Duke rriskuar të tingëlloj si paranojak, më bën shumë përshtypje një valë artikujsh, reportazhesh e kronikash të mediave të huaja që kanë në objektiv Shqipërinë, duke e paraqitur vendin tonë në dritë të errët, si një fole xhihadizmi që furnizon ISIS-in me armë, edhe pse arsenali shqiptar përbëhet më së shumti nga kallashnikovë të ndryshkur, ndërsa arsenalin me predhat Shqipëria i demontoi me sukses disa vite më parë me ndihmën e ShBA. 

Një artikull në shtypin britanik thotë se Shteti Islamik i mori Mafias, dhe tani kontrollon tregëtinë e hashashit nga Shqipëria drejt botës duke fituar kësisoj 4 miliardë paund në vit, kjo ishte në The Daily Mirror ditën e djeshme. Informacion që qartazi nuk ka bazë në realitet, dhe as provohet nga ndonjë e dhënë konkrete në artikull 

Një raport i sotëm nga  Antoni Ferrari në Corriere TV thotë se ka mbi 1000 rekrutë xhihadistë në vendin tonë, por as ky raport nuk paraqet ndonjë burim faktual të këtij informacioni dhe shkon deri aty sa deklaron se Shqipëria tanimë është bërë defacto baza nga ku Italia mund të pësojë sulme të tipit të Parisit.

Një tjetër shkrim, si qershia mbi tortë, është botuar po sot, në edicionin europian të Politico nga gazetari freelance Jack Davies tregon sesi në Shqipëri njerëzit vriten nga armët në një masë alarmante, duke cituar 5.86 vdekje nga armët për çdo 100,000 vetë në vitin 2013, dhe duke deklaruar se vrasjet nga armët në Shqipëri mbeten shumë të larta pas vitit 2010, pa përmendur se në Shqipëri viti 2015 shënoi rekordin më të ulët absolut në 25 vjet, me 54 vrasje në total, që do ta pjestonte me 3 nivelin 5.86 që paraqet autori. 

Artikulli e krahason Shqipërinë me ShBA-të duke thënë se 5.86 vrasje me armë për 100,000 persona është dyfishi i nivelit të vrasjeve në Amerikë, që mban shifrën mesatare 3.55 për 100,000 (në qendra urbane si Uashington DC, kjo shifër arrin në 15.9).

Artikulli i Davies krijon përshtypjen se për shkak të gjyqësorit të korruptuar qytetarët shqiptarë mbajnë armë për vetëmbrojtje. Kjo është një rrenë me bisht, e cila përforcohet kur autori citon deputetin demokrat Gent Strazimiri të thotë: “Sigurisht, nuk u vë dot faj (armëmbajtësve). Si mundet një qytetar normal të ketë besim tek Policia dhe Gjyqsori? Si t'i bindim se nuk u duhet arma?". 

Më tej artikulli merret me histori të stërthëna si Kanuni dhe kolapsi total i vitit 1997, gjakmarrja dhe kallashnikovët dalin në skenë ndërsa Lazarati jepet si shembull i mungesës së ligjit, duke e zeruar operacionin e vitit 2014 kur Strazimiri, kësaj rradhe duke qeshur, e quan "Tjeshtë një shfaqje". Më tej shrkimi në Politiko vë në dukje se Shqipëria me kaq shumë dhunë armësh do ketë probleme me hyrjen në BE në 2020, ndërkohë që vende anëtare të BE-së si Lituania kanë 6.9 vrasje nga armët për 100 mijë.

Reforma në Drejtësi, edhe pse e mbështetur fuqishëm nga BE dhe amerikanët të cilët madje e konsiderojnë veten bashkëautorë të saj, në këtë artikull konsiderohet si një proces jo fort shpresëdhënës, madje (sërish) deputeti demokrat e quan "një sëmundje të re", duke e konsideruar të gjithën si një përpjekje të qeverisë për të kontrolluar gjykatat.

Ndoshta nuk ka një përpjekje të përqëndruar për ta nxirë fytyrën e Shqipërisë, dhe jam veç unë që shoh fantazma. Por vendi Wild West i përshkruar në rreshtat, ku qytetarët e ndershëm ecin me kobure në brez për vetëmbrojtje, ku ISIS kultivon 6.1 miliardë USD kanabis në vit, furnizohet me armë e ku po përgatiten mijëra ushtarë xhihadi për të terrorizuar Italinë dhe BE-në nuk ngjan aspak me vendin e varfër, plot probleme, por jo të tilla thagma, që është Shqipëria sot.

E mbase, kur të ketë rënë pakëz zemërimi i shkaktuar ndër shqiptarë nga reklama e Qeverisë tek "The Economist", duhet të shohim nëse njëherësh me këtë ka edhe një përpjekje sistematike për ta nxirë imazhin dhe perspektivën e Shqipërisë në mediat botërore.

98 Komente

Keta artikuj te njepasnjeshem me tema te tilla:
1) Ne shqiperi reklutohen xhihadista
2 ) Shqiperia financon isisin
3) Mafia shqiptare trafikon arme me terroristet
....

duke u shtuar edhe perforcimin qe u ben opozita e papergjegjshme jane sinjale per tu shqetesuar per vendin tone. 

