Kryeministri Rama, Kryetari i Kuvendit Meta, Ministrja e Kulturës Kumbaro dhe grupi i njerëzve që i shoqëronin përshkuan të buzëqeshur "Sokakun e të marrëve", rrugica e bërë e famshme në librat e shkrimtarit nga Gjirokastra, për të mbërritur në shtëpinë e rikonstruktuar që do të shërbejë si muze dhe qendër kulturore. Shtëpia Kadare është ndërtuar në vitin 1779 dhe është djegur dy herë, gjatë L2B herën e parë dhe në vitin 1997 për të dytën herë. Restauratori është Agron Doraci, shok fëmijërie i Ismail Kadaresë. 

Vetë Ismail Kadare nuk ishte në shtëpinë e tij, madje as nuk bëri ndonjë koment nga Parisi. Disa ditë më parë ai shprehu bezdi me festimet e tetëdhjetëvjetorit të tij. “Ka miq të mitë që nuk kënaqen me asgjë, se thonë se duhej bërë më shumë. Por jo, nuk jam dakord. Është bërë shumë për mua, madje edhe ndjeva një lloj habie. Vetëm pak ditë më parë ishte përvjetori i vdekjes së Skënderbeut, në datën 17 janar. Vetëm ditën e vdekjes i njohim atij. Por vetëm ndonjë gazetë e kujtoi. Kjo nuk duhet të ndodhë, është turp”, tha në një telefonatë për gazetën Panorama, shkrimtari i madh.

Në kronikat televizive poltikanët u dëgjuan të thonë bla-bla-të e zakonshme të cilat po ua kursej. Njerëz të letrave, miq a kolegë të Kadaresë nuk u dëgjuan të flisnin.

Foto: Top Channel

7 Komente

+1

"Vetë Ismail Kadare nuk ishte në shtëpinë e tij." Dmth keta i hyne hajdutce ne shpi kshu. 

Disa ditë më parë ai shprehu bezdi me festimet e tetëdhjetëvjetorit të tij.

Nuku ka faj.80 vjetori eshte pervjetor qe hallexhiu perpiqet ta harroje se i kujton  se sa ka rrojtur nuk do te rroje ne kete dynja.keta vene e ia vene ne dukje..smiley

 Është bërë shumë për mua, madje edhe ndjeva një lloj habie.

Ja çfarë shkruante Ismail Kadare në 26 prill 1985, pas vdekjes se Dulles:

Është detyra ime të shkruaj këtë letër pas leximit të artikullit të botuar në gazetën tuaj “Le Mode” në lidhje me ditët e fundit të vdekjes së udhëheqësit të popullit shqiptar, Enver Hoxha.

(&hellipsmiley Sigurisht, gazetarët tuaj kanë të drejtën të kenë pikëpamjen e tyre për rendin shoqëror të një vendi për idetë që ai mbron dhe politikën. Megjithatë, duket se (artikulli) është i padenjë që të ofendojë njerëzit në kohë e tyre të pikëllimit dhe dhimbjes, ashtu siç ndodh në rreshtat e artikullit tuaj.

Populli shqiptar ka një histori të gjatë me pengesa, kështu që ai e di shumë mirë se pse ka dhimbje, se si ajo shfaqet dhe pse duhet të jetë në zi. Emri i Enver Hoxhës është i lidhur pazgjidhshmërisht me themelet, historinë dhe ndërtimin e Shqipërisë së re. Kjo është ajo që përcakton madhështinë e tij, dhe si pasojë edhe shtrirjen e zisë.

Ne kemi gjetur edhe diçka të çuditshme, që kolegët e mi dhe unë, si dhe gazeta “Le Monde” ka futur me këtë rast edhe deklaratën e një krimineli, si i biri i ish-Mbretit Zog, me fantazi qesharake dhe që dëshiron të vendosë monarkinë e re në Shqipëri. Monarkia u përmbys edhe në Francën tuaj dy shekuj më parë dhe për këtë është me të drejtë krenare. Vetëm njerëzit e këqij mund të dëshironin një rikthim pas në historinë e Shqipërisë.

rrofsh o belul se na kish marre malli per cacin

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).