Tre shqiptarë uarrestuan në Australi në dhjetor të vitit 2014 pasi në bashkëpunim me një shtetas të huaj vidhnin bankomatet. Shumë kohë ka kaluar qysh atëherë, por duket se një lajm "seksi" me shqiptarë hajdutë që bien në pranga është diçka të cilës "Panorama" s'i reziston dot. Fundja, mjaft që të shmangësh përmendjen e kohës, njërën nga pesë pyetjet bazë të gazetarisë, të njohur si "Kur?" dhe ngarja e vjetër bëhet lajm.

Panorama 2016: http://www.panorama.com.al/vidhnin-kasaf...

Viti 2014: http://www.ntnews.com.au/news/northern-t...

Vëzhguar nga bulkthi.

10 Komente

ca pret nga gazetat e sorrosit?//smiley

te ka zene rasti te shohesh te zihen dy zezake dhe njeri ta shaje tjetrin  ik ore zezaku i ,,,,,

E forte, une sapo po e lexoja kete lajm tek Panorama smiley kujtova se ishte i ketyre diteve smiley

po cfare flet? keta jane nje tufe idiotesh - perpara ca kohesh Panorama kish publikuar lajmin e stisur qe familjaret e Zuckerberg (facebook) kishin ndrequr koqet ne nje fshat te maqedonise nga nje shqiptar cudiberes. 

Ne fakt po mendoja perse ka rene media kaq poshte - se nuk paguajne. Koco Kokedhjeri p.sh. nuk i paguan ende me muaj punonjesit, ka disa firma qe bejne evazione fiskale me miliona dhe as e rruan fare. Por edhe interneti u prishi pune ketyre gjithashtu, se nuk i lexon njeri e mund te kepusin cfare te duan. 

Ne pergjithesi gazetat albaneze jane rrumpall. Gjen lajme te reja, te vjetra, marre nga burime te dyshimta. Nei llafe misesh, shoqeru me icik (ose shume simas hallit) lekure. Gjithmone gjen kombinime ca i tha Memetceu Veros, ky i fundit Kadrise, a Pilua vehtes. Eshte e qarte qe keto media nuk e nxjerrin vete "buken."

aman mos i shani se veçëm kto na kan met smiley

 

dhe fejsbuku NaltMadhnise

Te shash vesin s'do me thon qe do heqesh dore. smiley

Me kete qe kane bere, Panorama po i prish imazhin Shqiperise. Qe kur u kapen keta hajdutet ne Australi, shqiptaret neper bote jane bere qytetare model. Askush nuk vjedh me.

Keshtu qe ky lajm, vertete qe i perket nje kohe mjaft te shkuar.

Turp per Panoramen!

Per kontrast shqip-gazetarie, nje media e huaj (Vice) me nje video-reportazh prej vetem 13 minutash shpjegon turbullirat e fundit ne Kosove. Kemi hasur kushedi sa artikuj memece nga "mediat" e Tiranes te cilat japen vetem lajme copy & paste ose fjale kyce (Zajdenica) me detaje bombastike (Kurti hedh gaz lotsjelles) pa pike konteksti. Ti e lexon zhgaravinen e medias shqiptare po s'e ke haberin se c'ndodh, se c'eshte Zajdenica dhe me kryesorja pse po protestojne njerzit kaq shume aty. 

Pak a shume mungesa e kontekstit dhe pamjes se pergjithshme te lajmit ndodh edhe per lajmet qe zhvillohen tek bytha e gazetareve, ne qender te Tiranes (apo Facebook-ut politshqiptar)...artikujt e lajmeve jane shumica si batuta te shkeputura nga nje bisede lokali ne njeren prej ekspeditave te Pjerit. 

Bejne ndryshim mediat shqipfolese qe s'jane ne duart e kokelopave mafioze shqiptare, si p.sh. BIRN kohet e fundit, qofte me artikujt qe bejne vete, apo ato qe perzgjedhen nga mediat e tjera shqiptare, si ky i sotshmi per Tirane-Prishtine koincidence.

Deri ne Australi paskan vajtur per me vjedh. Ka ndonje shtet qe eshte i sigurt nga shqiptaret hajdute?smiley

Të abuzuara nga gangsterët, të mohuara nga familjet dhe të braktisura nga shteti, gratë që u trafikuan si skllave seksi përballen me betejën e vështirë të ndërtimit të një jetë të re.

 

Nga Lindita Çela

 

Zona përreth Place de I’Yser në Bruksel është vendi i punonjëseve shqiptare të seksit. Territori i tyre është vetëm pak kilometra larg nga sheshi qendror i qytetit, Grand Place, ku mijëra turistë derdhen çdo ditë.

Pasi pinë një kafe në lokalin aty pranë, rreth mesditës gratë fillojnë të presin në rrugë për klientë. Dhjetë minuta seks këtu kushtojnë jo më shumë se 50 euro.

Ja dhe nje gazete tjeter qe po prish imazhin e shqiptareve.

Turp per BIRN qe investigon.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).