Kete shqetesim e pata prandaj dhe vendosa kete koment dje, duhen artikuj te tille qe te analizojne perse behet kjo politike antishqiptare dhe perse po insistojne kaq shume ne kete moment.

Mos eshte nxjerre nga arkivat ndonje plan me djallezor? 

ne, bememdhenjte qe nxirosin jashte e brenda i kemi te organizuar edhe me parti. Ne parlament madje.

Ulen ne krah te djathte.

Shyqyr zotit s'na lene mangut per kshu gjerash.

Nje nxires tjeter i imazhit te shqiperise, i paska thene Huffit:

Many of these weapons they looted eventually wound up across the border in Kosovo, provoking yet another war in the former Yugoslavia

A nxihet bloza ?

Prandaj quhet Qeveri dhe jo Qejferi ajo, qe keta skorpjonsat metroseksuale ( qe mos them noi llaf tjeter) si puna e atij Bushatit -minister i puneve te jashtme, te mos rrije tu bo qejf por t'ja qisi syte kujt shan Shqipnine per gjona te padrejta. 

P.s. 

Mu me vje cudi ne fakt se Ed Rama per pune imazhi ta tha piten! 

Turrja mer Ed ekipin ktynve t'inglizit! smiley

Prandaj quhet Qeveri dhe jo Qejferi ajo

duhen heronj per ate pune mrroklle (me fal), jo qeveritare.

It's way, way too much, too late...

No it isn't! 

Artikujt tani kane dale, tani te reagojne edhe keta qe t'i plasin qe te dyja t'i plasin!

Po Ambasador kemi atje ne Angli ne apo jo? 

T'ja bejne te qarte ketyre qe ne si Shqiperi, akuza te tilla i marrim seriozisht ne menyren me te skajshme te mundshme. Ne qofte e vertete qe i marrim, flas. 

Se perndryshe kot hame ne ketu. 

Leviz pra Albania, ca m'rri aty ke Komuna si vuv? smiley

Ta boni rezil Albanien inglizi smiley

tani, ne flasim si qytetare, nga nje forum, por s'besoj eshte e thjeshte si me te rene te tastjeres smiley

plus, mund te jete me teper pune shik-u (a si quhet) sesa qeverisje

Ehhh mor Sali Berisha edhe Antonio Ferrarin e paske ble mor burre ?

keto i bo vete rilindja ("rivdekja me mire thuaj" tm PTH), per te largu vemendjen nga kriza e thelle ekonomike dhe korrupsioni i tejskajshem, nxjerr sajo kshu historish neper gazeta.

Edhe mua me beri pershtypje kjo vale artikujsh dhe reportazhesh negative. Persa i perket pyetjes, mendoj se po. Mendoj se eshte e organizuar. Nuk e di nese nga te tanet apo nga te tjere. I mbetet kualicionit ne pushtet, teper te afte per te bere agjit-prop 2 lekesh ketu ne vend me keta kokecepat fshataret tane te mbaruar, per te kuptuar se sa i vlen ne lekura ne agjit-prop dhe kunder agjit-prop jashte vendit.

Po pse mer, vetem Rama di me pagujt gazetar t huj me bo artikuj pozitiv per Shqipnin?

Pse kta ttjeret nuk kon nonji lek me i dhon nonji gazetari me e nxi sa me shum Shqipnin?

Po kta jan sternipat e atyne sumqimve, qe thirrnin turkun per ndihm para 600 vjetve per ti ra njoni-tjetrit vetem per tu bo vasal te muhamedanvet.

"Ishte thjesht per show!" kishte thon Gent Strazimiri per Lazaratin......kshu eeeee?

Po show i kujt ishte i jati i lazaratasit me emrin Vandam, qe ne Lazarat i digjeshin plantacionet me hashash, kurse vete dilte ne miting ne Tiron kundra droges?

Po ky Strazimiri duhet ta ket msu ket punen e bythqimllikut qekur lunte rolin e atij skuthit qe donte me ja fut ene kushuririt tvet me i vjedh shkallen e drurit tek "Nje gjeneral kapet rob!" Sic duket qe atehere e ka dit Xhanfizja e shkret se cfar robi kishte per tu bo ky. Skuth e rrace skuthash

djema kjo duket qe eshte dore e qeverise, se per ndryshe ne artikull do permendej edhe AA003GB-ja.

qeverija na ka thone qe edhe pse jane te sponsorizuara, mediet nderkombetare nuk i botojne pa qene te verteta.

se do me ja heq menjen popullit nga reforma alla "edhe 6 dite buke ka" e specialistave te ekonomise dhe financave te kohes se "Ramo derbederit" (tm PTH) qe po con te gjithe popullin ushtazilant

 

Me vjen mire qe Blendi yne, eshte aktiv keto kohet e fundit smiley

Ho me Pjero , kur ti numerosha ne breg te detit carrlliqet e Palloshit nuk me besoje , shyqyr me ne fund qe e kuptove se nga cfare monstre qeverisen delet.

