Të shkëputura nga një intervistë e dhënë për një televizion, thëniet e mëposhtme, sado t’i justifikosh si të shkëputura nga konteksti, të trishtojnë. Në vetëm pak muaj, dikush që mban celesat e Tiranës ose ne terma bashkekohore, Qytetari i Pare i Tiranes, tregon nje boshtësi të frikshme, me mungesë respekti minimal ndaj qytetarëve, dhe papërgjegjshmëri për pushtetin që ushtron.  Banalitetit nuk i bën dot shpjegim te gjate. Njerezit jane te lodhur me shume gjera, po kur tallen ne kete menyre, eshte e veshtire t'i anashkalosh. Qytetare me bon sense shqetesohen pse s'ka trotuare, apo makinat parkohen ne trotuare qe kane dekada pa u rregulluar. Cfare mund te presesh, kur vizioni percohet ne theniet e meposhteme, te derdhura si rruaza nga goje e ndritur kryebashkiake. Si mos te behesh me zor DERR.    

 

I Papërgjegjshmi që nuk burrërohet dot.

 “Në këtë qytet, pas çdo pusete fshihet një interes. Çdo ditë bëj disa armiq dhe telefoni nuk më pushon nga kërkesat për ndërhyrje”.

Shënim: Pse nuk denoncohen keto raste ne prokurori dhe te ndiqet rruga ligjore, pa patur nevoje te shitet parimori? Kush i aprovon lejet e ndertimit dhe restaurimeve? Kujt i jepen keto leje? Apo ato jane puseta pa interes. 

Ai u përgjigj edhe për shprehjen e përdorur ndaj djalit që ngjiste njoftime në pemë në sy të Veliajt. “Nëse e kam fyer djalin e vogël kur i thashë o njish, o grup, i kërkoj falje publike. Por e trajtova si shok”.

Shënim: Nuk e di ku e gjen të drejtën të konsiderosh shok një person në moshë minore dhe të panjohur, ku më të madhin në moshe djali i vogël e shikon si një të rritur që tallet me të. 

 

Dilentantizem delirant

“Kur më krahasoni me Ramën, më keni bërë komplimet! Ai kryebashkiaku më i mirë i të gjitha kohërave! Publiku apo Zoti një herë të jep mundësinë të bësh dicka. Do lë gjurmë në këtë qytet. Do bëj çfarë nuk është bërë këto 25 vjet!”

Shënim: Ose duhet pranuar që Kryeministri ka qenë Kryebashkiaku më i mirë ose jo. Nuk mund të bësh më tepër gjersa KM paska qenë më i miri.

“Nuk jam supersticioz, por hyra në bashki me këmbën e djathtë. Nuk synoj të bëhem kryeministër. Dua të vazhdoj projektet që kam nisur, sepse 4 vite nuk mjaftojnë për t`i përfunduar të gjitha. Edhe Rama më ka thënë se puna si kryebashkiak është më e bukur se ajo e kryeministrit”.

Shënim: Nuk....por...Tata më tha mue....

Teksa punën si kryebashkiak, e ka krahasuar “si telenovelë turke”.  “Me 1500 seri aq sa dite ka mandati, intriga, dashuri, tradhëti, poshtërsi të vogla. Asnjëherë se di çfarë të pret në serinë e rradhës”.

Shënim: Një KB zgjidhet për t'i dhënë drejtim gjërave, jo të lozë telenovela. Se aktoret janë përzgjedh nga vete shefi i madh, jo për gjë. Dmth intrigantët janë të të njëjtit format. Edhe, shefin e madh e nxjerr bllof.

 

Në agoni me veten

“Nuk kam më jetë private. Në 2016 i premtoj Ajolës se do të kaloj më shumë kohë me të. Mami dhe Ajola mërziten shumë nga ato që dëgjojnë dhe shohin në media. Por unë kam vendosur të mos u`a kthej njësoj derrave, se bie në nivelin e tyre”.

Shënim: Askujt, pervec ndoshta rrethit të ngushtë familiar, don të dijë sesi ndjehet nëna/mami dhe gruaja. Secili ka hallet e veta, i duhet të përballojë jetën dhe bejë kompromis me jetën private. Nëse qenka kaq e bezdisur kjo detyrë dhe e vështirë, deri sa influencon bërthamën e familjes, atëherë nuk e bën dot atë punë. 

