Në bazë të analizës së riskut, bizneset do të kontrollohen për verifikimin e pagave të deklaruara, krahasimin me kompanitë e të njëjtit sektor, si dhe verifikimin me deklaratën vjetore individuale të të ardhurave.

Muaji i parë i këtij viti ka qenë shumë i zënë për tatimorët, që e nisën që në ditët e parë të 2016-s me kontrollet e inventareve të bizneseve. Tashmë radha u ka ardhur verifikimeve për pagat në sektorin privat, ku në bazë të analizës së riskut, bizneset do të kontrollohen për pagat e deklaruara, dhe krahasimin me kompanitë e të njëjtit sektor, si dhe verifikimin e pagave, duke i krahasuar me deklaratën vjetore individuale të të ardhurave.
Drejtoria e Tatimeve Tiranë i ka njoftuar bizneset se duke u bazuar në analizwn e vlerësimit të riskut mund të jenë objekt për verifikim në vend apo nga zyra nga administrata tatimore, bazuar në Ligjin Nr. 9920 datë 19.05.2008 “Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar”, Ligji Nr. 8438, Datë 28.12.1998 “ Për Tatimin mbi të Ardhurat” i ndryshuar, LIGJ Nr.9136, date 11.9.2003 “Për Mbledhjen e Kontributeve të Detyrueshme të Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore në Republikën e Shqipërisë” i Ndryshuar, si dhe Udhëzimin e Ministrit të Financave në zbatim të tij, lidhur me deklarimin e Pagave për punonjesit e tyre apo të vetëpunësuarit (Profesione të Lira).
Sipas njoftimit, Kriteret e përzgjedhjes së Tatimpaguesve për kontroll do të jenë :
Verifikimi i pagave të deklaruara me ato reale bazuar në informacione të marra nga palë të treta apo verifikimi në vend.
Verifikimi i pagave të deklaruara me ato të subjekte të tjera private apo publike të të njëjtit lloj aktiviteti apo të ngjashëm me to, të cilët kanë të punësuar punonjës me të njëjtin lloj profesioni.
Verifikimi i pagave të deklaruara me ato të deklaruara nga individet nga Deklarimi i deklaratës individuale vjetore e të ardhurave.

Evazioni nga pagat, ndër më të lartët
Deklarimi i pagave më i ulët se realja në sektorin privat është një nga burimet më të mëdha të evazionit në vend. Shqipëria mbledh të ardhura nga kontributet e sigurimeve shoqërore vetëm 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) ndërkohë që mesatarja rajonale është 10% e PBB-së, ndonëse vendi ynë ka ndër nivelet më të lartë të taksës së punës (15% që paguhet nga punëdhënësi dhe 11.2% nga punëmarrësi).
Edhe të hyrat nga tatimi mbi të ardhurat nga të punësuarit në sektorin privat, janë në vlerë absolute më të ulëta se ato nga punonjësit shtetërorë, ndonëse të punësuarit në biznes janë gati dyfishi i atyre në shtet.

Vite më parë (maj 2007) tatimet vendosën paga referencë për logaritjen e sigurimeve dhe tatimit mbi të ardhurat, por kjo referencë u hoq në qershor të vitit 2012, pasi kishte ndikuar negativisht në renditjen e Bankës Botërore, “Doing business”, duke u reflektuar si kosto shtesë për bizneset.
Sot, për shumë të punësuar në sektorin privat është e zakonshme të marrin një pjesë të pagës përmes bankës, dhe diferencën (e patatuar) cash në dorë.

9 Komente

Kjo eshte gje e mire dhe shyqyr qe ka filluar ky aksion. Vete fakti qe ne Shqiperi, Sigurimet Shoqerore, mbledhin shum pak te ardhura, tregon se eshte shum mbrapa ne regjistrimin real te pagave. Keto te ardhura te pakta, nga ku duhen paguar pensionistet dhe invalidet, jane nje grope e zeze ne ekonomine shqiptare. 

Thenia e vitit ( e di qe osht pak shpejt se s'ka dale Janari akoma) i perket deputetit te Lezhes Eduart Ndocaj (yeah, that one) , i cili me largpamesine dhe shqetesimin per hallet e vatanit qe e karakterizon, ka deklaruar : 

... Zogjte jane bere te vrasin veten, nuk kane me peme ku te rrine ( duke diskutu moratoriumin per prerjen e pyjeve ).

Me modesti, propozoj hapjen e tenderit per ngritjen e nji 24 hour suicide hotline per zogjte... e kllockes.

 

Ky problem eshte mese real, po pyetja qe shtrohet eshte si do verifikohet rroga qe puntoret marin me te vertete. 

Diten e rroges do tu zej prit tatimori dhe ka.me.u be kontroll nga çorapet, breket deri te astari i xhaketes. Bile drejtoria e tatimeve ka kohe qe ka nis nji program (pak a shume si ai qenve qe nuhasin drogen) per trajnimin e tatimore-zbuluesve te lekeve. I ve te flene ne dysheke me euro/leke/dollare, kllufin e jastikut ua qendisin me kartmonadha te ndryshme bile bile dhe ndonje sandwich apo hamburger ua mbeshtjellin me euro vetem e vetem qe ketyre t'iu mprehet nuhatja. Mbas gjasht muajsh trajnimi keta jane ne gjendje me.te thene emrat e gjithe atyre qe kane prek 20€ tend e jo te kene problem me ta gjet.

Vlonjato, nuk ka rendesi dhe nuk lejohet qe tatimori te kontrrolloje nga breket e xhepat, por ai me evidencat e bankes ne dore, pra te pages se punonjesve, i ballafaqon me evidencat e firmes, dhe lidhet edhe me sigurimet shoqerore per te pare se sa kontribute vijne per secilin punonjes.  Ne Shqiperi, ka me mijra punonjes qe nuk e dine se sa % kontribon pronari/firma per ta tek sigurimet shoqerore, sikunder dhe ka me mijra punonjes qe nuk kontribojne fare tek sigurimet shoqerore.  

Vallahi Pjero nuk me kishte shku mendja deri ketu! I madh je per bese si e zgjidhe kete punen e evazionit. Po e ke thene ti kaq here sa te ka rene goja po kush te degjon. Merrini keshillat nga tjetri falas se ka pare bote me sy dhe di nga keto pune! Jo- thone pordhacet e shqp(sidomos ai erjon braçe). Nuk kemi nevoje per mendje nga diaspora. Yyyyttttttt!

te thashe qe kte punen e kontrollit trupor e kishe degju gabim po s'ma vure veshin

Ça te them me Bredho. Kur ka te drejte ustai ka te.drejte! Nuk ke si t'ia mohosh!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).