Ne ate kohe i nderuar, ter vemendja ishte fokusuar tek budalliqet e Buall Mavrise, dhe pak vemendje mirrte ky Palloshi. Ku e dinim ne se edhe ky do e 10-ste. 

po ti ja numerojshe me birra e qofte para Pjerit o vlla. Ashtu harrohen

E pat parashiku Xhaxhi, rreziku anglo-amerikan, po e merrshin me shaka. 

PS. Qe armet (sa koka kane ik kete vit?) e hashashi jane sheshit, s'ka zog ta mohoje. Ishalla s'na e ben kismet Zoti ate punen e ISIS, se e keqja s'ka fund.

edhe lapsi dashka te nxije imazhin e shqiperise sone bahce me lule?

hë de se me tre dite ne Majemi nuk nxihesh

smiley

Qeveria paguan “The Economist”, bizneset shqiptare fluturojnë në Maqedoni

Agjencia maqedonase e lajmeve, MINA njoftoi se në parkun industrial të Petrovecit po investojnë kompani nga të gjitha vendet fqinje, përfshirë edhe Shqipërinë.http://macedoniaonline.eu/content/view/2...

Edhe pse nuk i ka bërë të njohur emrat e kompanive, MINA thotë se ato vijnë nga Shqipëria, Italia, Sllovenia, Turqia, Austria, Bullgaria dhe Greqia. Bashkia e Petrovecit njoftoi se vetëm javën e fundit në zonën industriale janë afruar 6 kompani të reja, të cilat do të hapin 200 vende pune. Aktualisht në këtë zonë janë duke u ndërtuar 20 fabrika dhe pritet që gjatë këtij vitit të fillojë ndërtimi edhe për 30 të tjera.

Qeveria e Shkupit ka qenë shumë agresive në promovimin e Maqedonisë në sytë e investitorëve të huaj. Të gjithë u ka rënë rasti të shohin në CNN, BBC apo Euronews reklamat e qeverisë maqedonase për të tërhequr investitorët e huaj. Por ndryshe nga qeveria shqiptare, që paguan 300 mijë euro për të lavdëruar veten në suplementet e “The Economist”, se ajo është qeveria më reformatore në Ballkan, reklamat e qeverisë Maqedonase në televizonet e njohura botërore vënë në pah klimën pozitive të biznesit apo mundësitë që ofron Maqedonia për investitorët e huaj. Reklamimi agresiv që Shkupi i ka bërë jo qeverisë, por Maqedonisë ka dhënë rezultate të drejtpërdrejta.

Maqedonia lider

Vetëm pak ditë më parë prodhuesi i makinave luksoze, Aston Martin deklaroi se po konsideron Maqedoninë si një nga vendet më të mundshme për të ndërtuar fabrikën e tij të re. Por ky është vetëm rasti i fundit që një emër i njohur ndërkombëtarisht investon në Maqedoni.

Në vitin 2009, gjiganti britanik Johnson Matthey ndërtoi një fabrikë në lindje të Shkupit duke hapur 200 vende pune. Po kështu Termocentrali i ri i kompanisë italiane Diatek filloi aktivitetin e tij në zonën e Shkupit, ku janë punësuar 250 persona. në tetor të vitit të kaluar kompania gjermane Marquardt çeli në Maqedoni fabrikën me 600 punonjës për prodhimin e pjesëve mekanike, ndërsa ‘Key Safety Systems’ një kompani amerikane nisi punën në fabrikën e ndërtuar rishtas në Kërçovë, me 1 mijë punonjës.

 

Problemi i tregtise se armeve ne Shqiperi eshte pjese e raporteve te sherbimit sekret te cdo vendi perendimor. Kur u be sulmi ne Paris, hipoteza e pare qe hodhi nje ish drejtues i CIA ishte qe kallashnikovet mund te ishin siguruar ne Shqiperi. Ma do mendja qe e dine me mire se edhe qeveria shqiptare se si eshte situata e tregtise se armeve. Plus qe nje vend qe eshte ne prag te deres u intereson dhe i frikeson Evropianet kur vjen puna tek ISIS. Normal me duket ai artikulli i italianit. Artikulli i fundit s'ka lidhje fare me te tjeret por me duket tendencioz.

Duhej shtuar edhe pak emigranto-refugjate(ngacmues e dhunues femrash profesionist) qe prodhon ai vend dhe sallata e gatuar do te ishte perfekte..ca thote per keto kapitalizmi shqiptar? Apo avazi..diktatura e eger komuniste??

Jane penduar Perendimi . Ishin  me mire  ahqiptaret ne kohen e "diktatures eger " Kane hap kutine pandores me kete "demokracine shqiptare " 

Na qenka shqetesuar shoku Blendi per imazhin e Shqiperise. Me te thene te drejten ne popullit jashte trajtimit special qe merr Blendi me shoket e tjere te idealit, kemi probleme me te rendesishme per te zgjidhur shumica te shkaktuar nga kjo qeveri banditeske. Po si I thone secili hallet e veta. Si gjithmone deshtaket sociokomuniste ua lejne fajin te tjereve dhe pelqejne te merren me konspiracione ku vete jane te miret Ndersa kundershtaret te papergjegjshmit.  .