 

42 Komente

Erioni eshte produkt i Sorosit... mos u cudit nqse behet KM nje dite si pjese e planit New World Order

Nuk ka  asgje jo  normale dhe banale ne keto thenie,  edhe jashte konteksit.di te reklamoje por dhe di te punoje.Ben dhe therrime kur ha.Merruni me therrimet.

"Mos i shih Gunen, por shihi punen" ----Populli.

Gaia per mendimin tim po merresh me "cingla mingla" , gjera qe nuk ngren pesh , jo po pse i tha ashtu dhe nuk i tha keshtu,

Duke pare historine 25 vjecare te KB te Tiranes. Ky nuk duket keq.(mendimi im). Sepse i thone "Sipas Vendit dhe Kuvendi" qe te mos biem ne : "Se NY zotrie" "Se Toronto zotrie" etj. etj.

Erioni eshte figure! E dini ju se çfare ben ai me pensionin e mamase? Ben çudira mo! Ben dasem ne kalane e gjirokastres me 400 te ftuar dhe me orkester! Çudira mo çudira!

Lum si ata qe jetojne ne Shqiperi smiley te ndigjojne gallatat e politikanve. Me vjen mire qe Gaia paska njohuri me shume se ne se ç'behet ne Tirane. Per deklaratat e politikanit te ri dhe kurajoz Erion Veliaj, ne fakt ka patur shum verejtje dhe habi, si duket kane kontradikta ndoshta. 

" Mami dhe Ajola merziten shume nga ato qe shohin dhe degjojne ne media "

smiley

Me shume yrysh e ka marre kete punen e kryebashkiakut, nderkohe qe nuk duhet ti jape kaq rendesi vetes por te kuptoje qe nuk ka dale ala nga stadi i te qenit kollodok traktori, dhe jo per faj te tij
Punet e Mira behen me qetesi dhe dashuri

Rrofsh Agrono per kete link, se nepermjet saj zbulova nje artikull interesant te Rexhep Mejdanit. 

http://www.panorama.com.al/ndikimi-negat...

Po te isha qeveritar, do e kisha marre per keshilltar/advizor kete njeri. Me ka pelqyer gjithmon me artikujt e tij. 

s'jam fans i madh i erionkes po ky shkrim mi vodhi 4 minuta jete ... budalliqe 

ky esht nji nga vulat e njoma te shefit.

e thata kuptohet esht iliri yn

Tirona nuk rregullohet kollaj, se secili bashkiak i le dopjo gjashten, bashkiakut te rdhes Te gjithe bojne ndonje gje per te ndryshuar vetem imazhin por nje ashtu eshte.Tiirona nje moot i modh . Me perpara vinte era trandafila ! 

Ndryshimi i madh u be ne 2007, dhe qysh prej atij viti asgje nuk ka ndryshuar, me keq po behet, me trotuare te prishur, me plera, me tym, me dyqane fuuriqesh, me furra buka, , dhe farmaci ne cdo 100 metra, me sherbime te dobta publike, me radha pensionistesh, ( qe i rafte i mortje te gjithe bashkiakve, se po na torturojne pleqte tane qe rrine ne radhe per te marr pensionet, per te paguar nje fature, per te marr nje ilac falas, ect ) Keshtu qe une do te thosha, (  do te mebeshtja ) thenien e Fuges, qe Tirana eshte nje hale e madhe  me sherbime haleje ndaj qytetarit te ndershem  qytetar !  !   dhe  qe nuk ngjan me nje qytet metropolit por me nje  mejhane, ku vje era byrek, tym dhe po te rasti te kalosh anash lanes te thithesh edhe ajrin e shurres .. se gjithe qytetit ! Qytet me njeres pa kulture, nje kom turisti nuk e gjen ne rruge te tirones ! Mush me katunar te kthy ne qytetar, qe bojne shurren ne trotuare , qe rrine ne kafe 5 ore, qe merren me politike copa mishi qe i perdorin politikanet ! 

 

Lule te bukura ka pas Titona ! se tani ska mo ! 

“Kur më krahasoni me Ramën, më keni bërë komplimet! Ai kryebashkiaku më i mirë i të gjitha kohërave!

