato paret aty.

Shteti me nje administrate 10 veta p.sh. do kishte mundesi te mirembante info te perditesuar per guidat, sherbimet, etj, se Shqiperia nje byce vend eshte, dhe i vinte te gjitha keto te dhena ne nje faqe interneti shqip, anglisht dhe ndonje gjuhe tjeter p.sh. Por s'ka interes korruptiv per mafioshtetaret, se ca lesh % do marren nga malsori a fushori qe ofron nje kale a hotel te vogel sherbimi? Keshtu qe se vret mendjen, sic s'e ka vrare shume mendjen ketu e cerek shekulli per faktin qe kushton me shtrenjt te fluturosh ne aeroportin e vetem te Shqiperise sesa ne aeroportet e vendeve fqinje. 

Per nje vend si Shqiperia, te varfer dhe pa perspektiva te qarta zhvillimi, por me natyre te bukur, turizmi do ishte nje menyre shume efikase per punesim e gjenerim te ardhurash, se s'ka shume kosto sot ne kohen e internetit ku turistat i gjejne te dhenat ne tastiere. Te vjen gjynah (per vendin) kur degjon jo vetem nga te huajt por dhe nga bashke shqip-emigrante qe harxhojne pare ne vendet e tjera te Ballkanit/Evropes per arsye si keto me siper.

Emigranti shkon per te pa familjen ,po qe per nature male fusha me lule pyje te gjelburuar e me lumenjte shko andej nga smoky mountains .parajse mbi toke kur te mos  kem njeri .po te njejten gje mund te deftejne ata qe jetojne ne italie France etj.

Shtepia ne foto duket e shpifur per natyren perreth.

...nuk osht faji i shtepise o byrazer joooo.Ka shume foto te bukura ky fashat por keta admin jane bo te gjithe si Edi Rama.Jane bo specialist per gjithcka, i kane mare vete te gjitha  ne dore dhe nuk i lejojne te tjeret te postojne ndonje fote te bukur.Po ja zvogelojne te drejtat anetareve cdo dite  deri edhe ; te drejten me postu ndonje foto ne "Pa Censure"  sic duket e din qe nje foto osht baraz me 1000 fjale.  hajde shoqeri civile hajde. turp.

Po dhe shume nga lart nuk po me duket , nje kjo , e dyta ,nuk ha diskutim , shpi e shemtut.

A e ka bo shpine mrena fushes se sportit ky miku apo po me bejne syte mu? smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).