Idè, idè, idè !

Një shoqatë e re me emrin “Lëviz Albania”, po ashtu edhe kryeministri i Albanisë, Edi Rama, (biles ky të shpërblen edhe me lekë, por un nuk e bëj për lekë), kanë ofruar nismën për cilindo qytetar shqiptar të japi idetë e tija në përmisimin e vendit dhe marrdhënieve njerzore. Si në çdo kohë dhe vend, dhënia e ideve vjen me pikatore, ndërsa zbrasja e kritikave vërshon si lumë i rrëmbyer. Ndaj deri tani kjo supë duket e ftohtë në vendin e shqipeve! Por megjithatë, unë do të jap disa idera të ndryshme.

Çdo gjë fillon nga Kushtetuta! Ndaj ideja e parë është për ndërtimin e një ligji themeltar më të plotë e më të saktë, pasi ky i tanishmi as lëvere nuk mund të quhet! Nuk përcakton qartë liritë, të drejtat dhe detyrat e qytetarve, nuk përcakton qartë marrdhëniet me tokën, me statusin fizik dhe juridik të kësaj të fundit, çfarë pengon investimet e shqiptarve dhe të huajve, nuk përcakton qartë detyrat dhe liritë e personave juridikë, si institucionet e ndryshme shtetërore dhe jo shtetërore.

Pas kësaj mund të flitet edhe për një ligj të saktë toke, ligj të saktë pronësie, (mos i ngatërroni dhe konfondoni këto të dyja!), një ligj të saktë mediash, informacioni, marrdhëniesh biznesi dhe tregëtie, etj. Kjo rregullon edhe planimetrinë e ndërtimeve të ardhme, të cilat juridiksohen qartë si në qytet dhe në fshat, duke mos patur mundësi më sejcili person civil dhe juridik të ndërtojë sipas qejfit, ku të dojë dhe si të dojë, panvarsisht se toka është e tij private, është shtetërore apo e një subjekti tjetër, apo është e huazuar ose e blerë. Ligje të tilla toke dhe pronësie juridiksojnë jo vetëm ndërtimet, jo vetëm shitblerjen, huazimin, trashëgiminë, madhësinë, por edhe përdorimin e tyre.

Përsa i përket ndërtimeve pa planimetri në Tiranë, të cilat –sipas mendimit të vetë qytetarve– e kanë prishur imazhin e bukur e të rregullt të kryeqytetit, e të cilat –po sipas këtij mendimi qytetar– vështirë të lëvizen prej vendit, përveçse me një luftë apo me një bombë atomike, duhet të ndalohen krejtësishst për vjetët e ardhëm, derisa të prezantohen plane rregullimi urbanistike, që marrin parasysh ndërtimet me sistem të së ardhmes! Përveç kësaj duhet të prishen dy godinat më të larta të ndërtuara (akoma të pambaruara mirë), ajo jo larg “ushtarit të panjohur” dhe ajo pranë “ish gjykatës së lartë”. Nëse do të jetë e mundur, të prishen edhe dy kishat, ajo katolike që ka zenë pjesë të “pallatit të pionerve”, dhe ajo ortodokse ngjitur me ministrinë e mbrojtjes. Gjithashtu të mos-lejohet ngritja e një xhamie tek lulishtja e rrugës së Elbasanit. Të treja fetë prezantohen afër qëndrës së Tiranës me ndërtesat aktuale që kanë e të cilat nuk u prishën as nga diktatura e lënë. Ky popull nuk është aq fetar sa ta bllokojë qendrën e kryeqytetit me tre ndërtesa të mëdha fetare, duke prishur krejt urbanistikën e tij të mëparme, që nuk ka parashikuar kurrë ndërtime të tilla të mëdha në ato vende.

Përsa i përket arkitekturës së ndërtesave fetare, që këto fe duan të ndërtojnë në të ardhmen në Shqipëri, duhet që arkitektura e tyre ti përgjigjet kohës moderne, dhe jo traditave mesjetare të huaja. Shembuj të tillë modernë të këtyre ndërtesave në botë ka plot. Dhe vendet e tyre nuk duhet të pushtojnë qendrat e qyteteve!