Edhe Rama me ka thene se..

dikur ishte shoku enver me keshillat e tij te cmuara nashi eshte Rama.shpresoj qe ku te kete perfitime te medha si kompesim I te berit te vetes gazi I botes.

ever heard of the Supreme Leader?

yeap , i've also heard of the Dear Leader.smiley

ne note me serioze aston martin po konsideron Maqedonine , Shqiperise i rrofte  KM seksi flamboyant e "cun tirone'' qe po i mahnit te gjithe me keltyren e  felle e mendjen e tij fort te ndritur.

Aston Martin is currently considering new plant options and according to a new report Macedonia is among them.

Reuters is reporting that the former Yugoslav republic is a recent and late contender having been previously ruled out. Citing “two sources familiar with the matter”, the site also says Macedonia made one bid that was rejected but later it came back with a stronger bid and is back in the game.

Aston Martin started negotiations with a list of 19 possible locations, which was reduced to two British sites, one in the U.S. state of Alabama, and a Middle Eastern location.

An unnamed senior government official from Skopje told Reuters that “we have made a good offer,” without elaborating. A final decision is expected in the coming weeks...

 

 

do kete kerku me pak ai Gimi maqedons. Ky i joni mund te beje dicka vetem te 7%-i

"Gjithmone e me teper njerez po shesin makinat per te levizur me bicikleta"

-E.V. i lumtur ne qytetin e tij te lumtur.

Erioni nuk eshte as 50 vjec, as eshte shkolluar ne kohen e Enverit dhe as nuk ka ndonje pervoje ne administrim publik, por te pakten eshte i ri, i paperlyer ne afera, me deshire per te bere mire. Lereni te punoje njehere, te beje dicka, askush s'ka lindur i ditur. Me mire ai se sa ata ujqit e regjur qe e gjuajne lepurin me qerre. Te rrish me laps ne dore e te gjuash cfare thote ai neper intervista per te kapur gabime nuk me duket se ndihmon gje.

Keto shenimet shenojne nje nivel te ri te ulet per Gaian ne peshk. Thjesht nje obzervim ,dhe aspak dashakeq.

Erion patetiku nga ana tjeter besoj se ka perdor Microsoft projects, Smartsheet Project 
Management, ose Prim P6. Kaq duhet Ero! Afisho projektet ne faqen zyrtare, me data fillimi e mbarimi dhe lere popllin te mase eficencen e progresin. Edhe vetes i bo nder; sa rri e keput kopace me gazetare, shko e shpenzo kohe me Ajolen. Dikush duhet, e do ta bente fundja. Te uroj te kesh fat ndryshe nga 99% e politikaneve ne ket drejtim.

Padiskutim qe do ulet niveli. Per here te pare kur e dergova tek redaksia ketu ishin vetem "theniet" pa shenime, tip No Comment, nje rubrike qe peshku ne fakt duhet ta hapi. Po nganjehere, duhet edhe "to break down" injorancen, se po te vesh re ndodh edhe qe nuk ju ben me pershtypje njerezve. Sic thua, nje i ri qe do te beje karriere ne politike i cik me ndryshe dhe per te patur kredibilitet, ben te pakten gjysmen e atyre qe ti permend ne paragrafin e dyte, keshtu i mbyllet goja gam-gamsave (ku perfshi edhe veten). 

Ke qene ne Lidhje te shkrimtareve para '90? Me duket se i kam lexu te Drita kritikat e tua...

Ti mbase ke degjuar qe Berisha i ka thene Erionit ne parlament qe:  ti nuk je burre sepse ta quajten gruan kurve dhe nuk kundershtove.

Te trishtohej Erioni apo t'ja merrte gazit?

Po te isha une ne vend te tij do e kisha sha me liber shpie Berishen, nga gruja, goca, mbesa e pragu i deres  ndersa Erioni ka zgjedh te thote qe nena dhe gruaja i merziten kur degjojne te tilla gjera.

Ti cdo beje se jam shume kurioz.

Si tha, sa te jem kryetar, s'bo vaki. Mas dy diteve e rriti buleten mbi 30%. Policia bashkiake gjymo nei katnar a xhaje tu shit nei hudher a dahon. 

Zotri, eshte rrit cmimi i naftes kudo

A e takoi SK1KQ BB ne majemi o Fiqo? Ndonje keshille per bojen e foxboros mbase?

Ky i ka ne rregull punet: 2015+4+4 = 2023

Rama: 2013+4+4+4 = 2025

i bika qe mandarin e trete Rama ta lere ne mes. Ne 2023. Fiks si Tony Blair me Gordon Brown.