Hajd ti bythec vendose emrin dhe mbiemrin tend dhe ndac nxije e ndac permiresoje imazhin e Shqiperise.. Te pakten ky autori i shkrimit e ka thene nje fjale per vendin e vet jo si skuthat e bllokut qe kruajne hundet dhe lusin zotin per ndarje PS-LSI. smiley 

 

dhmth shoku Blendi po permireson imazhin kurse une po e nxij sepse ai ka vene emrin kurse une jo. Llogje kenete

Pse duhet te lusim Zotin per ndarje PS LSI, te vazhdojne keshtu sic jane dhe per shume pak kohe pasi ky popull me te cilin tallen gjithen diten e Zotit do tua ktheje pergjigjen. Kur ai qe eshte ne krye e ka kthyer vendin me kokeposhte domosdo qe Shqiperia duket si nje dordolec qe tremb fqinjet. Cfare te drejte keni ju socio komunistat hajdute per te kerkuar respekt nga te tjeret per kete vend kur asnje dite nuk menduat per te por vetem per te vjedhur sa me shume

 

jo or jo, nuk po them qe po nxin. Por perpara se te gjykosh tjetrin provoje njer vet. Ky tani po thote nje gjysem fjale ashtu sic e tha edhe drejtori i policise "skenar filmash me regji".

Shqiperia po rilind po kthehet ne indetitet dhe nese ka nje kritike ndaj Rames eshte qe te pershpejtoj reformat. Shqelmin ne fyt sic po jua ben gjithe horrave se vetem keshtu mund te siguroj edhe 1 milion te tjera. Populli aq shume e neverit kete opozite saqe edhe datat e protestave po i fshihen se nuk vjen njeri. Turp, opozite qe as 1 mij njerez nuk ngre dot. 

 

 

keneto kam faj une qe merrem me te pjerdhur ne tru si puna jote

Une apo plaku yt ne FB " Rama rrahu Nikon ne zyre" .. smiley

Mos e cani koken, imazhi rregullohet direkt me nje reklame tjeter te paguar tek gazetat evropiane per rezonancen nderkombetare te reformave te Piktorit. Nqs kjo s'mjafton, do blejme dhe nje reklame tek Financial Times per modelin e sukseshem te bizneseve start-upiste nepermjet shitjes se fiqve

Nxirje e imazhit ngjan dhe shtypi evropian ne pergjithesi ka pershkruar Shqiperine ne drite negative e raciste, ndaj Shqiperia mund te beje pa shpenzime per te fyer  inteligjencen e evropianit mesatar me  "Leading Reform in the Balcan Region."

 

gazetari maskareshe e bazuar ne imagjinate te semure.

Belul xhani ka ndonje koment per kete fushate te 'rastesishme"?

po  them se  prapa kesaj fushate fshihen   forca te erreta dhe destruktive..

per keto  mediat britanike,  nuk e di cte them, as rendesine dhe peshen qe kane keto ne vendet e tyre.. mbase jane tipike  media sensacionale.  nuk e di.  por nga italjanet nuk e prisja, me thene te drejten, se supozohet sikur jemi miq, edhe ne nivel qeveritar. 

por ama italjanet kane kohe qe merren me xhihadizmin  dhe ISIS-zmin shqiptar, nuk eshte ''rastesi'' dmth..  kane shkruar  artikuj per Shqiperine,  kane bere programe ne TV, deri ne Kacanik shkuan, per te gjetur gjurmet e Lavderim Muhaxhirit.

sidoqofte, ne me qetesi dhe dashuri, duhet tu kujtojme italjaneve miqesine tone tradicionale,  dhe folklorike..

forca te errta dhe destruktive -tama si shoku Sali imituesi shoqit Enver.

po mbase dhe ai, pse jo ?!   

nato maja rripa -rripa,  eshte  filozofia qe pershkruan gjithe historine e Albanies.. konkretisht,  ne kohe tjeter, ishte ky ministri i puneve te jashtme, Bushati, qe u dergonte emaile  ambasadoreve te  BE:  ''mos e fusni Shqiperine ne Nato..,  mos hiqni vizat  per shqiptaret  '', etj..

po ti je populli , tabani, shqiperia e perjetshme apo je njeri nga rripat dhe fryen e shfryn andej nga thiekonomisti dhe tek kjo tema hesht si skuth??

po une jam ai qe bej komente ku me do qejfi mua, edhe skam nevoj  nga asnje lloj   lamashi   te me tregoj apo te me orjentoj  se ku do bej koment edhe ku sdo bej !!  

-jo per gje, por  edhe une nuk i nderhyj kerkujt..  dmth, as qe mendoj nje gje te tille.

po meqe je si pune lideri ketu more, si dashi percor andaj te thashe.po ti mu pergjigje  si kolaq vlore.

paske perceptim te gabuar per mua dhe nuk eshte faji im !    si edhe kot ngaterrohesh.. bej or trim   aty komentet e tua ku te duash  e si te duash,  leri te tjeret.