Ish pallati i pionierve të kthehet sërish në një qendër zbavitjesh dhe hobi të fëmijve, afërsisht siç ka qenë, në mos edhe më mirë!

Përsa i përket qendrës së Tiranës, ajo duhet të kthehet –të paktën për orët e mbasdites dhe të mbrëmjes– në një qendër pedonale tërësisht. Për këtë duhet të hapet një tunel nga fillimi i rrugës së Dibrës e deri tek ish reklamat e kinemave. Një tynel tjetër nga busti i Avni Rustemit tek pazari i ri e deri tek fillimi i rrugës së Kavajes. Si dhe një tunel tek unaza nën bulevard, që shëtitorët e mbrëmjes të mos pengohen nga makinat. Të tilla tynele në qendrat e qyteteve janë diçka normale.

Vendi prapa pallatit të Kulturës mund të bëhet çfardo! Bie fjala një qendër fëmijësh të moshave 7 deri 14 vjeç, për kulturën, disa lloj sportesh, hobi, shkencash, etj.. Por mund të bëhet edhe një qëndër kulture dhe shkecash për të rinjtë. Në rastin më të keq mund të bëhet edhe një qendër urbanesh të rretheve dhe atyre që udhëtojnë jashtë, (siç ka propozuar ndokush), ndonëse një qendër e tillë duhet të jetë më mirë pranë stacionit të ri të trenit në veri-perëndim të Tiranës.

Idè tjetër ka të bëjë me oraret e munguara në dyqanet private të shqiptarve; ligji për këto ekziston, ndaj ato duhet të jenë në çdo derë dyqani. Përse nuk vendosen? Po kështu për cilëndo derë institucioni, organi, shoqate, etj. duhen oraret tek dera. Dhe këto orare duhet të zbatohen, në të kundërt duhet të veprojë ligji.

Çdo institucion, organ, shoqatë, etj., duhet të prezantohet në librin e adresave ose në internet me adresën dhe numrin e telefonit, në mënyrë që të jetë e arrirë lehtësisht për cilindo qytetar.

Ka vite që nuk po i ndjehet era dhe nuk po i duken gjurmët fletores zyrtare, e cila edhe në kohën e diktaturës ishte e arrirë për cilindo njeri në bibliotekat kryesore të vendit. Kopje të saj duhet të jenë të lira për tu parë dhe lexuar në çdo sallë biblioteke rrethesh; kështu qytetarët në përgjithsi dhe gazetarët në veçanti kanë lehtësinë të njihen me të gjitha ndryshimet ligjore, me të gjitha rastet e heqjes dhe marrjes së shtetësisë shqiptare, etj. çështje.

Shqipëria ka gjithashtu nevojë për një parlament të ri e dinjitoz, mundësisht jo në Tiranë. Mendoj se një vepër e tillë i shkon edhe historikisht qytetit të Lezhës, ndryshe Lisus, ku mblidheshin qysh në kohët antike prijsat për marrveshje të ndryshme, sipas një zakoni të lashtë që e tregon dhe emri i vetë qytetit, Lisus=Lisi (sipas një autori shqiptar), pema ku mblidheshin burrat qysh në kohët antike për të vendosur për diçka.

Shqipëria ka nevojë edhe për një ndërtesë të re Gjykate të Lartë (ndryshe: Kushtetuese), edhe kjo në një rreth tjetër, jo në Tiranë. Në Tiranë mjafton të jetë pushteti ekzekutiv. Kështu ruhet edhe fizikisht jo vetëm panvarsia e pushteteve, duke u shpërndarë kjo superstrukturë në të gjithë territorin shqiptar, por edhe thellohet karakteri demokratik i shoqërisë dhe shtetit. Përveç kësaj, kjo strukturë e shpërndarë pushtetesh ndikon sado pak edhe në shpërndarjen uniforme të ekonomisë shqiptare dhe vënien në lëvizje të barabartë të kësaj të fundit. Kështu diznivelizohet deri diku dasia ekonomiko-shoqërore-kulturore e vendit, pasi vetvetiu kjo shpërndarje pushtetesh shpërndan edhe arsimin, kulturën, bizneset, sportet, shkencën, etj., në të gjithë vendin. Pra këto pushtete, ekzekutivi, legjislativi dhe parlamentari bëhen në rrethet e tyre si një magnet për shumë e shumë subjekte të tjera, si ato të kulturës, sporteve, shkencës, biznesit, etj.. Kjo lloj praktike nuk është e panjohur në botë, ndonëse relativisht e re.