Si puqen gjerat mor aman

Kritika e vetme qe kam per Gaien eshte qe tregohet i/e bute me Erionin duke mos cituar idiotizma te tij ne rang me idiot se ç'citohet ketu. Me vjen ne mend ajo"s'martohem me kusheriren" si distancim grandioz nga fisi malok Berisha apo kur deklaronte qe shqiptaret te cilet emigrojne per azil vijne nga zona elektorale te PD-se. Kjo e fundit kontradikton dhe konteston seriozisht per nga budallalleku shefin e tij kur thoshte qe jane emigrante nga Greqia. 

 

Modern marvels.smiley keto ura ushtria i ka pas ne inventar qysh ne kohe te dulle djegesit .mbaj mend xhenio ndertoi nje brenda dites .

Ky shkrim shenon nje pike tjeter (akoma me) te ulet te politikes editoriale te Peshkut Pa Uje. smiley

Ajo ankesa qe ku e gjen te drejten KBT-ja t'i thote "shok" nje minoreni ishte ankesa qe edhe mua mu duk se kjo e kishte kapur esencen e Ankeses sone Kombetare - pse nuk shkojne punet mire ne vendin tone. 

Ashtu si Ed Rama qe nuk na skjaroi kurre se me cfare paresh i coi zografiat ne Gjermani, edhe ky Veliaj e meriton plumbin mu ne balle per keto tmerre te rreshtuara ketu me kaq elokuence te ftohte nga shkruesja. 

Nejse...

Une kisha nje pyetje:a do kemi mundesi tani se shpejti qe te mesojme ndonje gje per punet qe ky cuni ka bere ne Teromen teme te dashun? 

A ka ngel ndonji "analist" ne Shqipni qe e ka akoma aftesine me e xhvesh per dhjete minuta zhgunin e cinizmit e sarkazmes ne menyre qe te na japi neve kurbetlive nje tablo realiste te puneve qe ka bo ky cuni i ri? 

Falemnerit Peshku po e gjetet e na e sollet.

Nuk ka se ci ben Tiranes as Erjoni as kushdo qe te vije ne vend te tij.pse ? se duhet te vihet buldozeri te rrafshoje 90% te qytetit e ta ndertoje nga e para si qender banimi me parqe , rruge te gjera e te gjitha aletet qe i duhen nje qendre urbane moderne.keto gjera duan miliarda $$+plus vullnet politik , te cilat mungojne qe te dyja .e vetmja qe mbetet per te bere  ne kete muhabet eshte tallja e ndersjellte e bythes ne mes te kryebashkiakut dhe qytetareve.

n'fakt vec shok nuk i tha. Vec nqse m'thu se kb aqe ku rri ti i drejtohet qytetarve t'vet me "kinge", "njish", "figure"  dhe t'gjithe e admirojne per ket gjo

Dasma qe boni me kursimet e mamit ishte me motive te Shqiperise se mesme ( ku hyn dhe Teroma )...    oops !!! ( e lash vesh zhgunin ) my bad ... smiley

Pare te modhe ka bere me keto lejet e ndertimit. E kush nuk e do paren ne fund te fundit!! Edhe mbreti nuk I thote jo.

BRRAVO kokrra e mashtrusit smiley

 

C'a ka bo, pysin. E rriti pra bileten e urbanit me 33%, masi u betu qe s'e rriste. Aq ka bo gjer tashti. Dhe i bi ballit robve mo ne nevoje. (Sic e ka stilin Rilindja). Atyne qe po i cojne lodra per kalamojt ato te Klubit ke tema tjeter. 

Pse kaq i ashper me Erionin mer Tironc?! Eshte i ri djali, do te mesoje. Po te ishim akoma ne kohen e Dulles Erioni do ishte eksponent i komitetit tte rinise, eshte si uji vllai, merr formen e enes.

Jo mer une s'kam nei problem me te. Saten e morr nei here perqef atje dhe aq me pak me rendo cmimi. Dhe ne pergjithesi perkrah nismat e Rilindjes me vu rregull. Po ka shume varferi atje. Dhe rilindja ketyne po u bi kokes. Mund te ishte gjet nje rruge e mesme, shteti te bohet po dhe robt mos nordhin. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).