Po Shqiperia nuk eshte se ka nje imazh te paster, eshte bere si delja e zeze ne syte e botes ! 

si evgjiti lagjes thuaj, qe ja hidhnin te gjithe fajet atij, pavarsisht se ishte nje hale e madhe ngado.

 

U tret Prof.Doc. Sali Berisha per kete imazh , erdhen Rilindasit e shkerdhyen muhabetin , sterr  i zi imazhi smiley

Ashtu eshte , nuk humb smiley

Nuk humb jo 

 Genc Strazimiri

Education

1987–1992 Qemal Stafa High School, Tirana[4]

1992–1996 Faculty of Law, University of Tirana[4]

Ka mbaru Universitet ne 1992 deri ne 1996 periudha me dobet e universiteteve shqiptare  ne kohen e krizes, dhe hjaduterise , ku u bo parja me e mdhe , athere ku  me 6 muaj dilje jurist ! smiley

po pranej nuk e bo njeri kete kryetar te komisionit te ligjeve
 vend per te cilin duhet ta kesh maru shkollen ne kohe te partise smiley

Ndoshta nuk ka një përpjekje të përqëndruar për ta nxirë fytyrën e Shqipërisë, dhe jam veç unë që shoh fantazma. Por vendi Wild West i përshkruar në rreshtat, ku qytetarët e ndershëm ecin me kobure në brez për vetëmbrojtje, ku ISIS kultivon 6.1 miliardë USD kanabis në vit, furnizohet me armë e ku po përgatiten mijëra ushtarë xhihadi për të terrorizuar Italinë dhe BE-në nuk ngjan aspak me vendin e varfër, plot probleme, por jo të tilla thagma, që është Shqipëria sot.

paradoksi eshte se eksportimin e armeve dhe lufterave perendimi G8(the hateful eight) e ka kthy ne model zhvillimi .

pastaj  projektohet subkonshi, pjesa me e erret dhe e qelbet, gjithnji te me i dobti qe stigmatizohet.

Mbase pasi te bie pakez zemerimi vjen vleresimi i reklames tek The Economist. Mbase vjen nje artikull i dyte ne vazhde te vleresimit: The Modern Albanian Renaissance: A Balkan Success Story.

artikulli vijues do jete: Shqiperia, vendi ku lideret jane popull edhe ata, njehere ne jete shohin NBA pse jo. smiley

Cfare imazhi  te mire do kete Shqiperia  jashte kur brenda dihet qe imazhi eshte i dhjere ?!! 

 Ju kam dhjere mu ne reforme -  thote Pellumb Kulla,, dhe  me gjithe imazh do te shtoja une

 une ! 

http://www.gazetatema.net/web/2016/01/17...

Nderkohe ja disa nga artikujt kryesore aktualisht tek faqja ne anglisht e Ministrise se Puneve te Jashtme. I huaji qe do te informohet me shume per reagimin shqiptar ndaj ketyre "sipermarrjeve terroriste" te Shqiperise klikon tek "300 days of  governance" dhe fap i del ky artikulli ne shqip i vitit 2014 per arritjet e papara te Rilindjes ne sektorin e kuponit. Po desh me shume te dhena (dhe po ja mbajti) klikon dhe tek ajo fytyra e deformuar.

Ja pra qe juve emigrantet nihiliste i leshuat para kohe kritikat tuaja. 

Vetem te rrin larg islamistve, nuk kan rredsi te tjerat. Prioritetet po ndryshojne dita dites

     

Përpjekje për të nxirë imazhin e Shqipërisë?

E pastaj.as i recall the image  ship has sailed a long time ago.cipa plasi ketu e 25 vjet te shkuara, keshtu qe te huajte le te nxijne sa te duan e si te duan .kujt i plasi.

Me kete nxirjen e imazhit te Shqiperise m'u kujtua nje nga ato pak fragmente filmash qe mbaj mend,nga "Topgun" me duket.Marinsat do shkonin me mision ne Irak dhe per t'u maskuar a kamufluar si quhet,po e benin fytyren te zeze.Njeri nga keta ia zgjati ate gjene me te cilen po nxiheshin shokut,kur befas pa qe ai ishte zezak.Edhe shqipon,me lehte eshte ta zbardhesh se ta nxish.Po pastaj me kujtohet edhe dicka tjeter,dhe them qe edhe kjo nuk eshte gje e lehte.Kur vajten spanjollet ne Meksike te azteket,kishin me vete edhe nje zezak.Indianet zezaku ishte gjeja qe i habiti me shume,edhe me shume se te bardhet leshtore e kuajt e tyre.Dhe e moren e po i hidhnin uje,po u cuditen kur pane qe nuk i dilte boja dhe i zi qe i zi mbeti.Fabula eshtesmileyo nuk e zbardhen veten shqipot,pak rendesi ka se cfare bejne te tjeret: e lajne me sapun per ta zbardhur a e ngjyejne me thengjill per ta nxire.

Morali i fabules deshnja te theshnja,jo vete fabula

Ne 2014 fajin e kishte Shqupi, ne 2015 mediat, ne 2016 agjenturat e huaja. Kush do e kete fajin ne 2017?