Ky vend ka nevojë për një sistem të thjeshtë taksash, ku kjo e fundit të jetë afërsisht në një rritje progesionale gjeometrike me rritjen e progresionit arithmetik të pagës apo fitimit. P.sh. një njeri që fiton 100 euro paguan bie fjala 1% (1 euro), një njeri që fiton 200 euro paguan 2% (4 euro), e kështu në vazhdim: 400 euro = 6% (24 euro), 800 euro ≈ 12 % (96 euro), 1000 euro ≈ 14% (140 €), 2000 euro ≈ 20% (400 euro), 3000 € ≈ 25% (750 euro taksë), 4000 euro fitim ≈ 28% (1120 euro), e kështu në vazhdim afërsisht; sa për ide kjo, por jo se kjo skemë duhet kopjuar fiks me këto shifra.

Shqipëria është një vend i pazhvilluar akoma në shumë drejtime, kështu ka vend për punë dhe investime kudo. Por në punimet dhe investimet e ardhme nuk duhen lejuar më të tilla vepra, që nuk marrin parasysh disa kritire të reja e të njohura sot, si parkimet, sheshet e fëmijve, impiantet e jashtqitjeve njerzore, (të cilat sot zbrazen akoma në përrenj e lumenj të vendit, duke përfunduar akoma në det), e disa funksione të tjera ndihmse, si qendrat mjeksore, dyqane, etj.

Për t’mos u zgjatur, po e mbyll duke kujtuar se nuk do të ishte keq organizimi i ditës së hapur një herë në vit për qytetarët nga çdo institucion, organ, qendër kulture, tregëtare, shoqata, etj., ku do të tregohet puna e këtyre institucioneve, etj., si dhe do të merren nga qytetarët pyetjet, sugjerimet dhe kritikat e tyre.

Idètë dhe sugjerimet për “çingërima” më të vogla, nuk kanë të sosur, por këto i lemë për hera të tjera. Mendoj se zbatimi i shumë prej tyre, në këtë gjëndje që është sot ky vend i okupuar, degraduar, përdhunuar nga vetë shqiptarët dhe shumë forca të huaja, është gati i pamundur! Dhe vetëm me një diktaturë 10 vjeçare mund të bëheshin realitet, gjë të cilës duhet ti ruhemi për hir të fëmijve tanë dhe brezave të ardhëm! 

43 Komente

Përsa i përket ndërtimeve pa planimetri në Tiranë, të cilat –sipas mendimit të vetë qytetarve– e kanë prishur imazhin e bukur e të rregullt të kryeqytetit, e të cilat –po sipas këtij mendimi qytetar– vështirë të lëvizen prej vendit, përveçse me një luftë apo me një bombë atomike, duhet të ndalohen krejtësishst për vjetët e ardhëm, derisa të prezantohen plane rregullimi urbanistike, që marrin parasysh ndërtimet me sistem të së ardhmes! 

Kush nuk enderron te kete nje ndertese te larte 'ekstravagante'?! Ne Shqiperi eshte realitet, mundesi e barabarte per çdo qytetar a fshatar qe e shfrytezon. Kjo edhe fale ndihmes modeste dhe te padiskutueshme te bashkise se Tiranes dhe te kryebashkiakeve te kohes ngambrapamoderne.

Po "Leviz Shqiperi" eshte zene si variant?