Kushdo qe ta kete fajin, gjithnje do jete faj i dores dyte (i jashtem), sepse faji origjinal, kryesor, i dores pare, eshte ndarja e botes ne dy fele ne konflikt dialektik.

Por ka me keq se faji origjinal, eshte faji i Diteve te Fundit (Apokalipsit), mospranimi ngambrapamodern i ekzistences se konfliktit dialektik dyfelor, nderkohe qe ngado vetem konflikt ka.

 

+1

Shume analize e thelle ....made in pordhi kali ne dere te hanit !

Shoku Blendi, na dhe nje artikull mbi menyren si Rama nxin imazhin e vendit habitem si keto "ngjarje" nuk e gjejne vendin ne kete blog.

Ja dhe komentet pikante nen artikullin per hajdutin qe na nxin cdo dite:

 

So the Albanian government chose a specialist Human Rights barrister to represent them in a commercial dispute - how strange!

Him and her have made quite a lot but not by working for it

A conflict of interests would never embarrass a Blair, so long as there was money to be made???

I bet there's an Albanian mafia/crime syndicate involved here somewhere.

Blair is advising Albania's premiere? That explains the state of that country.

You do realise that Tony is doing his best to get Albania into the EU - if he is successful , expect your fees to go up .

 

 

 

Pash Zotin Blendo, veri artikujt qe sjell ky palla, se nuk ka per t'i pushurar zderra. Ka filluar fushaten prapanica e fishkur e Doktor Gerdalles.

shiko pak ketu ti pordha e Rames

cfare tha hajduti? Vetem pasi te provohet akuza ndaj ministrave ne gjykate atehere ai do ti shkarkoje. Deri tani ministrat e tij jane yje me pese cepa, nga ato te partizaneve.  Mire qe tallet me njerez qe mbajne koken ne bythe te tij 24 ore si puna jote por nuk jane te gjithe shqiptaret qe sakrifikojne per partine e xhaxhi Edin si puna juaj

Po po, shyqyr qe te kemi ty, qe sakrifikon per Doktor Gerdallen. Ai i te cilit je bythe (te pelqen si ndertim, shume poetik) si i shkarkonte ministrat, fluturimthi, pa iu provuar akuzat?

Po sigurisht qe ka. Dhe nje perpjekje shume serioze per ate pune. Kjo s'behet vetem nga fqinjet tane qe na duan te miren, por nga taktika tashme e bere tradite qe kushdo qe eshte ne opozite vete e nxjerr lakrat si lapanjoz neper kancelerit europiane. A thua ketyre te fundit ju prish shume gjiza se njera apo tjetra parti qenka me e mire.

Domethene kjo qe bejne keta tanet e con debilllikun ne nje tjeter nivel, te panjohur per racen njerzore.

Per mu shume shqetesuese eshte te degjoj psh qe kryetari i PD po behet gati "per zgjedhjet te parakohshme", nderkohe qe sikur mos te kishte keto gaxhimixhet, Shqiperia momentalisht do fitonte nje hov te ri ne procesin e hyrjes ne BE. Te pakten, ne krahasim me vendet e tjera te Ballkanit qe jane te gjitha ne zgjedhje te parakohshme ( FYROM, Serbi) ose me kriza politike (Bosnje) dhe protesta masive ( Mal i Zi)

S'po marr vesh lojen e kujt bo kjo opozite. Se qe s'ka hallin e shqiptareve e morem vesh.

Ore milet, kemi nje sistem drejtesie (mo moot politik) qe te marton per te te mare pronen. Te marton or hejsmiley; besoj ka thy nei rekord guinness me kte.  Dhe me te drejte km-ja thote eshte sistemi me i korruptuar ne Evrope. Nuk e di ca ka mbet per te nxi me. E mileti qajne hall se na shau gazeta ne honolulu. 

te marton per te te mare pronen

? Cfare do me thene kjo, me konkretisht?

Konkretisht gjykatat ne Albanie bejne dhe "mbleseri."smiley

smiley   Kesaj i thone me te vertete te te martoje mehalla.

P.S. Presim linqe nga llajvliik qe keshtu gjerash ndodhin dhe ne Amerike.

http://www.anabel.al/artikull/12127/me-k...

 

shume here te vjen ndot qe je shqiptare , e ju thuani '' perpjekje per te nxire imazhin e Shqiperise '' ! kur ne realitet ne duhet te themi faliminderit Evrope e bote qe po na mbane .

Rilindja e kallashit

Presidenti i Republikes, ai shoku i Bamir Topit, cfare reagimi ka per kete imazhin ne mediat nderkombetare?

Nese eshte keshtu, pra ka baza e financim te ISIS duhet ta thote gjys fjale ai guaku i presidences, ne rast te kundert shkrimet jane te financuara nga klane serbe qe gjejne perkrahje nga ai burri qe i bente opozite Nanos me dy gjera : Nano ka vra Azem Hajdarin dhe Nano ka qu 40 mije prostituta ne Gjermani per ndeshjet e futbollit.

Kur deshton Shqiperia ne qeshtjet e sigurise pergjegjesia kryesore kalon nga presidenca pastaj nga qeveria.

Rast analog eshte ai i shkrimeve te BBC ne prag lufte e Kosoves.

Shtese. Prostitutat qe kish Nano ne Gjermani nuk paguheshin nga 1000 euro nata. Se nuk eshte kollaj me u gjet tregu qe eshte gati me pagu kaq. smiley

Me gjithe respektin per Blendin, militantizmi eshte evident...pse??? Po harroi Blendi qe kur Pres. Bush vizitoi Shqiperine ishte opozita rilindase qe u mor me shume dhe beri cmos nderkombetarizimin e vjedhjes se ores sesa me efektet pozitive qe sillte kjo vizite: PAVARESINE e KOSOVES. 

Por ta leme se cte mira ka bere rilindja dikur dhe cpo ben sot. Blendit e co. me siguri i kujtohet qe ishte Shalgjati qe tha premtoi, ngriti popullin ne kembe dhe pastaj mashtroi duke lene aleatet ne balte me armet kimike. Blendi e co. besoj e dine shume mire qe malet rreth tiranes dhe ne gjithe shqiperi jane te mbjellura me hashash, cdo dite na del nga nje familje e re qe po shkon drejt sirise, dhe si struci thone po mundohen te na nxijne. 

JO. NUK  PO NA NXIJNE ATA. Po na nxin qeveria jone qe na ngopin me deklarata bosh per arritje imagjinare, qe klientelizmin e kan cuar ne nivele ekstreme ne kurriz te popullit, ku e ardhmja per fukarain behet me e sigurte ne siri dhe si kriminel sesa si qytetar i lire, dhe ku mbytemi nga uji por nuk kemi drita  

Ndaj, ndoshta nganjeher duhet ta leme militantizmin anash, te harrojme se cthone te tjeret per ne (pasi pak rendesi ka nese do kishin nxjerre edhe ndonje artikull ku flitet mire) dhe ti kthehemi me kritike klases politike qe na drejton  

 

Militantismi eshte evident, mire e the. Keto "Blendi e co", apo ato me siper "per favoret" me te cilat jetokam une, jane gjysma rrena e gjysma shpifje. Une nuk jam pjese e asnje "Co-je" e nuk jetoj me asnje favor pervec punes sime te ndershme (ne sektorin privat - dhe punoj ne te njejten media qysh nga viti 2009) ku prodhoj te mira per kompanine dhe veten e femjen tim. Asnje favor nuk me eshte bere, as nje qindarke nuk me eshte dhuruar. Me vjen keq, jo aq per veten, kur flisni keshtu, por per lirine qe i lejoni vetes te abuzoni me tjetrin. Thene kjo, une kam te drejten time te kem mendimin tim sic ti ke tendin dhe nuk kam pse te sulmohem per kete.

Blendi, kur te jam referuar ty dhe co. nuk te jam referuar si ti dhe grupi juaj qe ke perfituar nga pushteti. Perkundrazi, ta kam thene qe ne fillim te komentit tim me gjithe respektin qe kam per Ju pasi realisht e vleresoj punen tuaj - pasi ndaj te njejtin udhetim me ty ndonese ne fusha te ndryshme. Pra, nuk i referohem pushtet.

Komenti im ka te beje me faktin qe si te pavarur eshte OK te nxihet vizita e Bushit, por jo skandalet e Rilindjes, eshte OK qe ne cdo koment permenden 4 te vrare me 21 Janar, por asnjeher nuk flitet pse valle qeveria Rama nuk ka bere asgje per ti zbardhur kete ngjarje (ne syte e mi jane me fajtor), pse eshte OK qe qeveria paguan 300 mije EURO per reklame qeverie (jo Shqiperise) por nuk qenka OK nje artikull qe edhe tendencioziteti eshte i bazuar ne fakte. Ky eshte problemi!!!

qeveria Rama nuk ka bere asgje per ti zbardhur kete ngjarje

Ndoshta s'e kam mire kujtesen por me kujtohet nje histori e oficerit te gardes qe kishte nderruar dhe pjesen e armes. Kjo u evidentua qysh ne kohen e qeverise Berisha. Gjithashtu, ne mos gaboj, sistemi gjyqesor ne Shqiperi eshte i pavarur nga qeveria. Te pakten ne leter.

(ne syte e mi jane me fajtor)

smiley  Si tha Luftar Pajo ne skecin e Pellumb Kulles: po ai qe me vodhi lopen s'paska faj?

P.S. Cuditerisht une s'po shoh ndonje evidence militantizmi te Blendit.

gjembi, kujtesen ka mundesi ta kesh me probleme, por hipokrizine qartazi e ke ne nivele te frikshme...sa e sa betime te Rames e Tahirit qe kur te vinin ne pushtet do ti nxirrnin para ligjit vrasesit e 21 janarit, por cfare ndodhi??? Nje nga ata vrasesit u promovua ne rangjet e PS dhe te pushtetit...dhe sa here qe militantizmit dhe hipokrizise i shkon per mbare gjyqesori eshte i korruptuar ose shko dhe zgjidhe ne gjykate...zgjidhni e merni vetem njehere.