Po "Leviz Shqiperi" eshte zene si

variant?

smiley  po leviz si e paskan shkruajtur shqip??  moove, moove or dreq nga baltasmiley se u futem ne pedonalen e lungomares

Autori nga Gjermania, qe duket qe ka nje fare studimi, nuk e di se shum nga idete aty, i kam hedhur une me vite, te pakten 10-20 vjet perpara. Shqiperia nuk vuan nga ide se si duhet bere kjo rruge apo shesh, por se si duhet ngritur ekonomia, si duhet forcuar ekonomia, dhe per kete gje une kam folur po para 10-20 vjetesh, mirpo autori siç duket nuk e njeh librin ' Vizione te Qarta ' , liber ku ka ide dhe vizione per prosperitetin e Shqiperise. 

Gjith puna eshte tek reformat, cilat reforma duhen bere ne fillim. E para qe duhej te ishte filluar, ishte Reforma Sociale, ku jo vetem zhduk varferine, por i jep edhe impuls ekonomise shqiptare. Kjo reforme shuan/sfumon edhe pabarazite dhe babezitjen e njerzeve. 

Autori dhe ajo shoqata 'Leviz Albania' , qe nuk e kisha nigju noi here, do benin mire ti jepnin Palloshit, kete intervisten time me antaret e Peshkut. 

http://www.peshkupauje.com/2014/12/inter...

Ndersa pergjigjja ime eshte:

I like to move it move it, 

I like to... move it. 

Physically fit, physically fit.... smiley

Ndoshta jane jane grup i studenteve te ekselences (di njeri te ma shpjegoje kete togfjaleshin "studente te ekselences?&quotsmiley

Ore djema, ku eshte ky mendjemadhi qe sjell artikuj dhe nuk merr pjese ne diskutim. 

Pjer, pse e ke marre kaq inat? Me duket se po te vjen zili ngaqe ka edhe dikush tjeter ide e jo vec ti te VQ-se.

Gjembi i dashur, po ç'a zilie ti kem une ketij te mjeri, kur une jam me emrin tim, kur idete e mia (jo te gjitha) po zbatohen ne Shqiperi dhe vende te tjera. Idete e tija ishin shume siperfaqesore, dhe te krahasohem une me te, eshte turp per mua, eshte si te krahasosh nje llamb 1000 watshe me nje poç 6 watsh. 

Nga c'krahine e Shqiperise e ka prejardhjen mbiemri Thomas ? Edhe emer Pjer nga brezi jone nuk kam nigju nai here. Sot ene mund te kete. Aaaa, po i shtove nji dh mrapa, ndrysho puna. smiley Leji mer Pjer robt rehat. Ti e merr shume seriozisht ket mexhlis. Nuk pjerdh njeri ne Shqipri per idete e Peshkut, e ke te saldume. Tjetri bo qejf me qefin e vet... ti pse do me bo qejf me qejfin e qetrit ?

...vet the qe jam me emrin tim ...

Qemolo, ja po e lej, nuk po e ndihmoj me kritika fryt-dhenese,  por a ia vlen te komentosh nje artikull qe vete autori nuk begenis te te pergjigjet. Kjo eshte pyetje 1-milionçe smiley Pergjigju te lutem. 

Qemolo, ja po e lej, nuk po e ndihmoj me kritika fryt-dhenese,  por a ia vlen te komentosh nje artikull qe vete autori nuk begenis te te pergjigjet. Kjo eshte pyetje 1-milionçe smiley Pergjigju te lutem. 

Jo.

I fitove 1 miljone nga Pjer Thomas (qe prape s'po na e thone cfare lloj mbiemri eshte ai).

Jo.

Pjero, pytje serioze : A ia vle me u vizitu Brukseli per nji dite ( side trip) ne qershor, apo vetem ca terrorista dhe ate dobicin qe pshurr gjithe diten ka ? 

Pergjigju te lutem.

Mendoj qe ia vlen Qemolo, se ka parqe te ndryshme, parku i Mbretit, Atomium, Seline e EU, etj. 

megjithemend pjer, edhe une e kam vene re qe i je qepur KM si skenderbeu turqve.

Ca te ka bere qe e ke marre kaq inat, duke pasur parasysh qe ti zakonisht do ta mbash mire me te gjithe ketu?

Pse u dashka te marre pjese ne diskutim? eshte me deshire. jo me detyrim si buka e misrit.

rolandb, eshte nje rregull ketu, qe kush sjell nje artikull, nje tregim, nje shkrim, ti begenisi komentatoret, thjesht per respekt qe po lexojne dhe komentojne shkrimin e tij. Une nuk ia jam qepur ketij antari megalloman te ri, por po e kujtoj vazhdimisht kete hund-perpjete, qe eshte ne nderin e tij, te marri pjese ne shkrimet qe sjell. Eshte ofendim, kur nuk merr pjese ne krijesen tende, odendim per vet autorin dhe pjesmarrsit, mirpo megallomania siç duket ia ka erresuar syte e mendjes ketij. 

Siç e kam thon gjithmon, kritika shoqerore, eshte medikamenti me i mire. 

O pjero ta kam be disa here pyetjen por dhe ti nuk ke begenisur. Thuje mor burre cfare problemi ke me KM se sa here qe poston ai ti vetem vrer nxjerr. Paske qene i hidhur fare mer!!!

Vlonjato, ti si duket nuk i kontrrollon pyetje-pergjigjet. S'ke faj, klim e ftohte ne Kanada. Lexoi pergjigjet ketu siper drejtuar dy komentatorve qe paraqesin te njejta pretendime. Te rikujtosh nje autor, apo edhe ta kritikosh, me duket se e ndihmon. 

Pjero ti vetem nxorre pretekse. Ti nuk u pergjigje por bere dogmatikun. Dhe kjo pjer ne makro-ekonomi do te thote as me shume.e as me.pak varferi vizioni. Ndersa ne mikro-ekonomi mungese e theksuar argumenti. Zoteri nuk ke pse behesh xheloz per idete e reja qe sjell ketu nje personazh i shquar si KM. Ti po t'ia kishe lexuar librat nuk do te guxoje ti zije emrin me goje e jo ke ta pyesje. Po kshu eshte kur libri i vetem qe ke lexuar eshte libri qe ke bere vete (liber qe mendoj se ka dale jashte mode tashme). Nejse PtH, me.shume.modesti dhe me.pak krenari.

Pjero, kshu ia ka bo dhe Engelsit ky, ia qerri idete, e dilte klasiku i pare. 

Dita e 4 qe eshte sjell artikulli, ose dita e 3 qe jane futur komentatoret ta komentojne, dhe autori Karl Marks, nuk begenis, nuk respekton tribunen e diskutimit. Lind automatikisht pyetja;  Po pse i sjell, per ç'arsye. 

Nga hulumtimi qe çdo njeri mund te beje, rezulton se organizata ' Leviz Albania ' , nuk eshte organizate qe mbledh ide, por nje grup njerzish te financuar nga ambasada zviceriane, nje fare OJF qe jeton nga donacionet e zvicres dhe ndonje tjetri qe ka deshire ti mbaje me buke. 

http://www.levizalbania.al/slideshow_ite...

Nga hulumtimet e metejshme qe çdo njeri mund te beje, rezulton se Palloshi, nuk i ka bo ftese Karl Marksit tone ketu, dhe biles asnjerit prej nesh ketu pjesmarres. Kontrrolloni sitin e Kryeministrise. 

Me vjen keq qe adminet, na harxhojne kohen kot me budalliqet e Karl Marksit. 

Pa lidhje me temen apo ankesat e Pjerit per Karl Marksin: viti 2016 dhe ende ne Shqiperi nuk eshte (ri)vendosur sistemi i adresave. Mora shkas nga adresa e LevizAlbanie:

LëvizAlbania
Rr. Bardhok Biba
Godina 12 kate -
Mbrapa Hotel Tiranes
Nd. Trema, Hyrja B,
Kati 9, Ap. 25
Tiranë, Shqipëri

Sigurisht fajin e kane emigrantet.