Dhe nese nuk e ke kuptuar, ose gjithmone perdore te njejten lupe ose mos u hiq i pavarur!!!

Gjembi osht e pavarur ... thank you very much.

Te kuptoj, dhe ndjese per vonesen se kam qene ne levizje pune. Por per nxirjen e vizites se Bushit une kam pak dijeni se kam qene andej matane, por praktikisht, cdo nxirje imazhi per perfitime poltike eshte e keqe njesoj pavarsisht kahut.

Sikur ishte Policia e Ministria e Rendit qe kur nderhyri per se dyti ne Lazarat tha qe gjeti nje grup terroristesh, per te justifikuar sulmin me arme.

E paska pas me qitje te larget qe atehere!

Shyqyr me ne fund qe po kujtohen edhe per infrastrukturen  smiley  shyqyr jarebi 

http://www.monitor.al/rruget-projekt-ide...

Siç duket e paskan marre ne dore VQ smiley dhe qenkan ne mes te librit, aty tek ide-projektet e rrugeve. 

I ishte pergjigjur ministri i rendit, dora vete, redaktoreve te gazetave qe permenden me siper. Nje leter plot me fakte nga ministria e tij. The circus has gone international smiley

Duaje Atdhene si shqiponja folene ...

E desha Atdheun dhe në kohë të tjera,
Kur ju ishit veç epshe etërish me vese.
S’mund ta shaj nënën, nëse rri tek dera,
Tallur e lënduar, nga çdo pjellë e keqe.

E dua Atdheun dhe ca më shumë sot,
Kur si etërit tuaj, ju jeni atje në pari'.
Sikur dhe ju ta doni, nuk e thoni dot,
Ata që ju kanë lindur, ju dhanë ligësi.

Në mallin për të, do ju mund dhe nesër,
Jo se me ju, do grindem dhe nën rrasë.
Por ju jeni duke ngjizur dhe tani si etër,
Mostra, thjesht si vetja, për t’i lënë pas.

E dua atdheun dhe pse sme deshi , 
Kur isha ende femij , kopilat me perbuznin ,
Se per ty atdhe im ate luftoi , 
Dhe ti kurre s'e ule aty ku I the !

- Anonim.

https://urimgjata.wordpress.com/2016/01/...

Nuk e ka mendjen njeri te ne. bejme mire te shohim se si rekrutohen pabuksat dhe bashkohen me minjte per dy mije euro ne muaj. dhe aq do media apo nami i keq.

normale qe jemi me "pulle te kuqe", edhe ne informacionet qe u jepen shtetasve kanadeze para se te vizitojne shqiperine .

pse ??

Diplomacia perendimore punon ne menyre te tille qe i portretizon gjerat ashtu sic i parashikon ti beje vete, ose ashtu sic deshiron qe ato te jene. Menjf e verteta qe del mbas artikujve te tille sipas meje eshte qe forca perendimore po perpiqen fuqishem qe ne Shqiperi te kete islamizem radikal dhe terrorizem islamik ne menyre qe te frenohet keshtu e ardhmja e Shqiperise. Tani une pres vetem ti shoh ne veprim.

Tani une pres vetem ti shoh ne veprim.

le ta provojne, po ua mbajti. 

shqiperia jone qendron si nje shkemb graniti buze adriatikut dhe cdo perpjekje e imperialisteve perendimore do te has ne qendresen heroike to popullit tone te lavdishem.

Tradhtarë të marksizëm-leninizmit, agjentë të imperializmit dhe intrigantë, si Sali Ram Berisha, përpiqen me një mijë mënyra, duke kurdisur plane djallëzore, për të ç'orientuar popullin shqiptar, për t‘i shkëputur këta nga LSI-ja qe eshte aleati yne i natyrshem, për t‘i lidhur këta drejtpërdrejt me imperializmin amerikan dhe perfaqsuesin e tij Donald Lu. Ne duhet të vëmë të gjitha forcat për t‘ua shpartalluar këto plane këtyre shërbëtorëve të imperializmit.

Imperializmi perendimor, me Sorrosin në krye duhet demaskuar pa mëshirë, politikisht dhe ideologjikisht dhe asnjëherë nuk duhet lejuar t‘i bëhen lajka, përkëdhelje, lustrime Edi Rames ne the Economist. Asnjë lëshim parimor nuk duhet t‘i bëhet Ilir Metes. Taktikat dhe kompromiset e lejueshme nga ana jonë duhet të ndihmojnë çështjen tonë dhe jo te atij kokemadhit.

Ironia ketu qendron ne faktin se te gjitha ato qe ke thene jan te verteta. Ehste mjerim tek shikon nder shqipetare te tille injorance!

Ata na sulmojne me akuza, ne ua kthejme me topa!

Ne nje aspekt, eshte PR i mire, disafish me i mire se KM-ja intelektual e artist qe perdor shprehje si "une dua te le gjurme ne Histori" ne shtypin e huaj. 

Jo nuk thuhet ashtu, thuhet keshtu:

Ata na sulmojne me fele, ne ua kthejme me tope!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).