A çma kujtove nje incident timin ne nje pike westernunion ne gjermani desh me lane pa leke se lagja ku banoja skish as emer e as nr shtepie. U bona pishmon qe sja futa kot por spinte uje mo. Mu desh nje garantor qe te terhiqja leket.

E dashur, mos kliko tek adresa por tek; çfar bejne, si e pse jane krijuar. Pra nuk jane krijuar ashtu siç kujton Karl Marksi. 

Kushdo te kete qene, te shkretin Bardhok do ta kene tallur keq ne shkolle me ate mbiemer. smiley

Ky artikull dhe komentet jashte temes se artikullit, me duket se tregojne mjaft mire se ky popull vuan vete per mend e kokes, pasi edhe kur kryeministri i vendit, edhe kur nje organizate e caktuar, ftojne qytetaret per te dhene mendime mbi zhvillimin e vendit dhe shoqerise, keta komentues (pjese e qytetarve shqiptare) NUK JAPIN AS EDHE NJE MENDIM PER KETE ZHVILLIM, por merren me muhabete koti cic-mic!!!!!!! 

Karl Mark, shyqyr qe erdhe ne tryezen e burrave. Pikesepari, a mund te na tregosh se;

1) Kur Palloshi i ka ftuar qytetaret te japin mendimin e tyre. Ke ndonje link, ose ne mungese te saj, ndonje te dhene, kur e ka thene, kur i ka ftuar, noi gazete a flet per kete gje, qe ta verifikojme. 

2) Organizata " Leviz Albania " , nuk ishte noi organizate qe ftonte qytetaret per te dhene noi ide, por nje grup njerzish qe e kishin rregulluar me ambasaden e Zvicres per noi donacion, per te mos thene se ishin krijuar nga ata. Ku e ke konkretisht, shprehjen qe ata kerkonin mendime, ide, a mund te na i sjellesh (beje kopiren, pastaj paste/plaken) nese ekziston. 

Tema jote, ne fakt nuk do kishte as edhe 1 koment, por shyqyr qe i dhashe une pak kolpo smiley 

Qe ta mos perserisim gjithmon, duku dhe pergjigjiu pyetjeve qe shtrohen, se eshte ne nderin tend (dhe kujdo qe sjell artikuj) pergjigjia qe jep. 

KM, ne lidhje me.shperndarjen e inst. ne rang vendi ke njefare te drejte. Psh. GjK shume mire mund te jete ne nje qytet tjeter sikurse dhe gjykata te tjera, apo instit. te tjera dytesore te rendesishme si INSTAT, ISHP,  ISSH etj. Keto shume mire mund te ndikonin ne ekonomine lokale njekohesisht  mbanin dhe njefare distance fizike si fillim dhe psikologjike me vone ndaj influecave te ndryshme. Ndersa per parlamentin apo dhe qeverine (ministrite) nuk mund ti ndash pasi te dyja keto institucione bashkepunojne ne menyre te perditshme. Nuk mund ti thuash x ministri mbledhjen e qeverise e ke me.tirane ne oren 10/ dhe interpelancen ne oren 12 ne Lezhe dhe pastaj te vish prape ne Tirane pasi ke takime.pune apo mbledhje institucioni per te drejtuar.

Ku osht ai Pjeri kur duhet, mer amon. O Pjerooooooo ... hajd mer se ka ardh ai miku jot .

i nderuar karl, une e disa te tjere e kemi hardiskun tumllas me vizione te kthjelleta, ne se do te keni fatin dhe ju ta lexoni vepren, c'do ide/vizion tjeter, do ju duket i tepert.     http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2012/0...

Kurre s'e kisha pare Pjerin te axhituar...Pjer dukesh sikur je gati per ndeshje boxi.

nuk eshte axhitosur

Akuarina, nuk e di se thuhet; açetuar smiley dhe eshte gjendja kur flet jo vetem i nevrikosur (gje qe me mungonte ne ato çaste) por dhe perçart, kodra pas bregut smiley 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).